Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Sporti » Sporti shqiptar » KS Shkumbini

KS Shkumbini

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 KS Shkumbini prej Sun Jun 03, 2007 3:19 pm

Klodi


KS Shkumbini Peqin

Adresa: Bulevardi Mustafa Gjinishi, Peqin
Tel: +355 51 232 00
Fax: +355 51 232 00

Kampionate: 0
Kampionate Kat. I: 0
Kampionate Kat. II: 1
Kupa: 0
Superkupa 0

Klubi Sportiv Shkumbini Peqin u themelua mė 1924. Ne vitin 1951 Shkumbini mori emrin Puna Peqin, ndersa nė vitin 1958 i rikthehet emri i vjeter me te cilin eshte prezent edhe sot. Trofeu i vetem vetem eshte ai i Kategorise se Dyte te cilen e ka fituar nje here. Mė 1994 KS Shkumbini per here te pare hyri ne ligen e pare te futbollit shqiptare qe sot quhet Superliga dhe qe atehere nuk ka rene me ne Kategorine e Pare. Shkumbini madje nuk ka rrezikuar asnjehere renien duke qene rregullsiht ne mesin e tabeles dhe duke arritur rezultatin me te mire ne sezonin 1997/98 ku u rendit ne vend te katert me 54 pike.

2006/07 - 10. Shkumbini 34 pike
2005/06 - 7. Shkumbini 43 pike
2004/05 - 6. Shkumbini 48 pike
2003/04 - 7. Shkumbini 41 pike
2002/03 - 5. Shkumbini 40 pike
2001/02 - 6. Shkumbini 33 pike
2000/01 - 5. Shkumbini 41 pike
1999/00 - 7. Shkumbini 35 pike
1998/99 - 7. Shkumbini 40 pike
1997/98 - 4. Shkumbini 54 pike
1996/97 - 6. Shkumbini 26 pike
1995/96 - 9. Shkumbini 33 pike
1994/95 - 7. Shkumbini 30 pike

2 Re: KS Shkumbini prej Sun Jun 03, 2007 3:22 pm

Klodi


Portier

Ervin Llani


Mbrojtes

Erion Xhafa
Klement Xhyra
Denis Zmijani
Alfred Salliu
Mystemaraj
Alirjan Gjata



Mesfushore

Alban Byzhyti
Roland Dervishi
Gentian Bylykbashi
Engert Kuci
Alban Muēa
Laert Ndoni
Muhammedou Abdurraman
Sokol Ēela
Leonard Saja



Sulmues

Erjon Rizvanolli
Dorian Bubeqi
Arsen Beqiri
Daniel Ramazani
Fation Sefa
Astrit Nexha



Stafi

President:
Sekretar: Astrit Isaj
Tranjer :Faruk sejdini Klodi 2006

3 Re: KS Shkumbini prej Sun Jun 03, 2007 3:24 pm

Klodi


1/2 Finale

Shkumbini - Besa 3-3

Besa - Shkumbini 1-1




1/4 Finale

Turbina - Shkumbini 1-2

Shkumbini - Turbina 4-0




1/8 Finale

Flamurtari - Shkumbini 1-4

Shkumbini - Flamurtari 1-0




1/16 Finale

Sopoti - Shkumbini 2-2

Shkumbini - Sopoti 7-0

4 Re: KS Shkumbini prej Sun Jun 03, 2007 3:28 pm

Klodi


Ēfarė paqeje nė Peqin: Shkumbini – Besa 3 - 3ASA (Albania Sport Agency) - Shkumbini e Besa prodhuan njė rezultat befasues me plot 6 gola nė fushėn sportive tė Peqinit, nga tre pėr secilin formacion nė barazimin 3-3 tė arritur nė ndeshjen e parė gjysmėfinale tė edicionit tė 55-tė tė Kupės sė Shqipėrisė.

Kapiteni i peqinasve, Roland Dervishi ēeli serinė e golave nė minutėn e 9, pėr ta dyfishuar rezultatin pesėmbėdhjeta minuta mė vonė, duke i dhėnė edhe avantazhin e parė Shkumbinit nė njė stadium tė mbėshtetur nga mė shumė se 4 mijė shikuesė tė tifozerive respektive.

Beratasi i Besės, Emiljano Veliaj me dy kryevepra tė tij, fillimisht nė minutėn e 39, dhe tė dytėn tridhjetė minuta mė pas, nė tė 69’, vendosi ekuilibrat e pėrkohshėm.

Pesė minuta para pėrfundimit tė takimit, Ēela, realizoi golin e tretė pėr vendasit nė tė 85, pėr ta ēuar rezultatin nė 3-2, pėrpara se kapiteni i Besės, Renato Arapi tė mbyllte llogaritė e takimit, kur shėnoi nė minutėn e 92 golin e barazimit.

Ndeshja e kthimit do tė zhvillohet, mė 25 prill 2007 (ora 14:30) dhe Besės sė Vasil Bicit i mjafton ēdo barazim duke nisur nga 0-0, 1-1, 2-2 ose dhe thjesht njė fitore minimale.

GJYSMĖFINALET

Grupi 1, 11 prill 2007

Shkumbini – Besa 3-3

Shėnues: Dervishi 9’ e 26’, Ēela 85’ / Veliaj 39’ e 69’, Arapi 90’ +2

Fusha sportive e Peqinit, ora 15:00

Gjyqtarė: Albano Janku, E.Miho-D.Rexha

25 prill 2007, ora 14:30: Besa - Shkumbini





“Sulltan” Sejdini merr dhe kalanė e GjirokastrėsNga Franc Hoxha


ASA (Albania Sport Agency) - Pėrmbysje e madhe nė Gjirokastėr jo vetėm nė rezultat, por dhe nė renditjen nė klasifikim. Shkumbini i njė veterani “dhelpėr” tė bankinave shqiptare, Faruk Sejdini me fitoren 1-3 tė arritur nė fushėn e kundėrshtarit dhe rivalit tė tij direkt pėr titull, Luftėtarit tashmė e sheh vetėn me +2 pikė nė raport me formacionin modest tė Mustafa Hysit.

Edhe Luftėtari shėnoi i pari me anė tė kapitenit tė rikthyer Neritan Novi nė minutėn e 12 (gol i katėrt sezonal), Shkumbini ia doli ta pėrmbyste rezultatin qysh nė pjesėn e parė, me tė njėjtin autor Alban Byzhytin nė minutat 17 dhe 43 (lushnjari i Shkumbinit u ngjit nė kuotėn e shtatė golave). Pjesa e dytė edhe pse pati protagonist nė fushė Luftėtarin nė kėrkim tė pikėve tė ēmuara, strategjia e zgjedhur nga Sejdini, mundėsoi edhe njė gol tė tretė, por kėtė radhė nė sekondat e fundit tė takimit, me autor Roland Dervishin. Goli i dytė i tij nė kėtė sezon.

Pėrfundimisht, Shkumbini arriti fitoren e tretė nė fazėn e tretė dhe tė dytėn nė transfertė, duke lėnė pas atė humbje tė njė jave mė parė me Apoloninė (3-1).

Javėn e ardhshme, Shkumbini do tė presė nė shtėpi Kastriotin e Krujės njė tjetėr rival direkt pėr mbijetėse qė tashmė ndodhet me vetėm njė pikė mė shumė se peqinasit (26-25), ndėrsa Luftėtari qė pėsoi humbjen e tretė nė fazėn e tretė do tė udhėtojė pėr nė Fier, pėr tu pėrballur me Apoloninė e vendit tė fundit, nė njė tjetėr sfidė mbijetese pėr tė skuadrat.

LUFTĖTARI-SHKUMBINI 1-3

Shėnues: Novi 12’ / Byzhyti 17’, Byzhyti 43’, Dervishi 90+3

Gjyqtarė: Ēekaj, A.Mali-E.Bicaku

Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastėr, ora 15:00

TRI TAKIMET E KETIJ SEZONI

Faza e parė

LUFTĖTARI-SHKUMBINI 1-0

Faza e dytė

SHKUMBINI-LUFTĖTARI 1-0

Faza e tretė

LUFTĖTARI-SHKUMBINI 1-3

BILANCI MIDIS DY EKIPEVE

16 ndeshje; 7 fitore Luftėtari, 0 barazime, 9 fitore Shkumbini. Golat: 15-26

RENDITJA E SUPERLIGES

Superliga Pike F B H

1 Tirana 56 17 5 4

2 Vllaznia 49 14 7 5

3 Partizani 48 14 6 6

4 Teuta 48 13 9 4

5 Besa 40 11 7 8

6 Elbasani 36 10 6 10

7 Dinamo 35 10 5 11

8 Flamurtari 28 8 4 14

9 Kastrioti 26 6 8 12

10 Shkumbini 25 7 4 15

11 Luftėtari 23 6 5 15

12 Apolonia 19 5 4 17
KLODI 2007

5 Re: KS Shkumbini prej Sun Jun 03, 2007 3:37 pm

Klodi


6 Re: KS Shkumbini prej Sun Mar 15, 2009 6:36 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
Shkumbini barazon ne Elbasan 2 : 2

Very Happy


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

7 Re: KS Shkumbini prej Tue Mar 17, 2009 1:59 am

bimba

avatar
STaff
Very Happy

8 Re: KS Shkumbini prej Sun Dec 05, 2010 12:36 am

Network

avatar
Web Master
Web Master

Pas Ndroqit, ikėn edhe Canaj nga Shkumbini




Ka vijuar “hemorragjia” te Shkumbini i Peqinit. Pas dorėheqjes sė presidentit Ylli Ndroqi, radha i ka ardhur trajnerit Agim Canaj, pėr ta bėrė kėtė gjė, duke e lėnė skuadrėn bardhekaltėr nė njė situatė kritike, pa financa dhe pa drejtim teknik. Pas 11 javėsh nė stolin peqinas, Agim Canaj ka vendosur tė tėrhiqet, pasi u ul aty nė vendin e mirel Josės, qė u shkarkua nga Ndroqi pas javės sė 2-tė. Asokohe, Shkumbini, nėn drejtimin e Josės, barazoi 2-2 me Kastriotin, nė “Qemal Stafa” (fusha asnjanėse), nė javėn e parė, dhe humbi 2-0 me Laēin, nė transfertė, nė javėn e dytė. Pas tij erdhi Agim Canaj, qė fillimisht mori disa rezultate positive, por pati edhe luhatje, qė e larguan mjaft Shkumbinin nga buja e madhe e fillimit tė sezonit, qė do tė luftonte pėr trofe. Sipas asaj qė ka deklaruar Canaj, me rastin e dorėheqjes nga Shkumbini, vendimi ka ardhur si njė reflektim i situatės sė fundit, qė po pėrjeton kampi peqinas, pas dorėheqjes sė ish-presidentit Ylli Ndroqi, vetėm gjashtė muaj pasi kishte marrė drejtimin e skuadrės bardhekaltėr. “Ėshtė njė vendim i ndikuar nga rrethanat e fundit. Unė kam pasur njė bashkėpunim tė shkėlqyer me presidentin Ndroqi dhe sė bashku kishim bėrė njė plan ku nė Peqin do tė sillnim njė trofe brenda dy vitesh. Por duke qenė se futbolli kėtu nė Shqipėri ta bėn tė pamundur tė punosh ashtu siē duhet unė po jap dorėheqjen”, - deklaroi Canaj, i cili nėnshkroi njė kontratė 1-vjeēare me presidentin Ylli Ndroqi.
Agim Canaj u rikthye nė Peqin pas gjashtė vjetėsh, pasi e kishte drejtuar Shkumbinin nė sezonin 2004-2005, por pa e mbyllur deri nė fund atė aventurė, sepse u zėvendėsua pas javės sė 19-tė, pas njė humbje 2-0 me Tiranėn (nė Fier), duke u zėvendėsuar mė 17 janar tė vitit 2005 nga Faruk Sejdini. Ishte pikėrisht ky i fundit, ai qė arriti ta mbajė skuadrėn peqinase nė Superligė.
Shkumbini, pas 13 javėsh nė kėtė kampionat, ndodhet nė vendin e 8-tė, me 17 pikė.
Ky ishte largimi I radhės, nė “valsin” e pankinave shqiptare nė kėtė edicion, process qė nisi me shkarkimin e Mirel Josės nga Shkumbini, nė javėn e 2-tė (u zėvendėsua nga Agim Canaj), pėr t’u pasuar me Ilir Spahiun e Bylisit (u zėvendėsua nga Nikola Ilievski). Shpėtim Duro u largua nga Besa, nė javėn e 4-t (i pasuar nga Pėrparim Daiu), ndėrsa Sulejman Starova u shkarkua nė javėn e 6-tė (i zėvendėsuar nga Nevil Dede). Shkarkimit nuk i shpėtoi dhe njė trajneri i huaj, malazezi Mojash Radonjiē i Vllaznisė, qė u zėvendėsua nga Mirel Josa. Seriali i shkarkimit tė trajnėrėve vazhdoi me Pėrparim Daiun, i cili ia la vendin Gerti Haxhiut, qė drejton Besėn nga java e 11-t
ė.


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

9 Re: KS Shkumbini prej Sun Oct 07, 2012 11:02 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
Humbet serish Shkumbini Ndaj Skenderbeut me rezultatin 2-1 Sad


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi