Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Te rejat e fundit » Lajmet e fundit/Gazetat » Mbrojtja nga gripi i derrit

Mbrojtja nga gripi i derrit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Mbrojtja nga gripi i derrit prej Tue Sep 22, 2009 9:11 pm

Network


Web Master
Web Master
http://www.mesazhi.com/images/news/11979.jpg
Tre rrugė tė thjeshta pėr tė mbrojtur veten.






Dihet qė nga njė teshtimė e vetme nė ajėr pėrzihen 100.000 grimca. Kėto grimca ngjiten nė dorezat e dyerve, butonave tė ATM-sė, butonat e ashensorėve, dorezat e karrocave tė supermarketeve, pra mė ēdo vend qė prekin duart tuaja. Studiuesit britanikė kanė gjetur se nė njė stacion metroje njė numėr i madh njerėzish, deri nė 10% e tė gjithė udhėtarėve, mund tė kontaktojnė me mbetjet e njė teshtime tė vetme. Kjo do tė thotė njė teshtimė mund tė infektojė 150 udhėtarė.

Drejtoresha e Pėrgjithshme e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (WHO) Margaret Chan, thotė: "Ky virus zotėron nė mėnyrė tė hapur potencialin e epidemisė". Pėrse? Virusi vdekjeprurės i derrit i tipit H1N1 pėrhapet me shpejtėsi nga njeriu nė njeri. Ky variant i fundit ėshtė njė pėrzierje e viruseve tė njeriut, shpendėve dhe derrit nga e gjithė bota. Specialistėt virusin e vlerėsojnė si tė rrezikshėm, pasi mund tė ngjitet pa qenė nė kontakt apo nė njė vend me derrat. Ajo qė ėshtė mė e keqja, njerėzit e shėndetshėm (tė moshės 20-40 vjeē) vdesin me njė shpejtėsi tė pabesueshme. Kjo ėshtė shenja e epidemive mė tė kėqija tė gripit.

Nė fakt pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės frika e gripit tė derrit nuk ėshtė njė diēka e re. Nė shkurt tė vitit 1976 njė ushtar 19 vjeē me emrin Fort Dix pasi ish sėmurur nga gripi i derrit kish vdekur brenda 24 orėve ne Nju Xhersi. Kur virusi u pėrhap menjėherė nė 500 ushtarė tė tjerė qeveria amerikane nisi nė mbarė vendin njė fushatė shumė tė diskutueshme vaksinimi. Si rrjedhim ishin vaksinuar afėrsisht 40 amerikanė. Si pėrfundim nė disa qindra persona ish shfaqur sindroma Guillain-Barré qė ėshte njė shqetėsim serioz nervropatik dhe programi i vaksinimit ish ndaluar.

Vallė ēfarė do tė ndodhė kėtė herė? Nuk ka dyshim qė parashikimet janė pėr pėrhapjen edhe mė shumė dhe nė njė sipėrfaqe mė tė madhe tė virusit. Nė kėtė situatė ėshtė e pamundur marrja nėn kontroll e situatės. (Pėrshembull, vaksina qė ėshtė bėrė vjeshtėn e kaluar kundėr gripit nuk e lufton dot kėtė virus.)

Ēfarė mund tė bėni pėr mbrojtur veten tuaj? Nuk mund tė siguroni njė mbrojtje tė plotė me njė veprim tė vetėm, por duke marrė disa masa mund tė reduktoni probabilitetin e infektimit nga gripi i derrit (ose nga shumė infeksione tė tjera).

1. Lajini shpesh duart.

Gjėja mė e mirė qė mund tė bėni, nė veēanti nė rastet kur do tė dilni jashtė dhe do tė keni kontakte e ndėrveprim me njerėz tė tjerė, ėshtė tė lani pėr 20 sekonda duart me ujė dhe sapun. Mendohet qė 80% e infeksioneve merren pėrmes rrugės sė shtrėngimit tė duave apo prekjes me dorė. Nėse nuk keni mundėsi qė ti lani rregullisht duart provoni kartopecetat e lagura qė pėrmbajnė 60% alkool.


2. Shmangujuni kontakteve tė panevojshme me njerėz.

Qėndroni larg nga turmat e njerėzve. Nėse mendoni qė jeni tė sėmurė apo jeni tė infektuar nga virusi largohuni nga njerėzit. Kėto qė themi mund tė mos jenė shumė tė pėrshtatshme pėr ata qė janė tė detyruar tė shkojnė nė punė, por specialistėt e shikojnė tė vlefshme pėrsėritjen e kėshillės. Izolimi ose largimi nga njerėzit ul probabilitetin e marrjes sė infeksionit ose ngjitjen e infeksionit personave tė tjerė.

Kur jeni tė detyruar tė shkoni nė njė vend me shumė njerėz, mundohuni qė tė qėndroni sa mė pak qė tė jetė e mundur dhe tė qėndroni disa metra larg nga njerėzit qė mund tė jenė tė infektuar. Vendosja e maskės mbrojtėse tė frymėmarrjes mund t'ju mbrojė juve nė disa raste, por nuk mund t'ju sigurojė njė mbrojtje tė plotė nga viruset.

3. Tė jini vigjilentė.

Simptomat e gripit tė derrit ngjasojnė me ato tė gripit tė zakonshėm si: temperaturė, dhimbje tė muskujve, dhimbje tė grykėve, kollitje, rrjedhje tė hundėve, vjellje, heqje barku dhe neveri. Nėse nuk ndjeheni mirė shkoni nė njė institucion shėndetėsor. Duhet tė dini njė gjė qė, ky grip i derrit mund tė kurohet. 2 nga 4 nga ilaēet antivirale qė pėrdoren pėr tė luftuar gripin: Symmetrel dhe Flumadine tregojnė rezistencė ndaj virusit. Vetėm se antiviralet e reja - Tamiflu dhe Relenza – duket sikur do tė jenė tė dobishme.


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi