Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Shkenca » Shkenca » Kur'ani Fisnik

Kur'ani Fisnik

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 11, 12, 13

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 13 e 13]

301 Re: Kur'ani Fisnik prej Thu Aug 02, 2007 6:04 pm

shaban


operator/e
operator/e
Fakti qė ata nuk u ndėshkuan nė atė moment e shtoi edhe mė shumė paturpėsinė dhe arrogancėn e tyre. Ata e sulmuan Salihun duke e akuzuar se ishte gėnjeshtar.

Kėshtu ata e therėn devenė dhe e mohuan nė mėnyrė tė pacipė urdhrin e Zotit tė tyre dhe thanė: "O Salih! Sille ndėshkimin qė na premtove, nėse je me tė vėrtetė i dėrguar i Allahut." (El-Araf: 77)
Allahu ua shkatėrroi planet dhe dredhitė jobesimtarėve dhe e shpėtoi Salihun prej tyre. Pas kėsaj Allahu, e urdhėroi Salihun t'u transmetonte njerėzve se ata do tė shkatėrroheshin pėr tri ditė.

Por ata e therėn devenė, ndaj dhe ai u tha: "Kėnaquni nė shtėpitė tuaja pėr tri ditė. Ky premtim nuk do tė pėrgėnjeshtrohet." (Hud: 65)
Tri ditė mė vonė paralajmėrimi i Salihut u bė realitet dhe Themudi u shkatėrrua.

Britma shkatėrruese i pėrpiu keqbėrėsit dhe ata u shndėrruan nė kufoma tė ngrira nė shtėpitė e tyre, sikur tė mos kishin jetuar kurrė mė parė atje. Nuk ka dyshim se Themudi e mohoi Zotin e tij. I mallkuar dhe i shkatėrruar qoftė Themudi! (Hud: 67-68)

Zbulimet arkeologjike nė lidhje me Themudin
Nga tė gjithė popujt e pėrmendur nė Kuran, Themudi ėshtė njė prej popujve pėr tė cilin disponojmė mė tepėr informacione deri mė sot. Burimet historike vėrtetojnė ekzistencėn e njė populli tė quajtur Themud. Populli i qytetit tė Hixhrit tė pėrmendur nė Kuran nė njė ajet tjetėr mendohet se ėshtė pikėrisht Themudi, sepse njė emėr tjetėr i Themudit ishte As'hab El-Hixhr. Kėshtu, fjala "Themud" ėshtė emri i popullit, ndėrsa qyteti El-Hixhr ėshtė njė prej qyteteve tė ndėrtuara nga ky popull. Pėrshkrimi i gjeografit grek, Plinit, pėrputhet me kėtė fakt. Ai shkruante se Domatha dhe Hegra ishin vendet ku banoi Themudi dhe ku mė vonė u ngrit qyteti i El-Hixhrit.29
Burimet mė tė vjetra tė njohura qė bėjnė fjalė pėr Themudin, janė kronikat e fitoreve tė mbretit babilonas Sargon II (shek. VIII p.e.s.), i cili e mundi kėtė popull gjatė njė fushate nė Arabinė Veriore. Nė shkrimet e Aristotelit, Ptolemeut dhe Plinit, grekėt i referohen kėtij populli si "Tamudaei", d.m.th. "Themud".30 Ky popull u zhduk plotėsisht pėrpara dėrgimit tė profetit Muhamed, afėrsisht rreth viteve 400-600 e.s.




Nga Kurani mund tė kuptojmė se populli i Themudit ėshtė pasardhės i Adit. Tė njėjtėn gjė e konfirmojnė dhe zbulimet arkeologjike, tė cilat tregojnė se origjina e Themudit, i cili jetonte nė veri tė Gadishullit Arabik, ėshtė nga Arabia Jugore, atje ku ka jetuar dikur Adi.

Nė Kuran, Adi dhe Themudi gjithmonė pėrmenden sė bashku. Pėrveē kėsaj, nė shumė ajete, Themudit i kėrkohet tė nxjerrė mėsime nga shkatėrrimi i Adit. Kjo tregon se Themudi kishte njohuri tė hollėsishme pėr Adin.

Ne dėrguam te populli i Themudit vėllain e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni tė adhuruar tjetėr tė vėrtetė pėrveē Tij…"
Mos harroni se Ai ju bėri trashėgues pas popullit tė Adit, duke ju dhuruar vendbanime nė tokė, ndėrsa ju ndėrtoni pėr vete nė fusha ndėrtesa madhėshtore dhe ngrini shtėpi duke gdhendur shkėmbinjtė nė male. Kėshtu pra, pėrkujtoni mirėsitė e dhuruara nga Allahu dhe mos bėni ligėsi nė tokė. (El-Araf: 73-74)
Siē kuptohet nga ajeti, ekziston njė lidhje midis Adit dhe Themudit. Madje Adi mund tė ketė qenė njė pjesė e historisė dhe kulturės sė Themudit. Salihu e kėshilloi Themudin qė tė kujtonte shembullin e Adit dhe tė nxirrte mėsime prej tij.
Ndėrsa vetė Adit iu tregua shembulli i popullit tė Nuhut, i cili kishte jetuar para tyre. Ashtu siē pati Adi njė rėndėsi historike pėr Themudin, po ashtu edhe populli i Nuhut pati njė rėndėsi historike pėr popullin e Adit. Kėta popuj kishin njohuri pėr njėri-tjetrin dhe ndoshta kishin tė njėjtėn prejardhje.
Ne kemi thėnė se Kurani flet pėr ekzistencėn e njė lidhjeje midis Adit dhe Themudit. Themudit iu kėrkua qė tė kujtonte shembullin e Adit dhe tė merrte mėsim nga shkatėrrimi i tij, megjithėse vendet ku jetuan Adi dhe Themudi janė shumė larg nga njėra-tjetra. Nga kjo mund tė mendohet se nuk ekziston ndonjė lidhje midis kėtyre dy komuniteteve. Atėherė pėrse i kėrkohet Themudit qė tė kujtojė Adin?
Pėrgjigja zbulohet pas njė hetimi tė shkurtėr. Largėsia gjeografike midis Adit dhe Themudit ėshtė mashtruese. Burimet historike zbulojnė se ekziston me tė vėrtetė njė lidhje e fortė midis tyre. Themudi e njihte Adin, sepse kėta dy popuj ka shumė tė ngjarė tė kenė pasur tė njėjtėn origjinė. "Britanica Micropaedia" shkruan pėr kėta popuj nėn titullin "Themud":
"Nė Arabinė e lashtė disa fise ose grupe fisesh kanė qenė tė njohura rreth shekullit IV p.e.s. deri nė gjysmėn e parė tė shekullit VII e.s. Meqenėse Themudi ka mundėsi ta ketė prejardhjen nga Arabia Jugore, duket se njė grup shumė i madh prej tyre u shpėrngul nė veri nė kohėt e hershme, duke qėndruar nė shpatet e Xhebel Ethleb (malit Ethleb). Punimet arkeologjike tė kohėve tė fundit kanė nxjerrė nė dritė shkrime dhe piktura tė shumta themudiane jo vetėm mbi Xhebel Ethleb, por nė tė gjithė Arabinė Qendrore."31




Nebateanėt, njė prej fiseve arabe, themeluan mbretėrinė e tyre nė Luginėn e Rumit, nė Jordani. Nė kėtė vend, i cili njihet dhe si Lugina e Petrės, mund tė shihen shembujt mė tė mirė tė mjeshtrisė sė skalitjes sė gurit. Edhe Themudi pėmendet nė Kuran pėr mjeshtėrinė e punimit dhe skalitjes sė gurit. Sidoqoftė, sot nuk ka mbetur gjė tjetėr nga kėta dy popuj veēse disa rrėnoja qė na japin njė ide tė qartė tė nivelit tė artit tė asaj kohe. Nė kėto foto ju mund tė shihni disa shembuj tė punimit tė gurit, nė Luginėn e Petras.

Shkrime tė ngjashme me alfabetin smaitik (i quajtur themudian) janė gjetur si nė Arabinė Jugore ashtu edhe nė Arabinė Qendrore.32 Nė fillim, shkrimet u identifikuan nė njė zonė nė veri tė Jemenit Qendror qė njihet me emrin Themud, e cila kufizohet nė veri nga Rub'al Khali, nė jug nga Hadrameuti dhe nė perėndim nga Sheb'ua.
Mė parė, pamė se Adi jetonte nė Arabinė Jugore. Ėshtė shumė domethėnės fakti se disa mbetje tė Themudit janė gjetur nė zonėn ku ka jetuar Adi, sidomos pėrreth zonės ku Hadramitėt, pasardhėsit e Adit, jetuan dhe ndėrtuan kryeqytetin e tyre. Ky zbulim shpjegon lidhjen midis Adit dhe Themudit, e cila pėrmendet dhe shpjegohet nė Kuran. Salihu u thotė njerėzve tė tij se ata ishin trashėguesit e Adit:

Ne dėrguam te populli i Themudit vėllain e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni tė adhururar tjetėr tė vėrtetė pėrveē Tij…
Mos harroni se Ai ju bėri trashėgues pas popullit tė Adit, duke ju dhuruar vendbanime nė tokė…" (El-Araf: 73-74)
Themudi e pagoi shtrenjtė mosbindjen ndaj tė dėrguarit tė Allahut dhe u ndėshkua rėndė. Ndėrtesat madhėshtore nuk mundėn ta shpėtonin prej fundit tė tmershėm. Fati i tij ishte i njėjtė me fatin e shumė popujve tė tjerė, tė cilėt mohuan tė vėrtetėn.

302 Re: Kur'ani Fisnik prej Thu Aug 02, 2007 6:05 pm

shaban


operator/e
operator/e
Faraoni qė u mbyt


Ashtu siē e kishte zakon populli i faraonit dhe popujt e tjerė mė parė, tė cilėt pėrgėnjeshtruan argumentet e Zotit tė tyre, ndaj dhe Ne i shkatėrruam pėr shkak tė krimeve (mėkateve) tė tyre dhe e pėrmbytėm popullin e faraonit, sepse ata tė gjithė ishin keqbėrės. (El-Enfal: 54)
Qytetėrimi i lashtė egjiptian, bashkė me shumė qytet-shtete tė tjera tė vendosura nė Mesopotami nė tė njėjtėn periudhė, njihet si njė nga qytetėrimet mė tė lashta nė histori. Ai ishte njė shtet i organizuar me rregullin shoqėror mė tė pėrparuar tė kohės. Pėrdorimi i shkrimit qė prej mijėvjeēarit tė tretė p.e.s., shfrytėzimi i lumit Nil dhe mbrojtja nga rreziqet e jashtme duke shfrytėzuar vendosjen gjeografike tė vendit kontribuan jashtėzakonisht shumė qė egjiptianėt tė zhvillonin qytetėrimin e tyre.
Por nė kėtė shoqėri tė "qytetėruar" mbizotėronte "sundimi i faraonėve", njė sistem pagan qė ėshtė pėrmendur shumė herė nė Kuran. Faraonėt silleshin me mendjemadhėsi dhe mohonin ekzistencėn e Allahut, por as qytetėrimi, as rendi politiko-shoqėror dhe as forca ushtarake nuk mundėn t'i shpėtonin nga shkatėrrimi i sigurtė.


Autoriteti i faraonit
Qytetėrimi egjiptian bazohej mbi pjellorinė e luginės sė lumit Nil. Egjiptianėt u vendosėn nė luginėn e Nilit pėr shkak tė ujit tė bollshėm tė tij nė mėnyrė qė tė kishin mundėsi tė kultivonin bimėt e tyre pa qenė nevoja tė vareshin nga reshjet e shirave. Historiani Ernst H. Gombrich tregon nė shkrimet e tij se Afrika ėshtė shumė e nxehtė dhe ka raste kur atje nuk bie shi fare pėr disa muaj rresht. Pėr kėtė arsye, shumė sipėrfaqe nė kėtė kontinent gjigand janė jashtėzakonisht tė thata. Kėto pjesė tė kontinentit janė tė mbuluara me shkretėtira pa fund. Tė dy anėt e lumit Nil janė gjithashtu tė rrethuara nga shkretėtira dhe rrallė herė bie shi. Por nė kėtė vend shiu nuk nevojitet shumė, sepse Nili kalon mes pėr mes gjithė vendit.33
Ndaj, kush kontrollon Nilin ėshtė gjithashtu nė gjendje tė kontrollojė burimet mė tė mėdha tė tregtisė dhe bujqėsisė. Nė kėtė mėnyrė faraonėt vendosėn dominimin e tyre nė Egjipt.
Forma e ngushtė dhe vertikale e luginės sė Nilit nuk i lejon njėsitė e banimit tė vendosura rreth lumit qė tė zgjerohen shumė, prandaj egjiptianėt formuan njė qytetėrim tė pėrbėrė nga qytete dhe fshatra tė vogla nė vend tė qyteteve tė mėdha. Ky faktor gjithashtu pėrforcoi sundimin e faraonėve mbi popujt e tyre.
Mbreti Menes njihet si faraoni i parė egjiptian, i cili bashkoi Egjiptin e lashtė pėr herė tė parė nė histori nė njė shtet tė vetėm, rreth mijėvjeēarit tė tretė p.e.s. Nė fakt, termi "faraon" nė fillim i referohej pallatit ku jetonte mbreti egjiptian, por me kalimin e kohės ai u bė titull i vetė mbretėrve egjiptianė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse mbretėrit qė sunduan Egjiptin e vjetėr nisėn tė quheshin faraonė.
Duke qenė zotėrues, administratorė dhe sundimtarė tė tė gjithė shtetit dhe tokave tė tij, kėta faraonė u pranuan si mishėrimi i zotit mė tė madh nė fenė politeiste tė Egjiptit tė lashtė. Tė gjitha pasuritė, pėrfitimet dhe prodhimet brenda kufijve tė vendit administroheshin nė emėr tė faraonit.
Absolutizmi nė regjim i kishte siguruar faraonit njė fuqi tė tillė, saqė ai mund tė kishte ēdo gjė qė dėshironte. Pikėrisht gjatė vendosjes sė dinastisė sė parė, nė kohėn e Menesit, i cili u bė mbreti i parė i Egjiptit duke bashkuar Egjiptin e Sipėrm dhe atė tė Poshtėm, uji i lumit Nil nisi t'i jepej popullit nėpėrmjet kanaleve. Pėrveē kėsaj, i gjithė prodhimi i jepej mbretit, i cili mė pas ia shpėrndante popullit sipas nevojave. Nuk ishte e vėshtirė pėr mbretėrit qė kishin vendosur njė sundim tė tillė nė zonė, t'i nėnshtronin njerėzit. Mbreti i Egjiptit ose siē u quajt mė vonė "faraoni", konsiderohej si njė qenie e shenjtė qė zotėronte fuqi shumė tė mėdha dhe plotėsonte tė gjitha nevojat e popullit tė tij, ndaj dhe u shndėrrua nė perėndi. Me kalimin e kohės, faraonėt filluan tė besonin se ishin me tė vėrtetė perėndi.
Disa nga fjalėt e faraonit tė pėrmendura nė Kuran gjatė bisedės me Musain, vėrtetojnė se ai e konsideronte veten perėndi. Faraoni u pėrpoq qė ta frikėsonte Musain duke thėnė: "Nėse zgjedh njė zot (tė adhuruar) tjetėr pėrveē meje, unė do tė tė burgos." (Esh-Shuara: 29). Ai gjithashtu iu drejtua njerėzve tė tij e u tha, "O prijės! Unė nuk di tė keni ndonjė zot (tė adhuruar) tjetėr veē meje." (El-Kasas: 38)


Besimet fetare
Sipas historianit Herodotus, egjiptianėt e lashtė ishin njerėzit "mė tė devotshėm" nė botė. Megjithatė, feja e tyre nuk ishte fe e vėrtetė por njė fe e gabuar politeiste. Ata nuk mund ta braktisnin fenė e tyre tė gabuar pėr shkak tė konservatorizmit dhe fanatizmit ekstrem.
Egjiptianėt e lashtė ishin shumė tė influencuar nga ambienti natyror ku jetonin. Pozita gjeografike e Egjiptit e mbronte vendin nga sulmet e jashtme nė mėnyrė perfekte. Egjipti ishte rrethuar nga shkretėtira, vende malore dhe dete nga tė gjitha anėt. Sulmet mund tė bėheshin vetėm nė dy drejtime tė mundshme, tė cilat egjiptianėt e kishin shumė tė lehtė t'i mbronin. Egjiptianėt mbetėn tė izoluar nga bota e jashtme nė sajė tė kėtyre faktorėve natyrorė. Por me kalimin e shekujve, ky izolim u transformua nė njė fanatizėm tė errėt. Kėshtu, egjiptianėt pėrvetėsuan njė pikėpamje, e cila ishte kundėr ēdo gjėje tė re dhe ishte jashtėzakonisht fanatike nė lidhje me fenė. "Feja e stėrgjyshėrve" e pėrmendur shpesh nė Kuran u bė vlera e tyre mė e rėndėsishme.
Kjo qe arsyeja pse faraoni dhe rrethi i tij i ngushtė i kthyen shpinėn Musait dhe Harunit, kur ata u shpallėn fenė e vėrtetė.

Ata i thanė: "A mos vallė ke ardhur qė tė na largosh nga besimi qė ndiqnin baballarėt, me qėllim qė t'ju mbesė juve madhėshtia nė tokė? Ne nuk do t'ju besojmė nė asnjė mėnyrė!" (Junus: 78)




Besimet fetare te egjiptianėve, bazoheshin kryesisht nė shėrbimin e perėndive. "Ndėrmjetėsit" midis njerėzve dhe perėndive ishin priftėrinjtė, tė cilėt ishin pjesė e shtresės drejtuese nė shoqėri. Duke pėrdorur magjinė dhe mashtrimet, priftėrinjtė formuan njė klasė tė rėndėsishme, tė cilėn faraoni e pėrdorte pėr tė mbajtur popullin nėn kontroll.


Feja e Egjiptit tė lashtė ndahej nė disa degė, ku mė tė rėndėsishmet ishin feja zyrtare e shtetit, besimet e njerėzve dhe besimi nė jetėn pas vdekjes.
Sipas fesė zyrtare tė shtetit, faraoni ishte njė qenie hyjnore. Ai ishte njė pasqyrim i zotave tė njerėzve mbi tokė dhe qėllimi i tij ishte tė mbante drejtėsi dhe t'i mbronte ata.
Besimet e pėrhapura midis njerėzve ishin jashtėzakonisht tė ndėrlikuara. Elementet e atyre besimeve qė binin ndesh me fenė zyrtare, shtypeshin nga sundimet e faraonėve. Kryesisht egjiptianėt e thjeshtė besonin nė shumė perėndi. Kėto perėndi zakonisht paraqiteshin tė pikturuara me koka kafshėsh dhe trupa njerėzish. Ishte e mundur tė hasje tradita tė tjera lokale, tė cilat ndryshonin nga njė zonė nė tjetrėn.
Jeta pas vdekjes pėrbėnte pjesėn mė tė rėndėsishme tė besimit egjiptian. Ata besonin se shpirti vazhdonte tė jetonte pas vdekjes sė trupit. Sipas besimit tė tyre, shpirtrat e tė vdekurve silleshin nga njė engjėll i veēante te Zoti, i cili ishte njė gjykatės, si dhe te 42 gjyqtarė e dėshmitarė tė tjerė. Nė mes tė zemrės vendosej njė peshore me tė cilėn peshohej shpirti. Ata qė kishin mė shumė mirėsi shkonin nė njė vend shumė tė bukur dhe jetonin nė lumturi, ndėrsa ata qė kishin shpirt tė keq dėrgoheshin nė njė vend ku torturoheshin pėrjetėsisht nga njė krijesė e ēuditshme e quajtur "Ngrėnėsi i Vdekur".
Besimi i egjiptianėve nė jetėn pas vdekjes tregon qartė njė paralelizėm me besimin monoteist dhe fenė e vėrtetė. Ky besim nė jetėn pas vdekjes dėshmon se mesazhi i fesė sė vėrtetė kishte arritur nė qytetėrimin e lashtė egjiptian, por me kalimin e kohės feja e vėrtetė u shtrembėrua, ndaj dhe monoteizmi u kthye nė politeizėm. Tashmė dihet se profetė tė shumė, tė cilėt i thėrrisnin njerėzit nė adhurimin e Allahut, janė dėrguar nė Egjipt herė pas here, ashtu siē janė dėrguar te tė gjithė popujt e tjerė nė periudha tė ndryshme kohore. Njė prej tyre ishte profeti Jusuf, jeta e tė cilit tregohet nė Kuran. Historia e Jusufit ėshtė gjithashtu shumė e rėndėsishme, sepse ajo pėrfshin mbėrritjen e Beni Israilėve (ēifutėve) nė Egjipt dhe vendosjen e tyre atje.
Nga ana tjetėr, nė burimet historike ka tė dhėna pėr disa egjiptianė, tė cilėt kishin ftuar njerėzit nė fe monoteiste edhe para se tė dėrgohej Musai. Njė prej tyre ishte faraoni mė interesant nė historinė e Egjiptit, Amenhotepi IV.


Faraoni monoteist Amenhotepi IV
Faraonėt egjiptianė zakonisht ishin njerėz mizorė, tė dhunshėm, agresivė dhe tė pamėshirshėm. Nė pėrgjithėsi ata adoptuan fenė politeiste tė Egjiptit dhe hyjnizuan veten nėpėrmjet saj.
Por nė historinė e Egjiptit ekziston njė faraon, i cili ka qenė shumė ndryshe nga tė tjerėt. Ky faraon mbrojti besimin nė njė Krijues tė vetėm dhe u bė subjekt i njė qėndrese tė ashpėr nga klerikėt e Amonit, tė cilėt kishin pėrfitime nga feja politeiste, si dhe nga disa ushtarakė, tė cilėt i mbėshtesnin klerikėt. Kėshtu, pėrfundimisht ai u vra. Ky faraon ishte Amenhotepi IV, i cili erdhi nė pushtet nė shekullin XIV p.e.s.
Kur Amenhotepi IV hipi nė fron, nė vitin 1375 p.e.s., ai hasi njė konservatorizėm qė kishte zgjastur pėr shekuj me radhė. Deri atėherė strukturat e shoqėrisė dhe marrėdhėniet e popullit me pallatin mbretėror kishin vazhduar pa asnjė ndryshim. Shoqėria nuk linte asnjė shteg qė ngjarjet e jashtme tė depėrtonin. Ky konservatorizėm ekstrem, i vėnė re edhe nga udhėtarėt antikė grekė, u shkaktua nga izolimi gjeografik i Egjiptit.
E imponuar nga faraonėt, feja zyrtare kėrkonte njė besim tė pakushtėzuar nė ēdo gjė tė vjetėr dhe tradicionale. Por Amenhotepi IV nuk adoptoi fenė zyrtare. Historiani Ernst Gombrich shkruan:
Ai (Amenhotepi IV) u shkėput prej shumė zakoneve tė shenjtėruara. Ai nuk donte t'i nderonte zotat e shumtė me forma tė ēuditshme tė popullit tė tij. Pėr tė ekzistonte vetėm njė Zot, Atoni, tė cilin e adhuronte dhe e pėrfytyronte nė formėn e diellit. Ai e quajti veten Akhenaton, sipas zotit tė tij dhe e shpėrnguli oborrin larg prej klerikėve qė adhuronin zotat e tjerė, nė njė vend i cili tani quhet El-Amarna.34
Pas vdekjes sė babait, Amenhotepi IV u bė objekt i njė presioni tė madh. Ky presion ndodhi pėr shkak se ai zhvilloi njė fe tė bazuar nė monoteizėm, duke ndryshuar fenė tradicionale politeiste tė Egjiptit dhe u pėrpoq tė bėnte ndryshime rrėnjėsore nė tė gjitha fushat. Por paria e Thebės nuk e lejoi atė tė shpėrndante mesazhin e kėsaj feje. Amenhotepi IV dhe njerėzit e tij u larguan nga qyteti i Thebės dhe u vendosėn nė Tel- El-Amarna. Kėtu ata themeluan njė qytet tė ri dhe modern tė quajtur Akh-et-aton. Amenhotepi IV e ndryshoi emrin e tij, i cili do tė thoshte "kėnaqėsia e Amonit" dhe u vetėquajt Akh-en-aton, emėr i cili do tė thotė "duke iu nėnshtruar Atonit". Amon ishte emri i emblemės mė tė madhe nė politeizmin egjiptian. Sipas Amenhotepit, Atoni ishte emri i "krijuesit tė qiejve dhe tokės".
Tė shqetėsuar nga kėto zhvillime, klerikėt e Amonit vendosėn t'ia rrėmbenin pushtetin Akhenatonit, duke pėrfituar edhe nga njė krizė ekonomike nė vend dhe si pėrfundim Akhenatoni u vra i helmuar nga komplotistėt. Faraonėt qė pasuan u treguan tė kujdesshėm qė tė mos i prishnin marrėdhėniet me klerikėt.
Pas Akhenatonit nė pushtet erdhėn faraonėt me fuqi ushtarake. Kėta pėrsėri bėnė tė mundur qė politeizmi i vjetėr tradicional tė pėrhapej, duke bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr t'u rikthyer nė tė kaluarėn. Afėrsisht njė shekull mė vonė Ramsesi II, i cili njihet si faraoni me sundimin mė tė gjatė nė historinė e Egjiptit, erdhi nė pushtet. Sipas shumė historianėve, Ramsesi ishte faraoni, i cili torturoi Beni Israilėt (ēifutėt) dhe luftoi kundėr Musait.35

303 Re: Kur'ani Fisnik prej Thu Aug 02, 2007 6:06 pm

shaban


operator/e
operator/e
Ardhja e profetit Musa
Pėr shkak tė fanatizmit tė tepruar, egjiptianėt e lashtė nuk donin ta braktisnin idhujtarinė e tyre. Disa profetė u dėrguan pėr t'i paralajmėruar dhe pėr t'i thirrurr nė fenė e drejtė, por faraonėt dhe populli i tyre gjithmonė i kthyen shpinėn tė vėrtetės. Mė nė fund, Allahu u dėrgoi atyre profetin Musa, i cili u urdhėrua qė tė ftonte banorėt e Egjiptit nė fenė e vėrtetė dhe tė shpėtonte Beni Israilėt nga skllavėria, duke u treguar rrugėn e drejtė. Nė Kuran thuhet:

Ne tė lexojmė ty disa nga lajmet e vėrteta tė Musait dhe faraonit pėr njerėzit qė besojnė.
Faraoni e ngriti shumė lart veten nė tokė dhe i ndau njerėzit nė disa shtresa. Ai shtypte njė prej kėtyre shtresave (Beni Israilėt) duke vrarė bijtė e tyre dhe duke lėnė gjallė gratė. Me tė vėrtetė ai ishte shtypės e tiran. Ne deshėm t'u bėjmė mirėsi tė shtypurve nė tokė, duke i bėrė prijėsa e trashėgues dhe duke u dhėnė pushtet nė tokė me qėllim qė faraoni, Hamani dhe njerėzit e tyre tė gjenin prej tyre ēka i frikėsoheshin. (EL-Kasas: 1-6)
Faraoni donte ta parandalonte shtimin e numrit tė ēifutėve, duke vrarė tė gjitha foshnjat meshkuj. Kjo qe arsyeja pėrse me anė tė frymėzimit nga Allahu, nėna e Musait e vendosi atė nė njė shportė dhe e lėshoi nė lumė. Nė kėtė mėnyrė, Musai i vogėl arriti deri nė pallatin e faraonit. Nė Kuran, ajetet qė flasin pėr kėtė ngjarje janė si vijon:

Ne e frymėzuam nėnėn e Musait: "Vazhdo t'i japėsh gji, por kur tė frikėsohesh pėr tė, hidhe nė lumė dhe mos ki frikė dhe as mos u pikėllo. Ne do ta kthejmė pėrsėri te ti dhe do ta bėjmė prej tė dėrguarve."
Pastaj atė e mori familja e faraonit qė nė fund tė bėhej pėr ta armik dhe (shkak pėr) pikėllim. S'ka dyshim se faraoni, Hamani dhe ndjekėsit e tyre ishin mėkatarė.Gruaja e faraonit tha: "(Ky fėmijė do tė jetė) shpresė dhe gėzim pėr mua dhe pėr ty. Mos e vrisni! Mbase mund tė na sjellė dobi ose mund ta bėjmė si djalin tonė." Por ata nuk mund ta parandjenin dot pėrfundimin e kėsaj gjėje. (El-Kasas: 7-9)
Gruaja e faraonit pengoi vrasjen e Musait dhe e adoptoi atė. Kėshtu, Musai e kaloi fėmijėrinė e tij nė pallatin e faraonit. Me ndihmėn e Allahut, nėna e tij e vėrtetė u soll nė pallat si mėndeshė pėr t'i dhėnė gji Musait tė vogėl.
Njė ditė, kur tashmė ishte rritur, Musai pa njė prej ēifutėve qė po keqtrajtohej nga njė egjiptian. Ai e goditi me grusht egjiptianin, i cili vdiq. Megjithėse jetonte nė pallatin e faraonit dhe ishte adoptuar nga vetė mbretėresha, paria e qytetit vendosi qė ta ndėshkonte me vdekje. Kur e mori vesh kėtė lajm, Musai u largua nga Egjipti dhe shkoi nė Medjen dhe ndenji atje pėr disa vjet. Mė pas ai u largua nga Medjeni. Rrugės, Allahu foli me tė drejtpėrsėdrejti dhe e ngarkoi me misionin e profetėsisė. Ai u urdhėrua tė kthehej te faraoni dhe t'i bėnte tė ditur mesazhin e fesė sė Allahut.


Pallati i faraonit
Musai dhe vėllai i tij, Haruni, shkuan te faraoni pėr t'i njoftuar mesazhin e fesė sė vėrtetė. Ata i kėrkuan qė t'i jepte fund shtypjes dhe keqtrajtimit tė Beni Israilėve dhe t'i linte tė largoheshin nga Egjipti. Ishte e papranueshme pėr faraonin qė Musai, tė cilin ai e kishte mbajtur afėr pėr vite me radhė dhe ndoshta do tė ishte bėrė trashėgimtari i fronit tė tij, tė qėndronte pėrballė tij dhe t'i fliste nė atė mėnyrė. Pėr kėtė arsye, faraoni e akuzoi Musain se ishte mosmirėnjohės:

Ai i tha: "A nuk tė rritėm ne ty nė mesin tonė qė fėmijė dhe kalove shumė vite tė jetės tėnde me ne?
Pastaj bėre fajin qė bėre (duke vrarė njė njeri), pra, ti je mosmirėnjohės." (Esh-Shuara: 18 - 19)






Njerėzit e skllavėruar tė cilėt shtypeshin nga faraoni. Veēanėrisht nė epokėn e Mbretėrisė sė Re, pakicat qė banonin brenda vendit u detyruan me forcė qė tė punonin nė ndėrtimin e projekteve gjigande.
Bijtė e Israelit ishin njė prej kėtyre pakicave. Nė figurėn sipėr, skllevėrit qė shihen duke punuar nė ndėrtimin e njė tempulli, ka shumė mundėsi tė jenė Bijtė e Israelit.
Figura e poshtme paraqet pėrgatitjet teknike tė skllevėrve para fillimit tė njė projekti ndėrtimi. Ata janė duke prodhuar tulla, duke pjekur baltėn nė zjarr.

I konsideruar si faraoni i pėrmendur nė Kuran prej shumė historianėve, Ramsesi II shihet duke vrarė disa nga skllevėrit e kapur. Siē mund tė kuptohet dhe nga kėto piktura nė mure, faraonėt e idealizonin vetveten dhe mundoheshin tė paraqiteshin si luftėtarė tė pamposhtur dhe heronj tė gjatė e shpatullgjerė, tė cilėt ishin nė gjendje tė mundnin njė numėr njerėzish nė tė njėjtėn kohė.

Faraoni u pėrpoq ta prekte Musain dhe tė ndikonte nė ndėrgjegjen e tij. Ai i kujtoi Musait se ishte gruaja e tij ajo qė e kishte rritur, ndaj dhe duhej t'i bindej urdhrave tė tij. Pėrveē kėsaj, Musai kish vrarė gabimisht njė egjiptian. Tė gjitha kėto veprime ndėshkoheshin rėndė sipas egjiptianėve. Kjo atmosferė emocionale, qė faraoni pėrpiqej tė krijonte, bėhej gjithashtu pėr tė influencuar parinė egjiptiane, nė mėnyrė qė ata tė mbėshtesnin faraonin.
Nga ana tjetėr, mesazhi i fesė sė vėrtetė tė shpallur nga Musai shkatėrronte fuqinė e faraonit dhe e ulte atė nė nivelin e njerėzve tė zakonshėm. Qė nga ai moment faraoni nuk do tė ishte zot dhe do tė detyrohej t'i bindej Musait. Pėrveē kėsaj, nė qoftė se do t'i linte tė lirė Beni Israilėt, ai do tė humbiste njė pjesė tė pushtetit dhe kėshtu mund tė rrezikohej pozita e tij.
Pėr tė gjitha kėto arsye, faraoni as qė ia vuri veshin fjalėve tė Musait. Ai pėrpiqej tė tallej me tė dhe pėrpiqej gjithashtu tė ndėrronte temė duke bėrė pyetje pa kuptim. Nė tė njėjtėn kohė, ai pėrpiqej t'i paraqiste Musain dhe Harunin si anarkistė dhe i akuzonte ata se kishin motive politike. Si pėrfundim, as faraoni, as paria e popullit, pėrveē magjistarėve, nuk iu bindėn Musait. Ata nuk e ndoqėn fenė e vėrtetė qė u erdhi atyre. Pėr kėtė arsye, Allahu u dėrgoi disa fatkeqėsi tė ndryshme.

Fatkeqėsitė qė i ndodhėn faraonit dhe rrethit tė tij tė ngushtėFaraoni dhe rrethi i tij i ngushtė ishin kaq shumė tė dhėnė pas idhujtarisė, e cila ishte "feja e stėrgjyshėrve tė tyre", saqė nuk menduan kurrė pėr t'u larguar prej saj. Madje as dy mrekullitė kryesore tė Musait, dora e tij qė shkėlqente dhe shkopi qė u shndėrrua nė gjarpėr, nuk mjaftuan pėr t'i larguar prej idhujtarisė. Jo vetėm kaq, por ata e shprehėn hapur kundėrshtimin e tyre dhe thanė: "Ēfarėdo argumenti qė ti mund tė sjellėsh pėr tė na marrė mendjen me magjinė tėnde, ne nuk do tė tė besojmė ty." (El-Araf: 132)
Pėr shkak tė kėsaj sjelljeje arrogante, Allahu u dėrgoi njė sėrė fatkeqėsish nė mėnyrė qė t'i bėnte ata tė provonin vuajtjen nė kėtė botė, pėrpara vuajtjes sė dėnimit nė botėn e pėrjetshme.
E para ishte thatėsira dhe rėnia e ndjeshme e prodhimit tė tė korrurave. Nė lidhje me kėtė, nė Kuran shkruhet:

Ne e sprovuam popullin e faraonit me vite thatėsire dhe me zi drithėrash e frutash, me qėllim qė tė zinin mend. (El-Araf: 130)




Sipėr: Meqė faraonėt e konsideronin veten si perėndi, ata u pėrpoqėn tė dukeshin superiorė ndaj njerėzve tė tjerė.


Fotoja tjetėr: Robėr lufte tė kapur nga egjiptianėt, duke pritur ekzekutimin e dėnimit me vdekje.


Egjiptianėt e kishin bazuar sistemin e tyre bujqėsor nė lumin e Nilit, prandaj ata nuk influencoheshin nga ndryshimet e faktorėve tė tjerė natyrorė. Por njė fatkeqėsi e papritur ra mbi ta pėr shkak tė arrogancės dhe mohimit tė tyre. Ka shumė mundėsi qė pėr arsye tė ndryshme niveli i Nilit ra shumė dhe kanalet vaditėse qė furnizoheshin nga lumi nuk kishin ujė tė mjaftueshėm pėr sipėrfaqet bujqėsore. Nxehtėsia shumė e madhe shkaktoi tharjen e tė mbjellave. Kėshtu, fatkeqėsia i erdhi faraonit dhe njerėzve tė tij andej nga s'e prisnin, nga lumi Nil, mbi tė cilin ata mbėshteteshin tėrėsisht. Kjo thatėsirė e frikėsoi faraonin, i cili mė parė e kishte zakon t'i drejtohej popullit tė tij si mė poshtė:

"… O populli im! A nuk ėshtė i imi sundimi i Egjiptit dhe i kėtyre lumenjve qė rrjedhin poshtė meje? A nuk e shikoni pra?" (Ez-Zuhruf: 51)
Megjithatė, nė vend qė tė zinin mend, egjiptianėt mendonin se tė gjitha kėto fatkeqėsi ndodhnin pėr shkak tė fatit ogurzi qė u kishte sjellė Musai dhe Beni Israilėt. Ata ishin plotėsisht tė bindur pėr kėtė gjė, pėr shkak tė besimeve tė tyre supersticioze, ndaj pranuan qė tė vuanin prej mjerimit qė kishte pllakosur. Mirėpo puna nuk mbaroi me aq. Ky ishte vetėm fillimi. Mė pas, Allahu i goditi ata me njė sėrė fatkeqėsish, tė cilat pėrshkruhen nė Kuran si mė poshtė:

Kėshtu Ne dėrguam mbi ta vėrshimin, karkalecat, pleshtat, bretkosat dhe gjakun nė vazhdimėsi tė shenjave tė qarta, por pėrsėri ata mbetėn mospėrfillės dhe kryeneēė, sepse ishin njerėz mėkatarė. (El-Araf: 133)
Kėto fatkeqėsi me tė cilat Allahu goditi faraonin dhe njerėzit e tij pėrshkruhen dhe nė Dhiatėn e Vjetėr.

304 Re: Kur'ani Fisnik prej Thu Aug 02, 2007 6:07 pm

shaban


operator/e
operator/e
Dhe peshqit qė ishin nė lumė ngordhėn; dhe lumi u qelb, kėshtu qė Egjiptasit nuk mund tė pinin mė ujėt e lumit. Kėshtu pati gjak nė tėrė vendin e Egjiptit. {Eksodi, 7: 21}
Dhe nė qoftė se nuk pranon ta lėsh tė shkojė, ja unė do ta godas gjithė vendin tėnd me kamzhikun e bretkosave.
Kėshtu lumi do tė mbushet me bretkosa, dhe ato do tė ngjiten dhe do tė hyjnė nė shtėpinė tėnde, nė dhomėn ku fle ti, mbi shtratin tėnd, nė shtėpitė e shėrbėtorėve tė tu dhe midis popullit, nė furrat e tua dhe nė magjet e bukės. {8: 2-3}
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "I thuaj Aaronit: "Zgjate bastunin tėnd dhe rrih pluhurin e tokės, dhe ai do tė bėhet mushkonja pėr tėrė vendin e Egjiptit. {8: 16}
Dhe karkalecat u ngjitėn nė tėrė vendin e Egjiptit dhe u ulėn nė tėrė territorin e tij nė numėr tė madh. Nuk kishte pasur kurrė njė murtajė tė tillė karkalecash mė parė dhe nuk do tė ndodhė ndonjė tjetėr. {10: 14}




Ramses II duket nė karrocėn e tij tė luftės, duke ndjekur njė grup armiqsh. Si shumė tė tjerė, edhe ky ėshtė njė skenar imagjinar i imponuar nga faraoni ndaj piktorėve tė tij.






Lufta e Kadeshit. Kjo betejė e zhvilluar ndėrmjet faraonit dhe Hititėve ėshtė transformuar nėpėrmjet fallsifikimeve nė njė fitore tė madhe tė faraonit. Nė tė vėrtetė, faraoni u shpėtua nga vdekja nė momentet e fundit dhe u detyrua tė bėnte paqe.

Fatkeqėsi tė tmerrshme po i ndodhnin faraonit dhe rrethit tė tij tė ngushtė. Meqė ata prisnin udhėzim prej zotave tė tyre dhe kėrkonin ndihmėn e tyre, Allahu i ndėshkoi nėpėrmjet vetė objekteve qė ata adhuronin. Psh, lumi Nil dhe bretkosat ishin tė shenjta pėr egjiptianėt dhe hyjnizoheshin prej tyre.
Sipas komentuesve tė Dhiatės sė Vjetėr "gjaku" i pėrmendur ndėrmjet fatkeqėsive qė pllakosėn nė Egjipt ishte kthimi i lumit Nil nė gjak. Kjo u shpjegua si njė metaforė pėr kthimin nė tė kuq tė fortė tė lumit Nil. Sipas disa komentusve tė tjerė, ajo qė i dha lumit kėtė ngjyrė ishte njė lloj bakterie. Po tė marrim pėr bazė kėtė koment, mund tė thuhet se bakteria e kishte mbuluar lumin aq shumė, sa e kishte kthyer nė ngjyrė tė kuqe, ndaj dhe pėrdorimi i kėtij uji do tė shkaktonte infektimin e ēdo gjallese qė pėrdorte atė.
Shpjegimet e kohėve tė fundit lidhur me gjetjen e shkakut tė ngjyrosjes nė tė kuqe tė ujit kanė favorizuar faktin qė protozoarėt, zooplanktonet, lulet algale tė ujėrave tė kripura dhe tė ėmbla (fitoplanktonet) dhe dinoflagelatet mund tė jenė shkaktarėt e kėsaj ngjyrosjeje. Tė gjitha kėto deoksigjenojnė ujin dhe prodhojnė shumė helme tė dėmshme, si pėr peshqit ashtu edhe pėr bretkosat.
Duke cituar pėrshkrimin e Eksodit nė Bibėl, Patricia A. Tester, punonjėse e Shėrbimit Kombėtar tė Peshkimit Detar, vėren nė shkrimin e saj nė Analet e Akademisė sė Shkencave tė New York-ut, se ndėrsa mė pak se 50 prej afėrsisht 5000 llojeve tė fitoplanktoneve tė njohura janė toksike, ato tė cilat pėrmbajnė helme mund tė jenė tė dėmshme pėr jetėn ujore. Nė tė njėjtin botim, Ewen C. D. Tod i "Health Canada", duke iu referuar tė dhėnave historike dhe parahistorike, citon afro dy duzina me shembuj tė fitoplanktoneve tė veēanta qė kanė shkaktuar probleme tė ndryshme nė tė gjithė botėn. W. W. Carmichael dhe I. R. Falconer kanė hartuar njė listė tė sėmundjeve qė kanė lidhje me algat blu-jeshile tė ujit tė ėmbėl. Ekologjisti ujor Joan M. Burkholder i Universitetit tė Karolinės sė Veriut ka thėnė se njė dinoflagelat (Pfisteria Piscimorte), i gjetur nė ujėrat e grykėderdhjeve tė lumenjve, ėshtė e aftė t'i vrasė peshqit siē mund tė kuptohet dhe nga emri i species.36
Nė kohėn e faraonit ka mundėsi tė ketė ndodhur njė skenar i tillė. Kur Nili u infektua, peshqit ngordhėn dhe egjiptianėt u privuan nga njė burim ushqimi i tė rėndėsishėm. Me zhdukjen e gjahtarėve tė tyre, bretkosat si fillim mund tė shtoheshin lirisht dhe kėshtu tė mbipopullonin lumin, pastaj, duke iu larguar ujit tė ndotur, ngordhėn nė tokė dhe u dekompozuan nė sipėrfaqen e saj bashkė me peshqit. Kėshtu Nili dhe tokat afėr tij u ndotėn dhe uji u bė i rrezikshėm pėr t'u pirė ose pėr t'u larė. Pėrveē kėsaj zhdukja e bretkosave bėri tė mundur qė insektet tė tilla si karkalecat tė riprodhoheshin jashtė mase. Ky ėshtė njė skenar i mundshėm, megjithatė vetėm Allahu e di mė sė miri tė vėrtetėn.
Si pėrfundim, edhe pas fatkeqėsive tė njėpasnjėshme qė ndodhėn dhe pasojave qė ato lanė, as faraoni as njerėzit e tij nuk i besuan Musait, por vazhduan rrugėn e mendjemadhėsisė.
Faraoni dhe rrethi i tij i ngushtė ishin kaq mendjelehtė, saqė mendonin se mund ta mashtronin Musain. Kur ndėshkimi i tmerrshėm ra mbi ta, ata i kėrkuan Musait t'i lutej Allahut qė t'i shpėtonte:

Kur u erdhi ndėshkimi, ata thanė: "O Musa! Lutju Zotit tėnd pėr ne pėr hir tė premtimit qė tė ka dhėnė ty. Nėse e largon ndėshkimin prej nesh, ne do tė tė besojmė dhe do t'i lėmė Beni Israilėt tė vijnė me ty."
Por kur Ne e larguam ndėshkimin prej tyre deri nė njė afat tė pėrcaktuar qė duhet ta mbėrrinin, ata nuk e mbajtėn fjalėn e dhėnė. (El-Araf: 134-135)


Emigrimi nga Egjipti
Musai, duke ndjekur shpalljen e Allahut, e kėshilloi sa mundi faraonin dhe rrethin e tij tė ngushtė. Si pėrgjigje, ata u rebeluan dhe e akuzuan Musain se ishte gėnjeshtar dhe i kishin bėrė magji. Pėr kėtė arsye, Allahu pėrgatiti njė fund poshtėrues pėr ta.

Ne e frymėzuam Musain duke i thėnė: "Largohu natėn bashkė mė robėrit e Mi, por ju do tė ndiqeni."
Faraoni dėrgoi lajmėtarė nė tė gjitha qytetet pėr tė mbledhur njerėz (dhe thoshte): "Ata nuk janė veēse njė grup i vogėl dhe kanė bėrė diēka qė na ka zemėruar me tė vėrtetė. Ndaj dhe ne tė gjithė duhet tė jemi tė kujdesshėm."
Nė kėtė mėnyrė Ne i nxorėm nga kopshtet dhe burimet, nga thesaret dhe vendet e bukura dhe ua lamė trashėgim (pasuritė e tyre) Beni Israilėvė.
Ata i ndoqėn Beni Israilėt nė kohėn e lindjes sė diellit.
Kur dy grupet panė njėra-tjetrėn, njerėzit e Musait thanė: "Tani do tė na kapin." (Esh-Shuara: 52-61)
Nė rrethana tė tilla, kur Beni Israilėt menduan se ranė nė kurth dhe njerėzit e faraonit menduan se ishin gati t'i zinin, Musai u tha njerėzve tė tij, "Jo, kurrė! Zoti im ėshtė me mua. Sigurisht qė Ai do tė mė udhėzojė." (Esh-Shuara: 62)
Nė atė moment, Allahu e shpėtoi Musain dhe Beni Israilėt duke e ndarė detin. Kur ata kaluan, faraoni dhe njerėzit e tij u munduan t'i arrinin por uji u kthye pėrsėri nė vendin e mėparshėm, duke shėnuar fundin e tyre tė premtuar.

Ne e frymėzuam Musain: "Bjeri detit me shkopin tėnd." Deti u hap dhe tė dy anėt (e ujit) u bėnė si masa mali tė palėvizshme.
Pastaj Ne i sollėm atje njerėzit e faraonit dhe e shpėtuam Musain bashkė me ata qė ishin me tė. Ndėrsa tė tjerėt i pėrmbytėm nė ujė.
S'ka dyshim se kjo ngjarje ėshtė argument i qartė, megjithatė shumica e tyre nuk janė besimtarė.
Me tė vėrtetė Zoti yt ėshtė i Plotfuqishėm dhe Mėshirėplotė. (Esh-Shuara: 63-68)

305 Re: Kur'ani Fisnik prej Thu Aug 02, 2007 6:07 pm

shaban


operator/e
operator/e
Nė takimin e parė tė Musait me faraonin, Allahu e shndėrroi shkopin e Musait nė gjarpėr, i cili gėlltiti magjitė e magjistarėve tė faraonit. Edhe detin, Musai e ndau me tė njėjtin shkop. Kjo ishte njė nga mrekullitė mė tė mėdha tė profetit Musa.


Ku ndodhi ngjarja?
Nuk ka ndonjė mendim tė pėrbashkėt se ku ndodhet vendi ku Musai ndau detin. Meqė nė Kuran nuk ėshtė dhėnė asnjė hollėsi mbi kėtė temė, ne nuk mund tė jemi tė sigurtė pėr korrektėsinė e ndonjė prej mendimeve lidhur me kėtė subjekt. Disa burime i paraqesin brigjet mesdhetare tė Egjiptit si vendin ku u nda deti. Nė enciklopedinė hebraike thuhet:
"Sot shumica dėrrmuese e opinioneve e identifikojnė Detin e Kuq tė Eksodit me njė prej lagunave nė brigjet e Mesdheut."37
Douin Ben Gurion ka thėnė se ngjarja mund tė ketė ndodhur gjatė mbretėrimit tė Ramsesit II, ndoshta pas humbjes sė Kadeshit. Nė librin e Eksodit nė Dhiatėn e Vjetėr, thuhet se ngjarja ka ndodhur nė Migdol dhe Baal-Zefon, tė cilat ndodhen nė veri tė deltės sė Nilit. Ky mendim bazohet nė Dhiatėn e Vjetėr.38
Nė pėrkthimet e librit tė Eksodit thuhet se faraoni dhe njerėzit e tij u mbytėn nė Detin e Kuq. Por sipas atyre qė mbėshtesin mendimin e parė, fjala e pėrkthyer "Deti i Kuq" ėshtė nė fakt "Deti i Kallamave". Deti i Kallamave aktualisht pėrdoret pėr t'iu referuar bregut mesdhetar tė Egjiptit. Nė Dhiatėn e Vjetėr, ndėrsa pėrmendet drejtimi i ndjekur nga Musai dhe nga ata qė e ndiqnin atė, pėrmenden fjalėt Migdol dhe Baal-Zefon, vende qė gjenden nė veri tė deltės sė Nilit, nė bregun e Egjiptit. Kėshtu Deti i Kallamave i hap shteg mundėsisė qė ngjarja tė ketė ndodhur nė brigjet mesdhetare tė Egjiptit sepse nė kėtė zonė, nė pėrputhje me kuptimin e emrit, kallamat rriten nė sajė tė materialeve tė depozituara nga lumi.

Mbytja e faraonit dhe e njerėzve tė tij nė det
Kurani na jep informacion rreth aspekteve mė tė rėndėsishme tė ngjarjes, pra, tė ndarjes sė Detit tė Kuq. Sipas tregimit nė Kuran, Musai u largua nga Egjipti sė bashku me hebrenjtė qė iu bindėn atij. Faraoni nuk mund ta pranonte nisjen e tyre pa lejen e tij, ndaj dhe i ndoqi bashkė me ushtarėt e tij. (Junus: 90)
Kur Musai dhe Beni Israilėt iu afruan bregut, faraoni dhe ushtarėt e tij i arritėn. Disa nga Beni Israilėt qė e panė kėtė skenė filluan t'i ankoheshin Musait. Sipas Dhiatės sė Vjetėr ata i thanė Musait: "Pėrse na nxore prej vendlindjes sonė? Atje ne ishim skllevėr por mund tė jetonim, ndėrsa tani do tė vdesim". Kjo dobėsi pėrshkruhet edhe nė Kuran nė ajetin vijues:

Kur dy grupet panė njėra-tjetrėn, njerėzit e Musait thanė: "Tani do tė na kapin." (Esh-Shuara: 61)
Nė tė vėrtetė, kjo nuk ishte as hera e parė dhe as e fundit qė Beni Israilėt mbajtėn njė qėndrim tė tillė mosbesues. Edhe mė parė populli iu ankua Musait, duke i thėnė:

"… Ne kemi vuajtur shumė, si para se tė vije ti, ashtu dhe tani qė ke ardhur nė mesin tonė." Ai u tha: "Mbase kjo ndodh sepse Zoti juaj dėshiron ta shkatėrrojė armikun tuaj dhe t'ju bėjė juve trashėgues nė tokė, pastaj t'ju shohė si do tė veproni." (El-Araf: 129)
Ndryshe nga dobėsia e theksuar e njerėzve tė tij, Musai ishte i palėkundur nė besimin e tij tek Allahu. Qė nė fillim tė pėrpjekjeve tė tij, Allahu i shpalli se ndihma dhe mbėshtetja e Tij do tė jenė gjithmonė pranė tij:

"… Mos u frikėsoni, padyshim qė Unė jam me ju tė dy duke dėgjuar e shikuar ēdo gjė." (Ta Ha: 46)
Nė fillim, kur Musai u pėrball me magjistarėt e faraonit ndjeu njė llojė frike (Ta Ha: 67). Mė pas Allahu i shpalli se nuk kishte pse tė frikėsohej sepse ai do tė dilte fitimtar (Ta Ha: 68). Besimi i Musait ishte i palėkundur edhe kur gjendej nė vėshtirėsi. Prandaj, kur njerėzit e tij u frikėsuan se do tė kapeshin nga faraoni, ai u tha: "… Zoti im ėshtė me mua. Sigurisht qė Ai do tė mė udhėzojė." (Esh-Shuara: 62)
Allahu i shpalli Musait qė tė godiste detin me shkopin e tij. Me tė bėrė kėtė "Deti u hap dhe tė dy anėt (e ujit) u bėnė si masa mali tė palėvizshme" (Esh-Shuara: 63). Nė fakt, nė ēastin kur do tė ketė parė njė mrekulli tė tillė, faraoni duhet ta ketė kuptuar se po ndodhte diēka e jashtėzakonshme dhe se po shihte ndėrhyrjen hyjnore. Deti u hap pėr njerėzit, tė cilėt faraoni donte t'i vriste. A nuk mjaftonte kjo?! Megjithėse ai nuk ishte i sigurtė se deti nuk do tė mbyllej pėrsėri pasi tė kalonin Beni Israilėt, ai dhe ushtria e tij i ndoqėn nė det. Ka tė ngjarė qė faraoni dhe ushtarėt e tij pėr shkak tė tėrbimit dhe mizorisė ta kenė humbur aftėsinė e tyre pėr tė arsyetuar dhe kėshtu nuk kanė qenė nė gjendje tė kuptojnė mrekullinė e asaj situate.
Kurani i pėrshkruan momentet e fundit tė faraonit si vijon:

Kėshtu Ne i kaluam Beni Israilėt pėrmes detit, ndėrsa faraoni me ushtrinė e tij i ndoqi pas me armiqėsi, derisa kur e mbuloi dallga mbytėse, ai tha: "Unė besoj se nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė tjetėr pėrveē Atij qė besojnė Beni Israilėt dhe unė jam prej besimtarėve." (Junus: 90)
Kėtu ėshtė e mundur tė shihet njė tjetėr mrekulli e Musait. Le t'i sjellim ndėrmend ajetet qė vijojnė:

Ndėrsa Musai tha: "Zoti ynė! Ti vėrtet i ke dhėnė faraonit dhe prijėsve tė tij madhėshti e pasuri nė jetėn e kėsaj bote. Zoti ynė, qė tė largojnė dhe humbin njerėzit nga udha jote. Zoti ynė! Shkatėrrojua pasurinė dhe ngurtėsoi zemrat e tyre, qė tė mos besojnė derisa tė shohin dėnimin e dhimbshėm."
Allahu tha: "Lutja e juve tė dyve ėshtė pranuar, ndaj pėrmbajuni udhės sė drejtė dhe mos ndiqni rrugėn e atyre qė nuk dinė (tė vėrtetėn)." (Junus: 88-89)




Sot Ne po nxjerrim trupin tėnd (tė vdekur nga deti) qė tė bėhesh mėsim pėr ata qė do tė vijnė pas teje! Vėrtet qė shumė njerėz janė mospėrfillės ndaj shenjave dhe argumenteve Tona. (Junus: 92)


Nga ky ajet kuptohet qartė se Musai u informua nė pėrgjigjen e lutjes sė tij se faraoni do ta besonte Allahun nė momentin kur do ta shihte me sytė e vet ndėshkimin e dhimbshėm. Me tė vėrtetė, faraoni pranoi se e besonte Allahun, atėherė kur uji nisi ta mbulonte, por dukej sheshit qė sinqeriteti i tij ishte i rremė.




Fotoja e mėsipėrme ėshtė fotoja e mumjes sė faraonit Ramses II, e cila ėshtė nxjerrė nga varri i faraonit. Shumė burime historike janė tė mendimit se ky faraon ėshtė faraoni i pėrmendur nė Kuran. Atėherė, si ka mundėsi qė mumja e faraonit tė mbytur ėshtė gjendur nė varr? Ka shumė mundėsi qė pas mbytjes nė det, trupi i faraonit tė jetė nxjerrė nė breg dhe tė jetė vendosur nė varr nga egjiptianėt qė e gjetėn atė.


Ka shumė mundėsi qė faraoni tė ketė thėnė kėshtu pėr tė shpėtuar nga vdekja. Sigurisht qė pranimi i besimit nga faraoni nė momentin e fundit dhe kėrkimi i faljes nga ana e tij nuk u pranua nga Allahu. Faraoni dhe ushtria e tij nuk mundėn tė shpėtonin nga vdekja e sigurtė.

Tani po beson ndėrsa mė parė nuk pranoje tė besoje dhe ishe prej keqbėrėsve?!
Sot Ne po nxjerrim trupin tėnd (tė vdekur nga deti) qė tė bėhesh mėsim pėr ata qė do tė vijnė pas teje! Vėrtet qė shumė njerėz janė mospėrfillės ndaj shenjave dhe argumenteve Tona. (Junus: 91 - 92)
Siē u pa, jo vetėm faraoni, por edhe njerėzit e tij morėn pjesėn e tyre tė dėnimit. Kjo sepse ata ishin mizorė (Junus: 90), kundėrshtarė (El-Kasas: Cool, njerėz keqbėrės (El-Kasas: 40) dhe menduan se nuk do tė kthehen tek Allahu, ndaj dhe Ai i dėnoi ata duke i mbytur nė det.
Allahu pėrshkruan nė Kuran ēfarė ndodhi pas vdekjes sė faraonit.

Ne i ndihmuam njerėzit e shtypur tė trashėgojnė tokat e bekuara nga Ne nė lindje dhe nė perėndim. Premtimi i Zotit tėnd pėr Beni Israilėt u plotėsua pėr shkak tė durimit qė treguan. Ne i shkatėrruam krejtėsisht tė gjitha ndėrtimet madhėshtore qė kishte ngritur faraoni dhe populli i tij. (El-Araf: 137)

306 Re: Kur'ani Fisnik prej Thu Aug 02, 2007 6:08 pm

shaban


operator/e
operator/e
Populli i Sebeit dhe pėrmbytja e Arimit


Vendbanimi i Sebeit ishte njė argument i qartė pėr banorėt e tij. Dy kopshte nė tė djathtė dhe nė tė majtė. "Hani nga begatia e Zotit tuaj dhe falenderoni (pėr) kėtė vend tė mirė dhe (pėr) njė Zot falės tė madh. Por ata u larguan (nga bindja ndaj Allahut), kėshtu qė Ne ēuam kundėr tyre sejlul-arim (pėrmbytjen nga diga e ujit) dhe i shndėrruam tė dy kopshtet e tyre nė toka qė prodhonin fryte tė kėqija e tė hidhura, drunj tė thatė dhe pak bar tė egėr. (Sebe'ė: 15 - 16)
Populli i Sebeit ėshtė njė nga katėr qytetėrimet mė tė mėdha qė populluan Arabinė Jugore. Ky popull vlerėsohet se ėshtė formuar aty midis viteve 1000-750 p.e.s. dhe ėshtė shkatėrruar rreth viteve 550 e.s. nga sulmet qė zgjatėn pėr dy shekuj me radhė, tė persianėve dhe arabėve.
Koha e formimit tė qytetėrimit tė Sebeit ėshtė objekt i shumė diskutimeve. Populli i Sebeit nisi t'i regjistronte dokumentacionet qeveritare rreth vitit 600 p.e.s. Kjo ėshtė arsyeja pėrse nuk ka dokumente tė tyre pėrpara kėsaj date.Burimet mė tė vjetra, tė cilat i referohen popullit tė Sebeit, janė kronikat vjetore tė luftės qė nga koha e mbretit asirian Sargon II (722 - 705 p.e.s.). Nė shėnimet qė Sargoni shėnonte pėr ata qė i paguanin taksa atij, pėrmendet edhe mbreti i Sebeit, It'amara. Kėto shėnime janė burimi mė i vjetėr i shkruar qė jep informacion pėr qytetėrimin e Sebeit. Megjithatė nuk do tė ishte e drejtė tė arrish nė pėrfundimin se kultura e kėtij populli u formua rreth viteve 700 p.e.s., duke u mbėshtetur vetėm mbi kėtė burim, sepse ka shumė mundėsi qė Sebei tė ketė ekzistuar shumė kohė mė parė se tė regjistrohej dokumentacioni me anė tė shkrimit. Kjo do tė thotė se historia e Sebeit mund tė jetė shumė e hershme. Nė mbishkrimet e Arad-Nanmar, njė prej mbretėrve tė fundit tė shtetit tė Urit, ėshtė pėrdorur fjala Sabum, e cila mendohet se do tė thotė "vendi i Sebeit".39 Nė qoftė se kjo fjalė ka me tė vėrtetė kėtė kuptim, atėherė historia e Sebeit ka nisur qė nė vitet 2500 p.e.s.




Shkrime tė shkruara nė gjuhėn e popullit tė Sebeit.

Tė dhėnat historike qė flasin pėr Sebein zakonisht tregojnė se kultura e tij, ashtu si ajo e fenikasve, ishte e pėrqėndruar kryesisht nė veprimtarinė tregtare. Kėta njerėz zotėronin dhe administronin disa nga udhėt tregtare qė kalonin pėrmes Arabisė Veriore. Tregtarėt sebeinė qė transportonin mallrat e tyre nė Mesdhe dhe nė Gaza, duke kaluar pėrmes Arabisė Veriore, duhet t'i merrnin leje pėr kalim Sargonit II, sundimtarit tė zonės ose t'i paguanin atij njė taksė tė caktuar. Kur sebeinėt filluan t'i paguanin taksa mbretėrisė asiriane, emri i tyre filloi tė regjistrohej nė shėnimet e kėtij shteti.
Sebeinėt njihen nė histori si njė popull i qytetėruar. Nė mbishkrimet e sundimtarėve tė Sebeit janė pėrdorur shpesh fjalėt "rindėrtoj", "dedikoj" dhe "ndėrtoj". Diga e Maribit, e cila ėshtė njė nga monumentet mė tė rėndėsishme tė kėtij populli, ėshtė njė tregues i rėndėsishėm i nivelit teknologjik qė ky popull kishte arritur. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se fuqia ushtarake e Sebeit ishte e dobėt, pėrkundrazi ushtria sebeine ishte njė nga faktorėt mė tė rėndėsishėm qė kontribuoi nė mbijetesėn e kulturės sė kėtij shteti pėr njė periudhė tė tillė kaq tė gjatė.
Shteti sebein zotėronte njė nga ushtritė mė tė forta nė rajon. Nė sajė tė kėsaj ushtrie, shteti ishte i aftė tė ushtronte njė politikė ekspansioniste. Sebeinėt kishin pushtuar tokat e shtetit tė vjetėr Kataban dhe zotėronin shumė toka nė Afrikė. Gjatė vitit 24 p.e.s., gjatė njė ekspedite nė Magrib, ushtria sebeine shpartalloi krejtėsisht ushtrinė e Marcus Aurelius Gallus, guvernatorit romak tė Egjiptit. Sebei mund tė portretizohet si njė shtet qė ndiqte njė politikė tė moderuar, megjithatė nuk hezitonte tė pėrdorte forcėn kur ishte e nevojshme. Me kulturėn e avancuar dhe ushtrinė e tij, shteti sebein ishte njė nga superfuqitė e zonės nė atė kohė.
Kjo ushtri jashtėzakonisht e fortė e shtetit sebein pėrshkruhet edhe nė Kuran. Njė shprehje e parisė sebeine e treguar nė Kuran tregon besimin e madh qė ata kishin nė ushtrinė e tyre. Paria e popullit, duke iu drejtuar mbretėreshės, tha:

Ne kemi fuqi tė madhe dhe mundėsi tė mėdha pėr luftė, por ty tė takon urdhri. Kėshtu pra, mendo mirė se ēfarė do tė urdhėrosh. (En-Neml: 33)
Kryeqyteti i Sebeit ishte Maribi, i cili ishte shumė i pasur falė pozitės sė favorshme gjeografike. Kryeqyteti ishte shumė afėr lumit Adana. Pika ku lumi arrinte malin Belak ishte shumė e pėrshtatshme pėr ndėrtimin e njė dige. Duke e shfrytėzuar kėtė faktor, sebeinėt ndėrtuan njė digė nė kėtė vend me qėllim qė tė ujisnin tokat e tyre. Ata arritėn njė nivel shumė tė lartė mirėqenieje. Kryeqyteti Marib ishte njė nga qytetet mė tė zhvilluara tė kohės. Shkrimtari grek Plini, qė e kishte vizituar atė zonė, e cila i kishte bėrė shumė pėrshtypje, tregon se zona ishte shumė e gjelbėruar.40
Lartėsia e digės nė Marib ishte 16 m, gjerėsia e saj ishte 60 m, ndėrsa gjatėsia 620 m. Sipas llogaritjeve, sipėrfaqja totale qė mund tė vaditej nga diga ishte 9600 ha, prej tė cilave 5300 ha i pėrkisnin ultėsirės jugore, ndėrsa pjesa e mbetur i pėrkiste ultėsirės veriore. Kėto dy ultėsira pėrmenden nė shkrimet sebeine si "Maribi dhe dy ultėsirat".41 Shprehja "dy kopshte nė tė djathtė dhe nė tė majtė" nė Kuran u referohet kopshteve mbresėlėnėse dhe vreshtave nė kėto dy lugina. Nė sajė tė kėsaj dige dhe sistemeve ujitėse, zona u bė e njohur si zona mė pjellore e Jemenit. Francezi J. Holevy dhe austriaku Glaser vėrtetuan nga dokumentet e shkruara se diga e Maribit ekzistonte qė nė kohėt e lashta. Nė kėto dokumente tė shkruara nė dialektin Himer thuhet se kjo digė e bėri territorin shumė pjellor.
Diga u riparua disa herė gjatė shekujve V - VI e.s., megjithatė kėto riparime nuk mundėn ta parandalonin shkatėrrimin e saj nė vitin 542 e.s. Shkatėrrimi i digės solli vėrshimin e Arimit, tė pėrmendur nė Kuran, i cili shkaktoi dėme tė mėdha. Vreshtat, kopshtet dhe fushat e kultivuara pėr qindra vjet u shkatėrruan krejtėsisht. Pas kėsaj fatkeqėsie populli sebein ra nė njė periudhė agonie, e cila shėnoi dhe fundin e sundimit tė tyre.

307 Re: Kur'ani Fisnik prej Thu Aug 02, 2007 6:09 pm

shaban


operator/e
operator/e
Pėrmbytja e Arimit
Kur ekzaminojmė Kuranin nė aspektin e tė dhėnave historike, vėmė re njė saktėsi tepėr tė madhe. Zbulimet arkeologjike dhe tė dhėnat historike pajtohen mjaft mirė me atė qė tregohet nė Kuran. Siē pėrmendet nė ajetet kuranore, kėta njerėz tė cilėt nuk ua vinin veshin kėshillave tė profetit tė tyre dhe refuzonin besimin e Allahut u ndėshkuan nė fund me njė shkatėrrim tė tmerrshėm. Ky shkatėrrim pėrshkruhet nė Kuran si mė poshtė:




Me ndihmėn e Digės sė Maribit, e cila ishte ndėrtuar nėpėrmjet teknologjisė sė avancuar, populli i Sebeit arriti njė nivel tė lartė zhvillimi dhe mirėqenieje. Tokat e tyre pjellore dhe kontrollimi i rrugėve tregtare ishin faktorėt kryesorė qė ndikuan nė pėrparimin e tyre. Megjithatė, ata i kthyen shpinėn Allahut nė vend qė t'i ishin mirėnjohės pėr gjithė kėto tė mira, ndaj diga u shkatėrrua dhe vėrshimi i Arimit shkatėrroi gjithēka.


Vendbanimi i Sebeit ishte njė provė e qartė pėr banorėt e tij: dy kopshte nė tė djathtė dhe nė tė majtė. "Hani nga begatia e Zotit tuaj dhe falenderoni (pėr) kėtė vend tė mirė dhe (pėr) njė Zot falės tė madh.
Por ata u larguan (nga bindja ndaj Allahut), kėshtu qė Ne ēuam kundėr tyre sejlul-arim (pėrmbytjen nga diga e ujit) dhe i kthyem tė dy kopshtet e tyre nė toka qė prodhonin fryte tė kėqija e tė hidhura, drunj tė thatė dhe pak bar tė egėr.
Kėshtu i ndėshkuam ata, sepse ishin jobesimtarė dhe mosmirėnjohės. Kėshtu i shpėrblejmė gjithmonė mosmirėnjohėsit. (Sebe'ė: 15 - 17)
Siē theksohet nė ajetet e mėsipėrme, populli i Sebeit jetoi nė njė zonė tė njohur pėr pamjen e saj tė mahnitshme, pėr vreshtat e mėdha dhe pėr kopshtet plot hijeshi. I vendosur nė rrugėt tregtare, Sebei kishte standart shumė tė lartė jetese dhe ishte njė nga qytetet mė tė preferuara tė kohės.
Nė njė vend tė tillė ku niveli i jetesės dhe kushtet ishin kaq pozitive, ajo qė duhet tė kishte bėrė populli sebein ishte tė falenderonte Allahun pėr tė mirat dhe begatitė qė i kishte dhėnė. Por ata nuk vepruan kėshtu. Ata pretenduan se ai vend u pėrkiste atyre dhe se ishin ata tė cilėt i bėnė tė mundura gjithė ato kushte tė mrekullueshme. Ata preferuan tė silleshin me mendjemadhėsi nė vend qė tė ishin tė nėnshtruar dhe mirėnjohės ndaj Allahut. Pėr kėtė shkak ata humbėn gjithēka. Siē tregohet nė ajet, pėrmbytja e Arimit shkatėrroi gjithēka qė ata kishin.
Nė Kuran, ndėshkimi i popullit tė Sebeit njihet me emrin "sejlul-arim" qė do tė thotė "pėrmbytja e Arimit". Kjo shprehje e pėrdorur nė Kuran na tregon gjithashtu mėnyrėn se si ndodhi shkatėrrimi. Fjala "Arim" do tė thotė digė ose pengesė. Shprehja "sejlul-arim" pėrshkruan njė pėrmbytje qė ndodhi me shembjen e kėsaj dige. Duke u bazuar nė termat e pėrdorura nė Kuran pėr pėrmbytjen e Arimit, komentuesit e Kuranit kanė pėrcaktuar vendin dhe kohėn e pėrmbytjes. Meududi shkruan nė komentin e tij:

Siē pėrmendet edhe nė shprehjen "sejlul-arim", fjala "Arim" rrjedh nga fjala "arimen" e pėrdorur nė dialektin arabiko-jugor, e cila do tė thotė "digė, pengesė". Nė gėrmadhat e zbuluara nga gėrmimet e bėra nė Jemen u pa se kjo fjalė ėshtė pėrdorur shpesh me kėtė kuptim. Psh, nė mbishkrimet e shkruara me urdhėr tė sunduesit etiopian tė Jemenit, Ebrehesė, pas restaurimit tė murit tė madh tė Maribit nė 542 dhe 543 p.e.s., kjo fjalė ėshtė pėrdorur herė pas here me kuptimin digė. Pra, shprehja "sejlul-arim" do tė thotė "pėrmbytje, e cila ndodhi pas shkatėrrimit tė njė dige".

"Dy kopshtet e tyre u shndėrruan nė dy kopshte qė prodhonin fruta tė kėqija e tė hidhura." (Sebe'ė: 16)
Kjo sepse pas shembjes sė digės i gjithė vendi u pėrmbyt. Kanalet qė u hapėn nga sebeinėt bashkė me murin qė u ndėrtua, duke ngritur barrierra midis maleve, u shkatėrruan, ndėrsa sistemi vaditės pushoi sė ekzistuari. Si rezultat, territori, i cili ishte mė parė tokė e begatė u kthye nė xhungėl. Nuk mbeti asnjė frut pėrveē disa pemėve tė vogla qė prodhonin fruta tė ngjashme me qershitė.42
Arkeologu i krishterė Werner Keller, autori i librit "Libri i Shenjtė kishte tė drejtė", ka pranuar se pėrmbytja e Arimit ka ndodhur sipas pėrshkrimit tė Kuranit. Ai ka shkruar gjithashtu se ekzistenca e njė dige tė tillė dhe shkatėrrimi i tėrė vendit nga shembja e saj vėrteton saktėsinė e informacionit tė dhėnė nė Kuran pėr popullin e "dy kopshteve".43
Pas pėrmbytjes sė Arimit, zona nisi tė kthehej nė shkretėtirė dhe me zhdukjen e tokave bujqėsore, sebeinėt humbėn burimin e tyre mė tė madh tė fitimit. Njerėzit, tė cilėt nuk i kishin kushtuar vėmendje thirrjes sė Allahut pėr tė qenė mirėnjohės ndaj Tij, u ndėshkuan me kėtė fatkeqėsi. Pas shkatėrrimit tė madh tė shkaktuar nga vėrshimi, populli filloi tė shpėrbėhej; sebeinėt nisėn t'i braktisnin shtėpitė e tyre dhe tė emigronin nė Arabinė Veriore, Mekė dhe Siri.44




Sot, diga e famshme e sebeinėve nuk ekziston mė.
Diga e Maribit, rrėnojat e sė cilės shihen sipėr, ishte njė prej projekteve mė tė rėndėsishme tė sebeinėve. Kjo digė u shkatėrrua pėr shkak tė vėrshimit tė Arimit, i cili pėrmendet nė Kuran dhe tė gjitha zonat e kultivuara pėrreth u pėrmbytėn. Pėr shkak tė kėsaj katastrofe, sebeinėt humbėn forcėn e tyre ekonomike pėr njė kohė shumė tė shkurtėr dhe u asimuluan.

Qyteti i Maribit, i cili dikur ishte vendbanimi i sebeinėve, tani ėshtė vetėm njė gėrmadhė e shkretuar. Pa dyshim, ai ėshtė njė paralajmėrim pėr tė gjithė ata qė pėrsėrisin gabimin e sebeinėve, tė cilėt nuk kanė qenė tė vetmit qė janė ndėshkuar nga Allahu pėr tė njėjtin shkak. Nė suren El-Kehf tregohet historia e dy njerėzve, njėri prej tė cilėve zotėronte dy kopshte tė mėdha, megjithatė ai bėri tė njėjtin gabim si sebeinėt dhe i ktheu shpinėn Allahut, duke menduar se ēdo gjė e kishte arritur me mundin dhe forcėn e vet:

Tregoju atyre shembullin e dy njerėzve, njėrit prej tė cilėve Ne i patėm dhėnė dy kopshte me vreshta dhe ia patėm rrethuar me hurma arabe, ndėrsa ndėrmjet tyre patėm vendosur fusha tė gjelbėruara.
Tė dy kopshtet jepnin prodhime tė bollshme pa asnjė humbje, ndėrsa midis tyre Ne bėmė tė rrjedhė njė lumė.
Kėshtu, ai pati prodhime tė bollshme e i tha shokut tė tij, duke u mburrur: "Unė kam mė shumė se ti pasuri dhe jam mė i fortė e mė i nderuar ndėr njerėz."
Pastaj hyri nė kopshtin e tij, ndėrkohė qė (me mosbesimin e tij) po i bėnte dėm vetvetes dhe tha: "Nuk ma merr mendja qė e gjithė kjo do tė zhduket ndonjėherė.
Nuk besoj se Dita e Kijametit do tė vijė ndonjėherė, por edhe nėse do tė kthehem pėrsėri te Zoti im (ditėn e gjykimit), sigurisht qė do tė gjej mė tepėr begati se kjo qė kam tani."
Shoku i tij i tha duke e kėshilluar: "Si po e mohon Atė qė tė krijoi nga dheu, pastaj nga njė pikė uji, pastaj tė bėri njeri tė plotė?!
Sa pėr mua, unė besoj se Ai ėshtė Allahu, Zoti im dhe unė nuk i bėj shok Zotit tim nė adhurim.
Do tė ishte mė mirė pėr ty tė thoje kur hyre nė kopshtin tėnd: "Mashall-llah, ē'dėshiron Allahu bėhet". Nėse tani mė sheh mua me mė pak pasuri e fėmijė, mundet qė Zoti im tė mė japė mė tepėr mirėsi se kopshti yt dhe tė dėrgojė mbi tė njė rrufe nga qielli, pastaj tė shndėrrohet nė tokė djerrė e tė zhveshur.
Apo tė shterojė ujin e tij dhe ti nuk do tė kesh mundėsi ta gjesh pėrsėri."
Kėshtu, kopshtet e tij u shkatėrruan dhe ai mbeti duke rrahur shuplakat me keqardhje pėr ēfarė kishte shpenzuar nė to, ndėrkohė qė ajo (pasuri) u shkatėrrua e gjitha qė nga rrėnjėt. Ai vetėm mundi tė thoshte: "Ah, sikur tė mos i kisha bėrė shok Zotit tim!"
Ai nuk gjeti asnjė grup njerėzish qė t'i vinin nė ndihmė kundėr Allahut dhe as nuk ishte nė gjendje tė mbronte e tė shpėtonte veten.
Atje (ditėn e llogarisė) mbrojtja dhe sundimi i takojnė vetėm Allahut, Zotit tė vėrtetė. Ai ėshtė shpėrblyesi mė i mirė dhe vetėm tek Ai ėshtė pėrfundimi i mirė. (El-Kehf: 32 - 44)



Kurani na tregon se mbretėresha e Sebeit dhe njerėzit e saj "adhuronin diellin nė vend tė Allahut", para se ajo tė ndiqte Sulejmanin. Informacionet e marra nga mbishkrimet e lashta e vėrtetojnė kėtė fakt dhe tregojnė se kėta njerėz adhuronin diellin dhe hėnėn nė tempujt e tyre, njė prej tė cilėve mund tė shihet nė foton sipėr.

Siē kuptohet nga ajetet, gabimi i pronarit tė kėtij kopshti nuk ishte mohimi i ekzistencės sė Allahut. Ai nuk e mohonte Allahun, pėrkundrazi ai mendonte se nėse do tė kthehej te Zoti i tij (Ditėn e Gjykimit), sigurisht qė do tė gjente mė tepėr begati se ē'kishte nė kėtė botė. Ai krenohej duke thėnė se gjendja, nė tė cilėn kishte arritur, ishte rezultat i pėrpjekjeve tė tij tė suksesshme.
Kjo ėshtė pika ku duhet tė pėrqendrojmė vėmendjen tonė: Njeriu asnjėherė nuk duhet tė pretendojė se sukseset dhe arritjet e tij janė rezultat vetėm i punės dhe pėrpjekjeve tė tij, duke e mohuar tėrėsisht rolin e Allahu, Krijuesit tė Gjithėsisė.
Ky, pra, ishte gabimi i sebeinėve dhe i pronarit tė dy kopshteve. Allahu i dėnoi ata me tė njėjtin dėnim, me qėllim qė ndėshkimi i tyre tė shėrbejė si mėsim pėr ta dhe pėr tė gjithė brezat qė do tė vijnė mė pas.




Nė shtylla gjenden mbishkrime tė shkruara nė gjuhėn sebeine.

308 Re: Kur'ani Fisnik prej Thu Aug 02, 2007 6:10 pm

shaban


operator/e
operator/e
Profeti Sulejman dhe
mbretėresha e Sebeit



Asaj iu tha: "Hyr nė pallat!" Kur e pa, ajo mendoi se para saj gjendej njė pellg uji, ndaj ngriti fustanin dhe zbuloi kėmbėt. Sulejmani i tha: "Nė tė vėrtetė ai ėshtė njė pallat i veshur me pllaka qelqi." Atėherė ajo tha: "Zoti im! Me tė vėrtetė qė paskam qenė e gabuar, ndaj dhe unė i nėnshtrohem Allahut, Zotit tė botėve, bashkė me Sulejmanin." (En-Neml: 44)

Dokumentet historike nė lidhje me takimin e profetit Sulejman me mbretėreshėn e Sebeit dolėn nė pah nėpėrmjet shqyrtimeve tė bėra nė gėrmadhat e lashta tė Sebeit, nė Jemenin Jugor. Kėrkimet e bėra mbi kėto gėrmadha zbulojnė se njė mbretėreshė jetoi nė kėtė vend midis viteve 1000 dhe 950 p.e.s. dhe udhėtoi drejt veriut (nė Jeruzalem).
Hollėsitė rreth takimit tė kėtyre dy sundimtarėve si dhe rreth pushtetit ekonomik e politik tė vendeve tė tyre gjenden tė shpjeguara nė suren En-Neml. Historia e tyre, e cila zė njė pjesė tė konsiderushme tė kėsaj sureje fillon me lajmin, tė cilin Hud'hudi, njė anėtar i ushtrisė sė Sulejmanit, i dha Sulejmanit pėr mbretėreshėn e Sebeit:

Por Hud'hudi nuk u vonua gjatė dhe (kur arriti) tha: "Kam njė lajm qė ti nuk e di. Unė po tė sjell nga Sebei lajme tė sigurta.
Unė gjeta atje njė grua qė i sundonte ata. Asaj i janė dhėnė tė gjitha gjėrat qė i nevojiten njė sundimtari nė tokė dhe ka njė fron madhėshtor.
Unė e gjeta atė dhe popullin e saj duke adhuruar diellin nė vend tė Allahut, por shejtani ua ka zbukuruar punėt e tyre duke i shmangur nga udha e vėrtetė, ndaj ata nuk janė tė udhėzuar dhe nuk adhurojnė Allahun, i Cili nxjerr nė dritė ēfarė fshihet nė qiej dhe nė tokė dhe e di se ēfarė fshihni dhe ēfarė shfaqni hapur.
Nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė pėrveē Tij, Zotit tė Arshit Madhėshtor!
Sulejmani i tha: "Do ta shohim nėse po thua tė vėrtetėn apo po gėnjen." (En-Neml: 22 - 27)
Pasi mori kėto lajme nga Hud'hudi, Sulejmani i dha atij urdhrat qė vijojnė:

Merre letrėn time dhe hidhua atyre, pastaj largohu pak prej tyre dhe shih ēfarė pėrgjigje do tė kthejnė. (En-Neml: 28)
Pas kėsaj Kurani tregon se si rodhėn ngjarjet, pasi mbretėresha e Sebeit mori kėtė letėr:

Ajo tha: "O prijės! Mua mė kanė sjellė njė letėr tė rėndėsishme.
Ajo ėshtė prej Sulejmanit dhe fillon: "Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit.
Mos u mbani me tė madh ndaj meje, por ejani tek unė si muslimanė (besimtarė tė vėrtetė)."
Ajo tha: "O prijės! Mė jepni mendimin tuaj pėr kėtė ēėshtje. Unė nuk vendos asnjė ēėshtje, pa marrė mė parė pėlqimin tuaj."
Ata i thanė: "Ne jemi tė fuqishėm dhe disponojmė mundėsi tė mėdha pėr luftė por ty tė takon urdhri; kėshtu pra, mendo mirė ēfarė do tė urdhėrosh."
Ajo tha: "Kur mbretėrit pushtojnė njė vend, e plaēkisin atė dhe i poshtėrojnė njerėzit mė tė nderuar tė atij populli. Me tė vėrtetė ata veprojnė kėshtu.
Por unė do t'i dėrgoj njė dhuratė dhe do tė shoh se ēfarė (pėrgjigje) do tė sjellin lajmėtarėt."
Kur lajmėtarėt vajtėn te Sulejmani, ai u tha: "A mos vallė doni tė mė ndihmoni me pasuri? Ajo qė mė ka dhėnė Allahu ėshtė mė e mirė se ēka ju ka dhėnė juve! Pėr mė tepėr, ju jeni njerėz qė kėnaqeni me dhuratėn tuaj!
Kthehuni prapė tek ata! Ne do tė vijmė me njė ushtri, tė cilės nuk mund t'i bėjnė ballė dhe do t'i pėrzėmė prej andej tė turpėruar dhe tė poshtėruar."
Ai u tha (njerėzve tė tij): "O udhėheqės! Cili prej jush mund tė ma sjellė fronin e saj para se ata tė mė vijnė tė nėnshtruar?"
Njė prej xhindėve tė fuqishėm tha: "Unė do tė ta sjell fronin para se tė ngrihesh prej vendit. Unė jam i fuqishėm dhe i besueshėm pėr tė kryer njė shėrbim tė tillė."
Ai qė kishte dije mbi Librin e Shenjtė tha: "Unė do tė ta sjell para se tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė!" Kur Sulejmani e pa fronin tė vendosur para tij tha: "Kjo ėshtė mirėsi nga Allahu, pėr tė mė vėnė nė provė, nėse do tė jem mirėnjohės apo mosmirėnjohės. Kush tregohet mirėnjohės, ėshtė mirėnjohės pėr veten e vet. Kush tregohet mosmirėnjohės (do t'i bėjė dėm vetes), sepse Zoti im ėshtė bujar dhe nuk ka nevojė pėr askėnd."
Ai tha: "Maskojeni fronin e saj qė tė shohim nėse do ta njohė apo jo."
Kur ajo erdhi, e pyetėn: "A ėshtė froni yt si ky?" Ajo u tha: "Duket tamam si tė ishte ai vetė." (Sulejmani tha): "Neve na ėshtė dhėnė dija para saj dhe ishim besimtarė qė mė parė."
Por atė e ndaloi (tė pranonte fenė e vėrtetė) ajo ēka kishte adhuruar mė parė nė vend tė Allahut, sepse ajo ishte prej njė populli mosbesimtar. (En-Neml: 29 - 43)

309 Re: Kur'ani Fisnik prej Thu Aug 02, 2007 6:10 pm

shaban


operator/e
operator/e
Pallati i Sulejmanit
Nė ajetet qė flasin pėr mbretėreshėn e Sebeit pėrmendet edhe profeti Sulejman. Nė Kuran tregohet se Sulejmani kishte njė pallat tė mrekullueshėm dhe njė mbretėri tė madhe e tė fuqishme. Ai kishte teknologjinė mė tė pėrparuar tė kohės sė tij. Nė pallatin e tij tė mahnitshėm, veprat e artit dhe objektet e tjera me vlerė u bėnin pėrshtypje tė gjithė atyre qė i shihnin ato. Hyrja e pallatit ishte prej qelqi. Kurani e pėrshkruan kėtė pallat dhe pėrshtypjen qė kishte lėnė ai te mbretėresha e Sebeit si mė poshtė.






Pas shkatėrrimit tė tempullit tė Sulejmanit, muri i vetėm i mbetur prej tij u shndėrrua nė "Murin e Lotėve" nga ēifutėt. Pas marrjes sė Jeruzalemit nė shekullin VII, muslimanėt ndėrtuan xhaminė e Umerit dhe "Kubenė e Gurit" nė vendin ku ka ekzistuar mė parė tempulli.
Nė foton nė tė djathtė mund tė shihet "Kubeja e Gurit".

Tempulli i Sulejmanit kishte teknologjinė mė tė avancuar tė kohės. Nė planin sipėr tregohet qendra e Jeruzalemit gjatė mbretėrimit tė Sulejmanit. 1) Dera e Jug-Perėndimit 2) Pallati i mbretėreshės 3) Pallati i Sulejmanit 4) Hyrja me 32 shtylla 5) Gjykata 6) Pylli i Libanit 7) Shtėpia e priftėrinjve tė lartė Cool Hyrja e Tempullit 9) Oborri i tempullit 10) Tempulli


Asaj iu tha: "Hyr nė pallat!" Kur e pa, ajo mendoi se para saj gjendej njė pellg uji, ndaj ngriti fustanin dhe zbuloi kėmbėt. Sulejmani i tha: "Nė tė vėrtetė ai ėshtė njė pallat i veshur me pllaka qelqi." Atėherė ajo tha: "Zoti im! Me tė vėrtetė qė paskam qenė e gabuar, ndaj dhe unė i nėnshtrohem Allahut, Zotit tė botėve, bashkė me Sulejmanin" (En-Neml: 44)




Tempulli i Sulejmanit


Nė literaturėn ēifute, pallati i profetit Sulejman quhet Tempulli i Sulejmanit. Sot vetėm "muri perėndimor" i kėtij pallati qėndron dhe ai quhet nga ēifutėt "Muri i Lotėve". Arsyeja pėrse ky pallat, ashtu si shumė objekte tė tjera nė Jeruzalem, u shkatėrrua mė vonė ishte sjellja e keqe, mospėrfillėse dhe arrogante e ēifutėve qė erdhėn mė vonė. Nė Kuran thuhet:

Ne i lajmėruam Beni Israilėt nė libėr (Teurat): "Ju do tė bėni dy herė ligėsi e shkatėrrime nė tokė dhe do tė bėheni kryelartė dhe tiranė."
Kur erdhi koha e premtimit tė parė, Ne dėrguam kundėr jush disa nga robėrit Tanė, tė cilėt ishin luftėtarė tė fuqishėm e tė ashpėr dhe hynė nė ēdo skutė tė shtėpive tuaja. Ai (ndėshkim) ishte njė premtim i pėrmbushur.
Pastaj Ne ju ndihmuam qė tė triumfoni edhe njė herė mbi ta, ju dhamė pasuri e fėmijė dhe ju shtuam shumė nė numėr.
(Ne ju thamė) "Nėse bėni vepra tė mira, do t'i bėni mirė vetes, nėse bėni vepra tė kėqija do t'i bėni keq po vetes." Mė pas, kur erdhi koha e premtimit tė dytė (Ne i dėrguam armiqtė tuaj), qė tė fusin dėshpėrim nė zemrat dhe fytyrat tuaja dhe tė hyjnė nė xhaminė (Aksa) siē patėn hyrė mė parė, duke rrėnuar plotėsisht gjithēka qė u binte nė duar. (El-Isra: 4-7)
Tė gjithė popujt e pėrmendur nė kapitujt e mėparshėm e merituan ndėshkimin e tmerrshėm pėr shkak tė rebelimit tė tyre dhe tė mosmirėnjohjes ndaj mirėsive tė Allahut. Pasi u endėn nga njė vend nė tjetrin me shekuj tė tėrė pa atdhe apo shtet, mė nė fund, ēifutėt nė kohėn e Sulejmanit gjetėn strehė nė tokat e shenjta. Por pas kėsaj, pėr shkak tė tejkalimit tė tė gjithė kufijve dhe pėr shkak tė shthurjes e mosbindjes, ata u ndėshkuan.

310 Re: Kur'ani Fisnik prej Thu Aug 02, 2007 6:11 pm

shaban


operator/e
operator/e
Shokėt e shpellės


A mendon se shokėt e shpellės dhe pllaka me mbishkrimin (e emrave tė tyre) ishin nga shenjat Tona tė mrekullueshme? (El-Kehf: 9)

Surja e tetėmbėdhjetė nė Kuran e quajtur El-Kehf, qė do tė thotė "Shpella", tregon pėr njė grup tė rinjsh, tė cilėt u strehuan nė njė shpellė pėr t'u fshehur nga njė sundimtar, i cili mohonte Allahun dhe shtypte padrejtėsisht besimtarėt. Ajetet mbi kėtė temė janė si vijon:

A mendon se shokėt e shpellės dhe pllaka me mbishkrimin (e emrave tė tyre) ishin nga shenjat Tona tė mrekullueshme?
Kujto kohėn kur djemtė e rinj ikėn pėr t'u fshehur (prej popullit tė tyre mosbesimtar) nė shpellė dhe thanė: "Zoti ynė! Na dėrgo mėshirėn Tėnde dhe na e lehtėso brengėn tonė duke na udhėzuar nė rrugė tė drejtė!"
Kėshtu Ne i vumė nė gjumė tė thellė nė shpellė pėr shumė vite.
Pastaj i ngritėm nga gjumi pėr tė provuar se cili nga dy grupet ishte mė i saktė nė llogaritjen e kohės qė kishin kaluar atje.
Ne tė tregojmė me saktėsi ty (o Muhamed) ndodhinė e tyre. Ata ishin disa djem tė rinj qė besuan Zotin e tyre, ndaj dhe Ne i forcuam mė tepėr nė rrugėn e drejtė.
Ne i bėmė zemrat e tyre tė forta e tė qėndrueshme (me dritėn e besimit) kur u ngritėn dhe thanė: "Zoti ynė ėshtė Zoti i qiejve dhe i tokės, ne kurrė nuk do tė adhurojmė dikė tjetėr pėrveē Tij, sepse po tė bėnim njė gjė tė tillė, do tė ishim tė padrejtė dhe gėnjeshtarė.
"Populli ynė adhuron perėndi tė tjera nė vend tė Allahut. Pse nuk sjellin ata njė provė bindėse e tė qartė pėr ato (perėndi qė adhurojnė)? E kush bėn gabim mė tė madh se ai qė shpif gėnjeshtra ndaj Allahut?"
(Ata i thanė njėri-tjetrit): "Meqė ju u larguat prej njerėzve tuaj dhe zotave qė ata adhurojnė nė vend tė Allahut, atėherė strehohuni nė shpellė. Zoti juaj do t'ju mbulojė me mėshirėn e Tij dhe do t'jua lehtėsojė shqetėsimin tuaj."
Ju mund ta shihnit diellin kur lindte, duke lėvizur nga e djathta e shpellės, ndėrsa kur perėndonte largohej prej tyre nga ana e majtė, kurse ata qėndronin shtrirė nė njė vend tė gjerė nė mes tė shpellės. Kjo ėshtė njė nga provat dhe argumentet e Allahut. Ai qė udhėzon Allahu, ėshtė me tė vėrtetė i udhėzuar nė rrugėn e drejtė por pėr atė, tė cilin Ai e shpie nė rrugė tė gabuar, ju nuk do tė gjeni dot asnjė udhėzues pėr ta drejtuar (nė udhėn e drejtė).
Ata dukeshin sikur ishin zgjuar, por nė tė vėrtetė ishin duke fjetur. Ne i kthenim nė tė djathtė dhe nė tė majtė, kurse qeni i tyre qėndronte me dy kėmbėt e para tė shtrira te hyrja e shpellės. Po t'i kishe parė, do tė kishe ikur me tė shpejtė dhe do tė tmerroheshe prej tyre.
Kėshtu, Ne i zgjuam nga gjumi qė tė pyetnin njėri-tjetrin. Njėri prej tyre pyeti: "Sa kohė keni qėndruar nė gjumė?" Ata iu pėrgjigjėn: "Kemi ndenjur njė ditė ose njė pjesė tė saj." (Pastaj tė gjithė) thanė: "Zoti juaj e di mė mirė se sa kohė keni qėndruar nė gjumė… Tani, dėrgoni njėrin prej jush nė qytet qė tė blejė ushqim tė lejuar me kėtė monedhė argjendi dhe t'jua sjellė kėtu, por duhet tė ketė shumė kujdes tė mos marrė vesh gjė ndokush pėr ju.
Nėse e marrin vesh se ku jeni, ata do t'ju vrasin me gurė, ose do t'ju kthejnė nė fenė e tyre me forcė dhe atėherė ju kurrė nuk do tė shpėtoni."
Kėshtu pra, Ne e bėmė tė njohur ēėshtjen e tyre pėr njerėzit me qėllim qė ata tė kuptonin se premtimi i Allahut ėshtė i vėrtetė dhe se nuk mund tė ketė pikė dyshimi pėr Ditėn e Kijametit. (Pėrkujto kohėn) kur banorėt e qytetit haheshin me njėri-tjetrin pėr ēėshtjen e tyre dhe thanė: "Ngrini njė ndėrtesė mbi ta, Zoti i tyre e di mė mirė ēėshtjen e tyre." Pastaj ata qė ishin mė tepėr thanė: "Ne do tė ndėrtojmė njė vend-adhurimi mbi ta."
Disa thanė se ata ishin tre, ndėrsa qeni ishte i katėrti; disa tė tjerė thanė se ata ishin pesė, ndėrsa qeni ishte i gjashti, por kėto ishin vetėm hamendje. Megjithatė disa tė tjerė thonė se ata ishin shtatė, ndėrsa qeni ishte i teti. Thuaju (o Muhamed): "Zoti im e di mė mirė numrin e tyre; askush nuk e di atė pėrveē njė pakice tė vogėl." Kėshtu qė mos diskuto (pėr numrin e tyre) mė tepėr se ē'tė kemi treguar Ne dhe mos pyet asnjė prej tyre (ēifutėve e krishterėve) pėr ēėshtjen e shokėve tė shpellės.
Mos thuaj kurrė pėr diēka: "Do ta bėj nesėr." Pėrveēse nėse shton thėnien: "Nėse dėshiron Allahu!" Pėrmende Zotin tėnd kur tė harrosh dhe thuaj: "Mbase Zoti im mė udhėzon mua nė njė rrugė mė afėr tė vėrtetės sesa kjo."
Ata qėndruan nė shpellėn e tyre treqind vjet plus nėntė vjet.
Thuaj: "Allahu e di mė mirė se sa qėndruan. Vetėm Ai e njeh dijen e fshehtė tė qiejve dhe tokės. Sa i mprehtė ėshtė shikimi dhe dėgjimi i tij! Ata nuk mund t'i ndihmojė askush tjetėr pėrveē Tij dhe askush nuk ndėrhyn nė vendimet dhe gjykimet e Tij." (El-Kehf: 9-26)
Sipas tė dhėnave, Shokėt e Shpellės, tė cilėt lavdėrohen si nga burimet islame, ashtu dhe nga ato kristiane, ranė pre e tiranisė mizore tė perandorit romak, Decius. Duke u ballafaquar me shtypjen dhe padrejtėsinė e Deciusit, kėta tė rinj e paralajmėruan popullin e tyre disa herė qė tė mos e braktisnin fenė e Allahut. Indiferenca e populli tė tyre, shtypja e madhe qė ushtronte perandori dhe kėrcėnimi i tyre me vdekje bėri qė ata t'i braktisnin shtėpitė e tyre.
Siē vėrtetojnė dokumentet historike, nė atė kohė, shumė perandorė zbatuan gjerėsisht politikėn e terrorrit dhe shtypjes ndaj besimtarėve qė i qėndruan besnikė fesė sė Isait (Krishtit).
Nė njė letėr tė shkruar nga guvernatori romak Pilinius (69 - 113 e.s.), i cili qeveriste Anatolinė Veri-Perėndimore, drejtuar perandorit Trajan, pėrmenden disa nga pasuesit e Isait, tė cilėt u ndėshkuan pėr shkak se kundėrshtuan adhurimin e statujės sė perandorit. Kjo letėr ėshtė njė prej dokumenteve mė tė rėndėsishme, tė cilat tregojnė shtypjen qė ushtrohej mbi besimtarėt e drejtė nė atė kohė. Nė rrethana tė tilla, kėta tė rinj, tė cilėve iu kėrkua t'i nėnshtroheshin njė sistemi pagan dhe tė adhuronin perandorin, nuk e pranuan kėtė dhe thanė:

"… Zoti ynė ėshtė Zoti i qiejve dhe i tokės, ne kurrė nuk do tė adhurojmė dikė tjetėr pėrveē Tij, sepse po tė bėnim njė gjė tė tillė, do tė ishim tė padrejtė dhe gėnjeshtarė.
"Populli ynė adhuron perėndi tė tjera nė vend tė Allahut. Pse nuk sjellin ata njė provė bindėse e tė qartė pėr ato (perėndi qė adhurojnė)? E kush bėn gabim mė tė madh se ai qė shpif gėnjeshtra ndaj Allahut?" (El-Kehf: 14 - 15)
Pėr sa i pėrket zonės ku jetuan Shokėt e Shpellės ekzistojnė mendime tė ndryshme, por mė tė pranueshmet janė ato mendime qė thonė se ata jetuan nė Efes ose nė Tarsus.
Pothuajse tė gjitha burimet e krishtera e identifikojnė Efesin si vendin e shpellės, ku u strehuan kėta tė rinj. Disa studiues muslimanė dhe komentues tė Kuranit pajtohen me burimet e krishtera nė lidhje me Efesin. Disa tė tjerė shpjegojnė me detaje pse Efesi nuk ishte vendi i shpellės dhe mė pas pėrpiqen tė vėrtetojnė se ngjarja ndodhi nė Tarsus. Nė kėtė studim do tė merremi me tė dy alternativat. Pėr sa i pėrket kohės, studiuesit nė pėrgjithėsi, duke pėrfshirė edhe ata tė krishterė, thonė se ngjarja ka ndodhur nė kohėn e perandorit romak Decius (i quajtur edhe Decianus) rreth viteve 250 e.s.
Deciusi dhe Neroni njihen si perandorėt romakė qė kanė torturuar mė shumė pasuesit e Isait. Gjatė sundimit tė tij tė shkurtėr, Deciusi mori njė vendim, i cili detyronte ēdo person nėn sundimin e tij qė tė bėnte kurban pėr perėnditė romake. Njerėzit ishin tė detyruar tė bėnin kurban dhe pėr kėtė merrnin njė ēertifikatė qė u tregohej autoriteteve shtetėrore qė merreshin me zbatimin e vendimit. Nė burimet e krishtera shkruhet se shumė njerėz e refuzuan kėtė akt idhujtar dhe ikėn "nga njė qytet nė tjetrin" ose u fshehėn nė vende tė fshehta. Shokėt e Shpellės ka shumė mundėsi tė jenė njė grup prej kėtyre besimtarėve tė ikur.
Nė kėtė ngjarje ka diēka qė duhet sqaruar. Kjo histori ėshtė treguar nga disa historianė dhe komentatorė, tė cilėt kanė shtuar shumė informacione tė pasakta e tė pakonfirmuara, duke e kthyer atė nė pėrrallė. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se ngjarja nuk ka ndodhur, pasi kėto deformime dhe shtesa tė pasakta nuk ia ndryshojnė thelbin e vėrtetė dhe tė vėrtetuar tė ngjarjes sė Shokėve tė Shpellės, e cila ėshtė njė realitet historik.

311 Re: Kur'ani Fisnik prej Thu Aug 02, 2007 6:11 pm

shaban


operator/e
operator/e
A janė Shokėt e Shpellės nga Efesi?
Pėrsa i pėrket qytetit ku jetuan kėta tė rinj dhe shpellės nė tė cilėn ata u strehuan tregohen vende tė ndryshme nė burime tė ndryshme. Arsyet kryesore pėrse ndodh kjo janė dy: 1) Dėshira e njerėzve qė tė besojnė se njerėz kaq tė guximshėm dhe tė mirė jetuan nė vendin e tyre. 2) Ngjashmėria e madhe e shpellave nė ato zona. Kjo shfaqet qartė kur shikon se pothuajse nė tė gjitha kėto vende gjendet njė vend adhurimi, pėr tė cilin thuhet se ėshtė ndėrtuar nė vendin e Shokėve tė Shpellės.
Siē dihet, Efesi pranohet nga tė krishterėt se ėshtė njė vend i shenjtė, sepse nė tė gjendet njė shtėpi, e cila thuhet se i pėrkiste Virgjėreshės Mari dhe mė vonė u kthye nė kishė. Kėshtu, sipas burimeve tė krishtera ka shumė mundėsi qė Shokėt e Shpellės tė kenė banuar nė njė prej kėtyre vendeve tė shenjta. Pėr mė tepėr, disa burime tė krishtera deklarojnė me siguri se Efesi ėshtė vendi i shpellės.
Burimi mė i vjetėr mbi kėtė temė ėshtė prifti sirian i Sarukut me emrin Xhejms (i lindur mė 452 e.s.). Historiani i famshėm, Gibons, ka marrė shumė citate nga studimi i Xhejmsit, nė librin e tij "The Decline and Fall of Roman Empire". Sipas kėtij libri, emri i perandorit qė torturoi shtatė besimtarė tė rinj dhe i detyroi tė fshiheshin nė njė shpellė, ishte Decius. Deciusi sundoi perandorinė romake ndėrmjet viteve 249 - 251 e.s. dhe periudha e tij e sundimit njihet mirė pėr torturat qė ai praktikoi mbi pasuesit e Isait. Sipas komentuesve muslimanė, zona ku ndodhi ngjarja ishte quajtur "Afesus" ose "Afesos". Sipas Gibonsit, emri i kėtij vendi ėshtė Efes. I vendosur mbi bregun perėndimor tė Anatolisė, ky qytet ishte njė prej qyteteve-port tė perandorisė romake. Rrėnojat e kėtij qyteti njihen nė ditėt tona si rrėnojat e qytetit antik tė Efesusit.




Pjesa e brendshme e shpellės nė Efesus, e cila mendohet tė jetė shpella e Shokėve tė Shpellės.

Emri i perandorit, nė periudhėn e sundimit tė tė cilit u zgjuan Shokėt e Shpellės nga gjumi i tyre i gjatė, ėshtė Tezusius, sipas studiuesve muslimanė apo Theodosius II, sipas Gibonsit. Ky perandor sundoi ndėrmjet viteve 408 - 450 e.s.
Duke iu referuar ajetit tė mėposhtėm, nė disa komente thuhet se hyrja e shpellės binte nga veriu, kėshtu qė drita e diellit nuk mund tė depėrtonte brenda. Ata qė mund tė kalonin afėr shpellės nuk mund tė shihnin se ē'kishte brenda. Ajeti i Kuranit qė flet pėr kėtė informon:

Ju mund ta shihnit diellin kur lindte, duke lėvizur nga e djathta e shpellės, ndėrsa kur perėndonte largohej prej tyre nga ana e majtė, kurse ata qėndronin shtrirė nė njė vend tė gjerė nė mes tė shpellės. (El-Kehf: 17)
Arkeologu dr. Musa Baran ėshtė i mendimit se Efesi ėshtė vendi ku jetoi ky grup besimtarėsh tė rinj, nė librin e tij tė quajtur "Ephesus", ku thotė:
Nė vitin 250 p.e.s. shtatė tė rinj qė jetonin nė Efes zgjodhėn krishtėrimin dhe refuzuan idhujtarinė. Duke u pėrpjekur pėr tė gjetur njė rrugėzgjidhje, kėta tė rinj gjetėn njė shpellė nė shpatin e pjerrėt lindor tė malit Pion. Ushtarėt romakė e panė kėtė dhe ndėrtuan njė mur nė hyrje tė shpellės.45
Nė kohėt e sotme dihet se mbi kėto rrėnoja dhe varre tė vjetra janė ndėrtuar shumė ndėrtesa fetare. Gėrmimet e bėra nga Instituti Arkeologjik Austriak nė 1926, zbuluan se rrėnojat e gjetura mbi shpatin e pjerrėt lindor tė malit Pion i pėrkisnin njė ndėrtese tė ndėrtuar nė emėr tė Shokėve tė Shpellės nė mes tė shekullit VII (gjatė sundimit tė Theodosius II).46

A janė Shokėt e Shpellės nga Tarsusi?
Vendi i dytė i supozuar si vendi ku jetuan Shokėt e Shpellės, ėshtė Tarsusi. Nė Tarsus ekziston njė shpellė qė pėrngjason shumė me atė qė pėrshkruhet nė Kuran dhe gjendet mbi njė mal tė njohur me emrin Encilus ose Bencilus (nė veri-perėndim tė Tarsusit).
Mendimi, se Tarsusi ėshtė vendi i shpellės, ėshtė mendimi i shumė dijetarėve muslimanė. Njė nga komentuesit mė tė njohur tė Kuranit, Taberiu, e pėrcakton emrin e malit ku gjendej shpella si "Bencilius", nė librin e tij tė quajtur "Historia e popujve". Ai gjithashtu shton se ky mal ėshtė nė Tarsus.47
Njė tjetėr komentues i Kuranit, Muhamed Emin, thotė se emri i malit ishte "Pencilus" dhe ndodhet nė Tarsus. Emri qė shqiptohet Pencilus ndonjėherė mund tė shqiptohet edhe Encilus. Sipas tij, ndryshimi midis fjalėve shkaktohet nga shqiptimet e ndryshme tė shkronjės "b" ose nga humbja e njė shkronje nga fjala origjinale.48
Fahrudin Raziu, njė tjetėr komentues i Kuranit, shpjegon nė studimin e tij se: "edhe pse ky vend quhet Efes, qėllimi ėshtė pėr tė treguar Tarsusin, sepse Efes ėshtė vetėm njė emėr tjetėr i Tarsusit".49
Pėrveē kėsaj, ky vend pėrcaktohet si Tarsusi nga shumė dijetarė tė tjerė. Tė gjithė kėta komentatorė e shpjegojnė fjalinė "… Ju mund ta shihnit diellin kur lindte, duke lėvizur nga e djathta e shpellės, ndėrsa kur perėndonte largohej prej tyre nga ana e majtė…" tė ajetit 17 (El-Kehf), duke thėnė se hyrja e shpellės nė mal binte nga veriu.50




Shpella nė Efesus e parė nga jashtė.

Vendbanimi i Shokėve tė Shpellės ishte subjekt me interes edhe nė kohėn e perandorisė osmane. Nė atė kohė janė bėrė disa studime mbi kėtė subjekt. Ka disa korrespondenca dhe njė shkėmbim informacioni mbi kėtė subjekt nė arkivat osmane tė kryeministrisė. P.sh., nė njė letėr dėrguar financės supreme tė shtetit osman nga administrata lokale e Tarsusit gjendet njė kėrkesė zyrtare dhe njė mesazh i bashkangjitur qė kėrkonte t'u jepej rrogė atyre njerėzve qė merreshin me pastrimin dhe mirėmbajtjen e shpellės sė Shokėve tė Shpellės. Pėrgjigja qė iu dha kėsaj letre thoshte se nė mėnyrė qė ajo pagesė tė jepej, ishte e nevojshme qė tė zbulohej nėse ky vend ishte me tė vėrtetė vendi ku kishin banuar Shokėt e Shpellės apo jo. Studimet e bėra pėr kėtė qėllim kanė qenė shumė tė dobishme nė pėrcaktimin e vendndodhjes sė vėrtetė tė shpellės.
Nė njė raport tė pėrgatitur pas njė hetimi tė bėrė nga Kėshilli Kombėtar, thuhet: "Nė veri tė Tarsusit, njė provincė e Adanas, gjendet njė shpellė mbi njė mal dy orė larg nga Tarsusi, hyrja e sė cilės bie nga veriu, ashtu siē thuhet nė Kuran.51
Debatet e bėra pėr Shokėt e Shpellės, ku dhe kur jetuan ata, gjithmonė i nxisnin autoritetet qė tė bėnin studime mbi kėtė subjekt. Kėshtu, shumė komente u bėnė mbi kėtė ēėshtje. Megjithatė, asnjė nga kėto komente nuk mund tė konsiderohet i sigurtė, prandaj, pyetje tė tilla si: nė cilėn periudhė jetuan kėta besimtarė apo nė cilin vend ndodhet shpella e pėrmendur nė Kuran, mbesin pa pėrgjigje tė sigurta.




Shpella nė Tarsus, e cila mendohet tė jetė shpella e Shokėve tė Shpellės.

312 Re: Kur'ani Fisnik prej Thu Aug 02, 2007 6:12 pm

shaban


operator/e
operator/e
Pėrfundim


Pėrse nuk udhėtojnė nė tokė qė tė shohin si ishte pėrfundimi i popujve para tyre? Ata ishin mė tė fuqishėm, punuan tokėn dhe ndėrtuan nė tė mė shumė se ē'kanė bėrė kėta (idhujtarėt e Mekės). Atyre u erdhėn tė dėrguarit e tyre me argumente tė qarta. Sigurisht qė nuk ishte Allahu Ai qė u bėri atyre padrejtėsi, por ata i bėnė padrejtėsi vetvetes. (Er-Rum: 9)
Tė gjithė popujt qė kemi shqyrtuar deri tani kishin disa cilėsi tė pėrbashkėta. Ata vepronin kundėr ligjeve tė Allahut, adhuronin zota tė tjerė, silleshin nė mėnyrė arrogante, merrnin nė mėnyrė tė padrejtė pronėn e tjetrit, ishin tė prirė pėr shthurje seksuale dhe paturpėsi. Njė veēori tjetėr tė ngjashme qė ata kishin ishte shtypja dhe padrejtėsia qė ushtronin ndaj atyre pak besimtarėve qė jetonin pranė tyre.
Qėllimi i paralajmėrimeve nė Kuran sigurisht qė nuk ėshtė thjesht njohja e historive tė profetėve dhe popujve tė tyre, por dhėnia e njė "shembulli" pėr tė gjithė njerėzit:

A nuk shėrben si udhėzim pėr ta (qė tė dinė) se sa shumė breza kemi shkatėrruar mė parė, nėpėr vendbanimet e tė cilėve ata kalojnė? Me tė vėrtetė qė kėtu ka argumente tė qarta pėr njerėzit me arsye tė shėndoshė. (Ta Ha: 128)
Nė qoftė se ne i konsiderojmė tė gjitha kėto histori si "shembuj", atėherė mund tė vėrejmė se disa pjesė tė shoqėrisė sonė nuk janė mė mirė, pėrsa i pėrket degjenerimit dhe tejkalimit tė kufijve se popujt qė u shkatėrruan, siē u tregua mė sipėr.
Veēanėrisht, njė grup i rėndėsishėm i "shtresės drejtuese tė shoqėrisė" - tė cilėt quhen ndryshe dhe "shtresa e lartė"- nuk janė shumė ndryshe nga njerėzit e zhdukur, pėr tė cilėt kemi folur deri tani. Shumė prej tyre nuk hezitojnė tė shfaqin tė gjitha format e armiqėsisė ndaj besimtarėve.
Pjesa mė e madhe e shoqėrive nė ditėt tona kanė njė numėr tė lartė homoseksualėsh, gjė qė na kujton menjėherė popullin e Lutit. Homoseksualėt marrin pjesė nė mbrėmje seksuale me "njerėzit udhėheqės tė shoqėrisė" dhe ekspozojnė tė gjitha llojet e shthurjeve, duke ua kaluar edhe vetė njerėzve tė Sodomit dhe Gomorrės. Veēanėrisht disa grupe prej tyre, tė cilat banojnė nė qytetet mė tė mėdha tė botės, kanė shkuar edhe mė tutje se ata tė Pompeit.
Tė gjitha shoqėritė qė ne kemi shqyrtuar janė ndėshkuar nėpėrmjet fatkeqėsive tė ndryshme, si shembje toke, stuhi, pėrmbytje etj. Po ashtu, shoqėritė qė humbin rrugėn dhe guxojnė tė bėjnė tė njėjtat gabime tė popujve tė kaluar mund tė ndėshkohen nė tė njėjtėn mėnyrė.
Nuk duhet harruar se Allahu mund tė ndėshkojė kė tė dojė dhe kur tė dojė, ashtu siē mund ta lėrė dikė tė vazhdojė tė jetojė nė mohim e mendjemadhėsie dhe ta ndėshkojė nė botėn tjetėr:

… disa prej tyre Ne i ndėshkuam me njė erė tė fuqishme me shi gurėsh, disa tė tjerė i ndėshkuam me njė britmė tė fuqishme, disa tė tjerė Ne bėmė qė t'i pėrpijė toka, disa tė tjerė Ne i fundosėm dhe i pėrmbytėm. Nuk ishte Allahu Ai qė u bėri padrejtėsi atyre, por ata i bėnė padrejtėsi vetvetes. (El-Ankebut: 40)
Kurani gjithashtu tregon pėr njė besimtar, i cili ishte nga familja e faraonit dhe jetoi gjatė periudhės sė Musait, por nuk e shprehu hapur besimin e tij. Ai i tha popullit tė tij:

"O njerėzit e mi! Unė kam frikė se do tė pėsoni fatin e popujve tė mėparshėm.
Fatin e popullit tė Nuhut, Adit, Themudit dhe atyre qė erdhėn mė pas. Allahu nuk dėshiron t'u bėjė padrejtėsi robėrve tė Tij.
O njerėzit e mi! Unė kam frikė pėr ju ditėn e thirrjes sė pėrbashkėt.
Ditėn kur do tė ikni tė frikėsuar, duke mos pasur asnjė mbrojtės prej dėnimit tė Allahut. Atė qė Allahu e lė nė humbje nuk ka se kush ta ndihmojė." (Gafir: 30 - 33)
Tė gjithė profetėt u folėn popujve tė tyre pėr Ditėn e Gjykimit dhe i paralajmėruan pėr ndėshkimin e dhimbshėm tė Allahut. Tė njėjtėn gjė bėri edhe ky besimtar, i cili e fshehu besimin e tij. Tė gjithė profetėt dhe lajmėtarėt e kaluan jetėn e tyre duke u shpjeguar e mėsuar kėto ēėshtje popujve tė tyre. Por shumė shpesh, njerėzit i akuzonin profetėt si gėnjeshtarė, shpifės e tė ēmendur, ndaj dhe vazhdonin praktikimin e veprave tė tyre tė shėmtuara, pa menduar dhe pa u frikėsuar nga paralajmėrimet e profetėve. Madje disa prej tyre shkuan aq larg sa u pėrpoqėn t'i vrasin e t'i dėbojnė besimtarėt. Nė tė shumtėn e rasteve, numri i besimtarėve qė ndiqnin profetėt ishte shumė i vogėl. Kėta besimtarė tė paktė ishin njerėzit e vetėm qė shpėtonin nga ndėshkimi sė bashku me profetėt e tyre.
Megjithėse kanė kaluar mijėra vjet dhe kanė ndryshuar vendet, zakonet, teknologjitė dhe qytetėrimet, akoma nuk kanė ndryshuar shumė gjėra nė strukturat sociale tė shumė popujve tė shthurur e mohues. Siē e theksuam mė lart, njė pjesė e caktuar e shoqėrisė nė tė cilėn ne jetojmė, i ka tė gjitha cilėsitė e ndyra tė popujve tė pėrshkruar nė Kuran. Ashtu si Themudi, i cili bėnte hile nė tregėti, edhe sot njė numėr i madh njerėzish qė merren me tregėti e fitojnė pasurinė e tyre duke mashtruar, gėnjyer apo duke u bėrė hile tė tjerėve. Sot nė botė ekziston njė komunitet homoseksualėsh, i cili mbrohet ligjėrisht nga ligjet e sotme tė shteteve tė "pėrparuara" dhe nuk bie aspak poshtė pėr nga ndyrėsitė dhe gjėrat e neveritshme kur krahasohet me popullin e Lutit. Gjithashtu, njė pjesė shumė e madhe e shoqėrisė pėrbėhet nga njerėz mosmirėnjohės dhe rebelė, si sebeinėt, nga njerėz jofalenderues pėr pasurinė dhe forcėn e tyre, si populli i Iramit, nga njerėz arrogantė qė fyejnė besimtarėt, si populli i Nuhut.
Kėto janė shenja shumė domethėnėse.
Ne duhet tė ngulisim nė mendje se pėrparimi ushtarak, ekonomik, shkencor apo industrial nuk mund t'i ndihmojė nė asnjė mėnyrė njerėzit mohues, arrogantė e mosmirėnjohės prej ndėshkimit tė Allahut.

O njerėz!
Merrni mėsim nga popujt qė u shkatėrruan para jush dhe mos u bėni mohues. Kini frikė Allahun dhe bindjuni Atij qė t'i shpėtoni dėnimit. Mos harroni se ndėshkimi i Allahut ėshtė shumė i ashpėr.

313 Re: Kur'ani Fisnik prej Thu Aug 02, 2007 6:14 pm

shaban


operator/e
operator/e
Ky fakt tregon edhe nje here ekzistencen e Zotit.Lexojeni dhe beni komentin tuaj? Ju mirpres Jam i gacem tju kthej pergjigje per kto qe jane te shkruara ?selam

314 Re: Kur'ani Fisnik prej Fri Aug 03, 2007 2:57 pm

peace&love


operator/e
operator/e
[quote="shaban"]flm peace&love; Alekum selam flasim ne kete sit Kur te jesh ketu per adresen,,se nuk mundem ta le ketu adresen? flm Per Mirkuptimin selam Me respekt Shabani?[/quot
Alejkum selam...ne rregull nuk ka problem kur te vij ndonjehere kur edhe ti te jesh ketu atehere ma jep...selam

315 Re: Kur'ani Fisnik prej Sat Mar 15, 2008 8:59 am

Dano


Admin
Admin
She she paska ene ketu muslimon re? Ok pra selom ene nga ana ime Very Happy Ja po ta jap un sitin ok? se e kam shok Albanian Smile
http://www.invitation2truth.com/harunyahya/albanian/liber/evolucionit/evolucionit1.html

316 Re: Kur'ani Fisnik prej Sat Mar 15, 2008 10:27 am

Network


Web Master
Web Master
E MER i ke dhon sitin po ky shaba spo e shoh me ne kete forum ,por megjithate i uroj gjith te mirat dhe kthim sa me te shpejt ne forum .

317 Re: Kur'ani Fisnik Today at 7:16 pm

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 13 e 13]

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 11, 12, 13

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi