Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Kultura Kombėtare & Boterore » LETERSIA E POEZIA » NGJYRAT E SHKĖLQIMIT

NGJYRAT E SHKĖLQIMIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 NGJYRAT E SHKĖLQIMIT prej Sun Dec 02, 2007 6:29 pm

xheladin


shkruan: xheladin hamza

NGJYRAT E SHKĖLQIMIT

Fillimin dhe mbarimin e jetės
Trup lodhur
I pėrputha nė njė pikė
Porsi njė semazen...

Si nė ėndėrr
Kalova udhėtimin
Nėpėr kohėn kėtė tė kalbur...

Pastaj dola nga qetėsia
E varrit
Qė nė mua flinte

Ta ngulfasė zėrin qė del
Nga thellėsia e shpirtit
E tė dėgjoj muzikėn e semasė heshtshėm...

E mbuloj me vellon e sė kaluarės
Tė mbėshjtellur
Me ngjyrat e shkėlqimit...

Dhe tani dėnesė!


*sema – valle hyjnore (qiellore) ku dervishėt sillen nė vend e qė luhet nė Konja nga dervish tė MEVLEVISĖ

*semazen – valltar qė sillet nė lojėn sema



Edituar pėr herė tė fundit nga xheladin nė Thu Mar 20, 2008 8:01 pm, edituar 1 herė gjithsej

2 Re: NGJYRAT E SHKĖLQIMIT prej Sun Dec 02, 2007 6:31 pm

xheladin


shkruan: xheladin hamza


NĖNĖS SIME

Nė ėndrrėn e natės qė iku pa kthim
Ti nėna ime, mendimet mi pėrkėdhele
I bėre tė mėndafshtė
Si flladi i verės nė mbrėmje...

Kujtimet pėr Ty
Zbritėn qerpikėve tė mi
Tė larė me lot...

Mbi varrin tėnd u pėrkula
E hapa portėn e zemrės sė djegur
Ajo u gjunjėzua totalisht

Elhamin zėshėm ta kėndova
Shpirti mė dridhej si nė ankth
E fjala mė mbeti nė fytin e tharė...

Mbi mollėzat e faqeve
M’u rrokullisėn lot dhembjeje
Ranė mbi varrin tėnd
Me lule mbuluar
Ku ti rehatshėm fle, nėna ime!



Edituar pėr herė tė fundit nga xheladin nė Thu Mar 20, 2008 8:02 pm, edituar 1 herė gjithsej

3 Re: NGJYRAT E SHKĖLQIMIT prej Sun Feb 03, 2008 2:08 pm

xheladin


shkruan: xheladin hamza

VDEKJEN E PRES

Nė muzgun e jetės
Pleqėria fuqishėm
Eshtrat e mekura
Mi shtrėngon

Ditėt i numėroj me pėrtesė
Shpirti lėndimet vajton

I shtrėngoj duart
I shtrydhi kujtimet
Si ngjyrat e mjerimit
Radhazi njė nga njė...

Nė qetėsinė e kėsaj nate
Me duar tė hapura
Vdekjen e pres nė vetmi...

4 Re: NGJYRAT E SHKĖLQIMIT prej Mon Feb 04, 2008 7:34 am

xheladin


shkruan: xheladin hamza


MĖ FALĖ QĖ U KTHEVA

Mė falė qė u ktheva
Shtigjeve tė vjetra
Me shpirtin e thyer
E aty s‘tė gjeta kurrė mė...

I besoj bisedės kur tė gjithė heshtin
E ti, mė falė pėr mendimin e fshehur
Dhe nė fjalė qė s’ti shqiptova kurrė
E cila mė iku me dritėn e ditės sė harxhuar...

5 Re: NGJYRAT E SHKĖLQIMIT prej Tue Feb 26, 2008 1:08 pm

xheladin


xheladin hamza

MA SJELLĖ ESENCĖN E DIELLIT

Shikimin e hudha nė ardhmėri
U ngritė mbi maje tė ylberit
E puthi ngrohtė dhe mbeti aty
E unė mbeta pa shpresė dhe sytė e mi...

Dhe sot kur dėnesa
Pamėshirshėm shpirtin ma theu
Nė mijėra copėza mė tė imta
Tė lutem mos shkel mbi mua
Si mbi njė lule tė venitur...

Edhe njėherė kthe kokėn kah unė
Derisa akoma frymoj
Dhe shiko nė sytė e mi tė verbėr
Si vdesin lot veē pėr ty...

Ma sjellė esencėn e diellit
Tė ma ngrohė shpirtin e ngrirė
Tė njė varfanjaku tė braktisur
E orkideja le tė ēelė edhe njėherė
Sall pėr mua e pėr ty...

26. 02. 2008

6 Re: NGJYRAT E SHKĖLQIMIT prej Thu Mar 20, 2008 8:00 pm

xheladin


xheladin hamza
FJALĖT LINDĖN TĖ ĒELIKTA

Guximi dhe trimėria
Ka kohė qė kanė rėnė nė gjumė
Ėndrra tė pakėndshme i pėrqafuan
Nė heshtje...

Shkuma mbi Ibrin qanė
Me zėrin e njė fėmiu tė vogėl
Tė mbetur jetim
Pėrzihem me britmėn e njė qyteti plak
Qė e pa se drita e dellit pėr te u fsheh
Koha aty u ndalė pėr pushim
E nata rėnkon mbi brigjet e tij...

Nga malli e nostalgjia pėr fluturim
Shqiponja dykrerėshe vrullshėm u zgjua
Lindėn fjalė tė ēelikta nė vete
Nuk ka ndarje tė Kosovės asnjė pėllėmbė!

Nga horizonti i nėntė i nėntokės
U gjendėn shkronja tė arta
Edhe mbi shkėmbinjtė
Tė Mitrovicės, Zveēanit, Zubin Potokut
E tė Leposaviqit
PAVARĖSIA E KOSOVĖS!

28. 02. 2008.

7 Re: NGJYRAT E SHKĖLQIMIT prej Mon Apr 14, 2008 6:55 pm

xheladin


xheladin hamza

BEBĖZAT E SYVE TU

Jam vetėm njė shpirt varfanjak
I shndėrruar nė bebėzat e syve tu
Bojė qielli...

Mendimet e bardha pėr ty
Mbi rrudhat e ballit
I zbrita nga retė e qiellit
Si shiun e pranverės...

Pėr urrejtje
Gjoksi mė ėshtė tepėr i ngushtė
Dashuria nė heshtje mė fletė qetėsisht...

8 Re: NGJYRAT E SHKĖLQIMIT prej Wed Apr 30, 2008 6:18 am

xheladin


[size=12]xheladin hamza



PLAGĖ TĖ SHPIRTIT



Derisa plagė tė shpirtit

I arnoj me arna tė kėputura

Nga lėkura ime e tharė

Net tė frikshme

Nė qiell

Agu i mėngjesit i merr...



Pėlhurė e mėndafshtė

E qėndisur me ndėrgjegje

Tė pastėr a tė vrarė

Ėshtė njė paravan

Mes ėndrrės dhe sė vėrtetės...

9 Re: NGJYRAT E SHKĖLQIMIT prej Mon Jun 09, 2008 7:12 am

xheladin


PRANĖ QIRIRIT



Nė vetmi

Pranė qiririt nė tretje

Dora mė dridhet

Lapsin se mban dot

Sytė mė janė ujėvarė

Qė s’u ndalėn kurrė...



Edhe njėherė kthej kokėn pas

Ta shikoj botėn

Nė tatėpjetėn e turbullt...

10 Re: NGJYRAT E SHKĖLQIMIT prej Sun Jun 22, 2008 8:51 pm

xheladin


VDEKJA ECĖN NĖ HESHTJE E QETĖSI

Me gjuhėn e heshtjes
Vdekja pėrjetėsisht na flet
E ne fare nuk e kuptojmė...

Pa dallim ngjyre e gjinie
Njėsoj me vete merr shpirtra
Tė zinj e tė bardhė...

Shpirtzinj i merr nė dhimbje e mundime
Dhe i vendosė nėn pemėn e Zakumit
E shoqėri u bėjnė djajtė me brirė...

Shpirtbardhė i merr me lehtėsi
Tė pėrcjellur me muzikėn hyjnore tė semas
E tė mbėshtjellur me aromė lulesh
Tė kėputura nga kopshti i Edenit...

Lindja dhe vdekja shkruhen
Me shkronja tė arta e tė zeza
Nga vet dora e tė Madhit Zot...
E mes tyre krijojnė harkun
E fillimit dhe mbarimit jetėsor...

E vdekja ecėn gjithmonė
Nė heshtje e qetėsi...

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi