Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Kultura Kombėtare & Boterore » LETERSIA E POEZIA » CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI

CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI prej Sun Dec 21, 2008 11:58 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Mall pėr gjyshen

Gjyshemira, flokėthinjura ime e dashur
si patėn guxim tė mė thonė se ke vdekur
mė vranė shpresėn mė hapėn plagė nė zemėr
shpirtin ma thau loti gur i dhembjes
e mė vėrshoi ai lumė i mallit.

Gjysheurta ime, pėrralla e kėnga
ata mė thanė, po ti s'ke vdekur
jo jo nė mua e pėr mua s'ke vdekur
urtėsia ime, s'ju besoj fjalėve kob
as kėshtu siē jam nė kėtė amulli
po mė thuaj njėmend, gjyshe - thinjoshja ime
a kam vdekur unė i mėrguar a ke vdekur ti?
Jo jo
ti s'ke vdekur se amanetin s'ma the
kam vdekur unė
qė s'ta hodha sipėr as njė grusht dhé!

Eh, dhembje, vdekje, e zezė jetė
gjyshe mė thanė syhapur shkove
me mallin pėr nipat nė kurbet
jetėzeza jetė - medet;
ti shkove syhapur me mallin pėr nipat
e neve rrugėve tė botės na verboi malli
shpirt e zemėr flakė na i kalli.

Njeriu syhapur nė vendlindje vdes
po ne nė kurbet tė verbėr nga malli
errėsirė e dhembje mbrėmje e mėngjes.

E dashura gjyshe njerėzit ndėrrojnė jetė
nė atdhe s'vdesin jo - nė kurbet vdiqėm ne
pėr sė gjalli tė mbuluar nga dhembja e malli
ashtu siē mbulohen kufomat me dhé.

©Rizah Sheqiri

2 Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI prej Sun Dec 21, 2008 11:59 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Rrugėve
nė botė i pa botė

dhembjeve
nė jetė i pa jetė

plot dashuri
edhe nė varr i pavarr

nė kėngė
pafundėsisht - shtegtar!

©Rizah Sheqiri

3 Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI prej Sun Dec 21, 2008 11:59 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Shtegtar

Atje i dhunuar i ndjekur nga shtėpia
kėtu i pėrbuzur i huaj pa shtėpi
armik i rrugėve - rrugėt nė sy
gjithė bota e vogėl pėr ēerdhen e tij.

Shpirti i shtegtarit det kurrė i qetė
lėngon tė prehet s'paku njėherė nė jetė.

Patjetėr diku nė njė shtrat
qė askush s'e di ku e kur
do tė mbulohet me njė jorgan dheu
e nėn kokė do ta vėrė njė gur
po s'ėshtė i sigurt a do tė jetė i tij edhe varri
qė s'paku i vdekur tė mos shtegtojė shtegtari!

***

4 Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI prej Sun Dec 21, 2008 12:00 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Kur merr rrugėn e kurbetit

Kur merr rrugėn e kurbetit
varrin hapur gjithmonė e ke,

medet pėr atė njeri
qė s'ka vend pėr varr nė atdhe.

©Rizah Sheqiri

5 Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI prej Sun Dec 21, 2008 12:01 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Kėgė Vaji

Mėngjeset janė tė zymta
ditėt tė errėta
e netėt e trishtuara
nė dhé tė huaj
malli pėrvėlon ēdo refugjat
kokėdhembja ėshtė e gjatė

Zemra as ndalet as pėlcet
ballit i shtohen rrudha
poetit nė shpirt i qanė muza
dhe
nga kėngėvaji i dridhet buza.

©Rizah Sheqiri

6 Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI prej Sun Dec 21, 2008 12:01 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Degėz e kėputur 2

Trungu i paluhatur pėrballoi erė e shtėrngatė
degėzshkreta pėrgjithmonė hyri nė natėn e gjatė

Kur nė qėndresė thyen qafėn shtėrngata e era
trungun e bulėzuar me afsh e pėrqafoi pranvera.

E degėza qė u mashtrua pas erės
kurrė mė s'iu gėzua pranverės…

Njė trungu tjetėr nė gji iu fut por kot
e tėra u shndėrrua nė dhembje - nė lot.

©Rizah Sheqiri

7 Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI prej Sun Dec 21, 2008 12:01 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Degėz e kėputur

Shtėrngata njė degėz nga trungu e shkuli
era e mori dhe larg larg e shpuri
degėzshkreta pranė njė trungu tjetėr vend zuri

e trungu edhe pse mbeti nė erė
degė e degėza i pėrtriu pėrherė

trung i plandosur sėrish pėrparoi
pas shtrėngatės me gjelbėrim plagėt i mbėltoi
po degėza e kėputur kurrė nuk gjethoi.

8 Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI prej Sun Dec 21, 2008 12:02 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Faqe ditari e njė mėrgimtari

Nėnė po e puth diellin nė faqe
e ti puthe tė puthurėn time

nėnė sytė i kam tė drejtuar kah ti
dhe me njė rreze grindem si fėmijė
qė nga atdheu s'mė solli pak dashuri
e tė dehem tė dehem ngrohtėsi

ju pėr mua sy e zemėr i keni plot mall
e unė bredh botės qyqe - mėrgimtar
as gjumin s'e bėj si gjumė
as diellin s'e ndjej si diell
as hėna s'mė duket si hėnė
gjithmonė me njė lot tė ngrirė nė sy
me dy fjalė tė ndrydhura nė zemėr
me mė tė ėmblat fjalė ATDHE E NėNė

Nėnė puthe diellin nė faqe
unė ta puth tė puthurėn tėnde.

©Rizah Sheqiri

9 Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI prej Sun Dec 21, 2008 12:03 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
Flutura nė erė

Bėn ftohtė
fryjnė erėra
ngritet tym e mjegull
e bie shi shi i madh
gjelat paralajmėrojnė heshtjen
e bie shi shi i madh
pas shiut
a shfaqet ylberi i buzėqeshjes

kohė e bukur
a bėn mbi glob
a ēelin lule
a del pranverė
ndonjėherė
pėr ne - flutura nė erė?

©Rizah Sheqiri

10 Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI prej Sun Dec 21, 2008 12:03 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
AMANETI

Kahdo qė tė nisesh
biro
tė qoftė udhė e mbarė

po vrapove
kujdes
mund tė rrėzohesh
mbahu mirė pėr toke
edhe nėse fluturon

eh
po i mėrguar
nė dhé tė huaj
si tė ta mbaj amanetin
LOKE!

©Rizah Sheqiri

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi