Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Koha e lire dhe shoqeria » Kuriozitete » Kuriozitete

Kuriozitete

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Kuriozitete prej Wed May 23, 2007 4:57 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
Njeriu pa zemer

61 vjeēari Luis Kuartermen ėshtė i vetmi njeri nė Florida qė megjithėse pa zemėr, ėshtė gjallė. Mė 21 prill, mjekėt nė spitalin memorial nė Majami tė Floridės hoqėn nga trupi e Luisit zemrėn qė ia kishin transplantuar 13 vjet mė parė. Pėr 13 vjet zemra punoi mirė, por pastaj ai filloi tė ndjejė dhimbje. Mjekėt e vizituan dhe vendosėn qė zemra e sėmurė duhej hequr pėr tė parandaluar infeksionin e mundshėm. Pėr ta mbajtur gjallė, ata e lidhėn Luisin me njė aparat ventrikular qė luan rolin e zemrės. Luis duket i shėndetshėm. Ai thotė se ndjehet mirė, por vetėm qė num mund tė lėvizė nga shtrati. Por familja dhe mjekėt e tij e dinė se Luis nuk mund tė qėndrojė gjatė nė kėtė gjendje. Ata shpresojnė qė sė shpejti tė gjejnė njė zemėr pėr transplantim qė t’i pėrshtatet organizmit tė tij.

2 Re: Kuriozitete prej Wed May 23, 2007 4:59 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
Varesja me perla me e gjate ne bote


Varesja me e gjate me perla arrin 150 m dhe eshte krijuar dhe shfaqur ne dyqanin De Wan ne Milano. Roberto Moschetto De Wan (Itali) perdori mbi 12,000 perla per te perfunduar varesen si pjese te inaugurimit te Javes se Modes ne Milano, Itali, me 17 shkurt, 2006.

3 Re: Kuriozitete prej Wed May 23, 2007 5:01 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
gjumi

Shumė njerėzve u duhet kohė pėr t’u dalė gjumi pasi ēohen nga shtrati. Njė studim i ri tregon se gjatė minutave tė para pas zgjimit, aftėsia jonė pėr tė marrė vendime nuk ėshtė mė e mirė se pas konsumimit tė njė sasie jo tė vogėl alkoholi. Nuk ėshtė habi qė kaq shumė njerėz pijnė kafe nė mėngjes pėr tė fituar energji. Njė studim i ri nga Universiteti i Kolorados ka zbuluar se dobėsia fizike dhe mungesa e ekuilibrit qė ndjejmė kur zgjohemi nga gjumi mund tė na bėjė mė tė paaftė se po tė mos flinim fare. Josh Rodgers ėshtė student qė ka marrė pjesė nė kėtė studim. Kur ai zgjohet papritur dhe i kėrkohet tė bėjė njė test tė thjeshtė matematike, Josh nuk lėviz shpejt dhe nuk mendon qartė. “Ėshtė me tė vėrtetė e vėshtirė.” Profesor Kenet Right udhėhoqi studimin i cili ėshtė botuar nė Gazetėn e Shoqatės Amerikane tė Mjekėsisė. “Ne kemi zbuluar se kur ngrihemi nga gjumi aftėsitė tona janė shumė mė tė kufizuara sesa gjatė orėve qė jemi zgjuar.” Profesor Wright ka zbuluar edhe se kur mund tė merren notat mė tė ulėta nė provime. “Mungesa mė e theksuar e aftėsive ndodh menjėherė pas zgjimit gjatė pak minutave tė para.” Shumicėn e kohės kjo lloj mungesė ekuilibri e quajtur ndryshe “inerci e gjumit” kalon gjatė 10 minutave tė para. Por pėr ca njerėz mund tė zgjasė deri nė dy orė. Profesor Right dhe studiues tė tjerė testuan njė grup pacientėsh sė pari pasi kishin fjetur gjithė natėn pėr njė javė me radhė. Pastaj ata i testuan kėta pacientė pasi kishin qendruar 26 orė pa gjumė. Pacientėt ishin mė mirė kur ishin pa gjumė fare. Ruth Meyler udhėton shumė dhe thotė se studimi ėshtė i saktė. “Kam 36 orė qė jam pa gjumė dhe nuk ėshtė fare problem.” Ka njė arsye pėr kėtė. Profesor Right thotė se pjesa ballore e trurit, si i gjithė trupi nuk do tė zgjohet nga gjumi kur bie alarmi. “Kjo ėshtė pjesa e trurit qė ėshtė e lidhur me aftėsinė pėr tė menduar qartė dhe pėr tė marrė vendime.” Ky zbulim ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr mjekėt dhe punonjėsit e urgjencės, si dhe personelin ushtarak, pra tė gjithė ata njerėz qė duhet tė marrin vendime tė rėndėsishme, nganjėherė tė lidhura me jetėn apo vdekjen, ndėrsa kanė ende inerci gjumi. Kjo ėshtė gjithashtu diēka qė njerėzit qė ngasin makinėn pėr nė punė duhet ta marrin parasysh. Profesor Right thotė se pjesa mė e madhe e aksidenteve ndodhin herėt nė mėngjes kur njerėzit janė rrugės pėr nė punė.

4 Re: Kuriozitete prej Wed May 23, 2007 5:02 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
Zbulohet numri prim me i madh

Shkencetaret ne universitetin e Missourit kane identifikuar numrin prim me te madh te njohur deri me sot. Skuadra ne Central Missouri State University, drejtuar nga dekani Steven Boone dhe profesori i matematikes Curtis Cooper, e zbuloi ate ne mes te dhjetorit pasi kishin programuar 700 kompjutera vite me pare. Numri prim eshte nje numer pozitiv qe pjesetohet vetem me veten dhe me 1 -- 2, 3, 5, 7 e keshtu me radhe. Numri qe zbuloi skuadra eshte i gjate 9.1 milion shifra. Ai eshte nje numer prim Mersenne i njohur si M30402457 -- domethene 2 ne fuqi 30,402,457 minus 1. Numrat prim Mersenne jane nje kategori e vecante shprehur si 2 ne fuqi "p" minus 1, ku "p" eshte gjithashtu nje numer prim. "Jemi jashtezakonisht te emocionuar," tha Boone, profesor kimie. "Kemi shume kohe qe po kerkojme nje numer kaq te gjate."

5 Re: Kuriozitete prej Wed May 23, 2007 5:02 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
Gratė qė pinė shumė kola me kafeinė mund tė shtojnė rrezikun e njė goditje nė zemėr

Lajm i mirė pėr gratė qė pinė kafe: ajo nuk e shton rrezikun e tensionit tė lartė tė gjakut, kjo sipas njė studimi tė ri tė Shoqatės Amerikane tė Mjeksisė. Studimi u krye pėr 12 vjet dhe pėrfshiu mė shumė se 150 mijė gra. Mjeku Wolfgang Winkelmayer dhe kolegėt e tij qė kryen studimin prisnin tė zbulonin se kafeina e kafesė do tė krijonte rrezik mė tė lartė pėr tensionin e gjakut. "Pėrkundrazi, kafeja ka efekt parandalues pėr tensionin e lartė tė gjakut." Dr. Winkelmayer dhe personeli i tij zbuluan se edhe gratė qė pinin 6 apo mė shumė filxhan kafe nė ditė nuk janė mė shumė nė rrezik nga tensioni. Por ai thotė se e njėjta gjė nuk mund tė thuhet pėr gratė qė e marrin kafeinėn nga kolat. "Zbuluam se nga pijet e gazuara qė pėrmbajnė kafeinė, kola e rregullt apo dietike ka rreziqe mė tė larta pėr tensionin e gjakut." Kola e regullt e shton rrezikun me 44 pėrqin tek gratė mė tė moshuara dhe 28 pėrqind tek tė rejat. Megjithatė Dr. Winkelmayer thotė se mė shumė studime janė tė nevojshme pėr tė zbuluar shkaqet e kėsaj rritjeje tė rrezikut. "Nuk do tė nxitohesha pėr tė arritur nė njė konkluzion. Duhen studime tė mėtejshme pėr t’i konsoliduar kėto pėrfundime." Por Dr. Winkelmayer thotė se zbulimet pėr kafeinėn e kafes janė tė qarta. Shoqata amerikane e Pijeve publikoi njė deklaratė ku thuhet se faktorė tė tjerė mund tė shkaktojnė tensionin e lartė nė gjak: mėnyra e jetesės, stresi apo kushte tė tjera shėndetėsore dhe se studimet e ardhshme do tė vėrtetojnė sa tė rėndėsishme janė kėto faktorė.

6 Re: Kuriozitete prej Wed May 23, 2007 5:03 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
Sa kohė cilėsore kaloni me njėri-tjetrin?

Miliona ēifte britanike po rrezikojnė shėndetin e marrėdhėnies sė tyre duke mos kaluar kohė cilėsore me njėri-tjetrin. Megjithė diskutimet pėr "balancim tė jetės me punėn", njė studim i detajuar i mė shumė se njė mijė personave tė rritur qė punojnė dhe jetojnė sė bashku tregoi se njė nė pesė vetė tashmė ėshtė shumė i zėnė me angazhimet nė punė, saqė ata kalojnė javė tė tėra pa kohė cilėsore me njėri-tjetrin. Studimi i komisionuar nga At Home Society - njė organizėm i ngritur me qėllim inkurajimin e ēifteve tė kalojnė mė shumė kohė bashkė, tregon se mbi 30% e forcės punėtore nė Britani kalojne me shume kohe sesa duhet te pune. Sipas autorit tė studimit, ēiftet qė nuk kanė mundėsi tė kalojnė "kohė cilėsore sė bashku" seriozisht rrezikojnė shėndetin dhe jetėgjatėsinė e marrėdhėnies sė tyre".

7 Re: Kuriozitete prej Wed May 23, 2007 5:05 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.
Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.
Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote kryeqytet.
Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeē jane ne burg ose nen hetim.
Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.
Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.
Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.
Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.
Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.
Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.
Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.
Vetem mushkonjat femra piskojne.
Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.
96% e sallatorit, eshte uje.
Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.
Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.
Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeēare nuk fliste normalisht.
Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.
Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.
Eshte e Nuk mund te teshtish pa i mbyllur syte.
Fluturat shijojne me ane te kembeve.
Delfinet flene me nje sy hapur.
Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.
Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.
Ne trupin e nejriut muskuli me i forte eshte gjuha.
Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk mund te paloset me teper se 9 here.
Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.
Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale.
Mjalti mund tė qėndrojė pa u prishur 3000 vjet dhe pėr kėtė arsye dylli i mjaltit pėrdoret pėr procesin e mumjazimit.

Njeriu mė i gjatė ėshtė 2.75 cm

Milingonat e ndjejnė tėrmetin qė mė parė dhe dalin menjėherė nga foletė.

Nė fytyrėn e njė maceje ndodhen 146 muskuj.

Peshkaqenėt nuk sėmuren.

Breshka mund tė ecė me 10 km nė orė.

Nėse do tė mund tė pėrdornim 13% tė trurit, do tė mund tė shfaqeshim nga njė vend nė njė tjetėr.

Strucat i kanė sytė mė tė mėdhenj se truri.

Hyrja e folesė sė milingonės drejtohet pėrherė nga Veriu.,

Nėse damarėt e njeriut do tė vendoseshin njeri pas tjetrit do tė mund tė pėrshkronin Ekuatorin 2 herė.

Formuesi i Ēmimit Nobel, Alfred Nobel nė fakt ishte nje fabrikator dinamiti.



--------------------------------------------------------------------------------

Desing by : « My friend

8 Re: Kuriozitete prej Wed May 23, 2007 5:07 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
Ne qoftese dini ndonje kuriozitet mund te shpreheni ne kete teme.. ?

9 Re: Kuriozitete prej Sat May 26, 2007 10:00 pm

Klodi1986


Admin
Admin
Nė tokė ekzistojnė 4 oqeane dhe 56 detėra qė sė bashku e formojnė “Detin Botėror” I cili pėrfshin 71% tė sipėrfaqės sė pėrgjithshme tė tokės (316 mil.km2)
-----------
Pėr nga sasia e kripės mė sė shumti ka deti I Kuq ndėsa mė sė paku deti Baltik

-----------------------
Oqeani mė i madh ėshtė oqeani i Qetė, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirė i Veriut.
---------------------------
Lumi Amazona ėshtė i vetmi lum qė nuk ka tė ndėrtuar asnjė urė mbi tė.
-------------------------
Njė grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Mė sė shumti nė bote ka vrapuar pėr tė dytėn herė qė mban rekordin 42 km e 195 m,
-------------------------
Nė Evropė patataja ėshtė sjellė nga Amerika nė vitin 1536. Nė fillim e mbillnin pėr shkak tė lulės sė bukėr qė ka, kurse mė vonė filluan ta pėrdorin pėr ushqim.
-------------------------
Peshku “Pegava” ėshtė lloj ngjallash qė mund tė qėndrojė vėrtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin pėrforcohet mbi shkėmb ose ndonjė trup tjetėr.
-------------------------
Gjethet mė tė mėdha i ka njė lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet nė brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj tė blerta arrin gjatėsi deri 22 metra dhe gjereėsi afėr 12 metra, kurse bishtin e gjethės e ka 5 metra tė gjatė.
Njė gjethė e tillė mund tė shtrehoj 10 njerėz.

10 Re: Kuriozitete prej Sat May 26, 2007 10:01 pm

Klodi1986


Admin
Admin
Nė Brazil gjatė shek. XX-tė ėshtė vrarė gjarpėri mė i madh nė botė, Anakonda, gjatėsia e tė cilit arrinte ne 35 metra. Pėr ta vrarė kėtė gjigant u desh qė tė goditej me 500 plumba.
----------------------------------------
Druri i cili e mban rekordin e trshėsisė nė botė ėshtė “Baobabi”, i cili gjendet nė Tan- ganike me moshė rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e trungut e ka 47 m, lartesinė 22 metra, ndėrsa perimetrin e kurorės 145 metra.
----------------------------------------------
Mė 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bėri gjymtyrė artificiale tė njeriut.
-----------------------------------
Mė 1590 holandezi Zaharijaz Jansen qė merrej me optikė, konstruktoi mikroskopin.
------------------------------
Nė vitin 1790 nė Amerikė ėshtė shpikur turleja e parė pėr shpuarjen e dhėmbėve.
----------------------------------------
Lumi mė i gjatė nė botė ėshtė Nili me gjatėsi 6.671 km. qė gjendet nė Afrikė.
----------------------
Kina ėshtė shteti mė i madh nė botė me 1.221,692,000 banorė. Nė Mesjetė quhej Katai.

----------------------------------
Gjarpėri i ujit qė jeton nė veriperėndim tė Australisė rreth shkėmbinjėve tė ujit, ėshtė shtaza mė helmuese nė botė. Helmi i tij ėshtė 100 herė mė i fortė se helmi i gjarpėrit Australian nė tokė i quajtur “Tapana e Shkretėtirės” e qė konsiderohet gjarpėri mė helmues tokėsor.
------------------------------
Rusia ėshtė shteti mė i madh pėr nga sipėrfaqja me 17.075,000 km².
-------------------------------------
Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencėtarėt erdhėn nė pėrfundim se pėrkundėr kokės sė madhe, ėshtė peshku mė budalla nė Botė, sepse nė pranverė ku bėnė nxehtė, nė breg tė lumit rriten shelgjet dhe nė ujė bien thuprat e kėtij druri sė bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutėsi i pėrbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Nė lukth kėto fije tė shelgjes lėshojnė alkool qė e bėn peshkun tė humbur.
-----------------------
Malet mė tė larta nė Ballkan janė Alpet Shqiptare dhe kanė 13 maje me mbi 2.500 metra lartėsi dhe sipėrfaqe 2.240 km².
----------------------------
Rruga mė e vjetėr nė Ballkan ka qenė “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).

11 Re: Kuriozitete prej Sat May 26, 2007 10:07 pm

Klodi1986


Admin
Admin
Maja e Korabit ėshtė maja mė e lartė nė Shqipėri.
------------------------------------------
Romani I parė shqiptar ėshtė “Marcja” I Ndoc Nikajt I botuar nė vitin 1899.
---------------------------------
Nė vitin 1530 Prishtina kishte 12 lagje, prej tyre 9 tė krishtera katolike shqiptare dhe vetem 3 muslimane. Sot ėshtė qyteti mė I madh nė Kosovė, pėrkatėsisht kryeqytet.

---------------------------------------
Piktori venecian Marco Basaiti qė pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenė me prejardhje shqiptare.

-------------------------------------
Nė qytetin e Amalfit nė Kampani nė kishėn kryesore tė kėtij qyteti, nė vitin
1506 ngritet pėrmendorja e varrit tė perbashkėt tė familjės sė Skėnderbeut me njė shqiponjė dykrenare shqiptare.
--------------------------------------------
Katund quhen disa fshatėra nė Dalmaci. Gati nė tė gjithė qytetet e Dalmacisė nga njė rruge mban emrin “Rruga Ilire”.
-----------------------------------------------
Armata e shtetit tė Vatikanit ėshtė armata mė e vjetėr nė botė. Zyrtarisht ėshtė themeluar mė 21 janar 1506, por fillimet e saj shėnohen qė nė vitin 1400. Pėrveē se ėshtė armata mė e vjetėr nė Botė, ajo ėshtė edhe ndėr mė tė voglat, me vetėm 83 ushtarė. Uniformat e tyre kanė qenė tė dizajnuara nga artisti gjenial Mikelanxhelo.
---------------------------------------------
Libri I parė I shruar shqip ėshtė “Meshari” I Gjon Buzukut. Nė parathėnje tė veprės dėshmon se veprėn e kreu nga 20 marsi 1554 deri me 5 janar 1555. -----------------------------------------
Libri ėshtė botuar nė kohėn e humanizmit dhe tė kundėrreformės, kur u krijuan kushtet qė feja katolike tė mėsohej e tė predikohej nė gjuhėt kombėtare. Mesharin e gjeti Gjon Nikollė Kazazi nga Gjakova mė 1740. Ky libėr pėrmban: Librin e Orėve dhe Librin e Meshės. Me kėtė vepėr filloi Letėrsia Shqiptare e Rilindjės.

12 Re: Kuriozitete prej Thu Sep 13, 2007 1:22 pm

shaban cakolli

avatar
Moderator
Moderator
tėgjitha tė mira,por ai njeriu qė jeton pazemėr,apo me siguri ka ndonjė bateri qė e zėvendėson,ndryshe!!!

13 Re: Kuriozitete prej Sat Mar 15, 2008 8:40 am

Dano

avatar
Admin
Admin
100 Shprehjet filozofike per paret.

1. “Paratė nuk janė gjėja mė e rėndėsishme nė botė. Dashuria ėshtė. Pėr fat tė mirė, unė dua paratė”. Jackie Mason 2. “Tek Perėndia besojmė. Tė gjithė tė tjerėt duhet tė paguajnė para nė dorė”. Thėnie amerikane 3. “Paratė janė mė mirė se varfėria, por vetėm pėr arsye financiare”. Woody Allen 4. “Koha ėshtė mė e vlefshme se paratė. Paratė mund tė shumohen, por pėr kohėn themi tė kundėrtėn”.
John Updike
5. “Nėse i detyrohesh bankės 100 dollarė, ky ėshtė problemi yt. Nėse i detyrohesh bankės 100 milionė dollarė, atėherė ėshtė problemi i bankės”.
JP Getty
6. “Nuk ka rėndėsi a je i bardhė apo me ngjyrė ... ngjyra e vetme qė ka rėndėsi ėshtė e gjelbra”.
Family Guy
7. “E vetmja mėnyrė pėr tė mos menduar pėr paratė ... ėshtė tė kesh shumė prej tyre”.
Edith Wharton
8. “Nėse doni tė dini se ēfarė mendon Zoti pėr paratė, mjafton tė shihni njerėzit tė cilėve ai ua jep”.
Thėnie e vjetėr irlandeze
9. “Jini tė pasur pėr veten tuaj ... dhe tė varfėr pėr miqtė”
Juvenal
10. “Nėse doni ta dini vlerėn e parave, provoni tė merrni hua disa”.
Benjamin Franklin
11. “Me 10 mijė dollarė do tė ishim milionerė! Kėshtu do tė blinim gjithė gjėrat e nevojshme si ... dashuria!
Homer Simpson
12. “Mėnyra mė e lehtė qė fėmijėt tė mėsojnė pėr paratė do tė ishte kur ju tė mos kishit”.
Katharine Whitehorn
13. “Financa ėshtė arti i kalimit tė parave nga dora nė dorė derisa mė nė fund tė zhduket”.
Robert W. Sarnoff
14. “Gjithēka qė kėrkoj ėshtė njė mundėsi pėr tė treguar se paratė nuk mė bėjnė tė lumtur”.
Spike Milligan
15. “E ē’vlerė ka lumturia? Ajo nuk t’i blen dot paratė”.
Henry Youngman
16. “Shumė njerėz shpenzojnė paratė qė s’i kanė fituar, pėr tė blerė gjėra qė s’i duan, pėr t’i lėnė mbresa njerėzve qė s’i pėlqejnė”.
Will Smith
17. “Sikur vetėm Perėndia tė mė jepte njė shenjė tė qartė ... si pėr shembull tė mė hapte njė llogari tė madhe nė njė bankė zvicerane”.
Woody Allen
18. “Ai qė martohet pėr dashuri pa para kalon netė tė mira dhe ditė tė kėqija”.
Thėnie amerikane
19. “Mes punės dhe familjes, vėrtet qė s’po kaloj shumė kohė me paratė e mia”.
Thėnie amerikane
20. “Ndryshimi mes njė divorci dhe njė ndarjeje ligjore ėshtė se ndarja ligjore i jep burrit kohė pėr tė fshehur paratė e tij”
Johnny Carson
21. “Njė bankė ėshtė njė vend qė do tė tė japė para nėse i vėrteton se s’ke nevojė pėr to”.
Bob Hope
22. “Kushdo qė thotė se paratė nuk e blejnė lumturinė, thjesht nuk dinė se ku tė bėjnė pazar”.
Bo Derek
23. “Kur isha i ri mendoja se paratė ishin gjėja mė e rėndėsishme nė jetė; tani qė jam i rritur e di se janė vėrtet”.
Oscar Wilde
24. “Monedha ėshtė e pavlefshme nė ditėt e sotme”.
Yogi Berra
25. “Ēdo ditė ngrihet dhe shikoj listėn e “Forbes” pėr njerėzit mė tė pasur nė Amerikė. Nėse nuk jam atje, shkoj nė punė”.
Robert Orben
26. “Gjithmonė merr para hua nga njė pesimist ... ai nuk pret qė ti t’ia kthesh”.
Thėnie amerikane
27. “Nėse mendon se askujt nuk i intereson nėse je gjallė, provo tė mos paguash dy muaj fatura”.
Earl Wilson
28. “Mos mė thoni se ku i keni prioritetet. Mė tregoni pėr ēfarė i shpenzoni paratė dhe unė do t’ju tregoj se ēfarė janė”.
James W. Frick
29. “Arsimi formal do t’ju nxjerrė bukėn e gojės; mėsimet nga jeta do t’ju bėjnė tė pasur”.
Jim Rohn
30. “Paratė janė realitetin, njė tipar permanent i jetės sė pėrditshme. Ato i japin jetės njė ritėm tė veēantė, njė “tėrheqje” tė caktuar, njė perceptim tė pazakontė tė botės dhe vendit tonė nė tė”.
31. “Paratė i krijojnė problemet atėherė kur nuk i kemi; na i shtojnė ato edhe kur i kemi. Por ėshtė vetėm njė iluzion se ne jemi nė kontroll tė parave tona. E vėrteta ėshtė se ne e dimė dhe e kuptojmė sa kontroll ushtrojnė mbi ne”.
32. “Paratė na bėjnė zotėrinj dhe skllevėr. Pushteti ynė mbi paratė ėshtė i vėrtetė, por vetėm kur kuptojmė pushtetin e tyre mbi ne”.
Thėnie franceze
33. “Shumė prej nesh i konsiderojnė amerikanėt si ndjekės tė parave. Kjo ėshtė njė shpifje mizore, edhe pse ėshtė pėrsėritur nga vetė amerikanėt”.
Albert Einstein
34. “Ai, opinioni i tė cilit ėshtė se paratė mund tė bėjnė gjithēka, mund tė bėjė gjithēka pėr para”.
Benjamin Franklin
35. “Nėse do tė ishit tė pasur, mendoni edhe tė kurseni”.
Benjamin Franklin
36. “Kush ėshtė i pasur? Ai qė ėshtė i kėnaqur. Kush ėshtė ai? Askushi.
Benjamin Franklin
37. “Pasuria mund tė na aftėsojė tė bėjmė favore; por hirin pasuria s’na e jep”.
Charles Caleb Colton
38. “Tė ardhurat vjetore njėzet paund; shpenzimet vjetore nėntėmbėdhjetė; rezultati, lumturi. Tė ardhurat vjetore njėzet paund; shpenzimet vjetore njėzet e gjashtė paund; rezultati, mjerim”.
Charles Dickens
39. “Nėse tė gjithė njerėzit e pasur nė botė do ta ndanin pasurinė mes tyre, nuk do tė kishte mjaftueshėm pėr tė tjerėt”.
Christina Stead
40. “Paratė e tepėrta janė delli i luftės”
Cicero
41. “Paratė nuk kanė qenė kurrė motivim i rėndėsishėm pėr mua, pėrveēse pėr tė shėnuar pikė. Nxitja e vėrtetė ėshtė loja”.
Donald Trump
42. “Paratė janė delli i dashurisė, si dhe i luftės”.
Doktor Thomas Fuller
43. “Po jetoj kaq larg tė ardhurave tė mia, sa mund tė thuhet se po jetojmė tė ndarė”.
Anonim
44. “Kurseni nga pak ēdo muaj dhe nė fund tė vitit do tė habiteni se sa pak qė keni”.
Ernest Haskins
45. “Tė pasurit janė shkuma e tokės nė ēdo shtet”.
G.K. Chesterton
46. “Mungesa e parave janė rrėnja e gjithė tė kėqijave”.
George Bernard Show
47. “Njerėzit duhet tė jenė tė varfėr pėr ta kuptuar luksin e tė dhėnit”.
George Eliot
48. “Paratė ju ēlirojnė nga tė bėrit e ēdo gjėje qė s’pėlqeni. Meqė s’mė pėlqen asgjė, paratė mė hyjnė nė punė”.
Groucho Marx
49. “Vlera kryesore e parave ėshtė nė faktin se njerėzit jetojnė nė njė botė e cila mbivlerėsohet”.
H.L. Mencken
50. “Bėjeni paratė perėndinė tuaj, dhe do t’ju shkatėrrojė si djalli”Henry Fielding
51. “Nėse mund t’i numėroni paratė, nuk keni njė miliardė dollarė”.
J. Paul Getty
52. “Kam aq para sa tė mė mbeten deri nė fund tė jetės, deri nė momentin qė do tė blej diēka”.
Jackie Mason
53. “Njė rrogė e mirė ėshtė receta mė e mirė pėr lumturinė qė kam dėgjuar ndonjėherė”.
Jane Austen
54. “Njė njeri i zgjuar duhet ta ketė paranė nė kokė, por jo nė zemėr”.
Jonathan Swift
55. “Mos u gėnjeni duke besuar se njė njeri i pasur ėshtė domosdo i zgjuar. Ka mjaft prova qė vėrtetojnė tė kundėrtėn”.
Julius Rosenwald
56. “Kurrė s’e kam pėrfunduar gjimnazin, megjithatė jam i pasur dhe i suksesshėm”.
Kėngėtar anglez
57. “Nėse doni tė ndiheni tė pasur, mjafton tė numėroni gjėrat qė keni dhe qė paratė s’i blejnė”.
58. “Paratė janė si shqisa e gjashtė, s’mund t’i pėrdorėsh pesė tė parat pa to”.
William Somerset Maugham
59. “Mund tė bėheni tė pėrkryer nė diēka qė doni. Mos i bėni paratė synimi juaj. Por, pėrkoni gjėrat qė doni tė bėni, dhe atėherė bėjini ato aq mirė, sa tė tjerėt s’do t’jua ndajnė sytė”.
Maya Angelou
60. “Paratė ende s’e kanė bėrė njė njeri tė lumtur. Sa mė shumė tė ketė, aq mė shumė do tė dojė. Nė vend qė tė mbushė njė vakum, krijon njė tjetėr”.
Benjamin Franklin
61. “Ju kujtoni se paratė janė rrėnja e tė kėqijave. E keni pyetur veten se cila ėshtė rrėnja e gjithė parave”?
Ayn Rand
62. “Intelekti ndėrtohet paralelisht me ekonominė e parave”.
G. Simmel
63. “Paratė, nėse nuk tė sjellin lumturi, tė paktėn tė ndihmojė tė jesh i mjerueshėm nė luks”.
Helen Gurley Brown
64. “Arti nuk ėshtė nė bėrjen e parave, por nė ruajtjen e tyre”.
Fjalė e urtė
65. “Paratė janė vetėm njė mjet. Do tė tė ēojnė ku tė duash, por nuk do tė tė zėvendėsojnė ty si shofer”.
Ayn Rand
66. “Paratė shpesh kushtojnė shumė”.
Ralph Waldo Emerson
67. “Nuk do tė jetoni njė ditė tė lumtur, edhe sikur tė keni fituar shumė para, nėse nuk bėni diēka pėr dikė qė s’mund t’jua rikthejė”.
Ruth Smeltzer
68. “Dilni nė botė dhe punoni sikur paratė mos kenė rėndėsi, kėndoni sikur askush s’ju dėgjon, dashuroni sikur kurrė mos jeni lėnduar dhe kėrceni sikur askush s’po ju sheh”
69. “Ėshtė mirė tė keni para dhe gjėrat qė i keni blerė me para, por ėshtė mirė qė ndonjėherė tė bėni njė kontroll se mos keni humbur ndonjė nga gjėrat qė s’i keni blerė me para”.
George Lorimer
70. “Me para mund tė blini njė qen tė mirė, por vetėm dashuria do ta bėjė tė tundė bishtin”.
Richard Friedman
71. “Paratė kurrė s’e krijojnė njė ide. Ėshtė ideja qė krijon paratė”.
Owen Laughlin
72. “Sa ndryshim bėn sa shumė ke? Ajo qė s’keni ėshtė edhe mė e madhe”.
Seneca
73. “Paratė janė barometri i virtytit tė shoqėrisė”.
Ayn Rand
74. “Shumė njerėz nuk kujdesen pėr paratė e tyre, derisa ato pėrfundojnė, ndėrsa tė tjerė bėjnė tė njėjtėn gjė me kohėn e tyre”.
Johann Wolfgang von Goethe
75. “Paratė dhe gratė janė mė tė kėrkuarat”.
Will Rogers
76. “Paratė do tė vinė kur bėni gjėnė e duhur”.
Mike Phillips
77. “Shkėlqimi i njė mendimi tė ngrohtė vlen mė shumė se paratė”.
Thomas Jefferson
78. “Nuk jap rroga tė mira, pasi kam shumė para; kam shumė para, pasi jap rroga tė mira”.
Robert Bosch
79. “Paratė zakonisht tėrhiqen, nuk kėrkohen”.
Jim Rohn
80. “Paratė nuk kėrkohen pėr tė blerė njė nevojė tė shpirtit”.
Henry David Thoreau
81. “Nėse paratė s’mund ta blejnė lumturinė, tė paktėn ju lejojnė tė zgjidhni njė formė mjerimi”.
82. “Njė burrė ka njėqind dollarė dhe ju e lini me dy dollarė. Kjo ėshtė zbritja”.
Mae West
83. “Paratė nuk rriten nė pemė”.
Fjalė e urtė
84. “Paratė janė si dashuria; vret me ngadalė atė qė e mban dhe gjallėron atė qė e jep”.
Kahlil Gibran
85. “Nuk kemi borxh njė miliardė miliardė dollarė, pasi nuk kemi taksuar mjaftueshėm; kemi borxh njė miliardė miliardė dollarė, pasi kemi shpenzuar shumė”.
Ronald Reagan
86. “Nuk mė interesojnė shumė paratė, se paratė s’ma blejnė dashurinė”.
Tekst nga “Beatles”.
87. “Mėnyra mė e mirė pėr ta dyfishuar paranė ėshtė ta palosėsh dhe ta fusėsh nė xhep”.
Frank Hubbard
88. “Ekziston njė mėnyrė e lehtė pėr t’u kthyer nga kazinoja me njė shumė tė vogėl: tė shkosh atje me njė shumė tė madhe”.
Jack Yelton
89. “Tė pėrzierat e makinės tė vijnė kur kalon afati i pagimit tė faturave”.
90. “Inflacioni ka shkatėrruar gjithēka. Njė monedhė pėrdoret vetėm si kaēavidė”.
Jackson Brown
91. “I kundėrshtoj milionerėt, por do tė ishte e rrezikshme sikur tė ma jepnin mua atė post”.
Mark Twain
92. “S’mund ta pėrballoj tė humbas kohėn duke bėrė para”.
Louis Agassiz
93. “Kur ka para nė poezi, por nuk ka as poezi nė para”.
Robert Graves
94. “Kur has nė para e heq qafe shpejt, para se tė mė futet nė zemėr”.
John Wesley
95. “Njė xhepmbushur shpesh rėnkon mė shumė se njė stomakbosh”.
Franklin Delano Roosevelt
96. “Pas njė vizite nė plazh, vėshtirė tė mendosh se jetojmė nė njė botė materiale”.
Pam Shaw
97. “Masa e vėrtetė e pasurisė ėshtė sa shumė do tė vlenit sikur t’i humbisnit paratė”.
98. “Kur pema e fundit tė jetė fishkur dhe lumi i fundit tė jetė helmuar dhe peshku i fundit tė jetė zėnė, atėherė do tė kuptojmė se s’mund ta hamė paranė”.
Fjalė e urtė indiane
99. “Do tė mė pėlqente tė jetoja si njė njeri i varfėr me shumė para”.
Pablo Picasso
100. “Filozofia e parave kontribuon nė edukimin e njerėzimit dhe i ndihmon njerėzit tė kujtojnė se “matėsi i tė gjitha gjėrave” duhet tė jetė gjithmonė njeriu”.

14 Re: Kuriozitete prej Tue Mar 17, 2009 6:36 pm

estilen

avatar
Vip
Vip
-Mė 2011 robotėt do ta pushtojnė botėn

Robotėt po bėhen rrezik pėr botėn tonė. Noel Sharkey, profesor i Shkencave kompjuterike nė Universitetin britanik tė Sheffieldit, thotė se duhet reaguar me shpejtėsi.
Sipas tij, nė fund tė vitit tė kaluar nė botė ishin aktivė 6,5 milionė robotė, ndėrsa parashikimi pėr vitin 2011 ėshtė qė ata tė trefishohen, duke kaluar 18 milionėt.
Robotėt pėrdoren nė industri, spitale, zyra publike, hapėsirė dhe nė shtėpitė tona.
Sharkey shkruan nė njė artikull pėr revistėn amerikane, "Science", se tė moshuarit nė spitale dhe azile po shoqėrohen nga robotėt, qė i ndihmojnė me ilaēet.
Por bumi i sasive tė kėtyre makinave dhe sidomos inteligjenca e tyre gjithnjė e mė e sofistikuar, shton mundėsinė qė makinat tė dalin jashtė kontrollit.
Software i tyre mund t'i ēojė nė kryerjen e veprimeve tė rrezikshme tė paparashikuara, qė janė fryt i anomalive, apo gabimeve tė sistemit.

marre nga explorer channel

15 Re: Kuriozitete prej Thu Apr 02, 2009 7:18 pm

estilen

avatar
Vip
Vip
____Kush e krijoi simbolin e monedhes Euro ?_______

Krijuesi i simbolit te bankonotes se re evropiane Euro, quhet Arthur Eisenmenger.
--Ai jeton ne nje azil ne Eislingen te Gjermanise dhe sot eshte 88 vjecar. Ne vitin 1975, pak para se te dilnte ne pension, ai ishte shef i repartit grafik ne Komunitetin Evropian dhe iu ngarkua si detyre te dizenjonte nje simbol per identifikimin e Europes.
--Propozimi qe ai beri nuk shqyrtua nga Komisioni Evropian, por mbeti i mbyllur per gati 20 vjet ne sirtaret e Brukselit, derisa ne vitin 1997, Jacques Santer e prezantoi ate zyrtarisht si simbolin e ardhshem te Evropes.
--Megjithe suksesin e vonuar dhe rolin qe pati ne ditet tona kjo veper, autori i Arthur Eisenmenger ende nuk ka marre mirenjohjen zyrtare nga Brukseli, per perdorimin e ketij simboli.

........Ndodh dhe ne EUROPE percmimi dhe harresa...por thone qe honoraret e tij i ka pervetesuar nje tjeter peshkahajdut kalibri...!!!!!!!!!!

16 Re: Kuriozitete prej Thu Apr 02, 2009 7:38 pm

estilen

avatar
Vip
Vip
--------Cudira qe nuk ndodhin kudo-----


California, Chico (ligj bashkiak):
Ėshtė e jashtėligjshme tė lahet automjeti nė rruge (ligji, u votua nė 1995)
Gjithėsesi, nuk u pėrcaktua nėse nė trotuar ky akt konsiderohet i lejueshėm.

California, Hollywood ( ligj bashkiak):
Ėshtė e jashtėligjshme mbajtja e mė shumė se 2000 krerė dhenėve nė njė kope.

California, Los Angeles (ligj bashkiak):
Ėshtė i ndalueshėm fakti qė qentė tė ēiftėzohen nė njė distancė mė tė vogėl se 500 m larg kishave. Ligj-shkelėsit ndėshkohen me gjobė deri nė $ 500 dhe 6 muaj burg.

California, San Diego (ligj bashkiak):
Tė gjithė ata qė lėnė nė shtėpitė e tyre stolitė e krishtlindjeve pas datės 2 Shkurt, ndėshkohen me gjobė deri nė $ 100.

Arkansas (ligj bashkiak):
Burri ka tė drejtė tė ushtroj dhunė fizike mbi gruan e vet, por jo mė shumė se njė herė nė muaj.

Florida, Pensacola (ligj bashkiak):
Nuk ėshtė e lejueshme qė qytetarėt tė qarkullojnė nė qendėr tė qytetit me mė pak se $ 10 nė xhep.

New York, (ligj nė rang shteti):
Cilido qė vendos tė hidhet nga njė ndėrtesė dėnohet me vdekje.

Michigan
Nė Michigan burri ėshtė pronari i ligjshėm i flokėve tė gruas sė vet.

Kansas
Nė Kansas ndalohet qė tė prekėsh peshqit pa pėrdorimin e dorezave.

Idaho
Ekziston njė ligj, sipas tė cilit thuhet se nese dėshiron qė tė bėsh dhuratė njė kuti me ēokollata, ajo duhet tė peshoj mė shume se 50 pounds!!!

Alabama
Nėse dikush hedh kripė mbi shinat e trenit dėnohet me vdekje.

Alabama
Ndalohet tė luash domino tė djelėn.

Francė
Ndalohet tė puthen ēiftet nė stacion tė trenave.
Qė nga ora 8 e mėngjesit deri nė 8 : 00 tė mbrėmjes, 70% e muzikės nė radio duhet tė jetė nė gjuhėn frėnge.

Texas
Ndalohet tė bėsh graffiti mbi njė… lopė tė huaj.

Francė
Ndalohet ti vėsh njė derri emrin Napoleon

Danimarkė
Ėshtė e jashtėligjshme tė ngasėsh automjetin kur dikush ndodhet nėn tė.

Massachusetts
Ėshtė e jashtėligjshme mbajtja e gorillave nė sediljet e pasme tė automjeteve.

Colorado Logan Counrty (ligj bashkiak):
Ėshtė e jashtėligjshme tė puthėsh njė grua ndėrkohė qė ajo fle.

Massachusetts
Gėrhitja ėshtė e jashtėligjshme, lejohet vetėm nėse janė tė mbyllura tė gjitha dritaret dhe dyert e shtepise

17 Re: Kuriozitete prej Sun Apr 05, 2009 1:52 pm

estilen

avatar
Vip
Vip
ndodh dhe keshtu
....
Njė burrė i pasur nga Hong Kongu denoncoi dashnoren sepse sipas tij nuk ishte besnike nė lidhjen e tyre 7 vjeēare. 66 vjeēari Patrik TANG, i cili ėshtė dhe i martuar, i kėrkon dashnores 39 vjeēare Karen LI nėpėrmjet denoncimit t’i kthej pas tė gjitha paratė dhe pasurinė e paluajtshme qė i kishte falur, pasi tradhėtarja Li i kishte premtuar se pėrveē “djaloshit”, mė falni zotėrisė TANG nuk do tė kryente seks me asnjė tjetėr. Tang deklaroi se kontrata e tyre ishte qė ai t’i jepte ē’tė donte ajo, ndėrsa Li tė qėndronte nėn EKSKLUZIVITETIN e tij.
Sipas 66 vjeēarit por dhe mediave lokale, muajt e fundit LI, e cila kishte dhe njė fėmijė me TANG-un, krijoi lidhje me 23 vjeēarin, ish MISTER HONG KONG-un!!!

Kjo pra ishte dhe arsyeja qė e egėrsoi Tang-un “besnik” kundrejt bashkėshortes sė tij, t’i kėrkonte dashnores gjithėēka qė i kishte falur…

p.s nuk ėshtė shaka ėshtė realitet, shpresoj tė qeshni po aq sa dhe unė gjatė leximit tė lajmit PIKANT!

18 Re: Kuriozitete prej Tue Apr 07, 2009 5:39 pm

estilen

avatar
Vip
Vip
_____KURESHTARE PER UIVERSITETET ME TE VJETER NE BOTE____

1088 University of Bologna (Itali)

1096 University of Oxford (Mbreteri e Bashkuar)

1175 University of Modena (Itali)

1200 Universitaris Sorbonne (PARIS IV) (France)

1209 University of Cambridge (Mbreteri e Bashkuar)

1218 University of Salamanca (Spanje)

1220 University of Montpellier III - Paul Val… (France)

1222 University of Padua (Itali)

1224 University of Naples - Federico II (Itali)

1229 University of Toulouse - Sciences Soci… (France)

1240 University of Siena (Itali)

1258 Universitaris I Panth Sorbonne (France)

1272 University of Murcia (Spanje)

1290 University of Coimbra (Portugali)

1293 University Complutense Madrid (Spanje)

1303 UniversitDegli Studi Di Roma - La Sapi… (Itali)

1308 Perugia University (Italy)

1339 UniversiteStendhal Grenoble III (France)

1339 UniversiteJoseph-Fourier, Grenoble I (France)

1399 Universite Pierre Mendes, Grenoble II (France)

1343 University of Pisa (Itali)

1348 Charles University (Republika Ceke)

1361 UniversitiDegli Studi di Pavia (Itali)

1364 Jagiellonian University (Poloni)

1365 University of Vienna (Austri)

1386 Heidelberg Universit♦/a > (Gjermani)

1388 Universit♦ KON (Cologne) (Gjermani)

1398 SUNG KYUN KWAN University (Korea e Jugut)

19 Re: Kuriozitete prej Wed Apr 08, 2009 8:10 am

Network

avatar
Web Master
Web Master
estilen Ke dhe nje teme tjeter me kuriozitete Shiko tek index (Forum) Tek Temat e gjen


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

20 Re: Kuriozitete prej Thu Apr 09, 2009 11:08 am

estilen

avatar
Vip
Vip
mjeshter tek tema e kurioziteteve jam,pikerisht tek tema qe ke hapur ti.Nuk e di se per cfare teme tjeter e keni fjalen_?

21 Re: Kuriozitete prej Fri Apr 10, 2009 7:16 pm

estilen

avatar
Vip
Vip
Hera e fundit qė kaloi portėn e berberit ishte para 60 vjetėsh
Mos u frikėsoni, nuk ėshtė ARI por NJERI!

Njė mjek Kinez 79 vjeēar mendon se nė qoftė se do tė qethet, pacientėt e tij do fillojnė tė sėmuren keq. Hera e fundit qė kaloi portėn e berberit ishte para 60 vjetėsh, qė nga ajo ditė jo vetėm nuk u qeth mė, por as qė i shkoi mė ndėrmend. 79 vjeēari Feng Fu tha: “Ndalova tė presė flokėt dhe gjendja shėndetėsore e pacientėve tė mi filloi tė pėrmirėsohej. Qė atėhere medikamentet e mia u bėnė mė rezultative. Nuk do t’i presė flokėt kurre.”

Flokėt e Feng-ut peshojnė 3.6 kg dhe janė 3 m tė gjatė.



p.s padyshim Fengu jeton nė botėn e tij… tani se kur do tė zgjohet njė ZOT e di!!!

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi