Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Kultura Kombėtare & Boterore » Gjuhėsia » A lind me Saussure-in gjuhesia moderne?

A lind me Saussure-in gjuhesia moderne?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 A lind me Saussure-in gjuhesia moderne? prej Thu Apr 09, 2009 9:05 pm

bimba


STaff
A lind me Saussure-in gjuhesia moderne?



Pėrgatitet pėr botim monografia “Ferdinand de Saussure?”
“Ai i shihte problemet e shkencės me sy tė kthjellėt prej poeti e vizionari”... Kėshtu ua pėrshkroi Ferdinand de Saussurein studentėve, Antoine Meillet, themeluesi i shkollės sociologjike tė gjuhėsisė frėnge. I njėjti fill vlerėsimi, nė trajtė besojme, u shfaq dekada mė pas edhe te von Wartburgu, kur nė njė tryezė ndėrkombėtare pėr probleme dhe metoda tė gjuhėsisė, organizuar nga A. Martinet nė vitin 1944, u shpreh se “...pas shfaqjes sė fenomenit “Saussure”, ēdo gjuhėtar i mandejmė mund ta pėrkrahė ose ta kundėrshtojė atė, ta duartrokasė apo t’i bjerė ndesh, por kurrsesi s’mund ta shpėrfillė”. Asokohe nė botė kishin marrė hov mjaft shkrimet dhe botimet, qė u referoheshin teorive tė Saussure-it, duke iu pėrmbajtur, kundėrshtuar apo duke i plotėsuar ato. Me kėtė ritėm u mbėrrit deri nė vitin 1963, kur Benveniste, duke u ndalur nė rėndėsinė historike qė pati publikimi i “Kursit tė gjuhėsisė sė pėrgjithshme”, pohoi me autoritet se “…te Saussure-i merr shkas gjuhėsia e ripėrtėrirė e shek. XX”.

“Nė fund fitoi Saussure-i”. Me kėtė deklaratė nisėn tė hapeshin mjaft traktate gjuhėsore qė botoheshin nėpėr Europė aty nga vitet ‘60-‘70.
Cili qe Ferdinand de Saussure, ky personalitet sa i pėrfolur, aq edhe i parrėfyer, qė shpesh thirrej “mėsuesi gjenevas”? Nuk dihet shumė rreth jetės tė tij. Ndaj edhe nė vitin 1963, me rastin e 50-vjetorit tė vdekjes, Benveniste-i shkroi: “Njė mister pėshtjell jetėn personale tė atij qė shumė herėt zgjodhi tė strukej tek heshtja”. Por sosyrianistja frėnge Franēoise Gadet na informon se “botimi italian i Kursit, pėrkthyer dhe pajisur me shėnime nga De Mauro, (fq. 319-389), mbetet sot pėr sot burimi biografik mė i plotė qė disponojmė pėr Saussure-in”.

Sidoqoftė emri i tij gjithnjė i ka ndarė gjuhėtarėt nė pėrkrahės dhe kundėrshtarė. Kėshtu e pėrkrahin strukturalistėt, tė cilėt, duke u mbėshtetur pikėrisht mbi Kursin, themeluan rrymėn gjuhėsore qė filloi ta analizojė gjuhėn si sistem. E pėrkrahin gjithashtu shumė gjuhėtarė tė disiplinave tė tjera, tė cilėt gjejnė nė teoritė e tij arėsyetime bazė mbi natyrėn dhe funksionimin e organizmit-gjuhė; por e pėrkrahin edhe ata gjuhėtarė qė duke e njohur atė si themelues tė gjuhėsisė moderne, shtojnė sakaq se Saussure-i tashmė ėshtė i tejkaluar; kėsisoj ndodhi b. fj. me Chomskyn, tė cilit i mvishet merita se duke iu referuar Kursit, i pėrhapi idetė e Saussure-it edhe nė njė vend si Shtetet e Bashkuara, ku pakkush kish dėgjuar pėr tė.

E kundėrshtojnė fanatikėt e gjuhėsisė historike qė mendojnė se konceptet e gjenevasit e mbajtėn peng pėr do kohė zhvillimin e gjuhėsisė. E kundėrshtojnė edhe ata, tė cilėt duan t’i kundėrvėnė Saussure-it tė Kursit, Saussure-in tjetėr, atė tė anagramave, qė sipas tyre, mė fort se me gjuhėn, merrej me “lojrat” gjuhėsore tė poetikės (duke iu referuar 140 fletoreve nė tė cilat ai pat shėnuar anagrama tė tėra qė kish zbuluar e ku sipas tij qėndronte thelbi simbolik i poezisė latine saturniane).

Megjithatė ndėr kundėrshtarėt mė tė paepur duket se qenė anashkaluesit shqiptarė tė Kursit tė cilėt shpallėn qysh nė krye tė punės “gjuhėsinė shqiptare – shkencė tė partishme”. Jo pa qėllim, studentėve u ēeleshin seminaret e Hyrjes nė Gjuhėsi me “Marksizmi dhe ēėshtje tė gjuhėsisė”. Aty imponohej bindja se “metoda historike krahasuese ėshtė mė e mirė se analiza formaliste e katėr elementeve tė N. J. Marr-it (tė cilat nė fakt s’ishin veēse elementet e pėrcaktuara nga Saussure), sepse e para tė shtyn tė punosh, kurse e dyta tė shtyn vetėm tė shtiesh fall nė filxhan rreth misterit tė tė famshmeve katėr elemente”. Pėrjashtohej kėshtu kategorikisht postulati nistor i Saussure-it se “gjuha ėshtė formė, jo substancė”; nė kėtė mėnyrė pėrjashtohej en bloc jo vetėm Kursi, por i tėrė korpusi sosyrian.

Duke lėnė mėnjanė kėta anashkalues, mund tė thuhet se nė botėn shkencore tė gjitha kundėrshtitė teorike, pos vorbullės sė madhe tė debateve qė i ka shoqėruar, provojnė se Kursi i gjuhėsisė sė pėrgjithshme vijon tė ushqejė dilemėn:

A lind me Saussure-in gjuhėsia moderne? Pėr ta kuptuar mė mirė faktin se Kursi i Saussure-it ndėrroi kursin e studimeve mbi gjuhėn, lypet shtyrė pėrtej shfaqjes sė dukurisė “Saussure” nė gjuhėsinė ndėrkombėtare, pėr faktin se mė parė ēėshtjet e filozofisė sė ligjėrimit nuk qenė ndarė ende nga ēėshtjet mirėfilli gjuhėsore.

Shekulli qė u pėrvijua mes sundimit napoleonik dhe Luftės sė Parė Botėrore qe periudhė shumė e rėndėsishme pėr zhvillimin e shkencave nė pėrgjithėsi e tė gjuhėsisė nė veēanėsi. Pėr gjuhėsinė mund tė thuhet se kjo epokė zhvillimi u ēel me danezin Rask dhe gjermanin Bopp. Periudhės pararendėse tė kėtij shekulli, pra periudhės nga Mesjeta nė Klasicizėm, nuk i pati interesuar asfare zhvillimi historik i gjuhės, dmth nuk i interesonte “si” shndėrrohej ligjėrimi, por “ēfarė” ish ai nė vetvete. Sikundėr thotė Saussure “interesi historik pėr gjuhėt zuri fill kur u zbulua se ato mund tė krahasoheshin mes tyre. Kjo shėnoi lindjen e filologjisė krahasuese apo ndryshe tė “gramatikės sė krahasuar”. Mė 1816n, nė njė studim tė titulluar “Sistemi zgjedhimor i sanskritishtes”, Franz Boppi shqyrtoi lidhjet e sanskritishtes me gjuhėt gjermanike, greqishten, latinishten, etj”. Nė fakt, gjuhėsia e shek. XIX, me orientimin e saj fundekrye historik, nuk u njohu pararendėsve vendin qė meritonin nė shkencat filologjike dhe ky qe vėrtet paradoks, pse nuk mund tė mohohej kontributi i studiuesve si Platoni, shėn Agustini, apo Tomė d’Akuini e mė tej Leibnizi, Komeniusi apo shkolla e Port-Royalit. Tash pranohet se pėrshkrimet apo konkluzionet teorike tė skolastikėve dhe racionalistėve janė tė epėrme ndaj atyre tė gjuhėsisė historike. Vetė Saussure iu pat referuar Platonit lidhur me arbitraritetin e shenjės, ashtu si dhe Chomsky mė pas u pat mbėshtetur te
Dekarti pėr tė themeluar teorinė e gjenerativizmit gjuhėsor.

Si pėrfundim, gjuhėsia historike hulumton cila ėshtė zanafilla e njė elementi tė dhėnė dhe si ka qenė ai nė etapėn pararendėse. Porse problemi mund tė shtrohet edhe ndryshe: Ēfarė roli luan ky element nė rrjedhė tė ligjėrimit? Si sillet ai nė shoqėrizimet gjuhėsore? Ē’vend zė ky element praktikisht nė njė gjuhė tė dhėnė e teorikisht nė sistemin e pėrgjithshėm-gjuhė? Kėto ndėrdyzje tė reja qė kishin filluar tė ngacmonin vėmendjen e studiuesve, nxorėn nė pah pamjaftueshmėrinė e tė ashtuquajturave metodave diakronike, historike apo etimologjike, ose sikundėr shprehet Saussure: “kjo shkollė [..] nuk mbėrriti dot tė themelojė shkencėn e vėrtetė tė gjuhėsisė. Ajo s’e ēoi kurrė ndėr mend tė shqyrtonte natyrėn e objektit tė studimeve tė saj. Kėsisoj, pa hedhur kėtė hap fillestar, njė shkencė e ka tė pamundur tė pėrvijojė njė metodė tė sajėn”. Ky ngėrē metodologjik mund tė zgjidhej duke i pranėvėnė gjuhėsisė historiko-krahasuese njė tjetėr gjuhėsi, atė sinkroniko-pėrshkruese. Nė fakt ky gėrshetim metodash u pėrftua si zgjidhje vetėm pasi e ofroi Ferdinad de Saussure; e madje, sikundėr u ndodh gjithnjė revolucionarėve tė mendimit, domosdoshmėria e pėrftimit tė kėsaj zgjidhjeje nisi tė ndjehej veē njė a dy dekada pas tij.

Jakobson-i thotė se “vlerėsohen si kryevepra dy lloj kontributesh shkencore: ato tė tipit epilog qė, pasi kanė bėrė bilancin e hulumtimeve n’atė fushė, tė rezultateve tė arritura, e kurorėzojnė kėtė veprimtari me njė doktrinė tė mirėfilltė dhe ato tė tipit prolog, qė nuk paraqesin njė ndėrtesė tė pėrfunduar por fillesat e njė ndėrtese tė re dhe pėrparimtare”. “Kurs i gjuhėsisė sė pėrgjithshme” i pėrket tipit tė dytė, pasi ai nuk pėrmban pėrfundime tė nxjerra nga vepra e plotė e autorit dhe e bashkėkohėsve tė tij. Jo; ai ngrihet i gjithi mbi kurajėn dhe pėrpjekjet e njė individi qė u mundua tė rishikojė e tė tejkalojė trashėgiminė e shkollės nga e cila ai vetė qe formuar, madje edhe trashėgiminė vetjake kėrkimore e shkencore, duke synuar rezultate tė reja. Sėrish Jakobsoni: “ndryshe nga manualet tė cilat pėrmbledhin rezultatet e pėrftuara sakaq nga shkenca, Saussure-i nuk u ndal mbi ēka qe bėrė, por mbi ēka duhej bėrė”. Ndaj edhe kreu hyrės i Kursit tė tij mbyllet me fjalėt domethėnėse: “Ende sot problemet themelore tė gjuhėsisė sė pėrgjithshme janė duke pritur zgjidhje”.

Gjithsesi, i duhet mėshuar sqarimit se Kursi nuk pėrmban dogma pėrfundimtare, por hipoteza pėr punė tė mėtejshme si dhe skica paraprake aq tė domosdoshme pėr zhvillimet e ardhme tė gjuhėsisė. Vepra e tij meqė ka lindur mes dy epokash, qėndron nė zgrip mes dy kėndvėshtrimesh tė ndryshme. Ėshtė normale qė njė vepėr e tillė, aq mė tepėr revolucionarizuese, t’mos mund t’u shmanget kontradiktave nė vetvete, madje do tė qe e pasaktė nėse Kursi merret si njė doktrinė e pėrfunduar.

Pavarėsisht kontradiktave, vepra vijon tė mbetet njė pėrftesė gjeniale, tek e cila jo vetėm idetė e vlerta e tė sprovuara tashmė prej mėse njė shekulli, por dhe pasaktėsitė apo kundėrshtitė, po bėhen shkas i vazhduar pėr hulumtime tė reja! Dhe nė fakt, zhvillimet e sotme gjuhėsore dėftojnė sėrish pėr njė rikthim te Saussure-i. Pas njė periudhė heshtje, gjatė sė cilės strukturalizmi shpėrtheu me energji biblike duke ushqyer lindjen e shumė disiplinave shkencore si semiotika, semantika, sociolinguistika, etnolinguistika - e madje edhe rrymave qė iu shmangėn atij, b.fj. gramatika gjenerativo-transformuese - tash me njė trajektore ciklike gjuhėsia bashkėkohore po i kthehet sėrish “atit” tė vet. Pėrmendim kėtu tituj dhe data tė disa prej traktateve dhe eseve gjuhėsore, qė bėhen pasqyrė e kahut tė sotėm shkencor:

Mė 1994 J.C. Milner botoi Retour ą Saussure; mė 1997 J.C. Chevalier botoi nė periodikun “Quinzaine Litteraire” esenė me titull De nouveau Saussure; nė qershor 2001 nė Archamps tė Gjenevės u mbajt Kongresi Ndėrkombėtar “Saussure aprčs un siécle”; dhe vetėm pak kohė mė parė Christian Steter organizoi nė Zyrih bashkėbisedimin me temė Am Ende des Chomsky - Paradigmas: zuruck zu Saussure? Ja pra, sikundėr dėshmojnė sėrenditje tė tilla, jemi pėrsėri te Saussure-i.

Nga sa duket, nė shek. XX gjuhėsisė i takoi tė shndėrrohej nė distilerķ tė teorive sosyriane; por edhe nė kėtė shekull ajo po dėfton tė njėjtat gjasa. Ėshtė bėrė zakon qė sa herė pėrftohet njė “produkt” i ri nga kjo distilerķ, tė thuhet se Saussure-i u tejkalua. Edhe njė herė sillet nė kujtesė vlerėsimi i Jakobsonit pėr Kursin se: “kjo vepėr nuk paraqet njė ndėrtesė tė pėrfunduar, por fillesat e njė ndėrtese tė re dhe pėrparimtare”. Vėrtet disa nga pėrgjithėsimet e tij tashmė mund tė jenė tė tejkaluara, por kuptimi “i tejkaluar” pėrdoret nga ithtarėt ase kundėrshtarėt e Saussure-it ashtu si kati i parė i njė ndėrtese tejkalon themelet dhe kati i dytė… e kėshtu me radhė. Sa mė tepėr kate hidhen (tejkalime) aq mė i fortė rezulton themeli mbi tė cilin ato mbėshteten. Njė themel i dobėt nuk do tė kish gjeneruar atė harlisje disiplinash shkencore mbi tė cilat gjuhėsia bashkėkohore vijon rrugėtimin e saj.

Gjithė ky tharm i veprimtarisė shkencore nė Europė edhe mund ta ngjizė nė Shqipėri metodėn sinkroniko-pėrshkruese. Mungesa e gjatė e kėsaj metode, e lidhur pashmangėsisht me inercinė e kotė anashkaluese ndaj Saussure-it, ka krijuar njė hendek tė madh mes gjuhėsisė sonė dhe asaj bashkėkohore europiane. Ky hendek paraqitet mė i thellė veēanėrisht nė trajtimin e tri elementeve bazė:
1. Prurjet e shoqėrisė nė gjuhė,
2. Veprimi i gjuhės nė shoqėri,
3. Roli i vėrtetė tė gjuhėtarit.

Pėr pasojė debati gjuhėsor bashkėkohor zėvendėsohet e rizėvendėsohet me bollėkun e studimeve historike - tė domosdoshme edhe kėto - por duke iu shmangur problematikave tė vėrteta. Nė fakt kėto problematika, tė shtruara pėr zgjidhje, i kėrkojnė ato jashtė situatave empirike subjektive, pra jashtė gjuhėsisė laboratorike. Pėr tė ardhur nė zgjidhjet objektive, duhen aplikuar nė gjuhėsinė shqiptare tė gjitha ato disiplina moderne qė “kanė si objekt tė vėrtetė dhe tė vetėm gjuhėn, tė shqyrtuar nė vetvete dhe pėr vetveten”. Por kėto disiplina nuk kanė si mėkėmben pa u pėrftuar mė parė - shtysa e tyre zanafillore - Saussure me Kursin e tij. Sė kėndejmi pyetja: A bėn pjesė gjuhėsia shqiptare nė gjuhėsinė bashkėkohore europiane?

2 Re: A lind me Saussure-in gjuhesia moderne? prej Fri Jun 05, 2009 1:42 pm

Network


Web Master
Web Master
vellain une ket se di


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

3 Re: A lind me Saussure-in gjuhesia moderne? prej Tue Sep 17, 2013 2:36 pm

Wizard


Admin
Admin
se kisha lexu nai her as un zemer sjap dot mendim zemer

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi