Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Shkenca » Jeta rreth nesh » Enigma rreth nesh

Enigma rreth nesh

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Enigma rreth nesh prej Fri Mar 27, 2009 8:43 pm

estilen

avatar
Vip
Vip
KAFKA KRISTALI QE NUK SPIEGOHET KRIJIMI

Pėrveēse janė krijime tė mrekullueshme tė natyrės, kristalet e kuarcit kanė karakteristika shumė interesante, qė i bėjnė tė dobishme pėr njė numėr aplikimesh moderne. Nė fakt, kuarci ėshtė nė gjendje tė tingėllojė, transmetojė, amplifikojė, magazinojė, tė vihet nė zjarr dhe tė strukturojė energjinė.
Veē kėsaj, ėshtė njė material piezoelektrik, pėr sa - nėn presion - gjeneron njė ngarkesė elektrike. Njė orė prej kuarci ka nė brendėsinė e saj njė kristal kuarci qė lėkundet si njė pace-maker. Kristalet pėrdoren edhe nė teknologji tė ndryshme, pėrfshi aparatet elektronike, radiot dhe kompjuterėt.
Qeniet njerėzore kanė pasur gjithmonė njė marrėdhėnie tė rėndėsishme historike me kėto objekte natyrale: nė tė vėrtetė dimė se pėrveē shumė pėrdorimeve moderne, njerėzit e lashtė i zbuluan fuqitė e kristaleve shumė kohė mė parė, shumė mė pėrpara nesh.
Pėr shembull, njė kristal vendosej nė gjoksoren e priftėrinjve hebrej; veē kėsaj, kėto gurė qenė pėrdorur nga shamanėt pėr hyjnizime dhe gjatė riteve tė shėrimit. Sipas legjendės, nė botė ka 13 kafka kristali me madhėsi natyrale, tė cilat pėrmbajnė informacione vendimtare pėr fatin e njerėzimit... Nė nivel molekular, kristali formohet nėn presion dhe nxehtėsi intensive.
Nė veēanti, kristali i kuarcit ėshtė i pajisur me polaritet negativ e pozitiv, tamam si njė bateri dhe i pėrgjigjet dritės dhe elektricitetit. Ka njė strukturė unike qė kėrkon torsion apo spiralitet nė formė helikore tė tetraedrave silicore. Gjatė "rritjes" sė tij, ēdo tetraedėr rrotullohet me 120 gradė.
Njė kristal kuarci krejtėsisht i formuar ėshtė njė hekzagon qė pėrfundon me njė majė tė mprehtė. Forma gjeometrike dhe qartėsia e kėtyre gurėve u japin atyre njė cilėsi estetike qė njerėzit e vlerėsojnė si gur tė ēmuar ose, nėqoftėse janė shumė tė mėdha, si tė vetmuara apo objekte artistike.
Duket edhe qė kristali i kuarcit ėshtė njė substancė natyrale, shumė elastike dhe rezonante, me njė gamė tė gjerė karakteristikash dhe pėrdorimesh.
Nė terma metafizikė, sferat e kristalit prej guri ose "topat e kristaltė" qenė pėrdorur si instrumente hyjnizimi dhe nė Mesjetė, deri pėr diagnostikimin e sėmundjeve. Siē e dimė mirė, qenė - dhe janė - pėrdorur edhe pėr tė parashikuar tė ardhmen. Copa mė e famshme e kristalit tė punuar ėshtė pa dyshim kafka e kristaltė "Mitchell - Hedges".
Anna Mitchell - Hedges ishte 17 vjeē kur e gjeti nė xhunglėn e Belizes kėtė produkt unik e misterioz gjatė njė ekspedite me tė jatin, eksploratorin e famshėm F.A. Mitchell - Hedges. Deklaroi se e kish nxjerrė nga poshtėė njė altari tė gurtė, ndėrsa rrėmonte midis gėrmadhave tė njė qyteti tė lashtė maja.
Vajza vėrejti diēka qė shndriste midis pluhurit dhe kur e nxori jashtė, mbeti e ngurrosur pėr zbulimin e njė kafke tė kristaltė, tė gdhendur nė mėnyrė tė pėrkryer dhe akoma tė paprekur. Nofulla e shkėputur u gjet tri muaj mė pas. Dimensionet e kafkės i korrespondojnė pėrsosshmėrisht asaj tė njė kokė njerėzore femėrore. Ėshtė e lartė dhe e gjatė 13 centimetra me 18 centimetra thellėsi dhe peshon 5 kilogramė.
Nė vitin 1970, Anna e ēoi kafkėn "Mitchell - Hedges" tek Frank Dorland, njė restaurues veprash arti, i cili mbeti i shtangur nga konturi i objektit.
Duke qenė se nuk kish parė kurrė ndonjė gjė tė kėsaj natyre, deshi ta studiojė dhe kėshtu hapi i parė qe ai i ekzaminimit shkencor tė saj. Dorland e dėrgoi nė laboratorin e kompanisė Hewlett-Packard; rezultati, pėrveēse ka shkaktuar surprizė tė madhe, do tė ēonte nė njė enigmė tė madhe... Teknikėt e laboratorit e zhytėn kafkėn nė njė solucion me alkool benzilik, kėshtu qė e kaluan nė dritė.
Nga ky test konkluduan se kafka dhe nofulla ishin pjesė e tė njėjtit bllok kuarci, por ajo qė i habiti qe se kafka dhe nofulla qenė gdhendur pa e vrarė mendjen pėr aksin natyral tė kristalit (kjo strategji parandalon frakturat gjatė procesit tė gdhendjes). Kėshtu qė konkluduan se kushdo qė do ta kish bėrė atė kafkė kristali, njihte metoda qė e shmangnin problemin.
Informacioni i mėtejshėm i pabesueshėm qė nxorėn nga kafka, qe se fabrikuesi i saj nuk kish pėrdorur mjete metalike pėr ta modeluar... Nė fakt, nuk arritėn tė gjejnė as edhe gjurmėn mė tė vogėl tė teknikės sė pėrdorur. As duke ua nėnshtruar analizave mė tė sofistikuara mikroskopike nė gjendje qė tė zbulonin teknikat mė moderne tė punimit. Natyrisht, kjo bėri qė tė ngrihej ēėshtja se "si" kafka ishte gdhendur dhe luēiduar me njė pėrsosmėri tė tillė.
Kuarci ka njė peshė specifike prej 2.5 dhe njė fortėsi (shkalla Mos) prej 7, e cila nė rastin e diamantit arrin nė 10, gjė qė e bėn mė tė fortin e metaleve. Nuk do tė ishte aspak e lehtė tė krijohej njė kafkė e kristaltė as duke pėrdorur instrumente moderne, por ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet sesi dikush, nė posedim teknikash primitive, tė mund tė ketė bėrė njė punė si kjo.
Sipas asaj qė shkencėtarėt dinė lidhur me fundin e qytetėrimit maja, kafka duhet tė jetė bėrė mė shumė se 1000 vjet mė parė... Antropologėt e konsiderojnė popullin maja se ėshtė njė popull i Epokės sė Gurit. Kėshtu, nėse qenė ata qė modeluan kafkėn, me ēfarė metodash ia arritėn njė gjėje tė tillė?
Duke i studiuar me vėmendje sipėrfaqen, Dorland zbuloi gjurmė mikroskopike shenjash afėr pjesėve tė kurbėzuara. Arsyetoi kėshtu se kafka, para sė gjithash, duhej tė ishte gdhendur me shumė kujdes nė njė formė tė ashpėr, ndoshta duke pėrdorur diamante.
Por nga ku mund t'i kishin marrė diamantet majat? Spekulloi edhe se pėr t'i dhėnė njė formė gjithnjė e mė tė mirė duhej tė kishin pėrdorur aplikime tė pėrsėritura uji dhe rėre me kristal tė silikonizuar. Praktikisht, mund ta siguronin vėrtet rezultatin duke pėrdorur metodat e Dorland...
Megjithatė, kishte njė problem tė madh nė kėtė skenar: koha. Vlerėsoi se do tė duheshin pothuajse 300 vjet laborator pėr tė pėrdorur mbi kafkė teknikat e tij. Ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet se punimi i kafkės tė ishte kaluar nga brezi nė brez gjatė tė gjithė kėsaj kohe!
Alternativa e vetme ishte qė krijuesit e saj tė kenė pėrdorur metoda sot tė humbura. Por ky ishte vetėm fillimi i mistereve tė lidhura me kafkėn... U zbulua se kockat e lakuara qė shtrihen pėrgjatė faqeve dhe ballit tė kafkės qenė tė ndara me kujdes nga copa e kristalit, nė mėnyrė qė tė funksionojnė si tubtha... nėpėrmjet parimesh tė ngjashme me ato tė opticienėve modernė.
Me pak fjalė, ata e kanalizojnė dritėn nga baza e kafkės deri nė kavitetet sferike, tė cilat janė lente konkave tė miniaturizuara nė gjendje tė transferojnė dritėn brenda kafkės, edhe nė rast se ajo do tė vinte nga njė burim i poshtėėm. Nė brendėsi tė kafkės ėshtė gjetur njė rreshtim prizmash dhe tunelesh shumė tė vegjėl, tė ndritshėm, qė zmadhojnė dhe ndriēojnė objekte eventualė poshtė.
Dorland kreu edhe njė seri eksperimentesh tė veēanta pėr tė parė se ēfarė ndodhte kur njė rreze drite kalonte nėpėrmjet pjesės sė poshtme tė kafkės. Referoi: "Ndizet sikur tė merrte zjarr". Njė prej kristalografėve tė Hewlett-Packard i pėrmblodhi tė gjitha misteret e kafkės sė Mitchell-Hedges, duke thėnė: "Kjo gjė e mallkuar nuk duhet tė ekzistojė".
Kafka tė tjera kristali gjenden nė pjesė tė ndryshme tė botės, nė duar tė koleksionistėve privatė, ndėrsa disa prej tyre janė blerė nga muzeumet mė tė rėndėsishme tė botės. Si tė gjitha anomalitė historike apo produktet enigmatike, kėto kafka prej kristali kanė qenė nė qendėr tė kundėrshtisė ndėrkombėtare.
"Muzeumi i Njeriut" (Museum of Man) i Londrės kishte njė tė ekspozuar, por qysh kur e kanė hequr, mbahet nė magazinė. Edhe "Muzeumi i Njeriut" i Parisit kishte njė qė quhej "Kafka Acteke", por edhe ajo mungon prej disa kohėsh nga ekspozimi. F.R. Nocerino, njė prej ekspertėve mė tė mėdhenj botėrorė lidhur me kafkat e kristalta, u vu nė zotėrim tė njė kafke tė kristaltė me pėrmasa njerėzore, pikėrisht teksa po ndihmonte qė tė lokalizohej njė qytet i humbur nė Meksikėn jugore. Peshonte pothuajse 6 kilogram dhe ishte nxjerrė nga njė bllok kristali i qartė.
Njė prej kundėrshtive mė tė mėdha lidhur me kėtė kafkė u pėrqėndrua lidhur me autenticitetin e saj. Procesi i pėrdorur pėr tė pėrcaktuar nėse njė kafkė ėshtė prodhuar nė kohėra tė lashta apo moderne, ėshtė shumė e sofistikuar dhe vetėm njė pėrzgjedhje shumė e ngushtė i ėshtė nėnshtruar.
Nė vitin 1996, nė bashkėpunim me "British Museum" dhe "Everyman Productions", BBC-ja ia nėnshtroi njė grup kafkash kristali testit tė vėrtetėsisė gjatė filmimeve tė njė dokumentari. U shtua edhe nga njė kopje pėr ēdo kafkė dhe mė pas iu nėnshtruan njė mikroskopi elektronik pėr tė kėqyrur shenjat e vogla tė lėna nga gdhendja.
Ekspertėt arritėn qė tė dallojnė instrumentat dhe metodat e shkėlqimit tė pėrdorura, duke analizuar thjesht ato gjurmė shumė tė vogla qė janė tė padukshme me sy tė lirė, por qė individualizohen nga mikroskopi i sofistikuar. Zoti Nocerino solli kafkėn e tij dhe njė tjetėr pjesėmarrės privat, Jo Ann Parks, solli njė kafkė qė e kish marrė nga shėruesi tibetan Norbu Chen.
Edhe muzeumet e Londrės dhe tė Parisit sollėn kafkat e tyre. Mė pas, kėta tė fundit refuzuan qė t'i komentojnė rezultatet. Megjithatė, ekspertėt e lashtėsisė zbuluan se kafkat e tyre qenė me origjinė mjaft moderne, arsye pėr tė cilėn i hoqėn nga ekspozitat e tyre.
Kur u pėrcaktua se tė dyja kafkat nė zotėrim tė privatėve qenė tė paktėn 5000 vjet tė vjetra! Kushdo qė ka familjaritet me lashtėsinė e Amerikės sė mesme, do ta ketė kuptuar sesa fantastike ka qenė njė zbulim i kėsaj natyre.
Nė fakt, sipas shkencėtarėve, qytetėrimi mė i lashtė i Meksikės, ai olmek, ka vetėm rreth 3000... Kėshtu qė "kush" e krijoi kėtė vepėr arti tė sofistikuar dhe tė habitshme qė mund tė kish qenė edhe njė objekt orakullor? Nuk ka dyshim se kristali ka shumė karakteristika tė dobishme dhe tė fuqishme qė mund tė pėrdoren nė mėnyrė tė ndryshme.
Nė botėn tonė materialiste jemi pėrqėndruar qė t'i pėrdorim nga pikėpamja teknologjike, por nėqoftėse mund tė magazinohen, amplifikohen dhe transmetohen valė radio dhe elektromagnetike, ndoshta kristali mund tė bėjė tė njėjtėn gjė edhe pėr mendimin njerėzor dhe energji tė tjera tė brishta.
Truri njerėzor prodhon impulse elektrike tė vogla, gjithsesi tė matshme. Kafka e kristaltė mund tė ketė qenė konceptuar dhe pėrdorur si amplifikator pėr transmetim me anė valėsh, pikėrisht siē i pėrdornin kristalet nė radiot e para (parimi ėshtė rritur nė shkencėn e aplikuar dhe duket se paraardhėsit tanė e kishin kuptuar).
Shumė njerėz qė kanė kaluar kohė nė praninė e kafkave tė kristalta, referojnė se ato prodhojnė fenomene tė ēuditshme... Personeli i muzeut tė Londrės deklaroi njė ditė se kafka mund tė lėvizte nė mėnyrė tė papritur.
Frank Dorland deklaroi se kafka "Mitchell - Hedges" kalonte nga qartėsia dhe ndriēueshmėria absolute nė opacitet dhe errėsim. Tė tjerė, tė cilėt kanė medituar nė prani tė kafkave, deklarojnė se kanė qenė dėshmitarė skenash historike tė zbuluar para syve tė befasuar tė tyre, pėrfshi kolapsin dhe zhytjen e njė ishulli.
Askush nuk beson se tė gjitha sekretet e kafkave tė kristalta janė akoma zbuluar, megjithatė misteret e tyre dalngadalė po dalin nė dritė dhe ndoshta jemi vėrtet nė pikėn qė tė zbulojmė qėllimin e vėrtetė tė kėsaj teknologjie tė lashtė.

Marre nga Explore Channel

2 Re: Enigma rreth nesh prej Sun Mar 29, 2009 7:53 am

estilen

avatar
Vip
Vip
C'thone gojdhenat per Zanat e malit

....Zana e Malit ėshtė krijesė mitologjike shqiptare me veti tepėr origjinale autoktone dhe e krahasueshme mė tepėr me figura tė kėtilla ballkanike dhe malore tė popullsive nė gadishullin ballkanik dhe ėshtė mjaft larg e krahasueshme me Artemidėn e grekėve, Dianėn e romakėve. Vėshtire se mund tė shkohet nė njė krahasim deri te Thana e ilirėve.
....Sipas traditės, ato kanė dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikėt nė betejat e tyre, dhe karakteri idhnakė i cili nguros kur iu prishet qetėsia. Brirtė e dhive tė egra janė mbrojtja dhe dobėsia e zanave.
....Zanat ruajnė territoret e veta me xhelozi edhe ngurosn ata qė ju prishin qetėsinė apo i befasojnė kur janė duke lozur nėpėr livadhet e maleve.
....Prandaj edhe kur shkohet nė mal ėshtė traditė tė bėhet zhurmė pėr ti njoftuar ato pėr afrimin e njeriut. Zana ėshtė edhe simbol i fertilitetit ose i pjelleshmėrisė, prej nga fjala shqipe shtatzėnė rrjedhė.
.
.
.
.........

3 Re: Enigma rreth nesh prej Sun Mar 29, 2009 8:20 am

estilen

avatar
Vip
Vip
.
.
.
___________C'DINI PER MISTERIN E TREKENDESHIT TE BERMUDES_________________

....Nė brendėsi tė njė zone tė kufizuar nga njė vijė imagjinare janė zhdukur njė numėr i konsiderueshėm avionėsh dhe anijesh - Viti 1945 do tė shėnonte fillimin e sagės moderne Pėrpjekjet e pafuqishme tė shkencėtarėve.
....Ngjarje tė ēuditshme duket se kanė ndodhur nė Oqeanin Atlantik pėrballė brigjeve tė Shteteve tė Bashkuara. Nė brendėsi tė njė zone tė kufizuar nga njė vijė imagjinare qė bashkon Bermudat, Floridėn dhe Porto Rikon, njė trekėndėsh, brinjėt e tė cilit janė secila rreth dymijė kilometra tė gjatė, janė zhdukur nė rrethana tė mistershme njė numėr i konsiderueshėm avionėsh dhe anijesh.
....Qielli shkėlqente nga yjet dhe avioni DC-3 po i afrohej aeroportit tė Majamit. Fluturimi nga San Juan (Porto Riko) po shkonte mirė. Krejt papritur, komunikimi mes kullės sė kontrollit dhe avionit u ndėrpre. Pothuajse menjėherė nisi njė operacion i ngjeshur kontrolli. Koha ishte ideale, shikueshmėria nė parametra optimalė, por nga ekuipazhi i DC-3 nuk kishte ngelur asnjė gjurmė. Ata ishin zhdukur nė asgjė, agimin e datės 28 dhjetor 1948.
....Tė njėjtin fat kishte pėsuar disa muaj mė parė edhe Star Tiger, njė avion linje i kompanisė “British South American Airways”, ndėrsa po u afroheshin Bermudave. Disa javė pas zhdukjes sė DC-3, Star Ariel, binjak i Star Tiger, kishte humbur ēdo lloj kontakti me kullėn mes Bermudave dhe Xhamajkės. Megjithė mjetet e panumėrta tė angazhuar nė kėrkime, incidenti mbeti njė enigmė dhe asnjė pjesė e avionit nuk u gjet dot.
....Por mė 5 dhjetor 1945 ėshtė verifikuar edhe drama mė e pabesueshme. Atė pasdite, pesė avionė raketahedhės Avenger tė Marinės sė Shteteve tė Bashkuara u ngritėn nė fluturim nga baza e Fort Lauderdale pėr njė fluturim tė shkurtėr stėrvitor.
....Ishte njė mision rutinė, qė pėrfundoi nė njė tragjedi tė tmerrshme tė rrethuar nga misteri dhe me vdekjen e mundshme tė katėrmbėdhjetė anėtarėve tė ekuipazhit.
....Edhe pse nuk kishte asnjė tė dhėnė pėr mot tė keq, komandanti i skuadriljes komunikoi pėrmes radios se tė pestė avionėt kishin humbur rrugėn dhe nuk ishin nė gjendje tė kuptonin drejtimin nė tė cilin po vazhdonin tė fluturonin.
....Disa ēaste pas kėtij mesazhi dramatik, komunikimi u ndėrpre, pėr tė mos rifilluar kurrė mė. Dy avionė tė Marinės u dėrguan menjėherė nė zonėn ku mendohej se kishin humbur gjurmėt e patrullės.
....Pas disa orėsh, edhe si pasojė e pėrkeqėsimit tė kushteve metereologjike, avionėt qė ishin nisur nė kėrkim tė tė humburve morėn urdhrin pėr t’u rikthyer nė bazė. Vetėm njėri prej tyre u kthye.
....Kėrkimet vazhduan pėr pesė ditė, por pa dhėnė asnjė rezultat. Ky episod do tė shėnonte fillimin e sagės moderne tė tė ashtuquajturit Trekėndėshi i Bermudave.
....Shumė incidente tė tjera u shėnuan gjatė viteve ’40. City Belle u gjet i braktisur pranė brigjeve tė Bahamasit nė vitin 1946, saktėsisht njė vit pas tragjedisė sė TBM Avenger, dhe Rubiconi ishte shndėrruar nė njė anije fantazėm qė i drejtohej bregut pėrgjatė Floridės, kur u gjet nė kushte tė shkėlqyera nė tetor tė vitit 1944.
....Por, nė bordin e saj nuk kishte asnjė shenjė jete. Nė vitin 1940 Gloria Colita u gjet e braktisur, por nė kushte tė shkėlqyera, pėrgjatė bregut perėndimor tė Floridės nė Gjirin e Meksikės.
....Dhe duke u kthyer pas nė kohė, nė gusht tė vitit 1935 imbarkimi La Dahama u shfaq nė gjendje tė pėrkryer nė Trekėndėshin e Bermudave disa ditė pasi njė tjetėr anije e kishte parė gati nė fundosje.
....Nė vitin 1931 anija norvegjeze Stavenger u zhduk nė Bahamas sė bashku me dyzet e tre burrat qė kishte nė bord, sikurse ndodhi edhe nė njė ditė tė qetė prilli tė vitit 1925 me anijen Raifuku Maru e cila do tė lėshonte mesazhin e tmerrshėm: “Ejani shpejt, ėshtė e tmerrshme! Nuk mund tė largohemi”.
....Anija Carroll A. Deering u gjet e kapėrthyer nė Diamond Shoals nė janar tė vitit 1921 me vela tė mbledhura.
....Dy mace ishin tė vetmet krijesa tė gjalla tė mbetura nė bord. Gjėja mė e ēuditshme ishte se tryeza ishte e shtruar, nė pritje tė njė ekuipazhi qė nuk do tė mund ta shijonte dot kurrė ushqimin e gatuar.
....Nė tė njėjtin vit njė duzinė anijesh humbi pa lėnė asnjė gjurmė nė tė njėjtat koordinata. Nė vitin 1918 Marina e Shteteve tė Bashkuara sinjalizoi njė tjetėr zhdukje: behej fjale per anijen e transportit Cyclops, e gjatė rreth 170 metra me 309 burra nė bord, nė lundrim nga Barbados drejt Baltomorės.
....Megjithėse ishte njė nga imbarkimet e para e pajisur me radio nė bordin prej saj nuk u lėshua asnjė sinjal SOS. Pėr tė ushqyer mė shumė misterin e kėsaj ngjarjeje do tė shėrbenin edhe zhdukja nė vitin 1941 nė tė njėjtat koordinata e dy anijeve simotra me Cyclops, Proteus dhe Nereus.

...............Fenomen i pa shpjegushem.Cudi a po.....?

....Kristofor Kolombi, nė udhėtimin e tij tė parė drejt zbulimit tė Botės sė Re nė vitin 1492 hasi nė fenomene qė tronditėn ekuipazhin e anijes
....Fama e trishtueshme e kėtij deti haset edhe gjatė shekujve tė mėparshėm. Njė nga tė parėt qė lundroi nė ato zona, Kristofor Kolombi, nė udhėtimin e tij tė parė drejt zbulimit tė Botės sė Re nė vitin 1492 hasi nė fenomene qė tronditėn ekuipazhin e anijes sė tij: njė vetėtimė e zjarrtė ra mbi det, busullat u ēorientuan dhe njė dritė e ēuditshme u shfaq nė errėsirėn e natės.
....Edhe pse referimet ndaj kėtyre fenomeneve janė fragmentare, njė ngjarje e dokumentuar ėshtė zhdukja e tė paktėn katėr imbarkimeve amerikane nė periudhėn kohore mes viteve 1781 dhe 1812.
....Nė vitin 1840 Rosalie, njė anije franceze, u gjet e braktisur pranė Nassau: vela tė mbledhura, njė ngarkesė e konsiderueshme e paprekur dhe e gjitha nė gjendje tė shkėlqyer. Njė anije luftarake suedeze, Lotta, u zhduk nė vitin 1866 pranė Haitit, e ndjekur dy vite mė pas nga Viergo, njė anije tregtare spanjolle.
....Por njė nga misteret mė tė mėdhenj tė detit mbetet zhdukja e Atalantės nė vitin 1880. Anija u nis nga Bermuda nė janar pėr nė Angli me njė ekuipazh tė pėrbėrė nga treqind kadetė dhe oficerė dhe nuk u gjend mė kurrė.
....Zinxhiri i fatkeqėsive vazhdon nė vitin 1884 me Miramonin, njė anije me vela italiane e nisur nga Nju Orleans dhe e zhdukur nė hiē. Nė tetor tė vitit 1902 anija gjermane Freya do tė gjendej e braktisur nė kėto brigje.
....Historia duket se pėrsėritet edhe nė kohėt mė tė afėrta: kushte tė mira metereologjike, asnjė problem mekanik, komunikime normale me radio, dhe mė pas heshtje totale. Pothuajse asnjėherė nuk janė gjetur relike apo ėshtė marrė ndonjė mesazh kėrkese pėr ndihmė.
....Pėrjashtimi i vetėm do tė ndodhte nė shkurt tė vitit 1953, kur njė avion anglez me tridhjetė e nėntė persona nė bord do tė lėshonte njė SOS ndėrsa gjendej nė veri tė Trekėndėshit: kėrkesa pėr ndihmė u ndėrpre papritur. Operacionet e shpėtimit nuk dhanė asnjė rezultat.
....Nė mars tė vitit 1950 njė katėrmotorsh Globemaster amerikan i nisur drejt Irlandės u zhduk nė Trekėndėsh, i ndjekur disa muaj mė pas, nga anija Sandra; ishte njė natė e qetė tropikale dhe anija transportonte 340 tonelata me insekticide.
....Incidentet kanė vazhduar pa pushim: njė Super Constellation i Marinės nė vitin 1954 me 42 persona nė bord; Sourthen Districts e mbushur me njė ngarkesė squfuri nė tė njėjtin vit; jahti Connemara IV i gjetur i braktisur nė qendėr tė Trekėndėshit nė vitin 1955.
....Njė vit mė vonė do tė ishte radha e njė Marine Sky Raider me 10 persona nė bord. Nė janar tė vitit 1958 botuesi Harvey Conover sė bashku me disa familjarė u nis nga Key West nė jahtin e tij drejt Majamit.
....Tė gjithė u zhdukėn pėrgjithnjė. Nė vitin 1962 njė avion cisternė KB-50 i Forcave Ajrore u ngrit nė fluturim nga baza ajrore e Langley (Virxhinia) me drejtim ishujt Azzore me nėntė persona nė bord.
....Pak kohė pas ngritjes kulla e kontrollit mori njė mesazh tė shkurtėr, i cili tregonte pėr njė avari. Megjithė kėrkimin intensiv, akoma edhe njė herė nuk do tė gjendeshin gjurmė tė tė zhdukurve.
....Nė korrik tė vitit 1963 Marina dhe roja bregdetare amerikane u impenjuan pėr dhjetė ditė nė kėrkimet e Sno’Boy, njė peskarexhė, gjurmėt sė cilės kishin humbur nė afėrsi tė Xhamajkės.
....Dy muaj mė pas do tė ishte radha e dy avionėve ēisternė KC-135. Kur mbeturinat e tyre u gjetėn nė afėrsi tė Bermudave, u mendua pėr njė pėrplasje nė ajėr, por gjetja e copėzave tė tjera nė largėsinė 160 milje e shtoi misterin.
....Nėse avionėt nuk ishin pėrplasur me njėri-tjetrin, si mund tė shpjegohej rėnia e tyre simultane? Por, ngjarjet misterioze nuk do tė pėrfundonin kėtu.
....Nė qershor tė vitit 1965, nė qershor, njė avion C-119 i Forcave Ajrore Amerikane u zhduk pashpjegueshmėrisht pasi kishte lėshuar njė mesazh tė pakuptueshėm.
....Nė janar tė vitit 1967 i njėjti fat i takoi edhe njė avioni transporti Chase YC-122 gjatė njė fluturimi tė shkurtėr mes Fort Lauderdale dhe Bimini.
....Nė korrik tė vitit 1969, megjithė kushtet e shkėlqyera metereologjike, u gjetėn pesė imbarkime tė braktisura. Muajin pasardhės, edhe Bill Verity, njė lundėrtar ekspert nė fushėn e tij, u zhduk nė Trekėndėsh.
....Tė tjera ngjarje tė pashpjegueshme ndodhėn gjatė viteve nė vazhdim. Nė vitin 1971 do tė humbnin anije transporti si Elisabeth dhe El Caribe.
....Nė vitin 1973, ishte Anita, anija mė e madhe e transportit tė mallrave qė e nisur nga Norfolku do tė humbte pėrgjithnjė nė ujrat e famėkeqit Trekėndėsh i Bermudave
.
.
Dhe misteret vazhdojne........

4 Re: Enigma rreth nesh prej Sun Mar 29, 2009 9:18 am

estilen

avatar
Vip
Vip
..
..
..A E DINI C'ESHTE PROJEKTI PHILADELFIA..?
.
Al Bielek eshte njeriu kyc ne eksperimentin e Filadelfias dhe eshte nga te vetmit qe ka deklaruar per vertetesine e saj si dhe zbulimet qe jane bere.
Al Bielek eshte nje personazh shume kontroversial dhe eshte bere objekt sulmi nga media dhe shkenctare te ndryshem ne lidhje me deklaratat e tija qe shpesh tingellojne te pabesueshme, te pakten sipas standarteve te shkeces se sotme.
Materiali qe do vijoje ne shkrimin me poshte eshte njera nga lekturat e tij mbajtur ne Las Vegas ne dhjetor te vitit 1990.
Do mundohem te bej nje paraqitje sa me korrekte te materialit ndonese eshte shume i veshtire sepse lidhet kryesisht me fiziken, teorine kuantike, ate te relativitetit si dhe teori te reja te cilat jane pjese e nje gjuhe shume specifike dhe qe ta njohesh duhet te pakten te kesh njohuri te mjaftueshme ne njeren nga subjektet qe permenda me siper.
Eshte nje lekture qe duhet lexuar me shume vemendje dhe sidomos eshte nje materiall qe do te ishte i pamundur te kuptohej nese nuk lexohet tema rreth eksperimentit te Filadelfias qe nga fillimi.Darius)
Zoti Bielek ka thene se ai dhe Preston (Nichols) ishin dy marinaret qe operonin disa aparatura speciale ne bordin e Eldridge, anija e Marines Amerikane e cila u be e padukshme ne vitin 1943 ne te shume njohurin Eksperimenti i Filadelfias.
Ai deklaron se filmi “Eksperimenti i Filadelfias” ne thelb eshte i sakte pervec faktit kur ai dhe i vellai u hodhen nga anija gjate kohes qe ndodhej ne hyperspace, ata nuk zbriten ne te ardhem ne shkretetiren e Nevadas por ne bazen sekrete te Montauk, NY ne vitin 1984.
Bielek deklaron se qeveria tentoi perseritjen e eksperimentit 41 vjet me pas ne te njejten date dhe ore duke hapur nje vrime ne kohe midis dy epokave. Nese kjo vrime nuk do ishte mbyllur atehere bota mund te ishte shkaterruar.
Zoti Bielek deklaron se i vellai vendosi te qendronte ne te ardhmen ndersa ai vete ra dakort qe te shkonte mbrapsht ne vitin 1943 per te mbyllur vrimen duke shkaterruar pajisjet ne bordin e Eldridge. Ai e kreu kete mision dhe vrimat u mbyllen. Bielek thote se ne vitin 1984 ne Montauk nepermjet kontaktit me alienet ata kishin nje tunel kohe qe ekzistonte aty.
Po ashtu ai deklaron se gjate kohes se eksperimentin, nje ufo e cila po vezhgonte ecurine e eksperimentin ne vitin 1943 u kap nga vrima ose nga vorbulla e energjise dhe po ashtu dhe ajo u transportua ne kohe ne te ardhmen.
Mbas eksperiences se tij ne Eldridge, Bielek deklaron se ka punuar me njerez te perfshire ne zhvillimin e bombes atomike por kundershtoi te jepte detaje mbi qellimin e perdorimit te saj nga qeveria. Ai shprehet se qeveria e shikonte ate si nje pengese serioze dhe do e kishin vrare prej kohesh po te mos ishte per faktin qe struktura e tij molekulare ishte e lidhur me dy vrimat ne kohe ne vitin 1943 dhe vitin 1984.
Si rezultat i kesaj ata besonin se duke vrare Al Bielek do shkaktonin nje efekt shkeputes qe mund te rihapte vrimat e kohes. Per te eleminuar rrezikun prej tij, qeveria perdori teknologjine e marre nga alienet duke i kryer nje regres ne moshe dhe ne kohe dhe duke e kthyer ne nje femije te sapolindur ne vitin 1927 ku u shnderrua ne djalin e familjes Bielek.
Por nderkohe, vazhdon Bielek, i vellai i cili qendroi ne te ardhmen u mrekullua nga tuneli i kohes ne Montauk. Ne nje fare menyre i vellai perseri u kap nga tuneli i kohes ne nje eksperiment tjeter dhe perseri ata u gjenden perpara te njejtes situate ku nese ai vdiste, vdekja e tij do shkaktonte rihapje te vrimave te kohes.
Dhe perseri duke perdorur nje teknologjie te cuditshme te marre nga alienet, qeveria ishte ne gjendje te shkepuste matriksin shpirt nga i vellai dhe ta vendosnin ate ne trupin e djalit te trete te babait te tij. Ne kete menyre perseri Preston harroi se kush ishte ne te vertete ndonese ata edhe ne kete rast kishin te njejtin baba.
Pjesa e fundit e informacionit e cila mu duk tej mase magjepse ne lekturen e zotit Bielek ishte diskutimi ne lidhje me udhetimin ne kohe dhe universet paralele. Ai deklaroi se duke perdorur pajisjet qe kishin shpikur, ata ishin ne gjendje te identifikonin te pakten kater Toka te tjera paralele (e ngjashme me programin televiziv te kanalit Fox te quajtur Rreshkitesit (Sliders) dhe ne njeren nga keto Toka paralele, Gjermania kishte fituar Luften e Dyte Boterore.
Kjo ishte shume interesante sepse sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber fantastiko shkencor nga James Hogan qe ishte bazuar ne idene qe njerezit mund te udhetonin ne kohe dhe te shkonin ne te kaluaren duke nderhyre per te ndryshuar ngjarje kyce te historise boterore por kjo gje prodhonte nje rrjedhje kohore ose kronologji te re ose paralele me ate ekzistuese. Mesa duket kjo eshte menyra me te cilen Universi ruan rregullin dhe e mbron ate nga paradoksi duke gjeneruar realitet paralel ose kronologji alternative.
Ajo qe dua te them me keto fjale eshte qe psh une vendos te shkoj mbrapa ne kohe dhe te vras gjyshin tim.
Si eshte e mundur kjo gje? Nese gjyshi im vdes atehere une sdo te kisha lindur kurre dhe si rrjedhoje sdo kisha qene ne gjendje te shkoja mbrapa ne kohe dhe ta vrisja. Por mesa duket ajo qe ndodh eshte qe ne nje rast te tille, kronologjia ose rrjedhja e kohes te cilen e lashe mbrapa vazhdon ashtu sic eshte pa ndryshimin me te vogel pervec faktit qe une nuk ekzistoj me ne ate pasi duke gjeneruar kete rrjedhje te re kohe une vullnetarisht heq dore nga mundesia per tu rikthyer ne rrjedhjen time te kohes.
Kur vrava gjyshin tim ne ate moment fillon nje rrjedhje e re kohore ose timeline dhe une duhet patjeter te rri ne kete timeline te alteruar.
Kohet e fundit mora pjese ne nje mbremje ne Las Vegas ku ndodhej dhe Zoti Bielek i cili foli per disa subjekte te tjera shume interesante. Fillimisht ai deklaroi se te ashtuquajturit Alien “Gri” ekzistojne dhe prej tyre ne kemi marre disa teknologji dhe faktin tjeter qe ata kane nder mend ta bejne Token shtepine e tyre te ardhshme. Po ashtu ai deklaroi se Grite jane duke ndjekur urdherat e rraces se Gjarperinjve, rracen e Reptilianeve nga Orioni.
Deklaroi se Orionsit e kane shume te veshtire jetesen ne Toke per shkak te mjedisit tone qe eshte aspak mikprites per ta dhe Grite jane duke i ndihmuar per te krijuar kushtet per Orionasit te cilet as me pak e as me shume kane skallveruar rracen e tyre. Bielek shtoi se jane bere shume beteja ne hapesire midis Konfederates se Planeteve dhe Grive e ET nga Orioni.
Me pas ai foli rreth asaj qe ka ndodhur kur u perdor tuneli i kohes ne Montauk per te shkuar ne te ardhmen. Ai shprehet se per disa arsye te panjohura ata nuk ishin kurre ne gjendje qe te penetronin vitet 2011-2013.
Po ashtu Bielek deklaron se teknologjia eshte kaq e persosur sa mund tju hedhi ne kohe, ne nje periudhe tjeter kohore dhe tju ktheje mbrapsht kaq shpejte sa do dukej sikur koha skishte kaluar fare per ty ndonese ju mund te ishit bere me i moshuar per shkak te muajve ose viteve kohe qe do kishin kaluar kur gjendeshit ne kohen tjeter.
Ai deklaroi se kjo ka ndodhur me te ne disa raste. Kohet e fundit, kur u be e mundur te kapercehej e ardhmja mbas vitit 2013 dukej sikur ne Toke nuk kishte me jete.
Kjo pjese e informacionit te tij ne lidhje me faktin qe nuk ishin ne gjendje te hynin ne ate periudhe kohore 3 vjecare (2011-2013) mu duk shume interesante dhe u perqendrova shume aty. Me pas nje lloj frymezimi hyjnor me shtyu te shpjegoj arsyen pse kjo gje mund te jete e mundur.
Me kujtohet te kem lexuar nje novel nga Asimov (Isak) ne lidhje me nje grup njerezish qe pretendohej se jetonin ne te ardhmen tone, puna e te cileve ishte te udhetonin ne kohe duke kryer ndryshime te vogla per te bere te mundur qe Toka te behej nje planet ose vendi me i mire per te jetuar.
Ekzistonte nje grup ne nje te ardhme shume te larget te tyre qe kishte dijeni se cfare po benin ata dhe bllokuan totalisht aftesine e udhetuesve ne kohe qe te hynin ne kohe rrjedhjen e tyre. Shpjegimi im per deklaraten e zotit Bielek ne lidhje me vitin 2011-2013 eshte qe nese ne po perdorim nje aparature fizike per te udhetuar (sido qe te jete, udhetim ne nje distance ne kohen aktuale apo ne vete kohe) ne menyre qe te arrihet destinacioni i deshiruar, ai vend apo kohe duhet te jene ne nje harmoni vibracionale me vendin nga ku nisemi.
Me fjale te tjera ligjet e fizikes, vibracioni i materies duhet te jene te bashkuara.
Sidoqofte konkluzioni im eshte qe ne vitin 2011-2013 Toka do ndryshoje levizjen e saj vibracionale dhe do kaloje ne nje dimension te ri, gje qe e ben kete kohe te pasinkronueshme me kohen tone aktuale.
Ndersa ndiqja kete teori zbulova se nje numer i madh profecish duket se percaktojne dicka shume domethenese qe do ndodhi ne kete periudhe kohore. Kam degjuar se Azteket dhe Majat kane profeci mbi dicka qe do ndodhi ne keto vite, nje transformim te dickaje. Po ashtu ne Piramiden e Madhe nese lexojme profecine ne nje mur te vecante afer dhomes se Mbretit ose te Mbretereshes ka disa referenca ne lidhje me vitin 2011.
Po ashtu Majat kane thene se kalendari i tyre mbaron ne vitin 1987 dhe 26 vjet me pas ne vitin 2013. Numrat te cilat jane shumezim i 13, 26 ose 52 jane konsideruar numra te shenjte per Majat. (Ka nje fakt shume te cuditshem qe Kalendari i Majave perfundon ne 21 dhjetor 2012. Kalendari i cili eshte cilesuar si me i sakti deri me sot dhe qe ka paraprire kalendarin Gregorian qe perdorim ne me disa mijera vjet, perfundon pikerisht ne 21 dhjetor qe eshte dhe dita e solsticit dimeror.
Ka shume teori por gjithe shkenctaret dhe studiuesit e kalendarit te Majave kane arritur ne nje perfundim te perbashket qe ne kete date, ndofta ne shkalle planetare do na duhet te perballemi me dicka qe mbetet nje enigme.-Darius).
Pa llogaritur faktin qe informacioni i zotit Bielek eshte apo jo i vertete, ne jemi duke jetuar ne nje periudhe kohore te pabesueshme dhe duket sikur aktivitetet qe lidhen me Eksperimentin e Filadelfias, Montauk ose UFO do na cojne te gjithe ne ne nje nivel te ri kuptimi mbi funksionimin e Universit ne te cilin ndodhemi

-Ky raport u mundesua mbas studimit te vemendshem te 9 oreve intervista ne video, intervista personale dhe komente individuale. Eshte ndertuar ne formen e nje formati pyetje-pergjigje pa i dhene rendesi se kush drejton pyetjen dhe kush pergjigjet.
Ky format po ashtu lejon futjen e te dhenave ne nje pjese te mevonshme te raportit. Te dhenat nuk jane te provuara apo te verifikuara dhe po paraqiten ashtu si jane marre.
Ky raport permban informacione mbi Eksperimentin e Filadelfias, ose Projekti Rainbow.
Projekti Phoenix 1-3, origjinen e Radiosondes dhe lidhja me punen e Wilhelm Reich, programin qeveritar mbi kontrollin e klimes si dhe agjenda te fshehta, projekti Montauk mbi Kontrollin e Mendjes, vrasja e paramenduar e mijera femijeve amerikane nepermjet kerkimeve studimore te kontrollit te mendjes dhe eksperimentet e tunelit te kohes...
projektet qeveritare mbi tunelet e kohes dhe procedurat operative, si Nikola Tesla dhe Von Neumann kontribuan ne keto projekte, kontrolli i mendjes me aprovim individual, menyra teknike per te prodhuar holograme planetare dhe efektet Matreiya, shpjegimi pertej segmenteve te mbyllura te kohes...
Planet qeveritare per krijimin e kampeve dhe sklleverve te punes, Projekti Dreamscan, Projekti Moonscan, Laboratori i Instrumentave Ajrore, Projekti i Shkaterrimit te Mendjes, grupi alien i njohur si Kondrashkin dhe marrdheniet e tyre me programet e kontrollit te mendjes te Qeverise se USA-s, Kamogol II, Grupi i Gizes, Sirianet negative, manipulimet e Grupit te Orionit, brezi i 6-te i misherimit ose inkarnimit, FAA dhe gjeneratoret e tyre qe prodhojne kohe zero...
Shmangiet teknike qe dolen nga Projekti i Filadelfias, Aleanca Nderkombetare Aerospace, injektimi i implanteve, Wilhem Reich dhe kontrolli i mendjes, programimi i tipit Reichian Orgastic dhe perdorimi i tij nga Qeveria amerikane dhe Sirianet, Psi-Corps, Montauk dhe alienet nga sistemi i Antares, Leveronet, Grupi Elohim, Marina amerikane dhe projektet e tunel-kohe, Qeveria Amerikane dhe Grite, suport jetesor elektronik, sisteme te Reptilianeve Humanoide...
Masa formash te reja jetesore ne zonat polare dhe lidhja e tyre me shperthimet e epidemive, AIDS dhe Fort Dietrick (NSA), trena Maglev dhe sistemi i tuneleve te nendheshme amerikane, genet e mungura humane, anije e groposur dhe aparatura te tjera aliene se bashku me arkiva teknike poshte piramides se Gizes , ardhja e vleftes se re monetare, “Fisnikeria e Zeze”, sistemet e gjakut te bazuara ne hekur te humaneve dhe Nordikeve, teknologjia e klonimit dhe zhvillimi i humaneve sintetike dhe zevendesimi prej tyre i figurave politike, situata ne Lindjen e Mesme, dijenia e Kongresit mbi drogen dhe agjenden aliene, MIB, Ushtria Amerikane dhe helikopteret e zinj...
teknologjia e levizshme e qeverise mbi turbullimin mendor, natyra dhe qellimet e Grupit te Orionit, kalimi i rraces njerezore ne densitetin e katert, ndryshimet gjeologjike, teknologjia Siriane e Kontrollit te Mendjes dhe shume te tjera te illustruara me deshmi te deshmitareve te ndryshem te cilet kane nje memorie fotografike dhe shume guxim.


vazhdon

5 Re: Enigma rreth nesh prej Tue Mar 31, 2009 8:36 pm

estilen

avatar
Vip
Vip
- Intervistė Al Bielek

Nga deshironi qe te fillojme?

Le te fillojme me Projektin Phoenix.
....Ishte nje projekt qe mund te konsiderohet si evolucion dhe vazhdimesi i Projektit te Filadelfias. Ky projekt ishte nje perpjekje e Marine ne vitin 1930 dhe 1940 ne perpjekje per te bere te padukshme nje anije. Ata nje dite te bukur levizen celesin dhe anija u gjend ne hyperspace. Gjate eksperimentit pati shume probleme me njerezit ne bordin e anijes.
....Konsideroje nje sukses shume te madh dhe nje deshtim shume te madh ne te njejten kohe dhe per kete arsye e nderprene. Rreth vitin 1947 u vendos qe projekti te riaktivizohej dhe u spostua ne Brookheaven National Laboratory me Dr John Von Neumann dhe asistentet e tij. Nga Projekti Phoenix doli teknologjia Stealth per te cilen nuk flas dot pasi ka lidhje me punen time. Po ashtu nga ky projekt u prodhuan dhe shume pajisje te vogla energjitike si ne rastin e radiosondes.

...Cfare eshte radiosonda?
Ne dukje eshte nje kuti e vogel e bardhe te cilen e bashkangjit ne nje balone dhe e leshon ne atmosfere. Qeveria ju tha njerezve se kjo sherbente per te mbledhur te dhena klimaterike. Aparatura perdorte nje pulsim modulues shume te pazakonte. Ne shumicen e rasteve ata perdoren nje oshilator CW (vale e vazhdueshme) dhe pulsonin sinjalin.
...Kjo rastesisht zbuloi faktin qe ishte nje menyre shume efikase per te shnderruar energjine elektrike ne energji eterike. Kohet e fundit kam filluar te koleksionoj radiosonda. Asnjehere nuk kam pare nje marres por mesova se ato disenjoheshin ne Brookheaven National Labs. Fillova te flas me njerezit ne Brookheaven dhe rastesisht u takova me nje xhentelmen i cili dikur kishte punuar ne ate laborator. Ai me tha se disajni fillimisht ishte hartuar nga Wilhelm Reich.
....Kjo gje me terhoqi vemendjen. Sipas kesaj historie perreth vitit 1947 Wilhelm Reich i dorezon Qeverise Amerikane nje aparature te kontrollit te klimes, nje aparature qe do kapte DOR. (DOR eshte energjia vdekjeprurese e Orgonit). Reich mendonte se nese ulte nivelin e orgonit atehere stuhite nuk do ishin me te rrezikshme dhe violente. DOR eshte rezultati i energjise se orgonit e cila bie ne kontakt me nje burim te mbyllur radioaktiv. Kjo gje prodhon DOR e cila eshte kercenuese per jeten. Po ashtu prodhohet edhe ne atmosfere nepermjet proceseve te tjera. Qeveria e dergoi aparaturen ne mes te nje stuhie dhe ja arriti te ulte intesitetin e saj. Kjo gje ju pelqeu atyre dhe i dha pikenisjen nje tjeter faze te Projektit Phoenix ne te cilen ata disenjuan keto radiosonda dhe filluan ti leshonin ato ne sasi te madhe, mbase 200 deri ne 500 ne dite.
.....Radioja ne keto aparatura ka nje rreze prej 100 miljesh. Nese ata perdoren kaq aparatura te tilla atehere dikush mund te mendoje se marresit (qe te trasnmetosh duhet te kesh dhe nje marres) per ta do ishin nje dicka e zakonshme. Kam qene nje koleksionist radiosondash. Kam mbi 100 te tilla ne koleksionin tim personal por asnjehere nuk kam pare nje marres radiosonde. Kam degjuar per to por asnjehere nuk kam pare.

.....Cilat jane frekuencat qe u perdoren?

...Frekuencat e perdorura jane 403 MHz dhe 1680 MHz. Ata perdornin dy frekuenca te ndryshme.
Ato jane aktive ne te njejten kohe?Jo. Perdorej njera ose tjetra. Me e hershmja qe u perdor ishte ajo prej 403 MHz, plus minus 2 MHz. Ndersa me pas filluan te perdornin 1680 MHz, plus minus 6 MHz. Sensoret e temperatures se tyre kishin ar, argjend, platin dhe iridium. Reich perdorte sensore qe kishin ar dhe argjend perbrenda.
...Elementi i lageshtires eshte nje pllake plastike e rrethuar me argjend perreth diskut ndersa linjat konduktive pershkojne kryq e terthore pllaken. Ata vendosin nje perzjere te cuditshme kimike ne ate pllake. Ne ndryshim me matesit e tjere te lageshtires, rezistenca shtohej sa me shume lagej.
...Ajo qe ne po teorizojme ne kete pike eshte qe termistori (sensori i temperatures) vepron si nje antene DOR jashte faze. Sensori i lageshtires vepron si nje antene per orgonin; sensori i presionit eshte ne thelb ai qe ata e quajne celesi i rezervuarit qe ne fakt eshte nje celes i presuar dhe sensitiv ciklik.
...Aparatura shkaterron DOR dhe prodhon orgonin. Transmetuesi konsistonte ne dy oshilatore ku njeri prej tyre do vepronte ne frekuencen mbajtese (403 deri ne 1680) ndersa i dyti i cili ishte thjesht nje oshilator prej 7 MHz i vendosur ne elektroden e oshilatorit mbajtes. Rezultati ishte qe oshilatori prej 7 MHz do pulsonte ndiz e fiku gjithe kohes. Po clidhje ka kjo qe po ndodhte me projektet e tjera?
...Qeveria nuk mund ti thoshte publikut qe keto ishin aparatura qe komandonin klimen. Cfare po shikojme ketu tani eshte ne fakt ajo qe shenoi zanafillen e te ashtuquajturit Projekti Montauk i cili ishte nje kombinim i punes se Wilhelm Reich dhe Eksperimentit te Filadelfias. Ishin dy projekte te ndara nga njeri tjetri qe zhvilloheshin ne Phoenix 1.
...Pra kishin aspektin e padukshmerise dhe kishim kontrollin e klimes te Wilhelm Reich. Nga fundi i projektit Phoenix duke perdorur disa nga konceptet e Wilhelm Reich dhe disa nga skemat e transmetimit te perdorura me pare ne projektin e radiosondave ata zbuluan se mund te kombinonin dy faktoret dhe ti perdornin ato per KONTROLL TE MENDJES. Qarqet qeveritare mbase do perdornin termin ‘alterim te sjelljes’ por ne fakt nuk ishte gje tjeter vecse kontroll i mendjes. Ja se cfare benin ata idiote.
Kjo ishte ajo qe perbente Projektin Montauk?
..Jo. Phoenix 1. Mbasi qarqet politike mesuan te verteten se cpo ndodhte u perpoqen ta mbyllnin si projekt. Por njerezit qe po e zhvillonin ju drejtuan ushtarakeve dhe ju propozuan atyre qe mund ta perdornin per te influencuar mendjen e armikut. Natyrisht qe ushtaraket e pelqyen shume kete ide dhe ju lejuan atyre qe te perdornin Montauk Air Force Base.
...Midis pajisjeve qe u kerkuan ishte dhe nje sistem radari SAGE i cili ndodhej ne baze. Baza u mbyll dhe cdo gje u shit ne ankand. Grupi me pas levizi ne Brookheaven Labs. Aty filloi ajo qe u quajt Phoenix 2. Ata shpenzuan dhjete vitet e para, pothuajse nga 1969 deri ne 1979 duke bere kerkime teresisht mbi kontrollin e mendjes.
...E filluan punen duke marre burimin e valeve te radarit SAGE dhe moduluar valen speciale qe ju kishte treguar Reich gjate procesit te manipulimit te klimes dhe e kombinuan ate me dicka qe kishin vene re gjate Eksperimentit te Filadelfias. Ata transmetuan me nje vale pothuajse 406 MHz. Kjo ‘kercente’ mbi frekuencat dhe ndryshimet ne faze. Ata perdoren nje koncept amplidine ne te cilen ndodhin disa stazhe pulsimi te moduluar.
Gjeresia e pulsimit mund te varioje nga 10 deri ne 75 ms. Frekuenca qendrore ishte 406 MHz qe gjenerohej nga nje funksion i tipit te ulet i cili referohej nga nje fuknsion kohe-zero.

....vazhdon

6 Re: Enigma rreth nesh prej Sat Apr 04, 2009 7:32 am

estilen

avatar
Vip
Vip
Vazhdon intervista Al Bielek per projektin Phoenix



A kishte ndonje modulim ne te?

Po, kishte frekuenca qe kercenin mbi te.

Pra Phoenix 2 filloi ne vitin 1969?

Po, ne periudhen midis vitit 1969-1971. Phoenix 1 u zhvillua nga viti 1948 deri ne vitin 1968. Pjesa e pare e projektit mbi kontrollin e mendjes konsistonte ne marrjen e nje individi dhe ti beje ata te qendronin 250 kembe larg antenes. Radari SAGE kishte nje energji interval pulsimi prej 0.5 MW. Ndersa antena nje perforcim prej 30 db.
Kjo do te thote nje radar efektiv prej te pakten 1 gigawatt. A e merrni me mend se cfare mund ti shkaktoje kjo njeriut? Mendoj se eshte nje mrekulli qe ata njerez jane akoma aty. Kjo djeg komplet funksionet e trurit, krijon deme neurologjike, te cara ne mushkeri nga nxehtesia. Ata e provuan kete gje me nje numer te caktuar njerezish disa prej te cileve i mbijetuan eksperimentit.

Ku i gjeten ata vullnetaret per nje eksperiment te tille?

Thjesht merrnin indigjene neper rruge dhe i vendosnin perpara radarit. Keto jane veprime pa kuptim qe shpesh qeveria ka qejf ti beje.

Kush ishte i ngarkuar me projektet ne ate kohe?

Dr. John Von Neumann dhe Jack Pruett.

Ndonje agjensi e caktuar?


Nuk jam i sigurt se cfare agjensie ishte e perfshire. Tani dikush pati idene e shkelqyeshme qe ti vendoste subjektet direkt ne linje me bririn perforcues te antenes. Dhe rezultati merret me mend, njerezit u dogjen te gjalle. Ne kete menyre ata arriten te zbulonin se duke variuar modulimin e fazes dhe kercimin e frekuences dhe pulsimit ne faza te shumellojshme, mund te ndikonin thelbesisht mendjen e nje personi.

Sa njerez punonin ne kete instalim?

Rreth 30.

Kush i autorizoi atyre perdorimin e bazes?

Forcat Ajrore dhe Marina. Ishte nje projekt i perbashket. Kishte te perfshire personel nga te dyja palet. Ne kemi kopje te urdherave per personelin e Forcave Ajrore.

Kush ishte preteksi per te perdorur bazen?

Nuk ishte asnje te tille. Baza ishte e braktisur. Ju kthye mbrapsht GSA rreth viteve 1969-1970 kur mbyllen gjithe sistemet e radarit SAGE. Pra ishte nje operacion jo ekzistent. Nje preteks i perkryer.

Ku i gjenin fondet?

Ishte komplet privat.

Korporatat?

Fillimisht nuk u perftua nga korporatat por me vone po. Parate fillestare erdhen nga qeveria naziste.

Ky eshte Phoenix 1?

Jo, ky eshte Phoenix 2 dhe 3. Ne vitin 1944 ishte nje tren amerikan trupash qe levizte ne nje tunel hekurudhe franceze dhe mbante 10 miliard $ ar te Nazisteve te cilet e kishin gjetur. Ishte 10 miliard $ ne vitin 1944 me 20 $ onsi. Treni u shperthye brenda ne tunel duke vrare 51 ushtare Amerikane. Floriri u shfaq perseri 10 vjet me pas ne Montauk.
Kjo gje duhet verifikuar. Ato para u perdoren per te financuar projektet per shume vite pasi vlera e arit vazhdoi te ngrihej. Ata shpenzuan edhe gramin e fundit dhe perfunduan pa para. Ne kete moment hodhen syte nga ITT. ITT ishte prone e Krupp ne Gjermani. Persa i perket personelit shume nga civilet dhe shkenctaret ishin ish-nazista te cilet erdhen nga Gjermania para dhe pas lufte.
Projekti ishte nen survejimin e qeverise Amerikane. Komuniteti i inteligjences e dite mire se cfare po ndodhte dhe CIA, ashtu si dhe agjensi te tjera, monitoronin cdo gje me kujdes. Fusha e lojtareve te cilet vepronin ne baze ishte e vogel, midis 30-50 personave. Fondet ishin komplet private. Mbas vitit 1983 Senatori Goldwater zbuloi se cfare po ndodhte dhe filloi nje hetim. Ai nuk mundi te gjente asnje gjurme fondesh qeveritare.
Pruett ishte drejtori metafizik i projektit. Ai ishte pjese e Forcave Ajrore. Kur ai u largua vendin e tij e zuri Dr. Herman C.Untermann. Ata kishin nje ekspert elektronik, Dr. Mathew E. Zerrett i cili erdhi nga Gjermania ne vitin 1946 se bashku me Werhner Von Braun.
Mbase arsyeja qe ju mbaruan parate ishte se ata kishin 25 baza te tjera ne territorin e USA per te financuar. Baza me e fundit u mbyll ne vitin 1983, ne 12 gusht. Baza ne Montauk ku te gjitha stacionet moren referencen e kohes zero u mbyll dhe po ashtu dy bazat e tjera te mbetura u mbyllen fill mbas saj.

Po ne lidhje me efektet e mendjes?

Me aq sa me kujtohet nga programi, duke qene se isha pjese e tij, jam bere subjekt i fushes se kontrollit te mendjes jo qe ne fillim te programit (sepse fillimisht ata me donin mua per aftesite e mija sensitive) por me vone. Me caktuan detyren e indoktrinimit te rekruteve te rinj. Prova e pare rezultoi nje deshtim i vertete.
Ju thashe atyre se nuk doja te kisha me te beja me programin dhe ata me vune perpara nje aparature me rreze qe me shkaktoi shume deme. Me ne fund dikush tha: “fikeni se ky do na ngeli ne dore” dhe ata e fiken. Te tjere u demtuan shume me teper se une. Efektet ne pergjithesi ishin shume negative. Mund te te digjej truri. Ata dilnin rrugeve dhe merrnin femije nga mosha 12 deri ne 16...

Ne kete menyre jane zhdukur shume nga femijet Amerikane?

Ne perllogaritem nje numer femijesh (10 mije) qe ata i moren nga rruga dhe i sollen ne Montauk, New Jersey. Numri total i njerezve qe ata rrembyen neper rruge dhe qe i cuan ne 25 bazat ishte 250 mije. Se kush e organizoi kete “sulm” ndaj femijeve per ti perdorur ne kete program, vazhdon te mbetet ende nje mister. Ne vazhdojme te mos e dime pergjigjen por dime qe ata u programuan per dicka.
Ata u bene subjekt programimi i cili hap mbas hapi u be me “human” duke perdorur teknika te avancuara elektronike. Programimi origjinal ishte i natyres Reichiane dhe ishte me shume fizik. Me pas ata permiresuan tekniken duke perdorur dhe kompjuterat dhe programimin elektronik sipas teknikes Reichiane qe zevendesoi shume shpejt cdo menyre tjeter dhe me me pak efekte anesore.

A keni dijeni per ndonje person aktual qe ka kaluar neper kete programim?


Kam pare disa te tille gjate viteve. Ka nje rutine shume specifike identifikimi qe mund te dedektohet nese jeni te ndjeshem aq sa duhet. Mund te dalloni nje person qe ka qene subjekt i programit Montauk “pese milje larg”. Kam pare pothuajse nje duzine njerezisht te tille ne zonen e Long Island, New York.

Po ne lidhje me Von Neumann?

Ai vazhdonte te ishte gjalle deri ne vitin 1989. Neumann ka patur disa telashe me qeverine si dhe disa probleme te tipit ndarje e personalitetit ne vitin 1977 kur dha doreheqjen si drejtor dhe u be keshilltar. Qeveria ju tha te gjitheve se ai vdiq ne vitin 1956. Por ne fakt qeveria vazhdon te bashkeveproje me te.

A ju dha ndonjerit nga subjektet e Montauk droga tropike?

Jo s’besoj...
Ata perdornin nje lloj droge qe ishte perdorur me pare ne lidhje me programimin Reich per ta bere subjektin me te ndjeshem ndaj transmetimit. Nuk me kujtohet emri i droges. Efekti i droges ishte i tille qe e bente subjektin disa here me te ndjeshem seksualisht.

Dhe ne te njejten kohe euforik?

Po edhe euforik.

A e moren ata kete karrigen e alterimit te mendjes nga alienet?

Prototipi u mor nga alienet. Pertej kesaj ne jemi te paqarte. Kjo karrige ishte ne esence nje amplifikator i mendjes. Qeveria merrte individe te trajnuar dhe i ulte ne karrige dhe gjeneronte forma mendimi te cilat aplifikoheshin dhe transmetoheshin.
Ata mund te transmetonin sinjalin dhe i kalonin njerzit ne nje gjendje para orgazme gjate se ciles ata beheshin te ndjeshem (marres) ndaj programimit. Punonte shume mire dhe u zbuluan dhe aftesi te tjera.
Ata zbuluan se kjo mund te funksiononte dhe ne kohe. Moren nje individ te trajnuar shume mire psiqikisht dhe e ulen ne karrige dhe gjeneruan nje forme mendimi te nje vorbulle e cila lidhi vitin 1947 me vitin 1981. Ky ishte me saktesi rezultati qe u arrit, pra u gjenerua nje tunel kohe ne te cilin ata mund te ecnin fare kollaj.
Ne ate kohe me kujtohet jepej nje film serial ne televizion dhe qe paraqiste kete koncept ne menyre shume te perpikte. Keto ishin disa nga aftesite e aparatures. Ata filluan te shkonin para e mbrapa ne kohe. Kjo ka qene faza e fundit e projektit Phoenix.

Kur u ndertua kjo makine kohe?

Rreth vitit 1979 ose 1980 ishte teresisht operative. Ky transmetues kishte energji te mjaftueshme per te perkulur kontiniumin hapesire kohe. Individi ne karrige duhej te sintetizonte funksionin e vorbulles sepse ata nuk kishin aftesite teknike per ta bere kete gje. Ndersa tani mund te sintetizohet ne menyre mekanike.
Ata bene dhe gjera te tjera. (Me fjalen ata Al Bielek i referohet grupit qe drejtonte eksperimentet qe sic del nga shkrimi ishin shkenctare, qeveria dhe agjensite e inteligjences. –Darius).
Psh individi i ulur ne karrige mendonte per ndonje krijese dhe krijesa materializohej. Pra ata kishin pothuajse fuqine per te krijuar nje qenie. Por problemi qe doli ishte qe qenia e krijuar qendronte e materializuar per aq kohe sa ishte i ndezur amplifikatori. Nganjehere energjia ishte midis gigawatt dhe terrawatt.
Shume e fuqishme. Vorbulla mund te arrije nje diameter prej 5 miljesh.

vazhdon...

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi