Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Zona e Argetimit » Life Style » Ardit Gjebrea -- per te gjith ata qe nuk e njohin :)

Ardit Gjebrea -- per te gjith ata qe nuk e njohin :)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Wizard

avatar
Admin
Admin


Ardit Gjebrea, Arditi
Mosha: 50 Vjeē
Ditėlindja: 07 Qershor 1963
Shenja e Horoskopit: Binjaket
Ardit Gjebrea ėshtė njė kėngėtar, kantautor, producent, prezantues shqiptar nga Shqipėria.

Per here te pare Ardit Gjebrea kendon ne skene ne moshen 5 vjecare. Me pas vijon te kendoje ne Festivalet e Femijeve ku nga ato vite ai kujtohet per kenget “I embel zeri i gjyshes” “Kur kendoj per ty moj nene” etj. Ende femije ai shfaqet ne skene si kengeautor me kengen “Ballade per pionierin deshmor” e me pas ai do te kendoje kenget e tij. Dalja e pare e rendesishme e tij ne skene si krijues dhe interpretues mban daten 17 dhjetor 1991 ne Fest e RTSH ku fiton cmim te pare me kengen “Jon”. Ne dhjetor te vitit 1995 ai fiton perseri cmim te pare ne Fest e RTSH me kengen “Eja”. Me kenget e albumeve te tij, ai fillon te kendoje ne shume evenimente dhe koncerte brenda dhe jashte vendit.

Ardit Gjebrea numeron me shume se 250 koncerte si kengeautor.

Emri i tij eshte brohoritur pothuaj ne te gjitha stadiumet, sheshet apo pallatet e sportit neper qytetet e Shqiperise qe nga viti 1994 e deri sot. Koncertet e tij kane mbetur gjate ne kujtesen e publikut deshmitar dhe te nesermen e cdo shfaqje te tij media e ka vleresuar si “mbreti i popit” “stuhia Gjebrea” “entuziazmi qe shkakton nje mit” etj, etj. Mbreselenese jane dhe koncertet e tij ne Kosove.

Te jashtzakonshme jane performancat e tij jashte vendit ne:

Londer - Angli
New York, Chikago, Palm Springs, Detroit - SH.B.A.
Toronto - Kanada
Brashov - Rumani
Selanik - Greqi
Damask - Siri
Stamboll - Turqi
Zurich - Zvicer
Riga - Letoni
Rome, Torino, Cosenza, Avellino - Itali
Bruksel - Belgjike
Youngcheng, Hong Kong – Kine

Karriera e tij eshte e lidhur me televizionin pasi ai jo vetem ka drejtuar programe te rendesishme televizive si TeleBingo, Miss & Mister Albania por eshte edhe producent I projektit madheshtor Kenga Magjike qe kete vit arriti ne edicionin e tij te dhjete. Se fundmi ai eshte ne ekranet e shqiptareve me programin E diela shqiptare nje emision argetues I te djeles.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi