Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Kultura Kombėtare & Boterore » LETERSIA E POEZIA » cikel poetik nga Hajdin Morina

cikel poetik nga Hajdin Morina

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 cikel poetik nga Hajdin Morina prej Sat Jul 04, 2009 10:36 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
KUSH QANTE NĖ SPITAL

(Bijės sime, Arbianės, qė nė lojė theu krahun e majtė, dhe ia shėroi me sukses dr.Isa Kaliqani)

Ai zė
Nuk ishte zėri yt
Ai vaj
Nuk ishte yti

Nuk tė kisha dėgjuar
Tek qaje kurrė ashtu
As kur zgjoheshe
E trembur nga ėndrrat
As kur tė humbte kukulla
Nė barin e livadhit
Pranė shtėpisė afėr malit
As kur frikėsoheshe
Nga mjegulla dhe nga qentė

Nuk ke qarė kurrė ashtu
As kur shpeshherė pa dėshirė
Tė kemi lidhur nė djep

Mė thuaj Arbianė
Sa ėndėrrove sa u lodhe
Tek mundoheshe kot
Tė shfletoje Abetaren
Tė krihje flokėt e kukullės
Dhe flokun tėnd
Me dorėn e thyer

Pas gjithė asaj dhembjeje
Pas operacionit
Pas ėndrrės qė ke parė
Tash kur je mirė
Dhe Botėn e pėrqafon
Me tė dy duart
Mė bėn pyetje me copėza ėndrre

Mė mbulon me heshtje

Babi mjekėt a ngjiten nė qiell
A e kapėrcejnė ylberin

Doktor Isa
Ku e mori barin
Qė ma shėroi krahun

Mė pyet Arbiana
Tash kur nuk ka dhembje
E Botėn e mbush me buzėqeshje

Tash kur me tė dy duart
Kreh flokėt e vet
Dhe tė kukullės

Thur pėlhurėn mė tė bukur
Pėr shpirtin e njerėzve

2 Re: cikel poetik nga Hajdin Morina prej Sat Jul 04, 2009 10:38 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
DETI NUK KISH HARRUAR

(Poetit Rifat Kukaj)

Bajlozi as vdekja e zezė nuk doli nė breg
Se deti nuk kish harruar
As e bukura e Ulqinit
Dhe nuk ra vjeshtė aspak mbi plazh

Poetit ēdoherė i dhemb diku
Dhe vetėm pak ėshtė shtrirė
Numėron hapėsirat planetet e poezisė
Vetėm pak ėshtė shtrirė
Pastaj ėshtė nė Prishtinė nėn Mollė e rrėzė Gurit
Maleve pėr nė Krujė drejt Janinės kah Arta
Me poezi-liri mbėshtjell gjysmėqiellin arbėror
Copėzat e tokės sė copėzuar
Prandaj je e vogėl Drenica ime e madhe
Krejt tė kam dhembje krejt tė kam zjarr
Qan nė Ulqin poeti qesh e qan

Pastaj dielli pėrpiu retė u hap perdja-qiell
Adriatiku ia shprushi dashurinė nėpėr dete
Gjergj Elezit tė Ri
Ai vetėm pak ėshtė shtrirė
Tė mos bjerė kurrė planeteve tė poezisė

3 Re: cikel poetik nga Hajdin Morina prej Sat Jul 04, 2009 10:38 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
FJALĖT ARBĖRISHT

Fryj moj erė
Me fjalėt e Kryetrimit
Tė zotit Tatė
E tė zonjės Mėmė

Pusho moj erė
A bėhen varret nė det
Pusho ta prekim tokėn
E tė qajmė pėr Nėnoken

Njė qiell lirie krijohet
Dashuria rilind
Kur shprushin zjarrin
Fjalėt e Arbėrisė

4 Re: cikel poetik nga Hajdin Morina prej Sat Jul 04, 2009 10:39 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
MBRĖMĖ

Nxora nga njė gur
Nė tė gjitha malet e mia
Mora nga njė gur
Pėr tė moēmin Mur

Dhe Nata u plagos
Muret mė nuk rrėzoheshin
Urat mė nuk dridheshin

Atdheun e mbusha
Me zhaurimė gurėsh
E mjeshtėrish

5 Re: cikel poetik nga Hajdin Morina prej Sat Jul 04, 2009 10:40 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
MERR UDHĖ ME DRININ
(Poetit Agim Vinca)

Mbi Dri tė Zi
Larg Drinit tė Bardhė
Farė poezie mbjell
Farė dashurie
Pėr shqiptarė

Nėpėr vargje fryn
Frymė e Kosovės
Mbi Dri tė Bardhė
Larg Drinit tė Zi

Fėmijėt seē i rrit
Ai shi nė atė lirikė
Seē na djeg bukuria
Seē na pėrvėlon malli
Nė orėn letrare
Tė orėve shqiptare

Zana e moēme
Ta reciton dashurinė
Aty ku bėhen njė
Dy Drinat e Shqipėrisė

6 Re: cikel poetik nga Hajdin Morina prej Sat Jul 04, 2009 10:41 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
STRUGA

Poezi qė nuk lexohesh kurrė
Kurrė nuk shkruhesh deri nė fund

Kėto ura mbi Dri
Duar tė shtrėnguara nė Iliri

Buzėqeshja e Pogradecit dhe syri yt
E pėrflakin Qafė-Thanėn

Poezi qė nuk lexohesh kurrė
Kurrė nuk shkruhesh deri nė fund
Strugė

7 Re: cikel poetik nga Hajdin Morina prej Sat Jul 04, 2009 10:41 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
SĖRISH MUNGON

Sėrish mungon
Njė pemė e plagosur nė Tetovė
Njė arė djerre nė Preshevė
Shkrumbi i njė libri nė Kosovė

Mungon sėrish vetmi e Malėsisė
Njė fjalė ēame e njė murane
Njė vėshtrim arbėresh i mbytur nė det

Nė buzė tė mėngjesit
Gjumė i vjetėr na tradhton
Sėrish mungon sėrish mungon

8 Re: cikel poetik nga Hajdin Morina prej Sat Jul 04, 2009 10:42 am

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
DĖBIMI

Ti lumė nuk je mė Drin
Por shi mbi lehona mbi fėmijė
Ti hėnė nuk je mė hėnė
As nuse nė qiell
Nuk je mė atje lart
Por poshtė nė Liqen
Tė kanė pėrzėnė
Ti Liqen i Pogradecit
Nuk je mė syri i Lasgush Poradecit

9 Re: cikel poetik nga Hajdin Morina prej Sat Jul 04, 2009 10:51 am

Network

avatar
Web Master
Web Master
Krijimtari te persosura nga Poetet tane me te mire


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi