Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Te rejat e fundit » Lajmet e fundit/Gazetat » Firmoset Pakti Berisha Meta

Firmoset Pakti Berisha Meta

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Firmoset Pakti Berisha Meta prej Thu Sep 10, 2009 10:06 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master

Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim firmosen sot marreveshjen e koalicionit te bashkeqeverisjes per kater vitet e ardhshme.

Pas firmosjes nga ana e dy kryetareve te partive, Berisha njoftoi se Zoti Meta pervec postit te zevendeskryeministrit do te kete edhe detyren e ministrit te Jashtem.

“Edhe Ministria e Shendetesise dhe ajo e Ekonomise do te drejtohen nga perfaqesues te LSI-se. Nje prej nenkryetareve te kuvendit do te jete nga pala e LSI-se, si dhe 20 perqind e niveleve te tjera te qeverisjes do te jene ne drejtim te saj”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishes, domethenia e koalicionit eshte suksesi ne zgjedhjet e ardhshme te 2011, si dhe bashkepunimi afatgjate per zgjedhjet e 2013.

Gjate sqarimit te tij para mediave, kryeministri i ardhshem, Berisha u zotua per ndryshim te kodit zgjedhor me qellim qe perzgjedhja ne te ardhmen te jete gjitheperfshirese.

“Interesi yne i perbashket eshte krijimi i nje qeverie per te cuar vendin drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-se i pyetur se cili do te jete kriteri i perfaqesimit te aleateve te djathte ne kabinet u pergjigj se bashkeqeverisja do te bazohet ne sasine e votave te marra ne zgjedhje.

Berisha: Respektoj vendimet e PS

Kreu i PD-se Berisha u shpreh i gatshem per bashkepunim me opoziten, nderkohe qe respekton cdo vendim te saj lidhur me pjesemarrjen ne kuvend.

"Konstatoj qe zoti Rama po shfaq shenja, sipas te cilave do te perdore bojkotin per qellime personale. Ai mendon se ne kete menyre do te garantoje me shume vota ne garen per kryetar te PS-se. Gjithesesi une respektoj cdo vendim te marre prej tij", u shpreh Berisha.

Meta: Rama nuk ka perse ankohet

Kryetari i LSI-se Ilir Meta shpreh keqardhjen per rrugen e erret ne te cilen po ecen Partia Socialiste, e cila po pengon progresin e kesaj force politike.

"Nuk i takon Rames qe te ankohet per zgjedhjet, kur ai vete diktoi reformen zgjedhore dhe ka qene pjese e administrimit te zgjedhjeve po aq sa edhe Partia Demokratike", u shpreh Meta.

Sipas tij, Rama nuk ka shfaqur ankesa ne diten e zgjedhjeve dhe as ditet e tjera pas 28 qershorit, kur ftoi kreun e LSI-se te behej kryeminister ne kembim te marrjes se mandateve te kesaj force politike.

Burimi: Top-Channel


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi