Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Kultura Kombėtare & Boterore » LETERSIA E POEZIA » MBURRAVECET

MBURRAVECET

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 2]

1 MBURRAVECET prej Sat Sep 22, 2007 6:59 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Njeri mburrej
qfare ishte dje
tjetri mburrej
qfare eshte sot
e unete dyve ua njihja
punet
Vetem sa nuk derdha lot.

2 ĖNDERR prej Sat Sep 22, 2007 7:02 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Na e thuren harten
marimangat
per qdo dekade
ia brejne
nga nje cope
e ne pernate
na ngrohin endrrat
per njeintegrim
ne Europe.

3 GRINDJE KOHĖSH prej Sat Sep 22, 2007 7:05 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator

4 Re: MBURRAVECET prej Sat Sep 22, 2007 7:07 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Nxihen kohet
ne luhaje
jane ngjitur
ne lloz
e sotemja
i thote te djeshmes
une lart e ti poshte.

5 Re: MBURRAVECET prej Sat Sep 22, 2007 7:10 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
SQARIM:Ne postimin e poezise"Grindje kohesh";ESHTE DALUR SERISH TITULLI "MBURRAVECET",ju ftoj mundesisht per permiresim.
Rrespekt.

6 Re: MBURRAVECET prej Tue Dec 11, 2007 2:52 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
NĖNĖ O NĖNĖ
Kur u ndava nga ti
o nene
qava naten e tere
se kisha mall
per nje fjale tenden.
Kur mi kendoje ninullat
o nene
ne gjoksin tend
fluturoja ne qiell.

Me ty per dore
haperoja neper oborre
dhe sot me ka marre malli
te me marresh perdore
o nene.

Rrudhat e pleqerise
sa te hijeshme i kishe
si vija te drites se yjeve
ne qiell.
Same ka marre malli
per nje buke
nga dora jote
o nene
per nje buke misri
me shije femijerie
Si zgaver lisi
zemra me eshte bere
keera fsheh boren
per floket e mia.

Edhe zogjet e malit
nese me therrasin
ti lot mos lesho
qendro dhe me prit
se do te kthehem nje dite.

7 Re: MBURRAVECET prej Tue Dec 11, 2007 3:00 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
KUR DOLA PREJ SHTĖPISĖ
Kur dola prej shtepise
ia dhash flaken rinise
si qen i terbuar
lehte uria e skamnorit
ne dheun e huaj.

Erdhi koha per te u nise
dhe i thash nenes
te ma vare ate bazybe
ne qafe
qe te me ruaj
nga syri i keq i mergimit.
Zemra e nenes
u vyshk per nje minut
siē vyshket lulja nen bryme
dhe zemra e mergimtarit nga malli.
Nje vaj i padukshem
ma dridhi buzen
dhe s“mund te them
asnje fjale malli.

Jete e nemur
sot per neser
me rinine e humbur viteve
te njomura me lot
vitet shenohen
me hijeroglifet
per historine fatkeqe
te brezave qe po vijne.

8 Re: MBURRAVECET prej Fri Dec 28, 2007 4:51 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
GURRA
Gurgullimė
te gurra
nga vjen kjo ushtėtimė
o burra?

Aėshtė kėngė
apo valė
o,dhembje e gjallė?

Eh,gurra -gurra
sot e valė,sikur nxe nė furra
valė,uji,krismė e kėngė
se pushtuesin,mė kėtu se lėmė.

9 Re: MBURRAVECET prej Fri Dec 28, 2007 4:56 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
KOSOVA IME E DRITĖS
Tankset bėnin tribunė
pas tyre,korbat e zi
po trimat su ndalen kurrė
synonin liri
Nishanet nė shėnjestėr

Kosova nuk vritej kurrė
gjakonte pėr tė nesėrmen
tė ngriste flamur
Kosova e jona
e korbave kurrė...

10 Re: MBURRAVECET prej Fri Dec 28, 2007 5:00 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
TOKA IME

Me zemėr tė plagosur
i rashė botės rreth e ēark
sot mė thėrret tokė e gjakosur
i gjallė,o i vdekur-do tė kthehem prap.

11 Re: MBURRAVECET prej Fri Dec 28, 2007 5:11 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
THONIN I ZHDUKĖM SHQIPTARĖT

Kudo,nė Tetovė e Ulqin
e bėnė copėtim
gjakun tim
thonin Lindoren
tė e ndajmė nė dysh
shqiptarėt tė i kryqėzojmė
nė kryq!
Kosova e plagosur rėndė
dhembjet i shėronte me kėngė
mė kot qirreshin barbarėt
tani me ne radhiteshin
ndėrkombėtarėt

vallė,si nuk e kuptonin
horrat
se gjakėrat janė tonat?!
Ngado ku sillen shqiponjat.

12 Re: MBURRAVECET prej Fri Dec 28, 2007 5:18 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
DIELL

Kėmbėzbathur
shtigjeve me gurė
prej teje nuk s“mbrapsem
kurrė.

Je toka ime e mbėrthyer
tė duhen dritė dhe diell.
Por dielli nuk vjen ulur nė zyre
as nė gisht myhyre
te ne dielli lind nga malet
me mijera vite,per te vdesim
dhe ringjallem.

13 Re: MBURRAVECET prej Fri Dec 28, 2007 5:27 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
KRISMAT

Kur i nisėm krismat
me sllav
Ty tu bė flamur
kėmisha e bardhė
gjaku tė ngjyrosi
mbi kėmishė
u bėre zog i lirisė
Nė mes kėmishės sė pėrgjakur
u bėre shqiponjė
atdheu tė lulėzoi.
Nėnė e dashur
ta dijmė hallin
ja ke falur
Kosovės djalin
mė mirė tė dhurohet djali
nuk durohet,rob pėr sė gjalli
bijėt qė ranė sot janė ringjallė
jetojnė engjuj nė tokė pa djall.

14 Re: MBURRAVECET prej Fri Dec 28, 2007 5:33 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
KĖNGĖN QĖ E PRITA

Nis kėngėn e ndalur
nė shkrumbin e shtėpisė
sime
o zog i mirė
Nesėr do tė ndėrtoj kullėn
e ti mbi pullazin tim
do tė kėndosh i lirė
dhimbje n“palcė
e dhimbje n“asht
i shėrojmė
kur kėndojmė bashk.

15 Re: MBURRAVECET prej Fri Dec 28, 2007 5:39 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
kthimi
Vijnė trimat prej mėrgimi
nėpėr gurė tė larė nė gjak
tok me Xhevėn vjen Fehmi trimi
nė Dardani me mbrojtė ēdo prag.

Unė jam vet,Fehmi Lladrovci
pushka top,ju bėftė o bisha
digjem nė flakė e digjem nė prush
nė atdhe tė mos kenė mė krisma.

16 Re: MBURRAVECET prej Fri Dec 28, 2007 6:21 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
ĖNDRRAT
Na mbytėn ėndrrat
e dheut tė huaj.

Edhe netėve tė pagjumė
bredhim tė pėrhanshėm
hapėsirave tė bleruara
tė vendlindjes.

Zgjohemi
me ėndėrr nė qepallė,
dhe ngrysemi mbi pjalm gjumi
nė bebėzėn e lulėzuar.

Vetėm njė grusht
dhe Kosovė
do tė na sjellė
pushimin e trupit
dhe qetėsinė e shqisave tona.

17 Re: MBURRAVECET prej Fri Dec 28, 2007 6:26 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
SHAMIJA
Ma dha shaminė
qė pat fshirė
lotin qė ia shkrumoi faqet.

Kur u zgjova nga gjumi
me tė i fshiva kujtimet
e lėndimet e zhubrosura...

Po njelmėsinė e mėrgimit,
me se do ta fshija,
me se do ta hiqja?

18 Re: MBURRAVECET prej Tue Jan 08, 2008 2:01 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
NDĖRRIM KOHĖSH

Kohet shkojne
kohet vijne
sa keq vleren
qe nuk ua dijme.

Kohet enden
kohet ikin
ndajne naten me diten
diten me nate
rrepatu mospusho
shfrytezoje qdo ēast
jeta nuk eshte e gjate
dita qe po kalon
eshte nje dite me pak.

19 Re: MBURRAVECET prej Tue Jan 08, 2008 2:06 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
E URREJ NJĖSHIN
Nje bene vetem nje
nuk mund te quhet
dashuri
njeshi qe genjen jeten
dashurohet me vetveten
ē“kerkon shpirti,shohin syte
dashuria eshte vet e dyte
dashuri eshte kur kenaq epshet
nje i ri,me nje te re
eshte nje tjeter qe te kalle veshket
dashuria per Atdhe.

Dashuri me mallin ndezur
shpirt e zemer pervelon
gembin hapur nga perendimi
rrenjet ngulitur n“Kosove.

20 Re: MBURRAVECET prej Tue Jan 08, 2008 2:11 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
VETMIA
Vetmia te brene
nuk te len te qete
ajo ka fole
burgun e vertete.
Dhe te behet e pa duruar
kur dikush per te te kene
detyruar.

Quditerisht,or miku im
nganjehere une vet
e kerkoj vetmine!
Se shpesh vetmia
me linde frymezimin
me ndihmon qetesia
te furi mendimin.

21 Re: MBURRAVECET prej Tue Jan 08, 2008 2:14 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
UNĖ DHE TI
Une i vogel
ti i madh
me mua
mos u tall
asnje s“jemi
barabar.
Po e ēmove
veten shume
mbetesh me i vogel se une
dituria rrjedh si lum
dikush nxe me pak
dikush me shume
kush mburret me vetveten
ai mirese ka kuptuar jeten.

22 Re: MBURRAVECET prej Tue Jan 08, 2008 2:19 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
PORTĖ DHIMBJESH
Sa te tmershme
jane mergimet
ikin vitet
sikur stinet.

Mergimtaret
ndezin epshet
ditet ipalosin
si gjethet
ia qane hallet
e sotemja te nesermes
dhembje njera i rrefen tjetres
mes tyre e Atdheut
kufiri i dhembjes
vitet larg Atdheut
ikin stine pas stine
nje fjalor dy gjuhesh
perkthen dhimbjen time.

23 Re: MBURRAVECET prej Sat Jan 19, 2008 2:57 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
ka kohė

Ka kohė
qė jam duke u ngjitur
Lugut tė Blertė tė Gėrmisė

ka kohė qė ujė pi
nė krojet e fėminisė

Ka kohė
qė mė janė ngatėrruar kohėt
dhe nuk e di kur fillon e kur mbaron
Ėndrra.

24 Re: MBURRAVECET prej Sat Jan 19, 2008 3:03 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
ARBĖ RIA

Mė emoēme se hėna ėshtė Arbėria
rrėnjet i shtrin
tek mitet ilire
ku pėrendesha Dea
qumėsht i jep
gjarpėrit tė shtėpisė.

Ėndrrat arbėrore
me Qerren e Diellit
udhėtojnė
pėr tė pushuar
nė svastikėn
e djepave tanė.

Derisa flen arbėrorėt
dy shqipe tė pagjuma
ėndrrat na i ruajnė
netve me hėnė.

25 Re: MBURRAVECET prej Sat Jan 19, 2008 3:08 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
DARDANIA
Ja kėto janė ato vise
ku pemėt piqen nė dimėr,
e lulėzojnė nė verė

Fėmijėt dardanė
kėmbėzbathur ecin
nėpėr acarin e shekujve
pėr tė arritur
nė tokėn e premtuar.

Kjo tokė ėshtė Dardania
e gdhendur nė atė mburojė
qė e mbajnė luftėtarėt e saj
nėpėr betejat qė sķ regjistroi
historia.

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 2]

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi