Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Kultura Kombėtare & Boterore » LETERSIA E POEZIA » POETI YNĖ DIBRAN DEMAKU

POETI YNĖ DIBRAN DEMAKU

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 POETI YNĖ DIBRAN DEMAKU prej Wed Oct 29, 2008 11:34 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Dibran Demaku


Dibran Demaku u lind me 18 Prill 1956 ne fshatin Abri e Epėrme te Drenasit. Shkollimin fillor e mbaroi ne fshatin e lindjes,ndėrkaq te mesmin dhe ate universitar ne Prishtine. Mbaroi studimet ne Degėn e letėrsisė dhe te gjuhės shqipe ne Fakultetin e Filolologjisė te Universitetit te Prishtinės. Pas studimeve shtate vite me radhe punoi gazetar ne Programin pėr fėmije te Radiotelevizionit te Prishtinės. Qe nga viti 1993 jeton ne Gjermani. Me shkrime filloi te merret qe nga bankat e shkollės se mesme. Shkruan poezi e proze pėr te rritur e pėr fėmije. Deri me tash i ka botuar dy pėrmbledhje me poezi pėr fėmije: 1. Vogėlushe dhe shtatore
2. Rrėfimet e kalasė se vjetėr

GJEOGRAFIA E KLASES SIME

2 Re: POETI YNĖ DIBRAN DEMAKU prej Wed Oct 29, 2008 11:35 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
PORTRET LUFTETARI
(Babait)


Gjate jetės se vet beri vetėm dy fotografi
njė pėr letėrnjoftim e nje kur shkoi n`ushtri

Gjate gjashtėdhjetė vjetėve te ti
kishte vetėm njė dashuri
pėr te gjithė:diell-liri.

Ne te dy luftėrat botėrore
ishte luftėtar i lirisė
mbronte gjeografinė e atdheut.

Hone:Si ai askush nuk e pėrdorte maliherin
ne jetėn e vet te vogėl
ne shpirt ujiste nderin.

Para se te vdiste fėmijėve u la porosinė
ne jete-mbi te gjitha te ēmoj

3 Re: POETI YNĖ DIBRAN DEMAKU prej Wed Oct 29, 2008 11:35 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
EMRI YT-DRITE NE TEMPUJ
(Vėllait tim Behramit i rene
pėr liri ne luftėn e fundit)


Si babai ynė dikur
Ti u bere,vėlla,Flamur.

Me armikun dhemb per dhemb
vertikal,gjithmone ne kembe.

Vecse ca plumba te zi
te pershkuan bri per bri

Per kete vend,per kete Toke
ti e le,vella,nje koke.

Per kete Toke,per nje liri
Emei yt-ne perjetesi.

Neper vite,neper shekuj
Emri yt-drite ne Tempuj.

4 Re: POETI YNĖ DIBRAN DEMAKU prej Wed Oct 29, 2008 11:36 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
KOHE E LIGE DHE LEHONE

Ne dhome zagushi
poci ta djeg ballin
perjashta furtune
kohe e lige dhe lehone

Sonte mos del nkorzo
mos fol asnje fjale
fjalet i bart era
kohe e lige dhe lehone

Sa e gjate kjo nate
femija pyet prindin:
-Babi kur agon?!
kohe e lige dhe lehone

5 Re: POETI YNĖ DIBRAN DEMAKU prej Wed Oct 29, 2008 11:37 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
PYLLI


Ne perralle
nje pyll i rralle

Ia prene deget
mugulloi

Ia prene trupin
prap buloi

Ia prene rrenjet
prap rrenje vuri

Pyll i dendur
me rrenje ne guri

Neper shekuj
Shtize flamuri.

6 Re: POETI YNĖ DIBRAN DEMAKU prej Wed Oct 29, 2008 11:37 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
RADISHEVES
(Vendlindjes se Shote Galices)

Radisheve
u shtange
apo u krenove
ate nate
kur e percolle Shoten
per ne cete
e duhej ta dregoje
nuse.

Ate nate
nuk u kupezua kenga e cikave
kur ne vend te duvakut te nuserise
ne koke i vure plisin e bardhe
kur ne vend te dhuratave per dasmoret
i dhurove pushken.

Radisheve,
a te dogji flaka e luftes
ty,qe e linde Shoten
dhe ua dhurove maleve per liri
apo te ngrohu
zeri tingellues i Shotes
ne netet e gjata te dimrit.

Radisheve,
ku e ke varrin
e bijes tende kreshnike
vale u frikesove
apo nuk pate vend
nder varre?!

Radisheve,
Cili jemi me krenar
per kete Heroine
ti qe e linde Shoten
dhe ua dhurove maleve
per liri
apo une qe rritem
me kengen e saj
ne gji.

7 Re: POETI YNĖ DIBRAN DEMAKU prej Wed Oct 29, 2008 11:38 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
DRENICĖ

Desha te te takoj ne enderr
e te takova ne legjende
Ahmet Delia mprehte
Sopaten
se armiq kishte shume
Azem Bejta
me Daden Shote
buzeqeshnin para shkolle
ne Prekaz
e flisnin
me Tahir Mehen
e me Shaban Polluzhen
Fehmi Lladrovci
bashke me Xheven
thrnin vargje
per ardhmerine
Legjenda me automatik
i rrezonte nje nga nje
ushtaret e armikut
e kendonte...


KORBAT


Korbat nuk kendojne
kenge per Trimat
e nese kendojne
a vlejne kenget e tyre?



KU TA GJEJ BLERIMIN


Syte nuk mbyllen e kapaket i rendon gjumi
endrrat kallen flake bregut te nje lumi

Shpresat mbeten peng ne fillim te nje pranvere
lulet ne bulim mos i keput Ylbere

Ku ta gjej blerimin qe ma vodhi vjeshta
si ta mund pikellimin vashe me keta rrjeshta.




KATER STINE PA TY


Koha perbirohet ngadale neper stine
agimet pranvarore lindin dashuri
Trendelina ime rritur ne kodrine
endrrat sec mi vodhe dhe ike me to
rendin tash kujtimet neper trotoare

sonte enderroj nje takim te ri
ti do te vijsh e lehte si lule flutur pranvere
ishull lumturie-zemer e gezuar
ne ditet e bardha qe do te vijne pasketaj
enderr mengjesi e gjakut te zgjuar

Prangat le te keputen ne nje dashuri
agimet le te kallen ne shikimin tend
trandu det i gjer per nje pabesi
yll mengjesi ne zemer do lind perseri.

8 Re: POETI YNĖ DIBRAN DEMAKU prej Wed Oct 29, 2008 11:39 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
MERGIMTAREVE


Varg,varg,varg
Larg,larg-larg
u niset rrugės se harrimit
atdheun e latė pas
valle a do ta gjeni
rrugėn e kthimit
pa ju atdheu
ėshtė jetim.

9 Re: POETI YNĖ DIBRAN DEMAKU prej Wed Oct 29, 2008 11:39 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
SERVILI


I thane se je i menēur
e ai beri urti
tha: Jam me i menēuri ne bote
e qeshi si fėmije.

I thane se je trim
e ai beri trimėri
vrau dy miza
e plagosi njė Mi.

I thane se je budalla
e quajtėn:Gomar
pėr dėshirėn tuaj tha:
mund te ha dhe bar.

Ter jetėn servil
tere jetėn kokulėt
i duruar si gomar
i urte si njė pule.

I thane cnuk i thane
ter jetėn e shanė
gjersa ndėrroi jete
servili i shkrete.

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi