Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Muzike&Radio » Muzika shqiptare » PELEGRINĖT ME SY NGA VENDLINDJA

PELEGRINĖT ME SY NGA VENDLINDJA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 PELEGRINĖT ME SY NGA VENDLINDJA prej Thu Jul 24, 2008 6:32 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
:flag:pelegrinėt me sy nga vendlindj
-------------------------------------------
TAKIMI MUZIKOR I VENDLINDJES TUGJECI2008


Gjatė decenies sė fundit, nė fshatrat e Malėsisė sė Gollakut, po vėrehet njė lėvizje gjithė popullore nė tė mirė tė kėsaj Malėsie.
Vėrtetė, kjo lėvizje ėshtė njė ringjallje e shpirtit dhe rikthim i jetės nė ato troje stėrgjyshore, tė cilat kohė pas kohe u zbrazėn dhe u boshatisėn pamėshirshėm nga rrethanat e njohura historike.
Duke iu falėnderuar njerėzve intelektual tė kėsaj Malėsie, tė cilėt edhe pse me trup dhe punė jetojnė gjithandej vendeve urbane tė Kosovės, Maqedonisė,Shqipėrisė, Turqisė dhe diasporės, ata me shpirt e me zemėr frymojnė gjithmonė mbi trojet dhe vatrat e tyre stėrgjyshore , tė cilat pėr asnjė ēast nuk mund t’ i harrojnė!
Malli i pashuar pėr kėto troje, ata i grishi qė tė ndėrmarrin diēka tė mbarė nė tė mirė tė kėsaj Malėsie, nė mėnyrė qė sa do pak tė mos i shlyejnė nga kujtesa!
Dhe dolėn njerėz tė vullnetit tė mirė, qė e nisėn kėtė Lėvizje gjithė popullore, pėr t’i vizituar sė pakut njė herė nė vjet, kėto troje, duke u organizuar nga tė gjitha anėt kudo qė jetojnė dhe punojnė. Tė gjithė njerėzit e kėtyre anėve i mirėpriten kėto iniciativa dhe iu pėrgjigjen thirrjeve tė vendlindjeve tė tyre, pa asnjė hezitim.
Tė gjithė i pagėzuan kėto tubime masive me moton:”Takimet e Vendlindjes” dhe qė tė gjitha kėto “Takime” organizohen pėr ēdo vjet, gjatė muajit korrik!
Gjatė kėtyre “Takimeve”, lumenjėthit e njerėzve te tė gjitha moshave dhe gjinive qė vijnė nga tė katėr anėt e botės, iu pėrngjajnė varganėve tė pelegrinėve qė bėjnė rrugėtime tė gjata pelegrinazhi pėr nė qytetin e shenjt – Meka tė Arabisė Saudite. Mirėpo, kėta njerėz nuk i kanė sytė as mendjet tek Meka e Arabisė, por nė kėto raste, ata me mish, shpirt e zemėr bėjnė pelegrinazhe tek trojet e baballarėve, gjyshėrve dhe stėrgjyshėrve tė tyre!
Gjatė kėtyre “Takimeve” – pelegrinėt e vendlindjes, bėjnė homazhe tek varret e tė parėve tė tyre, duke ua dėlirur sė pakut therėt tė cilat ua kanė mbuluar varret dhe gjurmėt e tyre!
Nė kėto pelegrinazhe, njerėzit e larguar larg nga vendlindja, sikur duan qė tė iu kėrkojnė falje tė gjitha trojeve dhe vatrave qė i lindėn dhe i rritėn! Sikur duan tė iu kėrkojnė falje oxhaqeve dhe themeleve tė rrėnuara, tė cilat pritėn dhe pėrcollėn shumė miq dhe dashamirė tė kėsaj Malėsie heroike! Sikur duan qė t’ iu kėrkojnė falje magjeve dhe ēerepėve tė kalbur nėpėr kėto kodrina, nė tė cilat u gatua dhe u poq aq shumė bukė nėpėr shekuj e dekada! Sikur duan qė tė iu kėrkojnė falje sofrave bujare prej drurit tė ahut, mbi tė cilat u shtruan aq shumė darka e dreka familjare, miqėsore e bujarie, por qė ato sot janė kalbur dhe rrokullisur nėpėr shpatijet e kėsaj Malėsie!
Sikur duan tė iu kėrkojnė falje kėnatave tė dheut, nga tė cilat breza dhe gjenerata tė tėra i shuan etjet nė kėto troje! Sikur duan tė iu kėrkojnė falje krojeve dhe gurrave tė kėsaj Malėsie, tė cilat janė shteruar dhe mbuluar me thera e baltė nga pakujdesia e kohės! Sikur duan tė iu kėrkojnė falje ēilerėve , tinarėve dhe xhyveēave tė bulmetit, tė cilėt u rrėnuan, u thyen dhe u asgjėsuan brigjeve dhe lugjeve tė kėsaj Malėsie!
Sikur duan qė tė iu kėrkojnė falje oborreve tė mbushura pėrplot me thera dhe bimė tė egra, mbi themelet e shtėpive dhe tė odave , ku pushonin familjet, miqtė , ku loznin fėmijėt dhe ku blegėronin tufat e deleve, qengjave, lopėve, kuajve, dhive...etj.
Sikur donin t’ iu kėrkonin falje arave tė bukės dhe livadheve tė gjelbėruara, mbi tė cilat kanė lėshuar shtat therėt, fieri dhe lastar tė tjerė tė egėr, ku mė nuk ke as se ku tė ulesh pėr njė pikė pushimi!
Sikur donin qė t’ iu kėrkonin falje rrugėve dhe rrugicave prej nga kanė shtegtuar tė parėt tanė, miqtė, nxėnėsit... pėr tė shkuar nėpėr tregje, mullinj, shkolla, xhami, dasma, miqėsi... tė cilat mė nuk ekzistojnė, nga se ato i kanė mbuluar therėt dhe lisat e gjatė!
Sikur donin qė tė iu kėrkojnė falje mrizeve, ku mrizonin bagėtitė dhe jehonin krenare kėngėt dhe fyejt e barinjve, bashkė me guracakėt dhe lojėrat e bareshave, tė cilat sot janė tė vetmuara, madje pa tė vetmit bilbila dhe shpend malor!
Sikur donin qė t’ iu kėrkojnė falje themeleve, gurėve , lugjeve dhe jazeve tė mullinjve, nga tė cilėt u blua aq shumė drithė dhe u sigurua buka e familjeve shekuj me radhė, e qė sot nuk iu dihen as themelet e gurta!
Dhe nė fund tė kėtyre pelegrinazheve, qė tė gjithė pelegrinėt kthehen nga vendlindjet e tyre me lot nė sy dhe me lutje nė gojė:
“O, Zot i madhėrishėm dhe i plotfuqishėm! Ruana Zot, Malėsinė e Gollakut! Ruana Zot, varret e tė parėve tanė! Ruana Zot, trojet e tė parėve tanė, arat, malet, livadhet, sepse kjo ėshtė tokė e jona dhe tokė e shenjtė ilire!Amen!Amen!”
Kėshtu, me kėsi lloj pelegrinazhesh , pėr ēdo vjet takohen bashkėvendėsit dhe bashkatdhetarėt nė fshatrat: Desivojcė, Velegllavė,Poliēkė, Lisockė, Gjyrishec, Gėmicė, Tugjec, Busavatė, Makresh e gjetiu.
S’ ka dyshim, se nga tė gjitha kėto fshatra tė Malėsisė sė Gollakut, manifestimet mė masive tė “Takimeve tė vendlindjes” mbahen nė fshatin Tugjec , pėr ēdo vjet nė tė dielėn e fundit tė muajit Qershor, ku nė to vijnė me dhjetėra mijėra pelegrinė tė cilėt sytė i kanė gjithmonė kah vendlindja e tyre!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi