Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Kultura Kombėtare & Boterore » Historia Boterore » Figurat me te shquara boterore

Figurat me te shquara boterore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Figurat me te shquara boterore prej Sun Jun 03, 2007 2:10 pm

Klodi1986


Admin
Admin
ketu mund te veni informacione nga personazhe te ndyshme nga bota

2 Re: Figurat me te shquara boterore prej Fri Jun 05, 2009 1:46 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
Biografia e Shejh Albanit

Ai ėshtė Muhamed Nasirud-Din Ibn Nuh Ibn Adem Ibn en-Nexhati. Ai u lind nė Shkodėr, asokohe kryeqytet i Shqipėrisė, nė vitin 1332/1914. Ishte muhadith (dijetar i hadithit), fekih (dijetar i jurisprudencės) dhe thirrės nė Librin dhe Sunetin, dhe ishte nė metodologjinė e Selefus-Salih-it, shkrimtar i saktė e Dijetar i aftė pėr tė dhėnė fetva. Babai i tij, Haxhi Nuhu ishte prej dijetarėve mė tė mėdhenjė Hanefi nė vendin e tij. Me ardhjen e regjimit sekularist tė Ahmed Zogut nė pushtet, Haxhi Nuhu migroi me tė gjithė fėmijėt e tij, nė mesin e tė cilėve ishte edhe Muhamed Nasirud-Din. Ai u shpėrngul pėr hir tė fesė sė tij nė tokėn e Shamit pėr shkak tė asaj qė ishte pėrmendur nė lidhje me tė prej virtyteve dhe cilėsive tė shquara nė Sunetin e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Nė kėtė vend edhe u vendos. Pas pėrafėrsisht pesėmbėdhjetė vitesh, Shejhu migroi nė ‘Aman, kryeqytetin e Jordanisė. Dhe aty jetoi deri nė fund tė jetės sė tij, si njė Dijetar, mėsues, fekih (jurist) dhe edukator.

Ai i mori studimet e tija bazike nė Damask, kryeqyteti i Sirisė, qė ishte njė strehė e diturisė sė gjeneratave tė kaluara. Ai mėsoi nga njė numėr Dijetarėsh dhe njerėzve tė diturisė, siē ishte babai i tij, Haxhi Nuhu, Shejh Se’id el-Burhani dhe tė tjerė pėrveē kėtyre. Allahu i Madhėruar e bėri shkencėn e Hadithit Pejgamberik tė dashur pėr tė nė pjesėn e hershme tė jetės sė tij dhe gjatė rinisė sė tij. Dhe kjo ishte kur ai lexoi artikujt e Shejh Muhamed Rashid Ridasė nė revistėn el-Menar, nė pėrgenjėshtrimin e rrėfimeve tė pabaza qė Ebu Hamid el-Gazali (v.550h) i citoi nė librin e tij, Ihja’ ‘Ulmud-Din.

Ai pranoi njė ixhaze (letėr-lejim) nga Shejh Muhamed Ragib et-Tebak – historian dhe muhadith i Alepos – qė tė rrėfejė rrėfimet qė gjinden nė koleksionin e tij tė quajtur, el-Envarul-Xhalije fi Mukteseril-Ithbatil-Helebije. Kjo ishte kur ai pa talentin e tij tė jashtėzakonshėm, mendjeprehtėsinė, tė kuptuarit dhe mendjen e tij tė shkėlqyer, si dhe dėshirėn e tij tė flaktė pėr arritjen e shkencave Islame dhe diturisė sė Hadithit. Ai filloi tė shkruaj nė tė njėzetat e hershme tė tija. Kėshtu qė shkrimi i parė i tij qe ngritur mbi Fikh (jurisprudencė), njohjen e dėshmisė dhe fikhun krahasues, ishte libri, Tehdhirus-Saxhid min Itikhadhil-Kubur Mesaxhid. Ky libėr qe botuar disa herė. Ndėrsa prej shkrimeve tė para tė tija nė lidhje me historinė dhe metodologjinė e hadithit ishte libri, er-Reudetun fi Tertib ue Tehrixh Mu’xhemit-Teberanijil-Kebir, dhe kjo ende mbetet nė formė tė pabotuar.

Ai qe ftuar nga drejtime tė ndryshme prej universiteteve Islamike dhe Instituteve tė edukimit dhe mėsimit, qė tė merr pozitė tė lartė nė to. Sidoqoftė, ai me respekt e arsyetoi veten pėr shkak tė aktiviteteve tė tija mėsimore. Ai qe caktuar mėsues nė Departamentin e hadithit Pejgamberik nė Universitetin Islamik tė Medines nė kohėn e hapjes sė tij. Ai qėndroi atje nė njė periudhė prej tri vitesh, duke filluar prej vitit 1381H. Nga ajo qė ndodhi si rezultat i tij ishte fillimi i njė ringjallje tė gjerė nė diturinė e hadithit, e cila u pėrhap duke arritur tė gjitha anėt e botės. Dhe kjo po ashtu gėzoi njė rishfaqje mbi nivelin konvencional kur universitetet i dhanė njė rėndėsi tė pėrgjithshme duke prezentuar qindra libra nė fushėn e specializimit tė hadithit. Kjo gėzoi rishfaqje si njė fushė e studimit kur njė numėr i madh i studentėve e pėrqendruan vėmendjen drejt studimit tė diturisė sė hadithit dhe specializuan nė tė. Dhe kishte tjetėr pėrveē kėsaj nga ajo qė ndodhi pas tij, pėrmes ndikimit tė tij. Dėshmia mė e madhe pėr kėtė ėshtė ajo se shumė libra tė hadihtit qenė kontrolluar, dhe shumė indekse qenė shkruar pėr hadith nga ajo qė praktikisht ishte e panjohur para tij. Pra ky ndikim i veēantė – pėr shkak tė madhėshtisė dhe dėlirėsisė sė vet – s’mund tė mohohet nga askush, madje as nga kundėrshtarėt e Shejhut tonė tė cilėt e kundėrshtojnė atė nė menhexhin (metodologjinė) e tij.

Dijetarėt mė tė mėdhenj tė epokės sonė e kanė lavdėruar atė, pyetur atė, pranuar atė, kanė dhėnė vendime pėr tė dhe i kanė shkruar atij. Nėse do t’i njehsonim ata – Allahu i ruajt tė gjallėt nga mesi i tyre dhe i mėshiroftė tė vdekurit prej tyre – nuk do tė mund t’i numėronim. Dhe nė krye tė tyre ėshtė Shejhu Fisnik, el-‘Allame ‘Abdul-‘Aziz Ibn ‘Abdullah Ibn Baz (v.1420H); pra ai respektohej dhe admirohej nga ai – mėshira e Allahut qoftė mbi ta. Studentėt e Shejhut, qoftė ata tė cilėt morėn dituri nga ai nė universitet, apo nė hallkat e tij tė studimit, ose thjesht nga tė lexuarit e shkrimeve tė tija – shumė prej tė cilave janė botuar – gjinden nė tė gjitha anėt e botės duke pėrhapur dituri autentike dhe duke thirrur nė menhexhin e pastėr me forcė dhe qėndrueshmėri.

Shejhu – rahimullahu te’ala – mbeti thirrės nė Allahun e Lartėsuar mbi besire (mendjehollėsi, depėrtim) gjatė tėrė jetės sė tij. Thirrja e tij qe bazuar mbi metodologjinė e et-Tesfije uet-Terbije (pastrim dhe edukim). Ajo qe ndėrtuar nė dituri dhe kultivim si njė mėsues bujar dhe edukator besnik.

Ai ua mėsoi tė tjerėve shumė gjėra me menhexhin, pozitėn, sjelljen, moralin dhe karakterin e lartė dhe zemrėn e butė.

Shejhu – rahimullahu te’ala – kishte shumė karakteristika tė lavdėrueshme, nga mė tė qartat dhe mė evidentet ishin: saktėsia e tij, serioziteti, zelli, kėmbėngulėsia dhe qėndrushmėria nė arritjen e tė sė vėrtetės dhe tė kthyerit nė pozitėn e duhur. Ai ishte durimtar ndaj vėshtirėsive qė erdhėn krahas diturisė dhe da’ues (thirrjes nė Islam), dhe ai i qėndroi vuajtjes nė atė rrugė, duke qenė i durueshėm dhe gjithherė duke shpresuar shpėrblimin. Prej gjėrave qė mė sė shumti e dallonin Shejhun nga vėllezėrit e tij nga mesi i dijetarėve ishte shėrbimi i tij ndaj Sunetit dhe njerėzve tė tij, dhe pėrgėnjeshtrimi qė ua bėnte devijantėve me sqarime tė qarta dhe anekdota nė lidhje me nivelet e tyre tė ndryshme.

Vėrtet Muslimanėt e drejtė nga e gjithė bota shkruajtėn pėr Shejhun – rahimehullah – me njė pranim tė madh dhe famė tė lartė ai qe prezentuar nė tė gjitha kėndet e botės, megjithėse ai nuk e kėrkoi atė, as qė shkoi tek ajo (fama). Mė saktė, ai largohej dhe pėrpiqej t’i ikte. Ai vazhdimisht thoshte, ‘Dėshira pėr t’u parė ia then shpinėn njeriut’. Nuk ka ndonjė prej krijesave tė Allahut, tė cilit Ai i dhuroi shkelqėsi e qė ai nuk ka qenė bujar nė ēfarėdo ēėshtje prej ēėshtjeve tė botės. Kėshtu qė dituria e tij ishte mjeti i tij ndėrsa durimi i tij ishte parimi udhėzues. Ai u bė i dalluar pėr shkak tė meritave tė tija, durimit kėmbėngulės, punės sė vyer, madhėshtisė dhe inteligjencės. Shejhu – rahimehullah – asnjėherė nuk u ndal nga tė kėrkuarit e diturisė, durimin nė tė shkruar, duke e arritur atė me zell derisa i bėri tetėdhjetė e gjashtė vite nė moshė. Ai nuk pushoi sė shkruari dhe kontrolluari deri nė dy muajt e fundit tė jetės sė tij, pėr shkak tė humbjes sė forcės – pėrkundėr zemrės sė tij qė ende ishte e ngjitur ndaj kėsaj – derisa shkoi qė ta takojė Allahun e Madhėruar pak para perėndimit tė diellit tė Shtunėn, tetė ditė tė mbetura nga Xhumadel-Ahire tė vitit 1420, qė korrespondon me 10/02/1999p.e.s.

Vėrtet, njerėzit e falėn gjenazen e Shejhut nė mbrėmje tė sė njėjtes ditė nė tė cilėn ai vdiq; ata ishin mbi pesėmijė veta. Pėrkundėr kėsaj, pėrgatitja e tij, namazi dhe varrimi u kryen nė kohėn mė tė shkurtė qė qe e mundur, nė pėrputhje me testamentin e tij nė tė cilin ai theksoi pajtueshmėrinė me Sunetin e Pejgamberit dhe zbatimin e tij. Vėrtet, Dijetarėt, studentėt dhe njerėzit e rėndomtė qenė prekur nga vdekja e tij. Kėshtu qė ai qe pėrmendur dhe lavdėruar nga njerėzit e dalluar tė diturisė me arritjen nė vendin e vdekjes sė tij; prej tyre qenė eminenca e tij, Shejh ‘Abdul-‘Aziz Ibn ‘Abdullah alush-Shejh – Muftia i madh i Mbretėrisė sė Arabisė Saudite – dhe Shejhu Bujar Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin, si dhe Shejh ‘Abdullah Ibn Xhibrini dhe Shejh Salih Ibn “Abdul-‘Abdul-‘Aziz Ibn Muhamed alush-Shejh dhe tė tjerė pėrveē kėtyre.


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi