Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Kultura Kombėtare & Boterore » LETERSIA E POEZIA » Te bukura nga letersia shqipe dhe e huaj....

Te bukura nga letersia shqipe dhe e huaj....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Te bukura nga letersia shqipe dhe e huaj.... prej Sat Apr 04, 2009 8:22 am

estilen

avatar
Vip
Vip
Ne kete teme mund te shkruani cdo gje te bukur nga letersia jone dhe e huaj.
Po e nis une me nje perkthim te letersise se huaj
.....
Burri, gruaja dhe kafshėt



Pėrktheu L. Stroka[



Njė herė e nė njė kohė na jetonte njė burrė bashkė me gruan e vet nė stepe. Nė shtėpinė e tij kishte njė byzylyk qė i’a kishte dhuruar Vedeja duke i thėnė:[/size
- “Ruaje si sytė e ballit. Pėr aq kohė sa ta kesh, do jesh shumė i pasur”.
]Njė ditė u zu me tė shoqen, inati i sė cilės ishte aq i madh saqė s’nguroi t’i vidhte byzylykun dhe ta vendoste nė njė kuti tė madhe e tė rėndė, shumė tė fortė dhe pa mundesi hapjeje, e fshehu diku larg shtėpisė. Qė nga ajo ditė e gjithė pasuria e burrit po zhdukej pak nga pak, tė mbjellat shkatėrroheshin dhe pasuria humbiste. Filloi tė varfėrohej. Burri s’la me vend pa kėrkuar pėr byzylykun, por mė kot se gjente dot pėr tė madhe gjė. Njė ditė takoi njė qen:[/size]
“Ē’bėn kėtu”, e pyeti qeni.[/size]
- “Kėrkoj njė byzylyk qė mė duhet patjetėr”, u pėrgjigj burri.[/size]
- “Ēfarė do tė mė japėsh nė qoftė se tė ndihmoj ta gjesh”?[/size]
“Nė qoftė se mė ndihmon ta gjejmė, do tė jap ose do bėj ēfarė tė duash ti”, i premtoi burri, dhe qeni filloi tė kėrkonte duke pėrdorur kryesisht hundėn e tij. Pėrfundimisht e gjeti kutinė, por nuk arrinte ta hapte dot e tė nxirrte byzylykun. I foli burrit dhe i tha: “Kėtu ėshtė byzylyku yt, por nuk di se si ta nxjerrim”.[/size]
Nė atė kohė po kalonte njė mace. I pa dhe i pyeti:[/size]
- “Ē’bėni kėtu? Burri dhe qeni i shpjeguan dhe ajoi i sugjeroi:[/size]
“Mund tė hap njė vrimė, por ēfarė do tė mė jepni si shpėrblim”?[/size]
“Nėse mė ndihmon tė gjej byzylykun tim, do bėj ē’tė duash ti” i premtoi burri. Macja hapi vrimėn, hyri brenda dhe pa byzylykun. Por ngaqė varej lartė nuk arrinte ta prekte dot. Doli dhe u tha tė rejat.[/size]
Nė atė kohė po kalonte njė mi. Pyeti dhe ai se ē’po ndodhte pasi i shpjeguan, u tha:[/size]
“Pėr mua do tė ishte thjesht njė lojė zbavitėse ta hedh poshtė byzylykun. Por ti o njeri, ēdo tė mė japėsh nėse arrij ta marrė”?[/size
Burri i ripremtoi gjithēka dhe miu hyri nė kuti, u ngjit, e hodhi byzylykun dhe pastaj ridoli. “Nė rregull e hodha por nuk e nxjerr dot jashtė sepse ėshtė shumė i rėndė pėr mua”.[/size]
“Rradha ime”, tha qeni. Dhe e solli. Sapo e morri byzylykun ne duar burri filloi tė ribėhej i pasur.Tė ardhurat skishin tė sosur. Paratė mblidheshin. Burri u kthye nė shtėpi bashkė me qenin, macen dhe miun. Qė nga ajo ditė qentė nuk jetojnė mė nė livadh, por bashkė me njerėzit qė i ushqejnė me mish. As macja nuk jeton mė nė livadh. Jeton nė shtėpira, dhe njerėzit i japin qumėsht. As miu nuk jeton mė nė livadh. Rri nė shtėpitė e njerėzve, ku i japin lajthi. Dhe tė gjithė janė tė lumtur! Sigurisht pėrveē gruas. Sepse qė nga ajo ditė burri nuk i’a ka mė besėn.[/size]

.
Tregim nga libri “Mite dhe legjenda tė popujve”

2 Re: Te bukura nga letersia shqipe dhe e huaj.... prej Sun Apr 05, 2009 9:15 am

estilen

avatar
Vip
Vip
Dhija dhe delja




Dhija dhe delja






Dhija dhe delja ishin dy mikesha tė mira dhe jetonin pranė njėra tjetrės. Si shoqe tė ngushta qė ishin, hanin dhe luanin sė bashku. Gėzoheshin per shoqerine qe kishin. Njė ditė prej ditėsh menduan tė bėnin njė udhėtim, dhe tė vizitonin njė fshat tė largėt. Zbritėn nė rrugėn kryesore, ndaluan njė makinė dhe hipėn.

Dhija e cila ishte shumė e zgjuar i tha shoferit:

- ”Shofer, ne tė dyja jemi si motra, kur nuk kam para, i kėrkoj borxh deles dhe ajo mė jep, dhe kur nevojitet diēka ajo, i jap unė”

Shoferi e dėgjoi dhe i tha:

- “Tė lumtė, kjo do tė thotė shoqėri e vėrtetė”.

Papritur, afėrsisht nė mes tė rrugės, dhija i tha shoferit se donte tė zbriste pak pėr nevoja personale. Ai ndaloi menjėhere, dhija zbriti dhe pastaj u zhduk nė livadh sigurisht pa paguar asnjė qindarkė.

Shoferi u mėrzit sė prituri, i’u vėrsul deles dhe i morri paratė qė i kishin premtuar tė dyja kafshėt. Delja, fatkeqsisht s’kishte mė lekė tė tjera, prandaj dhe u detyrua tė kthehej ne kembe nė shtėpi.

Qė nga ajo ditė, kur delja shikon t’i afrohet ndonjė makinė, nuk ikėn, por qėndron nė mes tė rrugės, me shpresėn se mos merr pas reston e dhėnė. Nė tė kundėrt, kur dhija shikon makinė, i’a mbath vrapit se mos e pėrzė kėmba kėmbės shoferi…



Copyright © 2007

Tregim nga libri “Mite dhe legjenda tė popujve”

3 Re: Te bukura nga letersia shqipe dhe e huaj.... prej Thu Apr 09, 2009 8:50 pm

bimba

avatar
STaff
Sonate

Miq, e reja me e fundit nuk mund te jete,
qe robotet doren do na zhvleresojne.
Mos u genjeni prej atyre qe e besojne,
se do heshtin per kete "te rene e vertete".

Gjithesia eshte pafundesisht me e re
se nje kabell apo gradacela qe s'duhen.
Shihni yjet keta zjarre te pafre
e zjarret e rinj dalengadale do shuhen.

Mos besoni se transmisionet vigane nje dite
rrotat e se Ardhmes do rrotullojne.
Se pafundesite flasin me pafundesite.

Ndodh me shume se njerzit munden te zbulojne.
E Ardhmja nxe dhe largesine me te larget
njelloj serioze si brendesia jone e jarget.

Rainer Maria Rilke

4 Re: Te bukura nga letersia shqipe dhe e huaj.... prej Thu Apr 09, 2009 8:53 pm

bimba

avatar
STaff
Shpesh kam kryer udhėtime tė mrekullueshme, hipur mbi njė fjalė nė thellėsitė e sė kaluarės, njėlloj si ai insekti qė lundron nė rrjedhėn e lumit mbi njė fije bari.

Honoré de Balzac

5 Re: Te bukura nga letersia shqipe dhe e huaj.... prej Fri Apr 10, 2009 6:45 pm

estilen

avatar
Vip
Vip
Muret

Muret e shtepise
ngjajne me keshtjelle,
jane veshur ne zi
e deshperim te thelle.


Dhomat e zbrazta
pa asnje njeri,
kujtojne dhembje te pafund
te zhytur ne vetmi.

....te gjithe ne emigracion e shtepite jane bosh...
.
.

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi