Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Kultura Kombėtare & Boterore » LETERSIA E POEZIA » Thenie te mencura!

Thenie te mencura!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Thenie te mencura! prej Mon Nov 24, 2008 5:48 pm

Dano

avatar
Admin
Admin
..................KANE THENE PER JETEN..................

Hapi i pare per te perjashtuar gjerat e padeshiruara nga jeta eshte kjo: Vendos cfare do.
    Ben Stein
S'ekziston asnje copez deshmie se jeta eshte dicka serioze.
    Brendan Gill
Jeta eshte nje gjuhe e huaj; te gjithe meshkujt e shqiptojne gabimisht.
    Christopher Morley(1890 - 1957)
Qellimi i jetes eshte te luftoje pjekurine.
    Dick Werthimer
Jeta eshte vetem nje gje e mallkuar pas nje tjetre.
    Elbert Hubbard (1856 - 1915)
S’eshte
e vertete se jeta eshte vetem nje gje e mallkuar pas nje tjetre. Eshte
nje gje e mallkuar mbi nje tjeter dhe keshtu me rradhe.
    Edna St. Vincent Millay (1892 - 1950)
Jeta eshte dicka qe ndodh kur s’te ze gjumi.
    Fran Lebowitz (1950 - )
Jeta eshte dicka qe te gjithe duhet ta provojne se paku njehere.
    Henry J. Tillman
Jeta eshte e kendshme. Vdekja eshte e qete. Vetem tranzicioni eshte pak i mundimshem.
    Isaac Asimov (1920 - 1992)
Jeta eshte nje mesim i gjate mbi nenshtrimin.
    James M. Barrie (1860 - 1937)
Jeta eshte ajo qe te ndodh perderisa je i zene duke bere plane tjera.
    John Lennon (1940 - 1980), "Beautiful Boy"
Jeta eshte ZOO ne nje xhungel.
    Peter De Vries
Jeta eshte nje semundje qe perhapet permes marredhenieve seksuale..
    R. D. Laing
Jetesen e bejme nga ato qe marrim, jeten e bejme nga ato qe japim.
    Sir Winston Churchill (1874 - 1965)
Jeta e pakontrolluar s’ia vlen te jetohet.
    Sokrati (469 BC - 399 BC),
Jeta esthe nje seri e pathyer situatash te rrejshme.
    Thornton Wilder (1897 - 1975)
Jeta eshte vetem nje pasqyre, dhe ate qe sheh aty duhet patjeter ta shohesh njehere brenda vetes.
    Wally 'Famous' Amos (1936 - )
Jeta s’eshte e drejte. Eshte vetem me e drejte se vdekja, kaq.
    William Goldman, "The Princess Bride"
Qellimi i jetes eshte te jetosh ne pajtim me natyren.
    Zeno (335 BC - 264 BC),

2 Re: Thenie te mencura! prej Mon Nov 24, 2008 5:50 pm

Dano

avatar
Admin
Admin
..........KANE THENE PER MIQESINE..........

Fatkeqesite tregojne kush jane shoke te vertete.
    Aristoteli (384 BC - 322 BC), Eudemian Ethics

Pa shoqeri askush s'do deshironte te jetoje, edhe po te kishte gjitha te mirat tjera.
    Aristoteli (384 BC - 322 BC), Nichomachean Ethics

Nje
mik i mire mund t'ua thote per nje minute ne fytyre te gjitha problemet
qe ju keni. Mbase s'do ju duket aq mik i mire pasi t'ua kete thene te
gjitha.
    Arthur Brisbane, "The Book of Today"


Te mos kesh shoket te pabarabarte me veten.
    Confucius (551 BC - 479 BC), The Confucian Analects

Mos u mbro me gardh - mbaj shoqerine perreth.
    Proverb Ceke

Mund
te besh me shume miq per dy muaj nese shpreh interesim per njerezit e
tjere se sa mund te besh per dy vjet duke u munduar t'i besh tjeret te
interesohen per veten tende.
    Dale Carnegie

Mos
u mundo asnjehere te arsyetohesh - miqte e vertet nuk kane nevoje te
degjojne arsyetimet ndersa armiqte s'do te degjojne sidoqofte.

    Elbert Hubbard (1856 - 1915)


Nese nuk i kupton karakterin nje njeriu - shiko miqte e tij.

    Proverbe japoneze.


Ne mireqenie miqte tane na njohin neve; ne mjerrim i njohim ne ata.
    John Churton Collins

Fatkeqesia te tregon se kush jane miqte tuaj te vertete.
    Lois McMaster Bujold


Dua gjithmone te di cdogje mbi miqte e mi te ri dhe asgje mbi ata te vjetrit.
    Oscar Wilde (1854 - 1900)


Miqte kane te gjitha gjerat e perbashketa.

    Platoni (427 BC - 347 BC), Dialogues, Phaedrus


Mireqenia krijon miq - fatkeqesite i vene ne prove.
    Publilius Syrus (~100 BC)

Miqte mund te vijne dhe te ikin - por armiqte grumbullohen gjithnje e me shume.

    Thomas Jones (1892 - 1969)


Mos ec pas meje, une s'udheheq dot. Mos ec para meje, se mbase s'te ndjek. Ec prane meje dhe te behemi miq.

    I panjohur (mendohet te jete thene nga Albert Camus)

3 Re: Thenie te mencura! prej Tue Nov 25, 2008 5:21 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
ku di gjo ti bashk me aristotelin se ca o jeta mer Very Happy

4 Re: Thenie te mencura! prej Sat Nov 29, 2008 4:41 pm

Dano

avatar
Admin
Admin
ca me bo mer munohena ene ne Very Happy

5 Re: Thenie te mencura! prej Sat Nov 29, 2008 4:54 pm

Dano

avatar
Admin
Admin
..........KANE THENE PER SUKSESIN..........

Cdo here mbani mend se vendimi juaj per te patur sukses eshte me i rendesishem se cdo gje tjeter
    Abraham Lincoln (1809 - 1865)


Nese
A eshte sukses ne jete, atehere A eshte e barabarte me x plus y plus z.
Puna eshte x, y eshte loja; dhe z eshte te mbash gojen mbyllur.
    Albert Einstein (1879 - 1955), Observer, Jan. 15, 1950

Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem.
    Albert Einstein (1879 - 1955)


Eshte e mundur te deshtosh ne shume menyra...perderisa te kesh sukses eshte e mundur vetem ne nje menyre.
    Aristotle (384 BC - 322 BC),

Pse te jesh burre - kur mund te jesh SUKSES?
    Bertolt Brecht (1898 - 1956)


Nuk e dij cili eshte celesi i suksesit, por celesi i deshtimit eshte te mundohesh te kenaqesh cdokend.
    Bill Cosby (1937 - )


Cfare
eshte paraja? Nje njeri eshte i suksesshem nese zgjohet ne mengjes dhe
bie te fleje ne darke, dhe ne mes ketyre dyjave ben ate qe deshiron te
beje.
    Bob Dylan (1941 - )

Ekziston vetem nje sukses - te jesh ne gjendje te kalosh jeten ashtu si do vet.
    Christopher Morley (1890 - 1957)

Suksesi vjen tek ata qe jane shume te zene duke e kerkuar ate.
    Henry David Thoreau (1817 - 1862)

6 Re: Thenie te mencura! prej Tue Dec 16, 2008 4:03 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
komplimente:
Dituria ėshtė dritė,padituria errėsirė

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi