Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Kultura Kombėtare & Boterore » LETERSIA E POEZIA » MBURRAVECET

MBURRAVECET

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 2 e 2]

26 Re: MBURRAVECET prej Sat Jan 19, 2008 3:12 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
RASAT E MĖRGIMTARIT
Njė jetė e nemur
elakuar nėpėr
rasa:

Nė emėrore:Iliri!
nė kallėzore Dardani!
nė rrjedhore:Kosovė!

Thirrorja ėshtė zhdukur
se nėna s“na dėgjon

Emri ynė
edhe sot lakohet
nėpėr histori.

27 Re: MBURRAVECET prej Sat Jan 19, 2008 3:15 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
DITĖ E VONUAR
Si pikė uji nga shkretėtira
bėhu oazė
dhe mbushi burimet
qė t“i freskosh zemrat e djegura
nga vapa qiellore.

Dhe eja
ditė e ėndrrave tė bardha.

28 Re: MBURRAVECET prej Mon Jan 21, 2008 4:42 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
PLAGĖ
Katėrcipėrisht
i sėmurė shpirtėrisht
molla piqet nė gemb
malli pikon nė zemėr.

Koha ecėn
malli vendnumėron
vjen vjeshta
molla pikon.

SHPIRTI PLOT PLAGė
shkon dimri,vjen pranvera
kopshti gufon e yshtet
zemra lėngon e vyshket.

29 Re: MBURRAVECET prej Mon Jan 21, 2008 4:47 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
NJĖ RRUGĖ TINZARE

Nė udhėkryqin e fatit
m“rrėmbeu njė rrugė tinzare
tė errėta qenkan ditėt
nė natėn mėrgimtare.

Atje ėshtė dashuria ime
atje buron sall njė jetė
ngado qė kam shkuar
Kosovė askund s“kam gjetė.

30 Re: MBURRAVECET prej Mon Jan 21, 2008 4:50 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
PLAGĖ NĖ ZEMĖR
Kam njė plagė
mė djeg shumė
mė djeg i zgjuar
dhe nė gjumė.

Mė djeg nė zemėr
e dashur nėnė
mė dhemb nė shpirt
e dashur Dardanė.

31 Re: MBURRAVECET prej Mon Jan 21, 2008 4:54 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
KU TRETI FĖMIJĖRIA
Nė kėtė tokė
me emrin kurbet
dita zgjatet njėqind vjet.

Dielli zhduket
thellė nėn re
zemra digjet
pėr Atdhe.

Vitet ikin
kurrė nuk kthehen
vret kujtimi
shpresat thehen.

Do tė kthehem
atje tė pi ujė
nuk rron zemra
nė trup tė huaj.

32 Re: MBURRAVECET prej Mon Jan 21, 2008 4:58 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
NĖ PRISHTINĖ
Lypėsit
tė uritur
me duar tė shtrime
me shpresa tė ngrime
bulevardeve rrijnė
kėrkojnė ndihmė:

-Pėr njė kafshatė
paē uratė!

Urojnė bėmirėsit pėr ndihma
luten pėr ditė mė tė mira.

33 Re: MBURRAVECET prej Sat Feb 02, 2008 3:03 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
JETĖ PA SHIJE
Kam etje,vapė mundime
Si nė dimėr ashtu nė verė
Tablo e recetės sime
E pij qumėshtin mė bėhet vrerė.

Kam uri,
ushqehem s“ngopem kurrė
kjo ėshtė receta ime
ha bukėn mė bėhet gurė.

Po verbėrohem
Para syve perde-terr
kjo ėshtė receta ime
nė muzgje gjumi s“mė merr.

Ngjyrė e zezė ekorbave
po mi verbėron sytė
Pishtarė ndizni,ndizni qirinjėt
mė duhet dritė,dritė,dritė...

34 Re: MBURRAVECET prej Sat Feb 02, 2008 3:20 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
JETĖ E VAJ
Katėr prrocka ujė loti
Rinia ime
Vitet ecėn nėpėr mote
Veē ndėshkime.

Nė katėr anėt e globit
Unė i mjeri lypsar
Me ndihmėn e vet Zotit
U ktheva nė ēerdhe t“parė.

Katėr herė m“kėrcitėn kocat
kur me peshė m“shkeli poturi
kur me gjak buronin prrockat
Thanė atė ditė u ngrit Flamuri.

Flamuri i kuq
i larė me gjak
shtrėngohuni,bėhuni grusht
Le tė valoj,prag mė prag.

35 Re: MBURRAVECET prej Sat Feb 02, 2008 3:25 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
NĖN QIELLIN E HUAJ
Qiell,qiell,rrokaqiell
mu bė jeta drithe miell
Njė rreze dielli,a s“ma falė?
Deri nė koc unė kam acar.

Mė kėshillojnė tė vishem trash
E pyes veten:Pėrse s“pėlcas?
Pse pa vend kėrkoj shpėtim
kjo s“ėshtė pjesė e qiellit tim.

I shoh tė tjerėt ndjehen mirė
Veė zemra ime ėshtė e mėrdhirė
ata vishen gjysmė lakuriq
Ngrohtėsi nuk ndiej hiq,hiq...

36 Re: MBURRAVECET prej Fri Feb 22, 2008 7:45 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
DRUAJ
Druaj se djalli
me xixa stralli
na e vizaton
yllin midis balli.

Vijnė pastaj hijenat
tė grisin pelenat
e foshnjeve tė palindura.


Kėta klysh popi
soji e sorollopi
tue pi gjak populli
shekulli si ngopi.

Nė kėtė rreth harkor
tė rrugėtimit mizor
vetėm lėmshi i fatit
na mbeti nė dorė.

37 Re: MBURRAVECET prej Fri Feb 22, 2008 7:49 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
FJALA JUAJ

Mbeta pa fjalė
ditėn kur jam
nisur nė jetė
rrugėve tė pa rrugė
nė dritė e nė mugė.

Nė guvėn e shpiertit
ndryer ėshtė qe njė shekull
e betuar nėn dritė qiriri
para ikonės sate Liri.

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 2 e 2]

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi