Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Kultura Kombėtare & Boterore » LETERSIA E POEZIA » poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli

poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:48 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Nga libri poetik ''KUR ZGJOHET DODONA''
E diel, 11-05-2008, 05:38pm (GMT)

Nga libri poetik

''KUR ZGJOHET DODONA''

Rilindja,
Prishtinė, 1992


NĖ VEND TĖ PARATHĖNIES

Qe shtatė vjet
zemrėn e shtrydhė mbi ty:

Herė mė dukesh pak, aq pak
sa fytyrėn e zė me duar!

Herė mė dukesh shumė, aq shumė
sa s’di se ku tė tė lė!

Qe shtatė shekuj shtoj e heq
tė njėjtėn Dhembje, Shpresė

E botės pėr aq kohė
i paska ikur zemra-
s’paska se ku ta vė dorėn !

Bota! Fjalė absurde bota!
Shpesh herė mė doli si dredhė
pėr ty-

Athua,
pas sa dredhash do tė dalėsh nė dritė!

2 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:48 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
KUPĖ E HIDHUR

I dua njerėzit
dhe gjėra tė bukura
te ta kėrkoj

Ata flasin pėr tė kaluarėn
pėr ėndėrrat e sė ardhmes

Midis ekstremiteteve
e tashmja pėrvidhet e tallet me ne.

I zemėruar kthehem te ti, poezi
se gjėra tė ėmbla
tė tė dhuroj s’ kam


Ato qė i kisha t’i dhurova
pėrgjithmonė,
por mirė u bėftė-

Unė
qe po e ngre
deri nė fund kupėn tėnde!

3 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:49 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
A DO T’I MJAFTOJMĖ
TĖ VĖRTETĖS

Kurrė nuk lindėt ashtu si desha
Kurrė s’u rritėt ashtu si duhej

Jeta mė vuri herėt nėn kėmbė
disa u lindėt para kohe
nga pesha e rėndė
disa pas kohe

Dhe mbetėt shpesh bonjake e tė braktisura
pėrderisa mund tė ngrija sėrish
kurrizin e thyer

Vargjet e mia
kurrė s’e thatė tėrė atė qė desha
kurrė se mbrujttė tėrė atė qė e thashė

A do ta shprehim…
A do t’i mjaftojmė sė vėrtetės!?

4 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:50 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
A do t’i mjaftojmė sė vėrtetės!?


INTIMĖ

-I kushtohet Sh. (Shqipėrisė) *)

Vazhdimisht mendoj pėr Ty

Mė e zjarrta fjalė mė je
mė e djeguara fjalė jam unė

Larg ndodhem
aty ku lugu i mallit
lėviz gurėt e masbesimit
e zemrėn bluan pėrditė

Po ndėr ėndėrra
Unė dhe Vegimi yt!

E ėndėrra…
Kush mund t’i ndalė ato?!

Sė paku aty
pėrmallshėm bashkohemi!

*) Pėrkushtimi nuk doli nė libėr
dhe dy vargjet e fundit u ndryshuan me tė padrejtė nga redaksia.

5 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:50 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
FĖMIJĖT E MI

1.
Portreti juaj
e rrah babin kudo nėpėr botė-

sytė tuaj
me pritjen e stpepur
e hapėsirat e uritura nėn qepalla…

2.
Nė ēdo mendim
nė ēdo hap mė lidhet
molisja fėmijėrore e pėrcjelljeve
dhe lėmshi i qindra pyetjeve
tė papėrgjigje!

Ore fėmijė!
Kur pat babi aq kohė
t’u pėrgėdhelė

Do tė vijė dita
e do tė mė mbledhni cukla-cukla
nėpėr rima nėpėr shtigje-

dhėntė fati e tė mbėrrijmė *)
nė ishullin e buzėqeshjeve tuaja!

*) Edhe kėtu me tė padrejtė
ėshtė ndėrruar koha nga redaksia.

6 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:51 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
MEGERA

Mbi maje tė fronit
ėshtė ulur Megera

Me tis mjegullash
i mbulon epshet
me kurora lulesh
Zilinė,

Me njėren dorė rrah
karvanin e viteve
me tjetrėn lėmon vithet

E Olimpi dridhet
shembet pėrditė
nga ngėrdheshjet e saj

Ajo pa pra
fshikullon pa pra
karvanin e zotėrave!

7 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:51 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
QIELLIT TĖ FĖMIJĖRISĖ

Qiellit tė fėmijėrisė
kuēedra kulloste
tufėn e reve

Nėna prore tirrte
shtėllungat e fantazisė
dhe zgjaste perin e rrėfimeve pėr te

Lėkundej vendit me ta zėnė nė gojė
pėshtyente anash nė fund tė rrėfimit:
-Pfu ! E hėngėrt ujku tė mallkuarėn!

Unė stukesha nė dhomė
sa herė e mallkuara gjuante
ushtat e vetėtimave

Mezi kam pritur Dragoin
tė zbrazė mbi tė
topin monstruoz tė murmurimave!

8 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:52 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
KUAJT E HAZDISUR

Me zgjebėn e turpit
e pak kaltėrsi tė imagjinuar
mbi lėkurė
hazdisen rrugėve

Nga njė yll i zverdhur
rremat e thyer
mbi kablosh u lėvar
e kobin e egėrsisė
troklodhjne mbi dhe…

Kujdes thnegla, lule, bimė
kaujt e hazdisur po vijnė! *)

*) Kjo poezi, sikurse ajo para kėsaj, nė mėnyrė klasike
e simbolizojnė dhunėn serbo-sllave mbi shqiptarėt. Ajo shpjegon
ardhjen e shpejtė tė milicisė sebo-sllave pėr tė zhvilluar
fushatėn e gjenocidit tė madh antishqiptar, pėr ēka autori i lut thneglat,
lulet e bimėt tė ruhen nga “kuajt e hazdisur”, qė do tė vinin...

9 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:52 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
KORNIZAT E BUZĖQESHJES

1.

Vij nė ty kohė
me kthejtėsinė e vesės mbi fjalė
dhe tė sjell
buqeta frymėmarrjesh tė pastėrta
majemalesh

Vij nė ty
me etjen e lules pėr Diell
e mugulloj
nė pėrqafimin e parė tė rrezes

Ti ma nxjerr
gjuhėn e palarė
dhe fjalėt i vė
nė njė sintaksė tė ēuditshme
ngėrdheshjesh!



2.

Nė plantacionin e dhembjeve
kėpus bimėt mė tė zgjedhura
e i thur kurorat
mė tipike

Tė ndjek e tė ndjek
derisa venitem
shkretėtirave tė pėrbuzjes

Tė ndjek e tė ndjek
e tė gjėj
nė llumin e instikteve
duke shitur shpirtin
e duke pėrkdhellur
kėlyshėt e vesit!

3.

Pastaj
mė kot i ndėrron
kornizat e buzėqeshjes
e ua reklamohesh ditėve tė vrara
me pelerinėn e zhubravitur
tė ėngjujve

Mė kot i mbledhė
thėrmijat e nėnqiejve tė pėrmbysur
copat e nėntokave tė gremisura
e pėrpiqesh
tė rikrijosh ėndėrrėn time
pėr tė Bukurėn
dhe iluzionin e rremė
pėr vetveten…! *)

*) Nga kjo pozi redaktori Ali Podrimja tenton t’ia ndėrrojė
emėrtimin e pėrmbledhjes “Kur zgjohet Dodona”. Nė revistė kishte
njė titull tė pėrbashkėt “Buzėqeshja nė kornizė”. Mė vonė, Ali Podrimja
doli me titullim e vet “Buzėqeshja nė kafaz”, qė nuk ėshtė nė rregull.

10 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:53 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
PASQYRA MITIKE

Njeriu ėshtė pasqyrė
nė tė cilė shikohet
Jeta,

e jeta njė pasqyrė
ku shikohet bota…

Imzot,
kur s’ėshtė pamja e bukur
kush i ka fajet?!

11 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:53 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
ORA QĖ NUK MĖ DUHET

Uria ime
paska vėnė orėn nė provė
nga dėshprimi
akrepat po i ēmenden

E dhembja e paska lodhur
tė ecė me kohėn s’mundet
tė pushojė nuk bėn

Dita, e zezė dita
ėshtė e ndalur edhe ajo e dridhet…

Kėtė orė
kush e blen pesė para, kėtė orė!

12 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:54 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
DITA NĖ ĒĖRNOMELJ

Dymbėdhjetė orėt i thyem
me ēekanin e durimit tė pashterrė
e dėshprimin e pėrtypėm
nė mėngjes e nė drekė
kanaleve tė Ēėrnomelit. *)

Nė mbrėmje
u kthyem me nga njė ditė tė mundur
lamė nga duart pluhurin e mospajtimit
e ngjyem
pėr darkė kafshoret e shikimit
nė vezėt e fėrguara tė hėnes…

Sa e gjatė dita nė Ēėnomel!

(Cernomelj, 1986)

*) Ky ėshtė qytet nė Slloveni ku ka punuar fizikisht poeti.
Pėr herė tė parė poeti dėrgoi njė cikėl poezish nė shtyp dhe nė libėr, me titullin
“Kėmbanat e pikėllimit”, qė hapi temėn e emigracionit politik tė shqiptarėve brenda Jugosllavisė. Nė libėr ato u sakatuan nė tri poezi tė gjymtuara.

13 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:55 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
NJĖ LETĖR E PAZAKONSHME

I.

E shkruaj kėtė letėr
Nė mėnyrė tė pazakonshme:

Nė vend tė fletės
faqet e zhubravitura tė fatit

Nė vend tė lapsit
kazma e lodhur

Nė vend tė shkronjave
gufimet e gjakut

Nė vend tė shenjave
barrierat e jetės!

II.

Dramėn time tė pėrditshme
s’ta dėshiroj biro,

Se ėndėrrat qė mbolla per ty
s’u rritėn

Me dritare tė mbylluara
nė vazon e ditėve…!

(Crnomelj, 1986)

14 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:55 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
METROPOLI

Jam pjesa jote mė e pėrbuzur!

Ēdo gjė qė mė jep
ėshtė njė buzėqeshje e zhytur
nė falsitet

Duke u zhvarritur trotuareve
tė besdis kur nuk mund t’i ndryj
tė gjitha dufet

qė m’i grumbullon
herė pas here pėrroi i jetės sė ndrydhur.

Nė xhamat e vitrinave tua fytyra ime
mė pėrqesh
mė shikon ftohtė sa tė gjithė dimrat e fatit

ja si fryn
pėrshėndetjeve tona tė pėrditshme!

E mė jep njė numėr tė rremė ditėsh
mbi njėzet ėshtė teprica e numrave

Tė duhen pėr tė ngritur mbi mua
katet e dhembjes.

Mė kupton si gjeth tė rėnė
nėn fshikujt e vjeshtave njerėzore
e pa mua s’jeton, e di-

tė duhet pak dhe i shkrifėt
shtojė e mbulojė pėr t’ia hedhur farės
sė ditėve tė gastarta.

Bėrllogku dhe plehėrat
herėt mėngjeseve i dėllir dita tė mos i gjėjė

s’u dashka tė shoh gjithė atė qė vjell terri
para se tė fillojė dramėn e vet,

Unė pyes, lejomė,
a vjen nė ty dita, a e di ē ‘ėshtė mėngjesi?

Mė mirė tė hesht-
Damė e rėndė blloqesh!

(Zürich, 1989)

15 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:56 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
KUR ZGJOHET DODONA

I.

Fryu rrugėve tė Dodonės
erė e marrė,
baltė e dhe hodhi mbi lulekuqe

Orės sė qytetit
ia kurdisi kahun e vet
e qorrsokakėt i zgjoi
si krahė tė oktapodit
ta gllabėronin Dodonėn e heshtur
njė ditė
Njerėzit
ndėrruan emra ndėrruan kahet
ndėrruan ėndėrrat

Se ora
maste kohėn gabimisht!

II.

Njerėzit
iknin nga qyteti
njerėzit vdisnin tė vetmuar

Urat e gurit
pėrditė nga pak i shembeshin
nė gji
nėn karvanet e dhembjes

Atje tej
malet rrisnin thellėsitė

e nė magmat e palcės sė globit
ushqenin damarėt e Dodonės.

III.

Kur zgjohet Dodona
nga gjumi shekullor

shatėrvanet shpėrthejnė
nė gejzerė tė valė

Qytetit
ia lajnė fytyrėn

e monumentet rriten
me shkėlqimin e bronztė!…

(Gjakovė, 1978)

16 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:57 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
NOSTALGJIA PĖR DRITĖ

Lisat e jetės po shkundin gjethet
e dallgėt e dhembjeve tronditin liqenin
nė fund tė shpirtit

E sa trishtueshėm
e shoh diellin rrėzė plepave
me kokėn e kthyer teposhtė si fėmijėt kur lozin
Mė buzėqesh dhunshėm
larg, pėrtej shtatė kodrave
prej kah nuk mė zgjon tjetėr pos nostallgjinė
pėr dritė

S’jam pėr lojėra tė largėta e pakuptim o diell
lisat e mendimeve tė mia
po i shkundin gjethet e iluzioneve tė zverdhura

sa m’u deshe e s’ma zgjate dorėn
mė le tė thahem pėrdritjeve tė hėnės
me le tė pėrlcas ulurimave tė territ

E u desh nė kaltėrsinė e fjalėve tė vėmė
shėmbėllimin tėnd
pėr tė mos na zėnė trishtimi

Prandaj s’do tė vdesim-
zemra jonė
ėshtė diell pėr stinėt kur ti mungon !

(Zürich, 1989)

17 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:57 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
(Zürich, 1989)


FLAMUR QĖ S’PĖRKULET

-J. Gėvallės
dhe K. Zekės *)

Kam ca vėllezėr
qė mė ranė rrugės
pėr ty Kosovė,

Varret nė zemėr na i lanė
dhe ca fjalė tė fundme-
ca themele qė s’tunden!

Nė njė pishė ėndėrrat i shkrinė
E na i lanė peng tė perjetshėm
drejt Diellit tė ecim,

Ndaj
po qe se do tė mė djegė
nesėr Flaka e Shpirtit

merrni nga kėnga
amanetet e tyre-

atė flamur qė s’pėrkulet!

*) Rekaksia e hoqi pėrkushtimin
dhe rrumbullaksoi vargjet.

18 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:58 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
KUR BIE NATA

Kur bie nata
bota mblidhet kruspull
me lecka tė dhembjes
mbullon gjunjėt e tharė.

Kur bie nata njė ditė e vret veten
nė njė mendim tė prishur
e mbyllet kopertina e qiejve
pėr t’u rrokullisur bebzat e dritės
e pėr ta parė veten lakuriq.

Kur bie nata
bota rrudhet
bota tendoset nga pesha e heshtjes, dhunės
dhe qindra pyetjeve qė lind terri !

Nėse mund tė tė falem o natė
atėherė, pėr vorbullen e mėrisė qė mė zien,
dhe dashurinė e pėrtrirė
pėr agun e njė dite qė s’pėrėndon-

Lum ata
qė do ti shpėtojnė verbėrimit tėnd!!

19 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:58 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
XIXĖLLIMĖ E SHKELUR

Fluturoj mbi ty Kosovė
e tė shoh pėr sė shtriri

Tė lash
poshtė aq poshtė
sa s’njiheshe

nėn kėmbėt e stuhive
dhe jorganit frymėzėnės
tė mjegullave !

Kėshtu,
kurrė s’tė kam lėnė-

Xixellimė e shkelur…!

(Charter, 1989)

20 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 5:59 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
PĖRSĖRI PĖR NĖNĖN

-Triptik *)

Je mblakur nga Dhembjet
Pėrtėrirė nga Lindjet

Por kurrė s’tė shterri Dashuria !

*) Redaksia e hoqi titullin e vet dhe e bėri
“Triptikun” titull, qė nuk shkonte.

21 Re: poezi nga poeti ynė Brahim Avdyli prej Thu Sep 25, 2008 6:00 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
DRITĖ E NDEZUR *)

Kur do t’ju shoh ashtu siē dua
o fushat e helmit tim
kur, se plasa duke shpėnė
dheun tuaj
gjyqeve tė botės

duke jua thithur helmin
nėntorėve tė vrarė mbi ju

duke jua njomur
kokrrat e plasura
me nga njė currill fjalėsh…

Po kur moj do tė vijė festė maji
e tė ēelė hapėsirave tua
dhe tė mbetet
Dritė e Ndezur

tash o kurrė,
tash o kurrė, heu…!!

*) Kjo poezi ėshtė marrė nga botimet nė Kosovė
dhe ėshtė botuar nė Nėntori, 10, 1990. Nė libėr,
ajo ėshtė botuar e rrumbullaksuar.

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi