Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Te rejat e fundit » Lajmet e fundit/Gazetat » Skandali i ri seksual trondit kishėn italiane

Skandali i ri seksual trondit kishėn italiane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Skandali i ri seksual trondit kishėn italiane prej Tue Sep 22, 2009 9:06 pm

Network


Web Master
Web Master
Ish-studentėt italian akuzojnė priftėrinjtė pėr abuzime seksuale, pedofili dhe abuzime tė tjera.

Gazeta Express


Duke i dhėnė fund konspiracionit tė heshtjes, 67 ish-studentė tė Institutit Antonio Provolo pėr tė shurdhėr nė Veronė kanė nėnshkruar deklaratėn, nė tė cilėn priftėrinjtė akuzohen pėr abuzim seksual, pedofili dhe abuzime tjera, tė cilat kanė ndodhur nga viti 1950 deri nė vitin 1980. Pėrderisa jo tė gjithė kanė pranuar se kanė qenė personalisht viktima, 14 prej 67 nėnshkruesve detajuan abuzimet qė kanė pėrjetuar pėr vite me radhė. Ata me kėtė rast pėrmendėn me emėr 24 klerikė abuzues.

"Ka ndodhur pėr ēdo mbrėmje", thotė mashkulli i shurdhėr, nganjėherė nė dhomat e fjetjes sė priftėrinjve, nganjėherė nė banje e madje edhe nė dhomat e rrėfimit.

Kur ishte njė djalosh i ri, nė Institutin pėr tė shurdhėr tė drejtuar nga kisha, Alessandro Vantini thotė se priftėrinjtė e kanė abuzuar deri nė atė masė sa qė nganjėherė ai kishte ndjenjėn se ishte i vdekur. Kėtė vit ai dhe disa dhjetėra ish-studentė tjerė bėnė njė gjė, e cila ėshtė tejet e pazakonshme pėr Italinė: ata dolėn publikisht me akuzat se ishin tė detyruar tė kishin marrėdhėnie seksuale me priftėrinjtė.

Pėr dekada tė tėra, kultura e heshtjes kishte rrethuar abuzimet nga ana e priftėrinjve nė Itali, ku anketat dėshmojnė se kisha konsiderohet si njė prej institucioneve mė tė respektuara. Tani, nė oborrin e Vatikanit, ngadalė ka filluar tė lėshojė rrėnjė njė lėvizje, e cila synon tė ērrėnjosė dhe tė luftojė abuzimet nga ana e priftėrinjve.

Gjatė hulumtimit tė bėrė pėr njė vit me radhė, agjencia Associated Press ka dokumentuar 73 raste tė akuzave pėr abuzim seksual tė tė miturve nga ana e priftėrinjve, tė cilat raste kanė ndodhur gjatė dekadės sė kaluar nė Itali, me ē'rast janė identifikuar mė shumė se 235 viktima.

Kėto shifra nė Itali ende janė tejet tė vogla, nėse krahasohen me qindra raste tė kėtilla nė SHBA dhe Irlandė. Kisha nė Itali deri me tani, nė emėr tė kompensimit pėr viktimat, ka paguar vetėm disa qindra mijėra euro, pėr dallim nga 2.6 miliardė dollarė sa i janė paguar viktimave nė SHBA dhe 1.1 miliardė dollarė viktimave nė Irlandė.

Sidoqoftė, bėhet kėtu fjalė pėr njė vend, ku raportet pėr abuzimet seksuale nga ana e klerikėve kanė qenė pothuajse tė panjohura para njė dekade. Megjithatė, akuzat e fundit dėshmojnė pėr njė gatishmėri gjithnjė e mė tė madhe nė radhėt e opinionit publik nė Itali-e ngadalė edhe brenda vetė Vatikanit-pėr t'i hedhur shikimin kėsaj tragjedie.

Pasojat e abuzimeve nga ana e priftėrinjve nė Itali mund tė jenė mjaft tė mėdha: me 50.850 priftėrinjtė nė kėtė shtet mė 60 milionė banorė, Italia ka mė shumė priftėrinjtė se sa Amerika e Jugut dhe Afrika sė bashku. Nė SHBA, ku Vatikani ka numėruar 44.700 mijė priftėrinjtė, qė nga viti 1950 pėr abuzim tė te miturve janė akuzuar mbi 4 mijė klerikė.

Duke pasur parasysh statusin e kishės nė Itali, tė paktė janė ata qė marrin guximin ta kritikojnė atė, pėrfshirė kėtu edhe mediet e pavarura.

"Ėshtė kjo njė temė e ndaluar. Ky ėshtė provincializmi i Italisė", thotė Jacqueline Monica Magi, e cila ka pėrndjekur disa raste tė pedofilisė nė Itali, para se tė bėhej gjykatėse.

Duke i dhėnė fund konspiracionit tė heshtjes, 67 ish-studentė tė Institutit Antonio Provolo pėr tė shurdhėr nė Veronė kanė nėnshkruar deklaratėn, nė tė cilėn priftėrinjtė akuzohen pėr abuzim seksual, pedofili dhe abuzime tjera, tė cilat kanė ndodhur nga viti 1950 deri nė vitin 1980.

Pėrderisa jo tė gjithė kanė pranuar se kanė qenė personalisht viktima, 14 prej 67 nėnshkruesve detajuan abuzimet qė kanė pėrjetuar pėr vite me radhė. Ata me kėtė rast pėrmendėn me emėr 24 klerikė abuzues.

Edhe Vantini pranoi se ka heshtur pėr vite me radhė. "Si t'i tregoja babait tim se kam pasur seks me njė prift? Nuk mund t'u tregoje prindėrve, ngase prifti tė rrihte", theksoi Vantini.

Ai me kėtė rast pėrmendi emrat e katėr klerikėve, tė cilėt janė ende gjallė, por kėrkoi qė tė mos publikohen emrat e tyre.

"Kam vuajtur nga depresioni deri nė moshėn 30 vjet. Bashkėshortja ime mė tha se ėshtė mirė qė jam shprehur, ngase kjo ka larguar njė barrė tė madhe nga supet e mia", theksoi Vantini i cili nė shkollė ka qėndruar nga mosha 6 deri 19 vjet.

Njė ish-nxėnės tjetėr i shkollės, Gianni Bisoli, 60 vjeē, gjithashtu akuzoi priftėrinjtė pėr abuzimin e tij, duke theksuar se ata e kanė detyruar tė ketė seks oral me ta.

Nė deklaratėn e tij, Bisoli akuzoi edhe peshkopin e ndjerė tė Veronės, Giuseppe Carraron, duke theksuar se ai e ka abuzuar nė pesė raste gjatė kohės sa ka qenė nxėnės nė Provolo, shkollė kjo tė cilėn e ka ndjekur nga mosha 9 deri 15 vjet.

Peshkopi aktual i Veronės, Giuseppe Zenti, nė janar tė kėtij viti fillimisht kishte akuzuar ish-nxėnėsit pėr deklarata tė rreme. Por, kur njėri nga klerikėt e akuzuar pranoi se ka pasur seks me nxėnėsit, Zenti dha urdhėr pėr hetime tė brendshme. Hetimet zbuluan se ka pasur abuzime, por jo nė atė masė sa kanė pretenduar ish-nxėnėsit.

Zenti mė pas u kėrkoi falje viktimave. "Solidarizohem me viktimat e abuzimeve. U kėrkoj falje atyre dhe familjeve tė tyre", theksoi Zenti. (AP)


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi