Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Kultura Kombėtare & Boterore » LETERSIA E POEZIA » POETI YNĖ MERXHAN AVDYLI

POETI YNĖ MERXHAN AVDYLI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 POETI YNĖ MERXHAN AVDYLI prej Sun Sep 14, 2008 5:34 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator








Merxhan Avdyli





Merxhan Avdyli
Merxhan Avdyli, ka lindur mė 7 janar 1961 nė Sadovinė tė Jerlive tė Vitisė.
Ka kryer studimet per Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe, nė Universitetin e Prishtinės.
Ka
bashkėpunuar me njė numėr tė madh gazetash e revistash, nė tė cilat i
janė botuar shkrimet e shumta letrare, eseistike, publicistike,
gazetareske. Gjatė viteve 1991-1993 ka qenė bashkėpunėtor i revistave
“Fjala” dhe “Zėri”. Ka qenė redaktor (redaksia nė Kosovė) i revistės i
“Zėri i Kosovės” qė dilte nė Zvicėr (1993-1997) dhe redaktor i
dyjavores “Bashkimi sindikal” (1997-1998).
Pas luftės ka qenė
redaktor nė radion “Kosova e lirė” (1999-2000); redaktor i javores
“Zėri i Kosovės” (2000); kryeredaktor i revistės “Ardhmėria” (2001);
redaktor pėrgjegjės i tė pėrditshmes “24 orė” (2002).
Nga marsi i
vitit 2002 deri nė dhjetor tė vitit 2004, ka punuar nė Ministrinė e
Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor, nė postin e kėshilltarit tė lartė
politik. Nga dhjetori i vitit 2004 deri mė 9 janar 2008 ka mbajtur
postin e zėvendėsministrit tė Ministrisė sė Mjedisit dhe Planifikimit
Hapėsinor nė Qeverinė e Kosovės.
Gjatė viteve tė studimeve deri nė
burgosje (18 prill 1981) ka qenė aktiv nė lėvizjen studentore, qė ishte
bartėse e ngjarjeve vitit 1981. Pas daljes nga burgu (29 nėntor 1999)
ėshtė aktivizuar nė politikė.
Merret aktivisht me letėrsi. Shkruar
poezi, prozė, kritika letrare, ese etj. Shkrimet e para letrare, poezi,
i ka botuar nga fundi i viteve te shtatėdhjeta nė javoren “Zėri i
rinisė“ dhe nė gazetėn studentore “Bota e re“.
Ka bashkėpunuar me
njė varg gazetash dhe revistash, te ke tė cilat ka botuar poezi,
tregime, recensione, pastaj ese, artikuj tė ndryshėm gazetaresk,
reportazhe, fejtone e shkrime tė tjera publicistike.

Deri tash ka botuar kėto libra:

Libri i lirisė (poezi, bashkautor), “Zėri”, Prishtinė, 1991.
Fati i flijuar (poezi), “Fjala”, Prishtinė, 1994.
Shpėrfillėsi i madh (poezi), “Brezi 81”, Prishtinė, 2004.
Letra nga burgu – Libri i censuruar (epistolografi, bashkautor), “Brezi 81”, Prishtinė, 2004.
Sprova zbuluese tė poetikės, (kritikė letrare), “Brezi 81”, Prishtinė, 2005.
Studime pėr Agolin nė Kosovė (pėrmbledhje studimesh nga autorėt kosovarė pėr veprėn e Agollit), Argeta LMG, Tiranė, 2006.
Fat i pakryer (poezi), Argeta LMG, Tiranė, 2006.

Ėshtė i martuar dhe baba i tre fėmijėve. Jeton nė Prishtinė.

2 Re: POETI YNĖ MERXHAN AVDYLI prej Sun Sep 14, 2008 5:36 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
FUQIA E UJIT TĖ LUMIT


Rrjedhė pėrjetshėm
Nga bregu i lashtėsisė
I pastėr nis udhėn e gjatė
Drejt fushės sė jetės
Gurėt e moēėm sa koha
Vrullin s’mund t’ia ndalin
Ai shkon krenar dhe fuqishėm
Drejt prehrit tė detit

3 Re: POETI YNĖ MERXHAN AVDYLI prej Sun Sep 14, 2008 5:37 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Njerėzit e kėqij tė Kosovės


Kush thotė se Kosova ka njerėz tė kėqij
Mėkati do t’u varet atyre tėrė jetėn nė qafė
Ka pasur dikur nė kohė robėrie
Kur nuk kishim mundėsi t’i dallonim mirė
Kur ideali na mėsonte t’i urrenim armiqtė
Sot tė gjithė janė njerėz tė ndershėm e tė mirėėėėė

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/20629

4 Re: POETI YNĖ MERXHAN AVDYLI prej Sun Sep 14, 2008 5:39 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
MOS RRI ATY


Mos rri aty
Ku nuk mund tė hyjė
Drita e mirė e jetės
As mos u lodh kot
Tė shkosh ecejakeve
Tė shkelura egėrsisht
Nga garda e paranjeriut
Merri dhe futi nė xhepa
Kokrrat ende tė njoma
Tė idealit tėnd tė dikurshėm
Se fushė e pafund
Do tė bėhet jeta jote
ku pa mėshirė

5 Re: POETI YNĖ MERXHAN AVDYLI prej Sun Sep 14, 2008 5:41 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
kur jemi bashkė


Sa i madh ky det e dashur
Nė kėtė natė tė freskėt
Shqetėsim tė ri mė sjell
Erė e mirė nė ty e nė mua
Shpresat po m’i mbjell.
Mos i lė buzėt tė tė thahen
Nė kėtė natė me hėnė
E dashura ime pėrhershmėri
Pranė kėtij deti tė trazuarė

6 Re: POETI YNĖ MERXHAN AVDYLI prej Sun Sep 14, 2008 5:43 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Deti i dashurisė



Ky ujė i mirė i jetės
Me valėt e tij tė trazuara
Nėpėr shpirtin tim po rrjedh
E nė buzėt e tua gjithė ajo etje
Nė sytė e mi gjithė ajo dėshirė
Sa tė njėjtė jemi e dashur
Se gjithnjė pranė tė kam
Por pėrherė nga njė risi
E zbuloj tek ti<

7 Re: POETI YNĖ MERXHAN AVDYLI prej Sun Sep 14, 2008 5:45 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Njė mal i mjerimit


Mos e shėtit
Menēurinė tėnde
Fushave tė blerta
Tė njerėzimit
Se nga mendja
E jote e marrė
Vetėm sa po rritet
Njė mal i mjerimit

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi