Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Kultura Kombėtare & Boterore » LETERSIA E POEZIA » POPULLI I 'KENDON' POLITIKANEVE TANE TRIMA E TE PAEPUR

POPULLI I 'KENDON' POLITIKANEVE TANE TRIMA E TE PAEPUR

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

estilen

avatar
Vip
Vip
______ BEJTE PER 'KUSARET'______

--------------------------------------------------------------------------------------------

Shqipėria ime
Shqiponjė e plagosur
Vidh e vidh tė gjithė
Dhe ti s'ke tė sosur!

Tė shpojnė me thikė
Tė shqyejnė me dhėmbė
E ti, moj e zezė
Mezi rri nė kėmbė!

Shqipėria ime
Vėndi i fanarėve
Ke kohė qė jeton
Kohėn e kusarėve!

Jo kusarė ē'farėdo
Po me grada shteti
Thėrrimen e bukės
Mezi nxjerr mileti!

Koha e kusarėve
Polli lukuni
Poshtė dhjamit tė bardhė
U rrjedh gjak i zi!

Koha e kusarėve
Nuk mbaron zinxhiri
U rrjedh gjak i zi
Gjak i zi vampiri!

Po s'janė dokudo
S'mban ēdo gjė kanistra
Se kusarėt janė
Deputetė, ministra!

Deputetė, ministra
Askush s'rri nė hije
Drejtorė tė pėrgjithshėm
Kryetarė Partie!
S'mbaron e s'mbaron
Gjithė kjo lukuni
Nga polic i vogėl
Gjer nė Ministri!

S'mbaron e s'mbaron
Gjithė kjo dekadencė
Nga aparatēiku
Gjer nė Presidencė!

S'mbaron e s'mbaron
Djeg si vetėtima
Nga rojė e spitalit
Gjer tek Jozefina!

S'mbaron e s'mbaron
Lot' mėnd e njeriut
Qė nga infermierja
Tek ēupė e Saliut!

S'mbaron e s'mbaron
Gjė pa vjedhur s'ngeli
Fillon tek shoferi
Mbaron tek Xhuveli!

Koha e kusarėve
Njerėzit porsi bisha
Nga shefi i zyrės
E gjer tek Berisha!

Koha e kusarėve
Qė keq na i ngopi
Nuk i bėn dot hall
As dhe Bamir Topi!

Koha e kusarėve
Kudo ka rėnė flama
Nga rojė e Bashkisė
Gjer tek Edi Rama!

Koha e kusarėve
Kohė e pafytyrė
Ėshtė veē e zezė
Dhe s'ka tjetėr ngjyrė!

Sado tė kėrkoni
S'do gjeni kėtu
As Kusarė tė Kuq
As Kusarė Blu!

Se me njėra tjetrėn
Ngjyrat janė tretur
Ndaj vetėm kusarė
Keni pėr tė gjetur!

Kusarė e kusarė
O, popull i shkretė
Kryesorėt janė
Me imunitetė!

Dhe nė bazė tė ligjit
Me sens e me masė
Jo qė mund tė vjedhė
Po dhe mund tė vrasė!

Se nė vėndin tonė
Kėshtu bėhen ligjet
Hajduti tė vret
Dhe aspak s'pėrgjigjet!

Dhe aspak s'pėrgjigjet
More i uruar
Se kėtu kusarėt
Janė tė blinduar!

Janė tė blinduar
Si do zoti vetė
Dhe nuk i mbron shteti
Se janė shteti vetė!

Dhe bufi dhe lopa
Tani e kupton
Njėzet' vjet me radhė
Mafia na drejton!

____________populli_________

estilen

avatar
Vip
Vip
_____Lahuta e Saliut me tel tė kėputur!______

Ē'ja thoshte bilbili
Pėr xhaxha Salinė
Qė s'gjeti rehat
Me Prokurorinė!

Ē'ja thoshte bilbili
Sa qė tund gjith' fshatin
O, e bėn pėr vete
O, dorėzon mandatin!

Ē'ja thoshte bilbili
Brėnda nė Tiranė
Ina ėshtė e vockėl
Por tė bėn hatanė!

Njėqind kile burrė
S'ka nevojė tė jesh
Qė Prokurorinė
Nė drejtim tė kesh!

S'ka nevojė tė jesh
More Sali djali
Tė bėn Ligji vetė
Njė Arushė mali!

Letra e dėfterė
Plot e plot u mbushėn
Tani do tė ndeshet
Sala me Arushėn!

Do tė ndeshet Sala
Dhe do sosi zia
Po Sala nuk ėshtė
Gjergj Elez Alia!

Gjergji kish shtatė plagė
Shtatė dhe me shpatė
Gjergji kish shtat' vjetė
Dergjur nė krevat!

Ē'ja thoshte bilbili
Nė majė tė rigonit
Sala 700 plagė
Ka prej Korrupsionit!

Plagė e Korrupsionit
Nuk shėrohet kurrė
Po me 700 plagė
Si do bėsh, o burrė!

Si do bėsh , o burrė
Se ti s'je kollosi
Seē ti gatit armėt
Njė Astrit Patozi!

Njė Astrit Patozi
Po rregullon punėt
Sikur e ka nxjerrė
Saliu nga hundėt!

Ky djalė i Saliut
Qė e marrtė e mira
Nė ēdo katėr llafe
Thotė pesė marrėzira!

Ēfaqen nė ekrane
"Burrat e mėdhenj"
Dhe ne na pandehin
Si ca budallenj!

Nė llum e nė baltė
Zhytyr gjer nė grykė
Nė llum e nė baltė
Si kjo Politikė!

E hoqėn Sollakun
Atij s'i ra flama
Qėnka "derdimene"
Edhe Ina Rama!

Po mėndja pėr Inėn
Nuk ja prit njeriut
Ajo s'e hedh vallen
Sipas xha Saliut!

Sipas xha Saliut
Nuk ėshtė e rrjeshtuar
Se Lahutė e Salės
Ėshtė e ēakorduar!

Se Lahutė e Salės
Ėshtė e ēakorduar
Ndaj gjith' kjo e keqe
Vėndin ka mbuluar!

Ē'ja thoshte bilbili
Shtegut mė tė dalė
Po nisi zullumi
S'ka perėndi ta ndalė!

Ē'ja thoshte bilbili
Me njė zė tė zbutur
Lahutė e Saliut
Me tel tė kėputur!

estilen

avatar
Vip
Vip
NJE FIRME E MUNGUAR

Erdhi lajm i mirė
Qė nga Presidenca,
Se Kodin Zgjedhor
E zu Dekadenca!

Erdhi lajm i mirė
Pėr ty dhe pėr mua,
Kodi i Gėrdecit
Nuk u dekretua!

Nuk u miratua
Ajo katrahurė
Epo, Bamir Topi
U tregua burrė!

Epo, Bamir Topi
S'paska mbetur Blu,
Dy kryehajdutėve
U hyri njė hu!


S'e ngopi kollaj
Jo, firmėn e tija,
S'e kishim tė drejtė
Unė dhe shqiperia

As vulė dhe as firmė
Topi s'ka vendosur,
PO tani ē'do bėjmė
Burrat e gjizosur..!

Si herėt e tjera
Edhe kėtė herė,
Bajga qė gatuan
U mbeti nė derė!

Dy kryekusarėt
I zuri korrenti
Se kėtė s'e prisnin
Sot nga Presidenti!

Ndaj mbetėn pa frymė
Te bishti, te ura,
Epo Shqipėria
Ka akoma burra!

Si brekė putane
U bė Kushtetuta,
Se kusarėt duan
Veē tule tė buta

Veē tule tė buta
Veē pajė dhe prikė,
Po shpesh ato tule
Tė mbeten nė grykė!

Tė mbetėn nė grykė
Dhe s'tė bėjnė mirė
Ēorbat qė gatuhen
Nė njė errėsirė!

Firma nuk u hodh
E bardhė mbeti fletė,
S'e kishin tė drejtė
Unė dhe ky milet

Se demokracisė
Derėn dot s'ia mbylli,
Ajo natė e zezė
Njėzetė e njė Prilli

Andej e kėndej
Vijnė thashethemet,
Se nga ajo natė
Nisėn gjithė problemet!

Nisin gjithė problemet
Shtohen gjemba, tela
Kushtetutės, plagėt
Ia numėron Ngjela!

Po hajdutėt prapė
Njė gjė kanė menduar,
Do gjejnė njė shteg
Pėr ta miratuar!

Do gjejnė njė shteg
Pėr ta miratuar,
Por ai do mbetet
Kod i atakuar!

Nė njė errėsirė
Do mblidhen si minj,
Neve faqebardhė
Ata faqezinj!

Inatin e tyre
Nuk ka digė ta mbajė,
Ndaj dhe bėn vaki
Qė Topi ta hajė

Qė Topi ta hajė
Mos jetė gjer nė vjeshtė,
Se tani e heqin
Me shumicė tė thjeshtė!

Hajdutėt, ēengelėt
I ndjejnė mbi vete,
Ndaj edhe kanė shpikur
Kėto marifete!

Ndaj me raki rrushi
Do pihet dollia,
Se kishte tė drejtė
Gjithnjė njerezia

Ndaj qe kaq e drejtė
Greva e Urisė,
Ndaj jemi krenarė
Para Shqipėrisė!

Dhe un' do vazhdoj...
Tė bėj propagandė,
Gjersa tė qėrohet
Kėtej ajo bandė!...

Nė djall poezia
Vaj e cicėrimė,
Sa tė ēeli dita
Kjo ėshtė rruga ime

Ndaj mė rrjedh si lumi
Gjaku nė aortė,
Ndaj dhe do tė shėrohem
Paq nga kjo revoltė!

estilen

avatar
Vip
Vip
--------------Kush na e solli kte Mjerim.?--------

Filloi qeverisja(e 3 korrikut)
Qė s'qe parė gjėkund
Kodoshėt nė krye
Populli nė fund!

U kėndua prapė
Ajo kėngė e rrallė:
"Populli nė bisht
Partia nė ballė!"

Njė nga njė nė popull
Po vinin gjėmimet
U tretėn paratė
U ngritėn ēmimet!

Qeveri hibritja
Shpalosi talentin
E sė pari rriti
Bukėn dhe korentin!

Pėr ēdo ditė qė shkonte
Rriste nga njė gjė
Ky biēim pisllėku
Njė mullar u bė!

Kaq tė shpejtė krizėn
Kush e kish pandehur
Njerzit ecnin rrugės
Njėlloj si tė dehur!

Njėlloj si tė dehur
Dhe flisnin me vete
Mbi jetėn e tyre
Po binin rrėmete!

Po binin rrėmete
Ngjeshur e mė ngjeshur
Porse Qeveria
Dilte fort e qeshur!

Dilte fort e qeshur
Dhe pse ish' pėrtokč
Dhe na numuronte
Me qindra e me okč

Me qindra suksese
Si dje edhe sot
Po ne s'kishim sy.?
S'i shikonim dot!.?

S'i shikonim dot
Ato mrekullira
Se ca kohė na mbyti
Edhe errėsira!

Edhe errėsira
Na kujtoi mesjetėn
Mė tė zezė se aq
S'mund ta bėnte jetėn!

Vajtonte bilbili
Borigė mė borigė:
"Ē'na bėre Fatos
Tu bėftė nė grykė!"

T'u bėftė nė grykė
Dhe pafsh kiametin
Nė ē'duar tė zeza
Dorėzove pushtetin!

Nė ē'duar tė zeza
Nė ē'koka idiote
Dhjetė herė mė mirė
Ishte koha jote!

Dhjetė herė mė e mirė
Mė e mirė dhe pikė
Ē'pate qė na ike
T'u bėftė nė grykė!

Ē'fill i keq tė lidhi
Me shokun Sali
Se ti ike vetė
S'tė ndoqi njeri!

Ē'pate qė na ēove
Nė njė shkretėtirė
Se ti dhe nė gjumė
Qeveris mė mirė!

Ē'pate qė na prure
Sėrish tė kėqinjtė
Se ne mirė i njihnim
Qė tė gjithė Salinjtė!

Qė tė gjithė Salinjtė
I kishim ujdisur
Dhe s'u vinte dita
Pėr tė qeverisur!

Se u kishin rėnė
Dhe brekė dhe oshkure
Po, ti Nano djali
Nė pushtet i prure!

Nė pushtet i prure
Po nuk tė shpėrblyen
Ti e mbajte fjalėn
Ata tė gėnjyen!

Ata tė gėnjyen
Siē e kanė zanatin
Po ti prapė e mbajte
Dymbėdhjetė sahatin!

Po ti prapė e mbajte
Dymbėdhjetė sahatin
Veē me Edi Ramėn
E kishe inatin!

Veē me Edi Ramėn
E shkrive talentin
Pėr inat tė tij
Zgjodhe Presidentin!

Zgjodhe Presidentin
Qė s'di ē'tė tė them
Salės qė po mbytej
I dhe oksigjen!

Ndaj edhe zullumin
Shumė e ke trashur
Po ne budallenjtė
Ty tė kemi dashur!

------Populli-------

Network

avatar
Web Master
Web Master
Hallall


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

estilen

avatar
Vip
Vip
.
.__________Kulmi i Deshperimit_____
.
Se Edvini jone
Pėr pakėz karrike
Shpik e nxjerr ēdo ditė
Gėnjeshtra epike!..

Edhe librin "Gines"
Ai e kalon
Mjerė kush i shkon mbrapa
Mjerė kush i beson!..

Unė qė ja kuptova
Rengjet dhe hiletė
Ika nga ajo vathe
I thashė "Me shėndet"!...

Ika nga ajo vathe
Jo pėr punė inati
Po aty sundon
Djalli dhe Lugati!...

Ika nga ajo vathe
Me turr tė veriut
Se aty kish ardhur
Sozi e Saliut!...

Kemi njė tė marrė
Atje tek Bashkia
As cak, as kufi
S'paska marrėzia!...

Kemi njė tė shkarė
Quhet Edi Rama
Me teorinė time
Thotė, fitoi Obama!...

Eh, mor Edvin Rama
Ēke qė mė ngacmon
Ku e di Obama
Qė ti ekziston!...

Obama s'fitoi
S'fitoi nga askushi
Por nga varfėria
Qė solli Xhorxh Bushi!...

Ndaj ndikimi yt
Ėshtė sa i njė mize
Obama fitoi
Veē me vota krize!...

Se kur Amerika
Ka krizė si tani
S'pyet nėse je
I bardhė a i zi!...

S'pyet nėse je
Elefant a mizė
Do vetėm ta nxjerrėsh
Ti nga ajo krizė!...

Dhe ty Edvin djali
Po tė ndihmon fati
Me krizėn qė kemi
Pushteti ėshtė gati!...

Ėshtė dorėzuar krejt
Ky taborė kusarėsh
Pėr ēudi! Pushtetin
Ti kė frikė ta marrėsh!...

Ti ke frikė ta marrėsh
Or tė keqen lala
Se nuk mbush dot gropėn
Qė ka hapur Sala!...

T'i ke frikė ta marrėsh
Se bytha s'ta mban
Ndaj dhe me ndėrgjegje
Tė majtėn pėrēan!...

Se ke frika ta marrėsh
Se nuk do andralla
Katėr vjet me rradhė
Na ngope me prralla!..

Na ngope me prralla
Fort ke tundur kėmbėt
Tash qė erdh sahati
S'di pse tė ranė pėndėt!...

Sdi pse tė ranė pėndėt
S'ngul mė kėmbė si lopa
Tė tremb qeverisja
Me gjithė ato gropa!...

Ndaj bėrė njė kod
Si e deshe vetė
Ta kesh tė sigurtė
Te jesh deputet!...

---- populli kendon ne kulmin e deshperimit ----
.
.
.

Network

avatar
Web Master
Web Master
I Ben Vete Kto se po me habit vallain


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

estilen

avatar
Vip
Vip
___Paraja jone po mbahet 'kampion'____

Kam bėrė mijra herė
Po sot s'bėj shaka
Si mijra tė tjerė
Mbeta pa para!..

Sali shakatori
Del e bėn shaka
Po paraja humbi
Po para nuk ka!..

Po paraja humbi
Ka ikur pėr lesh
Sali shakatori
Qesh dhe vetėm qesh!..

Thotė se kemi bėrė
Hapa tė mėdha
Po e dinė tė tėrė
Se para nuk ka!..

Ky Saliu ynė
Di e bėn shaka
Hapa s'mund tė ketė
Kur nuk ka para!..

Socialistėt tanė
Zanatin e dinin
Se merrnin pėr vete
Po dhe ne na linin!.
.
Kur ishte Fatosi
Po mė tepėr Meta
Si grua me barrė
Na rrinte kuleta!..

Po tani kuletat
Nuk na duhen fare
Se humbėn tė shkretat
Se nuk ka mė pare!..

Sepse demokratėt
Tė grijnė nė mokėrr
Tė gjitha pėr vete
Dhe pėr ne s'lėnė kokėrr!..

Plastė ai qė thotė
Se janė Hajdutė
Vetėm se qėlluan
Ca si shumė Makutė!..

Vetėm se qėlluan
Ca si shumė Makutė
Pėr vete tė gjitha
Pėr neve njė mutė!..

Ndaj nė ato rripa
Ndaj nė ato maja
Lekut, more lekut,
I ka rėnė damllaja!..

Lekut, more lekut,
I ėshtė shuar fara
Po Saliu qesh,
Edhe bėn shakara!..

Kėtu po tė bjerė
Kokėn thyen miu
Po ne u mėsuam
Tė na rrojė Saliu!..

Tė na rrojė Saliu
Sa mali dhe Toka
Koka pas kapeles
Pas kapeles koka!..

Network

avatar
Web Master
Web Master
Po me habis me te vertete lal


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

estilen

avatar
Vip
Vip
_______O moj Shqiperi e mjera ti...!!!!_____

Pse je veshun zhele – zhele?
Dhe dyshoj s’do bahesh kurrė!
Prap me gisht nė gojė ti ngele,
“Ballėlarta me Flamurė?”

Ja kaluan Dhe 90 vite
Kur nė Vlonė ngritėn Flamurin
Sot ku je, dhe ku arrite!?
Lą mė lą po ngre ushkurin…

Shtrirė pėrmbys lėngon mbi glob
Gjakun po t’a thith “shushunja”.
Ke marrė vrapin me galop
Kėrmė qė qelbesh nėpėr llumra…

Vend,ku gjen baltė e batak
drogė, alkool, Euro, dollarė,…
vend qė vritesh veē pėr Gjak!
Shurragjaksit s’janė shqiptarė!

Dil e shit dėshmorėt e Kombit!
Dil, moho Martirėt e tu.
Sot tė thonė “******” e Globit
Dhe “lavire” gjithashtu…

Ku asht shpirti i Naimit?
Ku asht fryma e At Fishtės?
Ku janė trimat e ēlirimit?
Ku janė mendt e F.Konicės?

Janė tek plagėt e Kosovės!
Janė tek varret nė Ēamėri!
Janė tek Fushė e Domosdovės!
Hot e Grudė, Plavė e Guci!

Janė tek britmat e Gjo Lulit!
Huta e gjatė e Boletinit!
Salari dhe djemt e Sulit
Janė tek gjoksi i Avni Trimit.



Nandėdhjetė vite shkuanė sa ora.
Kujt t’i qahem: - Tė qofsha falė?
Ku janė djemt qė kishte Vlora?
Shqipėri moj rrėnjėdalė!?..

Zemra ime nis merr vrapin
Don me puth nė gjunj Flamurin.
Horrat rrugėn nuk m’a hapin
Horrat fort shtėrngojn ushkurin…

Ia hyp Atit tė Inatit
Kaloj male si i marrė
Veē tė shkoj tek Guri i Cakut
T’puth Flamurin Shqiptarė!

Bubuzhelė dhe buburreca
Jargė e qurra atdhetare
Para Flamurit seē ngeca
S’pashė anji fytyrė shqiptare!

Hipokritė me dhambė ckėrmitur
Njerz qė flisnin ēuditėrisht
Nė mes sheshit tė uritur
Iso burrash labėrisht:

“Po ku je Ismail Vlora?
Ngrihu, zgjohu ti nga gjumi!
Ngrihu burrė e bėja fora.
Shqipėrinė e morri lumi!…”

…Dhe u zgjova i tromaksur
ishte andėrr… mos e zgjat!
Mosha plakė m’a kishte rrasur…
Kisha pshurrur nė krevat!…

Nga populli trim dhe frikacak i ketij vendi

estilen

avatar
Vip
Vip
.Te forte ne instikam...
.

Hap televizorin, lajme Shqipėrije:
„Qeveri e tjerrur veē me lesh Mafije!“
Nis lexoj gazetat, e gjith globit mbarė:
Bir Selman i nėnės, kė tė qaj mė parė?

Bijen qeveritė nė ēdo anė tė globit
Veē nė Shqipėri kodoshat e kombit,
hypin edhe zbresin, i vėrsulen „thelės“
Vendit po ia fusin, krejt si Kau Pelės

A nuk tė mjaftuan njėqindmijė akuza?
Thirri mėndjes Edvin, se na plasi buza!
Dil nga Zyra tėnde, merri Sheshet prapė.
Tė tjerėt bymehen, ti tkurresh nė vapė

Mblidhet parlamenti, bėhen aleanca
SALA vjedh Atdheun, Edi rruan planca!
Hiē mos u mėrzitni, vėllezėr shqipėtar
Kėndoni refrenin: „Kė tė qaj mė parė!?“

Ku je moj NAFIJE, „qė rrahe dybekun“
Nder i madh pėr neve – u lidhėm me grekun!…
Bėhen qeveritė dhe e hamė pas shpinės
Se ky ėshtė qėllimi i Teze Athinės!…..

Erdhi kush nuk erdhi, qirja Bakojanis:
„Jasu skipetaris, erdha unė rrufjanis!“
Mister Geijxh ti erdhe,po vallė kush tė solli?
Me rrufjanėt tanė, belaja na polli!

Njėri i bjen gozhdės, tjetri rreh patkuan
Mafia mbretėron, populli po vuan
Ku tė vejė i ngrati, popull i bekuar
Nga qeveritarėt – milet i mallkuar!

.......Nga i perbalturi dhe i rraskapituri popull....

Network

avatar
Web Master
Web Master
Po me kenaqe me kto krijime lal bravo une sjam thom hic


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi