Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Te rejat e fundit » Lajmet e fundit/Gazetat » METUSH KRASNIQI SIMBOL I REZISTENCES SHQIPTARE

METUSH KRASNIQI SIMBOL I REZISTENCES SHQIPTARE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 METUSH KRASNIQI SIMBOL I REZISTENCES SHQIPTARE prej Tue Apr 07, 2009 10:13 am

shaban cakolli


Moderator
Moderator
Metush Krasniqi u lind ne Dajkoc tė Dardanės mė 19.8.1928. Lindja e tij ishte gėzim i papėrshkrueshėm nė familjen Krasniqi, kur ky djalosh lind pas tri vajzave.



Trungu i tij familjar me rrėnjė tė thella dhe shumė degė ishte i pregaditur pėr atdhedashurinė pa marrė parasyshė sakrificat. Ata kurdoherė u gjindėn tė gatshėm me armė nė dorė nė mbrojtejen e tokave shqiptare nga pushtuesit.
Babai i Metushit Asllani, mė 1912 ishte dėnuar nė gjykatėn turke tė Gjilanit me 101 vjet burgim. Metushi fėmijėrinė e kaloi nė vendlindje, kurse mėsimet fillore i kreunė Hodonoc, ku mėsimi mbahej nė gjuhėn serbe. Pastaj ndėrpreu mėsimin e rregullt, por lexoi me njė zell tė madh.
Nė kėto rrethana e gjeti shpėrthimi i Luftės sė Dytė Botėrore, kur u bėnė ndryshime tė mėdha, nė GJilan hapet shkolla shqipe ku kreu shkollen e plotė fillore semimaturen dhe disa kurse pedagogjike. Martohet nė moshėn 16 vjeqare, pa dasmė, shoqėri dhe miq, nga se kėshtu ishin martesat nė rrethana luftes.
* Nė vitet 1947-49 kreu njė kurs pedagogjik nė Pejė e nė Gjakovė, ndėrsa nė vitin 1950 merr diplomėn e mėsuesisė nė Shkollėn Normale tė Gjakovės.
Nė vitin 1950-51, filloi punėn si mėsues nė shkollėn fillore nė Shipashnicė tė Epėrme. I frymėzuar nga veprimtarėt e LNDSH, nė Shipashnicė sė bashku me kolegėt e vet themelon orgnaizatėn ilegale "Partia Revolucionare pėr Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amė". Autoritetet e arsimit, vetėm njė vit mė vonė Metush Krasniqin e transferojnė nė shkollėn e Strezovcit. Aty punoi njė vit dhe u transferua nė Hogosht, ku e gjeti arsimtarin e gjuhės shqipe Ndue Nekajn dhe Hogoshti e mirėpriti ngrohtėsisht ardhjen e tij.
Pas njėviti Metush Krasniqin e transferuan nė shkollėn fillore tė Muēivercit dhe nė vitin shkollor 1955/56 me vendimin e organeve arsimore tė Rrethit tė Dardanes(ish-Kamenicė), shkolla 8 klasėshe e Muēivercit megjithė arsimtarėt e mjetet mėsimore u bart nė Roganė dhe pėr ēudi po me atė vendim Metush Krasniqi u emrua drejtor i shkollės nė kėtė fshat, shkollė e cila sot mban emrin e kėtij dėshmori. * Nė vitin 1957 pas ndjekjeve dhe burgosjeve detyrohet tė shpėrngulet nė Shkup. Atje krahas punės nė arsim me pėrkushtim vepron nė organizatėn "Partia Revolucionare..."
Nė nėntor 1958 Metush Krasniqi burgoset dhe dėnohet me 18 vjet burg tė rėndė, prej tė cilave i mbanė vetėm 8 vite. Pas daljes nga burgu Metush Krasniqi i kaloi disa vjet nė fshatin e lindjes nė Dajkoc ku i kryente tė gjitha punėte fshatit. I entuziazmuar nga hovi qė kishte marrė shkollimi, Metushi mė pas regjistrohet nė Fakultetin Juridik nė Prishtinė, dhe nė vitin1970 u punėsua nė shkollėn e mesme teknike "19 Nėntori" nė Prishtinė. Mirėpo, atė nuk e lanė tė punoj qetė. Me vendim tė Dushan Ristiqit -Kryetar i KK tė LKJ tė Prishtinės dhe tė kryeudbashit nė Gjilan Aleksandar Cana Periq, Metush Krasniqi u largua nga arsimi.
Metush Krasniqi meqė gėzonte njė autoritet tė madh nė mesin e rinisė shkollore dhe universitare nė Kosovė, por edhe nė Maqedoni, ai kishte formuar njė rreth tė gjerė shokėsh besnik, ishin ata si: Hasan Dermaku, Rexhep Mala e Skender Kastrati nga Hogoshti; Njazi Korēa nga Gėmica, Kadri Zeka nga Poliēka, Ethem e Fehmi Bajrami nga Malisheva e Gjilanit; Rexhep Elmazi e Rafet Bajrami nga Gjilani; Jusuf Gėrvalla, Zeqir Gėrvallėn e Sabri Novosellėn nė Prishtinė e shumė tė tjerė.
* Nė vitin 1976 Metush Krasniqi vihet nė krye tė Organizatės"Lėvizja Nacional-Ēlirimtare e Kosovės dhe e Viseve tjera Shqiptare nė Jugosllavi" LNĒKVSHJ.

Gjatė atyre viteve bėnė pėrpjekje pėr bashkimine tė gjitha grupeve ilegale nė njė organizatė tė fuqishme. Metush Krasniqi gjatė viteve tė 80-ta punoi nė ilegalitet tė thellė, por megjithatė UDB-a permes informatoreve shqiptarė, dinte pėr aktivitetin e Metushit, dhe mė 4 nėntor 1981 burgoset, torturohet rėndė nga udbashi Selim Brosha e shume tė tjerė.
Pas katėr muaj lirohet nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. * Mė 4 nėntor 1985 Metush Krasniqi sėrish burgoset dhe gjatė shtatė muaj e pesėmbėdhjetė ditėve sa e mbajtėn nė burgjet e Prishtinės e tė Mitrovicės, rrahet e torturohet nė mėnyrat mė mizore.
Pasi ishte i dėrmuar pėr vdekje UDB-a mė 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe mė 15 tetor 1986 ky atdhetar i devotshėm duke mos pasur shėrim ndėrroi jetė. Varrimi i tij u bė nė fshatin e lindjes nė Dajkoc.

Shaban Cakolli

Kosovare


Lavdi shumė tė madhit Metush Krasniqi duke e ditur se vepra e tij ėshtė aq e madhe sa qė kurr nuk e pėrshkruajnė fjalėt.

Artikulli qė e solle TI Shaban i mirė boll por s'di si mundesh t'mos i falėnderosh ata qė e kanė pėrpiluar ashtu siq e kishe bėrė tek faqja jote "djepi im-Dardania"? pra, rrespekto punėn e tjetrit dhe ruaje ftyrėn e karakterin tend.



fjalė popullore;
ku ngelė ftyra pasi zbulohet burimi i hajnisė,
pėr me tė rrespektu dikush punėn tėnde,rrespekto punėn e tė tjerėve,
e kojtmja pėrherė i ka koritė tė ligshtit!

estilen


Vip
Vip
Turp per bese,por nuk e njoh kete personalitet kosovar,se ndryshe do i kisha bere dy llafe per te

Kosovare


http://cakolli.shqipo.com/2009/04/06/metush-krasniqi-dajkoci/

ky eshte linku, shifet mė tepėr burimi i informacionit!

Kosovare


Pėr tė madhin Metush Krasniqi shkruan shumėkushi por ne i jemi mirenjohės ish shoqatės atdhetare "Metush Krasniqi" dhe tė ndjerit Kadrush Sylejmani qė ndrroj jetė ne vitin 2008 ne Prishtine qė botoi librin "Metush Krasniqi simbol i qėndresės shqiptare", (ne vitin 1999) qe e investoi pikrisht shoqata e themeluar ne Dortmund te gjermanisė, anetare nderi i shoqates (ne kuvendin e parė ishte musafirė i ftuar)zgjidhet i madhi Hysen Terpeza.

Network


Web Master
Web Master
Edhe une vallain Kosovare Mir Se erdhe shpresoj qe te pelqej ky forum .
Qendrim te kendshem


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

estilen


Vip
Vip
E lexova ne linkun e mesiperm jeten dhe vepren e ketij burri te shquar te kosoves,dhe doja te thoja se aktiviteti e historia e shume trimave te kosoves eshte tradhetuar dhe masakruar nga njerez te shitur tek U.D.B.ja.Njoh shume raste te kesaj natyre,por nuk eshte vendi per me shume.
...Lavdi te gjithe trimave qe dhane jeten per historine dhe gjallerimin e simboleve te kombit tone.

Kosovare


Lavdi pėrherė dhe e paharruar qofte vepra e atdhetarit Metush Krasniqi dhe te gjithe deshmoreve.

I paharruar qoftė kujtimi dhe malli pėr tė gjithė ata qe flijuan pėr shqiptarinė.


verejtje:
shaban cakollit: i qoftė i paharruar turpi dhe vjedhja qė u bėne artikujve nė gazeta,libra dhe media elektronike. tė vetmet punė -vepra te atina jan ca vjersha fmijėsh bile edhe ato te vjedhura e kopjuara dhe pak te ndryshuara,perndryshe kurr hajri nuk ju pa sepse mosha e tij mbi 50 vjeqe po e maskon n tema t ndryshme n forume te rinjve dhe tema te nxehta duke luajtur rolin e njeriut me njekarakter fmijnor.

I pagdhendur hiqqq!

Network


Web Master
Web Master
se njoh kuush eshte oj kosovare na trego me teper per ket mi


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi