Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

 » Kultura Kombėtare & Boterore » Historia Shqipetare » Historia Shqiptare dhe Kosovare

Historia Shqiptare dhe Kosovare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Historia Shqiptare dhe Kosovare prej Wed Jul 18, 2007 8:27 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
Gjon Buzuku

(1555)


Biografi e autorit


Gjon Buzuku ėshtė autori i parė i njohur deri mė sot i letėrsisė shqiptare.
Per autorin, nga ishte, ku punoi, mbi ē'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janė pyetje qė ende nuk kanė gjetur njė pėrgjigje tė plotė. Ndonjė gjė tė paktė qė dimė pėr jetėn e autorit, pėr vėshtirėsinė qė hasi, pėr punėn, qėllimin dhe kohėn kur e shkroi ose e botoi veprėn e vet, e mėsojmė vetėm nga parathėnia e librit dhe gjuha e tekstit.
"u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku"
Gjon Buzuku ishte njė prift katolik i Malėsisė sė Mbishkodrės,mendohet tė ketė qėnė nga Kraja.

Ku u gjet e kush e gjeti, ku ndodhet sot vepra origjinale?

Qė nga botimi e deri me 1740, gadi dy shekuj, "Meshari" ishte njė vepėr e humbur, njė vepėr e panjohur.
Mė 1740 atė e zbuloi ne Bibliotekėn e Propaganda Fides, afėr Romės , Gjon Nikolle Kazazi nga Gjakova, qė ishte arqipeshkv i Shkupit. Gjithe gėzim pėr kėtue gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetėn nė Palermo tė cilit i dėrgoi njė faqe.
Libri mendohet tue jetė shtypur nė Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike pėr tingujt nė shqip.
Ky zbulim bėri bujė tė madhe, sepse ėshtė libri i parė nė gjuhėn shqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje pėr mė tepėr se njė shekull, deri mė 1909, kur e rizbuloi arbėreshi Pal Skiroi, nė Bibliotekėn e Vatikanit nė Romė, ku gjendet edhe sot.

Mė 1932 libri u fotokopjua nė tri kopje, njėra nga tė cilat gjendet ne Bibliotekėn Kombėtare Shqiptare ne Tirane.
Me 1968, gjuhėtari i shquar shqiptar Eqerem Cabej, botoi studimin shkencor te veprės sė Buzukut tė shoqėruar me studimin pėr gjuhėn dhe meritat e autorit.
Ashtu siē ėshtė sot, ka 188 faqe, i mungojnė 16 faqet e para, por edhe disa tė tjera nė mes. Kėshtu qė, duke mos pasur as kopertinė, as faqen e parė, nuk dimė as titullin e tij tė vėrtetė dhe as vendin e botimit etj. Eshtė kjo fatkeqėsi apo fatmirėsi, s'mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinėn ose faqen e parė, libri mund tė ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qėnė ne listėn e atyre librave qė kanė qenė ndaluar.Kėshtu qė janė zhdukur nga qarkullimi tė gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo qė ėshtė e gjymtuar.Kjo ndoshta, ėshtė arsyeja qė ajo sot gjendet vetėm nė dy kopje, tė fshehura e tė harruara qė i ka shpėtuar syrit tė inkuizicionit. Kopja qė gjendet me sa duket ka qėnė pėrdorur shumė. Veē fletėve tė grisura, nė shumė faqe anash ka shėnime e emra priftėrinjsh qė, me sa duket, e kanė pasur nėpėr duar.

2 Re: Historia Shqiptare dhe Kosovare prej Wed Jul 18, 2007 8:28 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
Historia e shkrimit te vepres


Veprat nė gjuhėn shqipe gjatė shekujve tė parė tė pushtimit osman janė tė pakta.
Mė e vjetra prej tyre qė ka mbėrrite deri nė ditėt tona, ėshtė "Meshari" i Gjon Buzukut (1555).
Vepren e filloi mė 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Eshtė kjo koha qė punoi pėr shqipėrimin, ose pėr botimin e saj, nuk del e qartė.
Me veprėn e Buzukut kemi njė vazhdimėsi tė kulturės shqiptare edhe nė kushtet e vėshtira tė pushtimit osman, kulturė qė nė humanistėt u pėrfaqėsua me vepra kryesisht nė gjuhėn latine, qė ishte gjuha e kulturės e kohės dhe qė u pasurua mė vonė me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit etj. nė gjuhėn shqipe.

Studime e botime mbi vepren

"Meshari i Gjon Buzukut" (1555) , Tiranė 1968.
Ky eshte botimi i plotė i vepres se Gjon Buzukut, i transliteruar dhe i transkriptuar nga Eqerem Cabej, i cili ka shkruar studimin hyres.
Namik Resuli, "Il Messale di giovanni Buzuku, Vaticano - 1958, eshte po ashtu botimi i plotė dhe me transkriptim.

3 Re: Historia Shqiptare dhe Kosovare prej Wed Jul 18, 2007 8:28 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
Permbajtja e vepres


Libri ka 188 faqe, i mungojnė 16 faqet e para, por edhe disa tė tjera nė mes. Kėshtu qė, duke mos pasur as kopertinė, as faqen e parė, nuk dimė as titullin e tij tė vėrtetė dhe as vendin e botimit etj
Permban Librin e Orėve dhe Librin e Meshės, prandaj dhe ėshtė quajtur "Meshar"
Eshtė shkruar nė shqipen e asaj kohe. Gjuha e veprės ėshtė ajo e dialektit tė Shqipėrisė Veriore e Perėndimore.Pėr disa tinguj tė shqipes si: q, gj, th, dh, z, x, etj; qė nuk i pėrkasin gjuhes latine, autori pėrdor pesė shkronja qė kanė pėrngjasim me disa shkronja tė alfabetit cirilik. Kėtė alfabet do ta pėrdorin edhe autorė pas tij, me ndonjė ndryshim tė vogėl.
Pėrmbajtja e veprės dėshmon pėr pėrdorimin e shqipes nė shėrbesat fetare. Kryesisht ka pjese liturgjike, pjesė qė lexohen e rilexohen vetėm prej klerikėve nė shėrbesat kishtare, pėrkthim i njė libri latinisht i shkruar me alfabetin latin.
Pėr ilustrim po sjellim njė pjese nga kjo vepėr:
"... Ndė vjetėt 1554 njėzet dit ndė mars zuna nfill, e mbarova ndė vjetėt 1555, ndė kallėnduor 5 ditė. E se pėr fat nė keshė kun mbė ndonjė vend fėjyem, u duo tuk tė jetė fajtė, aj qi tė jetė ma i ditėshim se u, ata faj e lus ta trajtojnė ndė e mirė...Pėrse nukė ēuditem se nė paēa fėjyem, kėjo tue klenė ma e para vepėrė e fort e fėshtirė pėr tė vepruom ndė gluhėt tanė..."

(... Ne vitin 1554 njėzet ditė tė marsit e fillova dhe e mbarova nė vitin 1555, nė dhjetor 5 ditė. E nė se, pėr fat, do tė kem gabuar kund mė ndonjė vend, unė dua, ku tė jetė gabimi, ai qė tė jetė mė i ditur se unė, atė gabim e lus ta ndreq. Sepse nuk ēuditem nė paēa gabuar, duke qenė kjo vepėr e parė e fort e vėshtirė pėr t'u punuar nė gjuhėn tonė).

Ne kohėn e protestantizmit nė Europė - kėrkesa kryesore e kesaj lėvizje ishte qė shėrbesat kishtare tė bėhen nė gjuhen amtare.

I ndikuar nga idetė e kėsaj lėvizje, Buzuku pėr t'u krijuar mundėsi besimtarėve katolikė shqiptarė tė merrnin drejpėrdrejt nė gjuhen amtare shkrimin e shenjtė.
Puna e tij nuk shėrbente vetėm pėr degjimin e kuptimin e pėrmbajtjeve te disa ceremonive fetare por edhe pikėnisje pėr shkrimin e gjuhės. Me veprėn e tij ai mundohet tė afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetėm meritė letrare, por edhe njė hap i guximshėm kulturor, qė bėn pjesė nė luftėn e popullit shqiptar pėr ēlirim e pėrparim.
Ai shkruan nė pasthenie:
"..u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumė herė se gjuha jonė nukė kish gjo tė tė ndigluom ( qė tė jetė dėgjuar) nsė shkruomit shenjtė, nse dashunit nsė botėsė, sanė, desha me u dedigunė pėrsa mujta me ditunė, me zbritunė ( me ndriēue) pak mendetė e atyne qė ndiglonjinė..".

Tė ndriēojmė mendjet e njerėzve, pra ky ka qenė edhe njėri nga qėllimet pėr tė cilin e shqipėroi dhe botoi Buzuku vepren e tij. Madje Buzuku ecėn edhe mė pėrpara.
Nė "Meshar" gjendet edhe kjo lutje qė nuk gjendet ne asnje meshar tė botės:

"Gjithė popullsinė e krishtenė ndėr Arbanit ata n'mortajet largo, ty tė lusmė. O Zot. Te Arbėria, pra aty i rreh zemra Buzukut."

Vepra ėshtė dėshmi e njė tradite tė mėparshme shkrimi tė shqipes kishtare, traditė qė rrebeshet e kohėrave tė vėshtira qė kaloi Shqipėria e kanė marrė me vete. Gjuha e veprės e ka bazėn nė tė folmen e Shqipėrisė Verilindore.

4 Re: Historia Shqiptare dhe Kosovare prej Wed Jul 18, 2007 8:29 pm

Network

avatar
Web Master
Web Master
Pasthėnia e "Mesharit" tė Gjon Buzukut (1555) :

U Donih Gjoni,biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumė herė se gluha jonėh
nukė kish gjaa tė endigluom(3) ensėh shkruomit shenjtė(4), ensėh dashunit(5) sėh
botėsė sanėh(6), desha me u fėdigunėh(7) pėr saa mujtah meh ditunėh, meh zdritunė
pak mendetė e atyneh qi t'eh endiglonjinėh, pėr seh ata tėh mundėh mernėh(Cool saa hi
naltė e hi mujtunė(9) e hi pėrmishėriershim(10) anshtė Zotynė atyneh qi tah duonė em
gjithėh zemėrė. U lus enbas sodi maa shpesh tė vinih em kishėh, pėrseh ju kini meh
gjegjunė(11) ordhėninė e Tinėzot. E atėh nėh enbaroshi(12), Zotynėh tėh ketėh mishėrier
enbii juu, e atah qi u munduonėh dierie tash maa mos u mondonjėnėh.E ju t'ini tėh
zgjiedhunitė e Tinėh Zot, e pėrherė Zotynė kaa meh klenėh me juu: ju tueh endiekunė tėh
dėrejtėnė e tueh lanė tėh shtrenbėnė; e kėta(13) ju tueh baam,Zotynė ka me shtuom endėr
juu,se tėh korėtė tajh(14) tėh englatetėh(15) dierie ensėh vjelash, e tė vjelėtė dierie ensė
enbiellash.

E u' maa due tėh enbaronj vepėrėnė teme, Tinė Zot tueh pėrqyem. Endėh vjetėt MDLIV
njėhzet dit endėh mars zuna enfiill e enbarova endėh vjetėt MDLV, endėh kallėnduor V dit.
E seh pėr fat nėh keshė kun enbėh endonjė vend fėjyem(16), u duoh tuk tė jetėh fajtėh, aih
qi tėh jetė maa hi ditėshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjėh(17) endė e mirė. Pėrseh nukė
ēuditėm seh nė paēa fėjyem,kėjo tueh klenėh maa e para vepėrė e fort e fėshtirėh pėr tėh
vepėruom enbėh gluhėt tanėh. Pėrseh mund mund e qėllonjinė(18), se fajh tė mos banjinė;
pėrseh pėrherė ėndajh tah nukė mundėh jeshėh u' tueh enbajtunėh njėh klishėh enbėh tė dyy
anėt mėh duhė meh shėrbyem. E tash u jam enfalėh gjithėveh, e lutėni Tinėh Zonėh endeh pėr
muoh.



Shėnim :

"Pasthėnia ..." ėshtė nxjerrė nga fotokopja e origjinalit,qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare, Tiranė.
Origjinali gjindet nė bibliotekėn e Vatikanit,Romė,me kėtė shėnim katalogu : R.G. Liturgia III,194.
Kjo pasthėnie ėshtė i vetmi dokument (deri me tani) qė na mėson se kush qe autori i librit dhe kur
u pėrkthye e u botue ky libėr.



Sqarime :

( 1) Bdek, Benedekt.
( 2) Tue u kujtuom, tue kujtue, tue sjellė nė mend.
( 3) Tė endigloum, qė kupton.
( 4) Ensėh shkruomit shenjtė, prej shkrimit tė shenjtė, prej librave fetarė,
( 5) Ensė dashunit, prej dashurisė.
( 6) Botėsė sanėh, gjindjes, popullit tonė.
( 7) Me u fėdigunėh, me u mundue, lodhė.
( Cool Tėh mundėh mernėh, tė mund tė marrin me mend,tė marrin vesh.
( 9) Hi mujtunė, i fuqishėm.
(10) Hi pėrmishėriershim, fort i mėshirueshėm.
(11) Meh gjegjunė, me gėgjue.
(12) E atėh nėh enbaroshi, e taė punė nė e bėfshi,e nė veprofshi kėshtu.
(13) Kėta, kėtė,kėtė gjė.
(14) Tajh, tuaj.
(15) Tėh englatetėh, tė zgjatet.
(16) Fėjyem, gabuar.
(17) Tah trajtonjėh, ta ndreqė.Tueh klenėh etj.:kuptohet qė kjo ėshtė e para vepėr qė pėrkthen Buzuku;
mund tė nėnkuptohet edhe se ai nuk njeh tjetėr vepėr tė pėrkthyer para tij.
(18) Nukė mund e qėllonjinė etj., nuk mund t'ia qėllonin aq mirė punės sa tė mos bėnin gabim.
luisi nuk ėshtė nė linjė Shto tek reputacioni i luisi Reporto postime tė papėlqyeshme Pėrgjigju pėrmes citimit

5 Historia Shqiptare dhe Kosovare prej Fri Jul 20, 2007 7:56 pm

Stine


Moderator
Moderator
o lale sa paske shkrujt mer nuk lodheni ndonjehere ju e megjithate allall

6 Re: Historia Shqiptare dhe Kosovare prej Wed Feb 25, 2009 11:05 am

Network

avatar
Web Master
Web Master
Rrėnjėt ideologjike tė historiografisė shqiptare

Brumi
ideologjik nė mendimin historik shqiptar mund tė shihet edhe faktin qė
tezat e shtruara paraqiten si tė vėrteta absolute objektive ...


Filozofia e historisė i ka kushtuar njė vėmendje tė veēantė mėnyrės se
si formohet mendimi historik. Teoricienė tė tillė si Bradley dhe
Oukshot, e kanė parė historinė si njė shkencė qė bazohet mbi
eksperiencėn e historianit, e cila sipas tyre, luan rolin vendimtar pėr
njohjen historike. Sipas Bradley-t historia ėshtė interpretim dhe
interpretimi bėhet mbi bazė tė njė eksperience paraprake tė
historianit. Sipas tij themeli i dijes historike nuk qėndron mbi
faktet, por mbi interpretimin. Faktet nė vetvete janė memece. Ato janė
nė kaos dhe nuk na tregojnė asgjė jashtė eksperiencės dhe
interpretimit. Eshtė interpretimi qė i pėrzgjedh, vlerėson, lidh,
qartėson ato, duke krijuar kėshtu dijen mbi historinė. Pikėrisht kjo
ndėrmarrje bėhet e mundur nga eksperienca, e cila mbart parimet bazė
mbi tė cilat realizohet interpretimi dhe gjykimi historik e
rrjedhimisht edhe vetė historia.

Pa hyrė nė detajet e njė
debati nėse historia pėrbėn njė shkencė empirike apo spekulative, duke
u orvatur tė marrim nė konsideratė eksperiencėn historike nė Shqipėri,
mund tė ndalemi dhe tė vėrejmė burimet ideore qė formojnė parimet bazė
mbi tė cilat ndėrtohen qasjet e historiografisė shqiptare. Nisur nga
pohimet e filozofit italian Benedeto Kroēe, sipas tė cilit gjithēka
ėshtė historike, do tė mund ta shikonim edhe vetė historinė si njė
subjekt tė vetvetes, duke bėrė kėshtu historinė e historisė. Nė vijim
tė kėsaj, njė histori e vetė eksperiencės historike do tė mund tė na
qartėsonte mė mirė pėr mėnyrėn sesi ėshtė ndėrtuar deri mė tani mendimi
historik nė Shqipėri. Pa hyrė nė hollėsi, njė vėshtrim i shpejtė nė tė
kaluarėn dhe tė tashmen e mendimit intelektual nė Shqipėri, na bėn tė
kuptojmė se eksperienca mbi tė cilėn ngrihet mendimi historik nė
Shqipėri, ėshtė po ajo qė ka strukturuar botėkuptimet e sė shkuarės.
Kjo vjen, pėr vetė faktin qė begraundi ideologjik prej tė cilit ajo
rrjedh, i pėrket njė mjedisi ideo-kulturor krejtėsisht tė izoluar, tė
indoktrinuar dhe tė politizuar, i prodhuar nga mekanizmat
kulturėformues tė njė regjimi armiqėsor dhe deformues ndaj dijes. Nė
kėtė mėnyrė, e kaluara mbetet ende nė themel tė botkuptimeve tė sotme,
qė synojnė tė gjejnė zbatueshmėri nė realitetet e reja dhe pėr pasojė,
eksperienca historike do ti pėrgjigjet nė njė masė tė madhe, kėrkesave
shkencore qė lidhen domosdoshmėrisht me ndrydhjen doktrinore tė njė
ideologjie tė tillė.
Vazhdon............


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

7 Re: Historia Shqiptare dhe Kosovare prej Wed Feb 25, 2009 11:06 am

Network

avatar
Web Master
Web Master
E gjithė kjo ka sjellė pėr pasojė faktin qė historiografia shqiptare
gjendet sot e ngujuar brenda gardheve tė tillė doktrinarė qė pengojnė
hapjen e mendimit drejt interpretimeve tė reja, tė azhornuara me
zhvillimet mė tė fundit dijeve. Ashtu si edhe nė tė gjitha sferat e
mendimit qė ofrojnė impakte kulturore, shoqėrore e politike, historia
shqiptare nuk shkėputet dot nga vizionet e krijuara nė tė kaluarėn, tė
dominuara nga premisa ideologjike tė mendimit ku historiografia shėrben
si njė makinė e cila rreket tė shtrojė, post factum, rrugėn e
pėrshkruar tė rendit ekzistues deri nė tė tashmen. Kjo lloj qasjeje
ėshtė mė tepėr njė ndėrmarrje pėr ta pėrdorur tė shkuarėn si burimi
legjitimimi pėr tė tashmen, sesa si njė mjet pėr ta njohur atė mė mirė.
Rrjedhimisht, inteligjenca shqiptare e shikon realitetin shoqėror,
ashtu si edhe historinė, nėpėrmjet syzeve tė tilla ideologjike qė
ofrojnė njė optikė tė kushtėzuar prej konstrukteve tė trashėguara nga e
kaluara. Ky nivel indoktrinimi mund tė vėrehet me lehtėsi nė ēdo tekst
historie tė kėsaj kategorie intelektualėsh. Kjo vėrehet duke filluar qė
nga mitet, ndarjet kontrastuale tė figurave historike nė heronj dhe
tradhtarė, e deri edhe tek vlerėsimi i sė kaluarės mbi botėkuptime tė
vona, joekzistente pėr kohėn qė studiohet. Lexime tė teksteve tė tilla
tė japin qartazi tėrė radiografinė e mendjes sė kėsaj elite dhe
paaftėsisė sė saj pėr t'u shkėputur nga mendėsitė e sė vjetrės, aq sa
shpesh, naiviteti qė dėshmon mund tė bėhet subjekt i pėrkryer humori.
Bie fjala, jo mė pak se nė botimin zyrtar tė fundit tė Akademisė sė
Shkencave "Historia e popullit shqiptar", nė faqet ku portretizohet Isa
Boletini, thuhet: "... luftoi pėr liri dhe demokraci..., - ndėrsa mė
tej, nė lidhje me vdekjen e tij vijohet, - ... ra me armė nė dorė".
Duke duke u pėrpjekur tė mbajmė gazin lidhur me profilin demokratik qė
autori shikon nė perceptimin politik tė Isa Boletinit, na lejohet tė
mendojmė se 20 vjet mė parė, ky tekst duhet ta ketė parė luftėn e tij
si njė kryengritje tė masave popullore, tė frymėzuara nga aspiratat pėr
liri dhe barazi sociale tė njė ndėrgjegjeje klasore nė embrionin e saj
(njėsoj siē vetė Enver Hoxha, e gjithashtu edhe studiues si Aleks Buda,
e shihnin dikur luftėn e Skėnderbeut kundėr turqve). Ndėrsa, pėrsa i
pėrket rėnies "me armė nė dorė", megjithė nderimin qė ushqejmė pėr
Isėn, si njė personazh i admirueshėm i historisė shqiptare, metafora tė
tilla, mė tepėr se heroizmin e tij, paraqesin groteskun e njė
narracioni tė tillė, i cili pėrpiqet tė na e ngjallė atė me njė
fizionomi kinematografike sociorealiste. Vetėm se, nė kėtė drejtim,
mund ta themi me bindje se aktori Reshat Arbana ka bėrė mė shumė se
Akademia e
Shkencave. Natyrisht, detaje tė tilla mund tė jenė
sporadike, por nuk janė tė rastėsishme. Ato dėshmojnė qartė pėr
mendėsinė mbi tė cilėn ngrihet gjykimi historik i studiuesve hartues tė
kėtij teksti. Ato i qėndrojnė me pėrpikmėri narrativės romantike tė
dikurshme tė tejngopur me imazhe tė tilla heronjsh partizanė qė e
merrnin gjithmonė plumbin nė ballė dhe qė binin dėshmorė me kėngė nė
gojė apo parulla pėr partinė.


Vazhdon.........


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

8 Re: Historia Shqiptare dhe Kosovare prej Wed Feb 25, 2009 11:07 am

Network

avatar
Web Master
Web Master
Brumi ideologjik nė mendimin historik shqiptar mund tė shihet edhe
faktin qė tezat e shtruara paraqiten si tė vėrteta absolute objektive,
pavarėsisht pamundėsisė sė historisė si shkencė pėr objektivitet tė
kulluar. Mė konkretisht, pohimet e disa njerėzve me peshė nė opinionin
publik se Skėnderbeu ėshtė njė "mit real" i historisė shqiptare pėr
t'iu kundėrvėnė idesė sė konstruktimit tė mitit, dėshmon se ata nuk e
njohin aspak subjektivitetin e historisė si shkencė si dhe
relativitetin e mendimit nė pėrgjithėsi. Njė pohim i tillė kėrkon tė
thotė se ka njė pėrputhshmėri tė plotė midis asaj qė ne mendojmė pėr
Skėnderbeun si mit, me atė qė ai ishte nė tė vėrtetė dhe se ēdo elozh
dhe simbolikė me tė cilėn ne e veshim heroin kombėtar, ėshtė i zbuluar
tek ai dhe jo i atribuar prej nesh. Pa i hyrė kontradiksionit qė
krijohet ndėrmjet fjalėve mit dhe real, mund tė vėrejmė se mbrojtėsit e
ideve tė tilla e perceptojnė historianin si njė subjekt qė qėndron i
heshtur pėrpara fakteve dhe qė vetėm mban vesh se ēfarė i rrėfejnė ato,
pėr t'i shėnuar mė pas me pėrpikmėri, duke na paraqitur tė vėrtetėn
pėrfundimtare mbi to. Ky pretendim nuk e njeh aspak historianin si
ndėrtues tė mendimit historik, i cili, mbi bazė tė eksperiencės sė tij,
pikėpamjeve dhe metodologjisė sė tij, ofron interpretimin e tij mbi
ngjarjet. Pra, nuk njihet aspak roli i historianit si njė subjekt qė u
jep jetė dhe gojė fakteve brenda vetes sė tij, duke i bėrė ato tė
vėzhgueshme, tė kuptueshme dhe tė gjykueshme. Pretendimi pėr
objektivitet tė kulluar shkencor dėshmon pamundėsinė e kėsaj elite pėr
t'iu qasur vetvetes, subjektit njohės dhe rolit tė tij nė njohje. E
gjithė kjo sjell paaftėsinė pėr tė njohur dhe pranuar diversitetin e
mundshėm interpretativ nė histori, duke pėrjashtuar mundėsinė pėr tė
pranuar tė vėrtetė tjetėr nga e vėrteta e ideologjizuar e tyre.

E
gjithė kjo qėndron nė themel tė tė gjitha ngėrēeve qė shfaq shoqėria
shqiptare, si nė planin kulturor, intelektual, politik, institucional
etj. Gjithashtu, kjo shpjegon konkretisht se pėrse elitat intelektuale
nė Shqipėri, ashtu si edhe ato politike, ofrojnė njė mungesė tė
theksuar tolerance nė ēdo debat, duke paraqitur vetėm akuza dhe
denoncime pėr kėdo qė shfaq mendime tė kundėrta prej tyre. Pretendimi i
objektivitetit tė pastėr, ėshtė njė prej burimeve kryesore tė
autoritarizmit dhe totalitarizmit dhe historia e marksizmit ėshtė njė
rast tipik qė e dėshmon kėtė. Duke u paraqitur si objektiv,
materializmi historik, nuk bėn gjė tjetėr vetėm se dėshmon
subjektivitetin e vet tė verbėr. Nė kėtė mėnyrė, pretendimi marksist
njohjen objektive nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se njė falsifikim pėr ta
paraqitur subjektivitetin e kulluar, si njė objektivitet tė pėrkryer.
Nė tė njėjtėn logjikė, edhe tentativat pėr tė ofruar njė dije objektive
dhe pėrfundimtare mbi historinė shqiptare, nuk janė gjė tjetėr vetėm se
produkt i modelit marksist tė objektivizmit.

Duke pranuar se
dija ėshtė produkt i interpretimit historik i cili ndėrtohet mbi bazė
tė eksperiencės sė subjektit njohės tė saj, mund tė themi se shkenca e
historisė ėshtė njė produkt i cili ndodhet gjithnjė nė zhvillim e
sipėr, pėr sa kohė eksperienca teorike nuk ėshtė statike, e dhėnė
njėherė e pėrgjithmonė. Pėrpjekjet e historiografisė shqiptare pėr t'u
paraqitur si objektive, duke na ofruar tė vėrtetėn pėrfundimtare pėr
historinė, pėrbėn njė tentativė pėr t'i vėnė kufij dijes duke frenuar
ēdo lloj zhvillimi tė saj. Sipas kėsaj, asnjė riinterpretim i historisė
nuk ėshtė i mundur, pasi gjithēka tjetėr pėrveē sė vėrtetės ėshtė e
rreme. Kėshtu qė kėrkimi shkencor nuk ka ē'tė zhvillojė mė. Ai vetėm
mund tė ofrojė shtimin sasior tė fakteve qė vėrtetojnė tė njėjtėn tezė
tė plotėsuar tashmė.
Vazhdon.......


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

9 Re: Historia Shqiptare dhe Kosovare prej Wed Feb 25, 2009 11:07 am

Network

avatar
Web Master
Web Master
Nė kėtė kuptim, edhe rishkrimi i historisė mbetet po kaq falsitet, pėr
sa kohė nuk kemi tė bėjmė me njė ndryshim rrėnjėsor metodologjik dhe
teorik. Historia nuk mund tė rishkruhet pa ndėrruar mė parė metodėn e
njohjes, pa ndėrruar mėnyrėn se si i e vėshtrojmė atė. Pa kėtė, ajo
mbetet nė thelb po kaq e ngurtė pėr tė ofruar vizionin e duhur, nė
funksion tė kėrkesave tė reja shkencore tė kohės. Tė rivlerėsosh dy a
tre figura historike tė sulmuara nga makineria propagandistike e
regjimit tė shkuar, nuk do tė thotė se po rishkruan historinė.
Restaurimi i brendshėm i detajeve tė historiografisė zyrtare ka qenė
njė proces i vazhdueshėm edhe pėrgjatė regjimit monist, por kjo nuk
pėrbėn rishkrim tė historisė. Pėrkundrazi, ky ėshtė njė proces i cili
duhet tė fillojė nė mendėsi, nė metodė, nė qasje, duke reflektuar
thellė mbi sfidat aktuale me tė cilat ndeshet shoqėria shqiptare. Ti
rikthehesh historisė, pėrbėn njė moment gjithaq historik, i cili kėrkon
njė tronditje tė ndėrgjegjes intelektuale, tė aftė pėr tė na dhėnė hove
tė reja qė sjellin rrjedhimisht edhe vetėperceptime tė reja shoqėrore.
Nė kėtė mėnyrė, rishkrimi i historisė pėrbėn procesin e vendosjes sė
njė raporti tė ri me tė kaluarėn, pėr tė trasuar rrugėn e nevojshme
drejt sė ardhmes. Mė tej, ky proces kėrkon kohė pėr tu pjekur, gjatė sė
cilės dija kultivohet gradualisht dhe nė qetėsi, nė njė raport
shpirtėror me tė vėrtetėn. Rishkrimi i historisė ėshtė njė proces i
ngadaltė dhe i vazhdueshėm i cili kryhet pareshtur, sa herė qė njė
shoqėri lėviz nėpėr stade tė reja tė zhvillimit dhe vetėperceptimit tė
saj. Synimi i inteligjencės sė vjetėr shqiptare, pėr ta marrė nė dorė
kėtė proces, pėrbėn thjesht njė angazhim pėr ta restauruar historinė
mbi tė njėjtat premisa botėkuptimore, tė cilat e frenojnė zhvillimin e
mendimit historik, duke u kujdesur nė kėtė mėnyrė vetėm pėr tė mbrojtur
tė kaluarėn e tyre.

Gazeta Tema


_________________
Perfundimi I Rendesishem Eshte Njohja e Vetvetes ]

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi