shaban cakolli profesionist

Age : 50 Anėtarėsuar : 12 Aug 2007 Mesazhe : 251
 | Titulli: REVISTA SHQIPTARE NĖ DIASPORĖ"DORUNTINA" Mon Aug 11, 2008 4:47 pm | |
| MĖRGIM
Shkruan:Shaban Cakolli
"Doruntina" mbushi dymbėdhjetė vjet pėrpjekjesh pėr tė nxjerrė tė vėrtetėn nė shesh,pėr tė mbrojtur integritetin kombėtar tė fėmijėve tanė nė mėrgim.Njė organ qė ka fizionominė e dėshiruar,organ qė preokupohet tėrėsisht me ēėshjen kombėtare dhe fatin e fėmijėve tanė nė mėrgim dhe,si e tillė ėshtė pėrqafuar nga intelektuali,poeti,gazetari,mėsuesi,nxėnėsi,prindi e bashkathetari anekėnd diasporės. Numri i parė i"Doruntinės" u botua nė shtator tė vitit 1996,nė njė kohė ku po bėhej qėndresė e njė populli tė shtypur,tė copėtuar e tė mashtruar,e njė populli tė cilin e shtrėnguar pėr tė heshtur,pėr tė mbyllur kaptinėn e fjalės sė lirė,tė drejtė e tė guximshme.Nė tė gjitha poret e jetės,prangat shtrėngonin e ngulfatnin jetėn e njė populli qė po kėrkonte fjalėn e lirė,lirinė,jetėn. Atė kohė,pra mė 1996,shkrimtari,poeti dhe gazetari qė tanimė jeton nė Gjermani,z.Ragip Ramaj,mori njė nismė tė guximshme,por edhe mjaft tė vėshtirė,mori mbi supet e veta njė detyrė me peshė kombėtare. Nuk mund ta fsheh se qė nė numrin e parė kur e shfletova kėtė revistė,krijova bindjen e fortė se kjo do t“u qėndrojė tallazeve tė jetės,do tė mbijetojė dhe kėshtu edhe ia doli.Ajo rrugėtoi,rrugėtoi shumė,hulumtoi dhe gjeti fėmijėt shqiptarė nė ēdo skutė tė Evropės,i ftoi nė shoqėrim qė sė bashku tė mėsojnė gjuhė e histori shqiptare,traditė e kulturė kombėtare.....Por asnjėherė nuk harroi tė ua pėrkujtojė atyre se tė huaj janė nė kėto vende dhe se atdheu i tyre gjendet nė themelet e Ilirisė. Sot jam aq shumė i gėzuar dhe i mallėngjyar,kur arrita tė shfletoi numrin e tetėdhjetė,tė "Doruntinės",revistėn mė tė mirė pėr fėmijė qė kam shfletuar ndonjėherė,revistė me tė cilėn po kultivohet njė kulturė rrėnjėsore dhe e pastėr pėr fėmijė,pėr gjeneratat e reja,familjen,shoqėrinė dhe kombin."Doruntina" dhe shkollat shqipe nė diasporė janė tė lidhura ngusht me njėra-tjetrėn,por revista "Doruntina" ėshtė mė shumė se njė mėsuese pėr fėmijėt tanė nė mėrgim.Kėtė nuk po e them vetėm unė,kėtė e kanė thėnė shumė intelektualė,qė kėtė revistė e kanė quajtur,Abetare,lektyrė shkollore,histori,enciklopedi,dritare e hapur e atdheut etj,...por edhe thesar qė mund ta ruash e ta lexosh kurdoherė.Duhet pranuar deshėm apo nuk deshėm,se rritėn e "Doruntinės" e kanė pėrcjellė shumė vėshtėrsi,si mjetet e pamjaftueshme financiare pėr botimin e revistės,sė paku njėherė nė muaj dhe shpėrndarja jo e mjaftueshme e saj,vėshtėrsi qė vazhdojnė ta pėrcjellin edhe sot.Padyshim ana tjetėr pozitive nuk mund tė lihet nė harresė.Puna e mishėruar e kryeredaktorit Ragip Ramaj me revistėn,materialet e zgjedhura,ashtu si kėrkon shpierti i trazuar i fėmijėve nė mėrgim,qė si duket artitekti i kėsaj reviste e njeh fort mirė dhe e di se ēfarė kėrkojnė ata.Bashkėpunimi i shumė arsimtarėve,qė kuptuan drejt misionin e tyre kombėtar,prindėr e intelektualė,u bėnė hallka tė forta,qė po e mbanin tė qėndroi deri mė sot"Doruntina".Revistės sonė kombėtare"Doruntina",i uroj shėnimin e pėrvjetorėve dhe veprimtarinė e saj tė suksesshme,e ftojmė tė shtegėtojė nė rrugėn e mė tejme tė diturisė,duke i dėshiruar njė punė pa vėshtėrsi e me suksese tė reja.Apelojmė te lexuesit e sidomos te mėsuesit tanė nė diasporė,tė pėrkrahin edhe mė me forcė,nė mėnyrė qė kjo revistė tė kryaj pa probleme misionin e saj kombėtar qė ia ka shtruar vetes.Duke mbėshtetur kėtė revistė,ne ndihmojmė ēėshtjen tonė madhore,ndihmojmė fėmijėt tanė qė gjenden ballėpėrballė njė epidemie tė zezė,siē ėshtė asimilimi.Nėse pėrkrahim"Doruntinėn",ne do tė shpėrblehemi,sepse po ndihmojmė ardhėmėrinė e fėmijėve tanė tė shkollave shqipe nė diasporė,sepse"Doruntina" ėshtė zėdhėnėsja mė e fuqishme e fėmijėve tanė nė mėrgim,luftėtarja mė e pakonpromis nė mbrojtjen e fėmijėve tanė nga asimilimi. |
|